Universiteti I tiranës fakulteti I drejtësisë departamenti I së drejtës civile



Yüklə 3,21 Mb.
Pdf görüntüsü
səhifə65/137
tarix14.09.2018
ölçüsü3,21 Mb.
#68649
1   ...   61   62   63   64   65   66   67   68   ...   137

120 
 
e librave nga bibliotekat publike. Huadhënia parashikohet në Ligj, pa i dhënë një shpjegim më 
të thelluar mekanizmit sesi do të funksionojë për veprat. Në këtë mënyrë, do të na ndihmojnë 
si dispozitat e KC në lidhje me huadhënien
382
, ashtu dhe dispozitat e Direktivës 92/100/CEE 
dhe ne mënyrë më specifike, Ligji nr. 9616, datë 27.9.2006 "Për librin", i ndryshuar
383
.  
Huapërdorja përkufizohet si dhënia e një sendi, pa kundërshpërblim nga një person në 
favor  të  një  personi  tjetër,  me  qëllim  përdorimin  e  saj  përkohësisht  dhe  kthimin  brenda  një 
afati  të  caktuar,  zakonisht  të  përcaktuar  në  kontratë
384
.  Direktiva  92/100/CE  jep  një 
përkufizim  të  ngjashëm  për  sa  i  përket  tre  kritereve  që  përmban  dhe  neni  901  i  KC, 
domethënë  mungesa  e  kundërshërblimit,  përdorimi  dhe  afati  i  caktuar  i  përdorimit. 
Megjithatë,  për  efekt  të  të  drejtave  të  autorit,  Direktiva  nuk  synon  të  hyjë  në  marrëdhënien 
civile  të  huapërdorjes,  duke  dashur  kështu  të  lërë  një  dorë  të  lirë  marrëdhënieve  private  të 
huapërdorjes,  por  e  kufizon  fushën  e  veprimtarisë  së  saj  për  institucionet  të  cilat  janë  të 
aksedueshme  për  publikun
385
.  Në  këtë  kuptim,  shohim  se  Direktiva  synon  në  mënyrë  të 
veçantë, bibliotekat dhe mediatekat e qyteteve, fakulteteve e kështu me radhë. Huapërdorja e 
një  vepre  është  ekskluzivitet  i  autorit,  si  pjesë  e  të  drejtës  së  riprodhimit  që  ka  autori  mbi 
vepër. Kjo do të thotë se autori ka të drejtë që të autorizojë huapërdorjen e veprës së tij, ashtu 
sikundër ka dhe të drejtën të mos e lejojë një gjë të tillë. Kjo del qartë nga leximi i Direktivës 
92/100/CEE
386
. Megjithatë, Direktiva parashikon dhe përjashtime nga ekskluziviteti i autorit 
për të  autorizuar qarkullimin e veprës së  tij nëpërmjet  huapërdorjes. Siç e theksuam  dhe më 
sipër,  huapërdorja  nuk  ka  asnjë  kundërshpërblim.  Në  këtë  kontekst,  autori  do  të  jepte  prova 
bujarie  duke  lejuar  që  vepra  e  tij  të  qarkullonte  lirshëm,  pa  kundërshpërblim.  Ndërkohë,  siç 
patëm  rastin  ta  studionim  dhe  më  sipër,  huapërdorja  është  një  mekanizëm  që  mundëson 
qarkullimin e veprës në të mirë të publikut, si pjesë e të drejtës së përhapjes së njohurive në të 
mirë  të  shoqërisë.  Kështu,  Direktiva  parashikon  mundësinë  për  shtetet  anëtare  që  të 
parashikojnë  raste  përjashtimore  nga  e  drejta  ekskluzive  për  të  autorizuar  huapërdorjen,  më 
kusht që autori të përfitojë një shpërblim të drejtë
387
. Kështu, në varësi të legjislacionit, autori 
nuk  do  të  ketë  të  drejtë  që  t’i  kundërvihet  vendosjes  së  veprave  të  tij  për  qëllimet  e 
huapërdorjes  në  mjedise  publike  dhe  për  këtë,  ai  do  të  përfitojë  një  shpërblim  të  drejtë. 
Shpërblimin  e  drejtë  autori  do  e  përfitojë  pavarësisht  nëse  ai  e  jep  autorizimin  ose  jo  për 
përdorimin  e  veprës  së  tij.  Në  çdo  rast,  huadhënia  e  veprës  i  bindet  vetëm  një  finaliteti  që 
parashikohet  dhe  në  Ligjin  për  të  drejtat  e  autorit,  që  lidhet  me  kryerjen  e  një  aktiviteti  si 
                                                           
382 Nenet 901 e vijues të Kodit Civil. 
383 http://80.78.70.231/pls/kuv/f?p=201:Ligj:9616:27.09.2006  
384 Neni 901 i Kodit Civil: “Me kontratën e huapërdorjes, një palë (huadhënësi) i jep palës tjetër (huamarrësi), 
pa kundërshpërbli,, një send të caktuar që ta përdorë përkohëssiht dhe kjo palë detyrohet ta kthejë atë send në 
afatin e caktuar në kontratë. Kur nuk është caktuar afat, sendi kthehet me kërkesën e Palës që ka dhënë sendin.” 
385 Neni 1(2) i Direktivës 92/100/CE. 
386 Neni 1 i Direktivës 92/100/CE. 
387 Neni 5 i Direktivës 92/100/CE. 


121 
 
shërbim  publik
388
 dhe  një  mjeti  për  të  arritur  këtë  qëllim,  që  është  përdorimi  nga  një 
institucion që lejon aksesin e publikut
389
.  
Duket  sikur  ky  mekanizëm  bie  ndesh  me  parimin  e  huapërdorjes  të  parashikuar  në 
Kodin Civil. Dy inteprepretime vlejnë në këtë rast: i pari do të pohonte efektivisht se ka një 
mospërputhje midis  dispozitës  së  KC  dhe dispozitave të Direktivës.  Në këtë  rast,  nëse do të 
duam  të  vijojmë  me  përafrimin  e  legjislacionit,  dispozitat  e  KC  duhet  të  ndryshohen. 
Interpretimi tjetër do të bazohej në mekanizmin juridik që parashikon direktiva. Huapërdorja 
është, si në Kodin Civil, si në dispozitat e Direktivës, shprehje e vullnetit të autorit për të hyrë 
në një marrëdhënie huapërdorjeje. Sikur autori të mos autorizojë huapërdorjen e veprës së tij, 
do të ishte njësoj sikur individ të mos pranonte të hynte një marrëdhënie huapërdorjeje me një 
palë tjetër që kërkon të përdorë sendin. Por nëse autori refuzon huapërdorjen e veprave të tij 
në  mjedise  publike,  do  të  krijohet  një  pozitë  e  vështirë  të  autoriteteve  publike  që  do  të 
dëshironin të përhapej dija dhe kultura. Të njëjtën situatë gjejmë dhe në Ligjin për të drejtat e 
autorit,  në  të  cilin  thuhet  se  “autori  ka  të  drejtë  ekskluzive  të  autorizimit  apo  ndalimit  të 
huadhënies publike të veprave, me përjashtim të rasteve të parashikuara nga ky ligj në të cilat 
autorët gëzojnë vetëm të drejtën për marrjen e shpërblimit të drejtë për përdorimin publik të 
veprës  së  tyre
390
.”  Bazuar  në  këtë  dispozitë  dhe  në  ato  të  Direktivës,  do  të  kemi  një  lloj 
shpronësimi të autorit, mekanizëm që nuk gjendet në KC (dhe me të drejtë), përveç rasteve të 
forcës  madhore,  e  cila  ka  si  pasojë  caktimin  e  një  shpërblimi  të  drejtë  të  autorit.  Ky 
interpretimi na duket më i drejti. Në këtë optikë, do të organizohet dhe mekanizmi i liçencave 
ligjore  të  cilat  do  t’i  shtjellojmë  më  tutje.  Huapërdorja  e  veprave  duhet  të  parashikohet  nga 
legjislacioni i brendshëm, pasi, në të mirë të autorëve, nuk mund të prekë çdo lloj vepre. Një 
kategori vepre që preket nga huapërdorja është ajo e librave, e pasuruar së fundi dhe nga CD-
të dhe DVD-të, pra kopje të prekshme të veprave. Objekt të huapërdorjes, për shkak të natyrës 
vetë të huapërdorjes, janë ato vepra që rregullohen nga kontratat e botimit ose nga kontratat e 
veprave muzikore ose kinematografike, që kanë për objekt krijimin dhe prodhimin e kopjeve 
të  prekshme  të  veprave.  Përjashtohen  kështu  nga  huapërdorja,  veprat  e  digjitalizuara
391
,  të 
përdorshme ose të përftuara nëpërmjet shkarkimit dhe/ose streaming. Shpërblimi i drejtë do të 
paguhet në parim, nga enti publik që kryen huadhënien. Në disa raste, mund të jetë shteti që 
merr  përsipër  pagesën  e  shpërblimit  të  drejtë  në  emër  të  enteve  publike.  Këtë  thotë  dhe 
Direktiva  në  nenin  5(3)  të  saj.  Kjo  mund  të  vlejë  për  bibliotekat  e  shkollave  të  sistemit 
parauniversitar. Në ndryshim nga sa pamë në lidhje me shpërndarjen e veprës, e drejta për të 
autorizuar  huapërdorjen,  në  hapësirën  ekonomike  evropiane,  nuk  humbet  me  vënien  në 
                                                           
388 Pika 1 e nenit 32 të Ligjit për të drejtat e autorit : « Në zbatim të këtij ligji, « huadhënia publike » është 
vënia në dispozicion për përodrim e një vepre për një periudhë të kufizuar kohe dhe jo për përfitime të 
drejtpërdrejta ose të tërthorta pasurore apo tregtare, përmes institucioneve që lejojnë aksesin e publikut dhe që, 
për këtë qëllim, kryejnë aktivitet si shërbim publik. »  
389 Po aty. 
390 Pika 2 e nenit 31 të Ligjit për të drejtat e autorit.
 
391 Xavier Linant de Bellefonds, “Droit d’auteur et droit voisins”, botimi i dytë, Dalloz 2004, f. 164. 


Yüklə 3,21 Mb.

Dostları ilə paylaş:
1   ...   61   62   63   64   65   66   67   68   ...   137




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə