Universiteti I tiranës fakulteti I drejtësisë departamenti I së drejtës civile



Yüklə 3,21 Mb.
Pdf görüntüsü
səhifə66/137
tarix14.09.2018
ölçüsü3,21 Mb.
#68649
1   ...   62   63   64   65   66   67   68   69   ...   137

122 
 
qarkullim të saj për herë të parë në një vend të Komunitetit. Një parim të tillë e ka parashikuar 
Direktiva 2001/29/EC
392
. I njëjti parim është rimarrë dhe nga Direktiva e datës 22 maj 2001 
në  lidhje  me  të  drejtën  e  autorit  në  shoqërinë  e  informacionit
393
.  Logjika  është  e  qartë,  pasi 
nëse direktivat u lënë shteteve anëtare të rregullojnë çështjen e huadhënies do të thotë se, për 
këtë lloj  shërbimi  (ashtu si  dhe për qiradhënien si  dhe për  çdo shërbim tjetër) shtetet  ruajnë 
sovranitetin  e  tyre.  Kësisoj  dhe  huadhënia  do  të  ketë  një  bazë  të  mbështetur  mbi  territorin 
shtetëror. E njëjta situatë do të vlejë dhe për të drejtën e qiradhënies. 
Për sa i përket qiradhënies, ashtu si dhe për huadhënien, sërish Direktiva 92/100/CE e 
rregullon  këtë  fushë  në  funksion  të  titullarit  të  drejtës  së  autorit  që  është  në  lojë.  Kështu, 
Direktiva shpreh qendrimin parimor sipas të cilit autori gëzon të drejtën të lejojë qiradhënien 
e origjinalit apo kopjeve të veprës së tij. Megjithatë, për sa i përket fonogrameve dhe veprave 
audiovizuale, Direktiva parashikon dhënin e autorizimit nga ana e producentëve të veprës
394
. I 
njëjti  parim  vlen  dhe  për  qiradhënien  e  programeve  kompjuterike  dhe  lojrave  kompjuterike. 
Në  këtë  kuptim,  veprimtaria  e  qiradhënies  nuk  mund  të  kuptohet  pa  autorizimin  e  atyre 
subjekteve që kanë prodhuar këto vepra komplekse; pëlqimi vetëm i autorit nuk mjafton. Kjo 
nuk përbën asnjë shkelje në vetvete të të drejtës  së autorit, pasi do të shikojmë që Direktiva 
parashikon mekanizmin e kalimit të të drejtave të huadhënies dhe të qiradhënies së për ato dy 
kategori nëpërmjet kontratave të autorit, që kanë një objekt më të gjerë
395
. Do të shikojmë në 
seksionin  përkatës  në  lidhje  me  kontratat  e  autorit,  se  për  sa  i  përket  kontratave  mbi  veprat 
audiovizuale dhe për fonogramet, ekziston disa dispozita të veçanta për kalimin e të drejtave 
pasurore  nga  autori  tek  producentët,  ku  nëpërmjet  tyre,  autori  është  i  detyruar  të  cedojë 
tërësinë e të drejtës së tij pasurore en bloc. Në të dyja rastet, autori përfiton nga shpërblimi i 
drejtë, mekanizëm  i  përmendur dhe më  parë  në  lidhje me huadhënien
396
. Në  çdo rast,  autori 
nuk mund të heqë dorë në asnjë formë dhe në asnjë mënyrë nga e drejta për të përfituar nga 
shpërblimi i drejtë për shkak të dhënies me qira të veprës së tij. Këtë mekanizëm e parashikon 
shprehimisht  Direktiva
397
.  Mekanizmi  kompleks  i  shpërblimit  të  drejtë  kërkon  praninë  e  një 
mekanizmi më të thjeshtë të vjeljes së këtij shpërblimi. Siç e përmendëm dhe më parë, dhe siç 
do e shtjellojmë më gjerë në kapitullin për agjencitë e administrimit kolektiv, është e udhës që 
këtë shëprblim të drejtë  ta vjelë një ose disa agjenci të centralizuara të cilët më pas të bëjnë 
                                                           
392 Op.cit., f. 163. 
393 Konsiderata 29 e Direktivës 2001/29/CE: “The question of exhaustion does not arise in the case of services 
and on-line services in particular. This also applies with regard to a material copy of a work or other subject-
matter made by a user of such a service with the consent of the rightholder. Therefore, the same applies to rental 
and lending of the original and copies 
of works or other subject-matter which are services by nature. Unlike CD-ROM or CD-I, where the intellectual 
property is incorporated in a material medium, namely an item of goods, every on-line service is in fact an act 
which should be subject to authorisation where the copyright or related right so provides. 
394 Neni 2 i Direktivës 92/100/CE. 
395 Nenet 5 dhe 7 të Direktivës 92/100/CE. 
396 Neni 4 i Direktivës 92/100/CE. 
397 Po aty 


123 
 
dhe shpërndarjen në favor të autorëve. Direktiva 92/199/CE e mirëpret dhe e promovon këtë 
ide  duke  thënë  se  “administrimi  i  të  drejtës  për  të  përftuar  shpërblimin  e  drejtë  mund  t’i 
caktohet disa agjencive administrimit të cilat përfaqësojnë autorët dhe artistët ekzekutues ose 
interpretues
398
”. 
Kemi  gjithashtu  të  drejtën  e  përshtatjes  së  veprës  nëpërmjet  përkthimit  të  veprave. 
Përkthyesi  konsiderohet  parimisht  me  të  drejta  të  barabarta  me  autorin  e  veprës.  Natyrisht, 
shpërblimet  financiare  nuk  janë  të  njëjtat,  por  Ligji  9380  si  dhe  Ligji  i  ri  për  të  drejtat  e 
autorit,  bazuar  në  dokumentet  ndërkombëtare,  i  japin  përkthyesit  statusin  e  autorit.  Në  këtë 
mënyrë, ai është titullar i të drejtës së riprodhimit të veprës që ai ka ndihmuar për ta bërë të 
njohur në vendin e tij, nëpërmjet përkthimit. 
1.1.3 Komunikimi i veprës në publik (Përcjellja) 
Komunikimi (përcjellja) e veprës në publik nënkupton disa forma të shpërfaqjes së saj në 
drejtim  të  publikut.  Nga  pikëpamja  historike,  përcjellja  e  parë  e  veprës  në  publik  njihet  me 
shfaqjet  e  veprave  të  shkruara  dreamatike  drejtuar  një  publiku,  të  pranishëm  në  çastin  e 
shfaqjes dhe këtu, i referohemi teatrit. Në njëfarë mënyre, skenaristët dhe aktorët në kohën e 
Greqisë së Lashtë krijonin, me vetëdije apo jo, një vepër të mbrojtshme nga e drejta e autorit. 
Kjo  e  drejtë  është  njohur  nga  aktet  e  parë  modernë  në  lidhje  me  të  drejtën  e  autorit,  si  në 
Angli ashtu dhe në Francë, pas Revolucionit francez, me ligjet e datave 13 dhe 19 janar 1791. 
Nëpërmjet tyre, ligjërisht u krijua një mënyrë kontrolli i dorëzimit të veprës nga ana e autorit, 
për publikun e tij
399
. sot, e përcjellja e veprës në publik nënkupton forma të reja të shfaqjes së 
veprës, në mënyrë të njëkohshme se me anë të transmetimeve vonuara në kohë, të cilat janë 
në  Ligj.  E  drejta  e  komunikimit  të  veprës  njihet  si  një  e  drejtë  e  autorit  nga  Konventa  e 
Bernës,  e  cila  i  referohet  me  termin  “communication”,  ashtu  si  dhe  me  termin 
“performance”
400

a.
 
Kuptimi i komunikimit të veprës në publik 
Komunikimi (përcjellja) e veprës në kuptim është në fakt një komunikim i veprës drejt 
publikut, nëpërmjet një procesi teknik të çfarëdoshëm
401
. Direktiva evropiane për të drejtën e 
autorit  në  shoqërinë  e  informacionit  e  shpreh  këtë  të  drejtë  si  "e  drejtë  e  komunikimit  të 
veprës"
402
.  Përcjellja  ose  komunikimi  i  veprës,  nuk  nënkupton  domosdoshmërisht  se  ky 
veprim  do  të  kryhet  në  mënyrë  të  drejtpërdrejtë
403
.  Ekzistojnë  dhe  mënyra  indirekte  të 
komunikimit të veprës dhe në këtë kuptim, me të drejtë, mund të ngrihen pikëpyetje në lidhje 
                                                           
398 Neni 4(3) i Direktivës 92/100/CE. 
399 Michel Vivant, Jean-Michel Bruguière, Droit d’auteur, Dalloz 2009, f. 341. 
400 Nent 11 dhe 11 bis të Konventës së Bernës. 
401 Po aty 
402 Direktiva 2001/29/EC. 
403 Këtë parim ka parasysh dhe Konventa e Bernës në nenin 11 bis, duke ju referuar “broadcasting” dhe “other 
wireless communications, communication of broadcast by wire or rebroadcast…”. 


Yüklə 3,21 Mb.

Dostları ilə paylaş:
1   ...   62   63   64   65   66   67   68   69   ...   137




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə