Universiteti I tiranës fakulteti I drejtësisë departamenti I së drejtës civile



Yüklə 3,21 Mb.
Pdf görüntüsü
səhifə67/137
tarix14.09.2018
ölçüsü3,21 Mb.
#68649
1   ...   63   64   65   66   67   68   69   70   ...   137

124 
 
me  dallimin  që  mbart  ky  nocion  me  riprodhimin  e  veprës.  Dallimi  midis  dy  degëve  të  të 
drejtës  pasurore qendron, si  pikënisje, te "lloji i  publikut" që  ato  synojnë. Nëse riprodhimi  i 
drejtohet  një  përdoruesi  individual  (shitja  e  një  kopje  DVD-je  apo  CD-je),  ndërkohë  që 
përcjellja e veprës i drejtohet një publiku abstrakt, numri i të cilit është i paidentifikueshëm; 
publiku  mund  të  jetë  i  përbërë  dhe  nga  një  person,  por  kjo  do  të  ishte  vetëm  një  produkt  i 
rastësisë. Nga pikëpamja juridike, nocionin e publikut mund ta ballafaqojmë, për të parë dhe 
ndryshimin  ndërmjet  konceptit  të  publikut  dhe  konceptit  të  përdoruesit  të  të  drejtës  së 
riprodhimit  të  veprës,  me  atë  të  rrethit  të  ngushtë  familjar.  Ligji  për  të  drejtat  e  autorit
404
 
parashikon se publik do të konsiderohet një numër personash, më shumë se dy
405
, që gjenden 
jashtë  rrethit  të  personave  të  lidhur  ngushtë  me  rrethin  familjar  apo  kanë  marrëdhënie  me 
autorin
406
.  Për  mendimin  tonë,  mbështetur  dhe  në  mendimin  e  doktrinës
407
,  interpretimi  në 
këtë rast është që publik nuk do të konsiderohet përdoruesi individual drejt të cilit i drejtohet 
vepra  individualisht  (blerja  e  një  DVD-je,  CD-je  apo  dërgimi  i  një  e-maili  personal  me  një 
vepër  bashkangjitur),  as  rrethi  i  ngushtë  familjar  (dëgjimi  i  një  CD-je  brenda  këtij  rrethi  të 
ngushtë  nuk  mund  të  shikohet  assesi  si  një  përcjellje  e  veprës  në  publik).  Të  gjitha  këto  që 
përmenden janë komunikime që nuk prekin një publik dhe me fjalën publik, nënkuptohet një 
grupim individësh që nuk kanë domosdoshmërisht një lidhje kohore ose të ndajnë një hapësirë 
të përbashkët. Diskutimi qendron për shkak se sot komunikimi i veprës në publik ka evoluar. 
Sot nuk hasim vetëm shfaqje teatrore apo koncerte, si forma parësore të përcjelljes së veprës 
në  publik,  por  kemi  gjithashtu  dhe  transmetimet  kabllore,  satelitore,  e  kështu  me  radhë,  të 
cilat  e  bëjnë  edhe  më  komplekse  situatën  e  përcjelljes  së  veprës  në  publik.  Publik  do  të 
konsiderohet çdo individ që qendron në hapësirën e tij private, i cili përfiton nga komunikime 
që nuk i drejtohet vetëm atij eksluzivisisht, por një grupimi individësh të tjerë që dhe atyre ju 
komunikohet vepra në hapësirën e tyre private. 
Duke ju rikthyer sërish konceptit të publikut, për të kuptuar më mirë kritere që do të 
zbatohen për përcaktimin e tij, do të shqyrtojmë vendimin e Gjykatës franceze të Kasacionit 
datë  6  prill  1994
408
,  i  cili  ka  patur  dhe  një  jehonë  në  vendimet  e  Gjykatës  së  Drejtësisë. 
Shoqëria  Novotel  Paris  u  ofronte  klientëve  të  hotelit  të  saj  mundësinë  që  të  shikonin 
programet  e  Cable  News  Network  (CNN).  Shpërndarja  e  transmetimit  brenda  mjedisit  të 
hotelit bëhej nëpërmjet një sistemi shpërndarjeje televizive të brendshme. CNN-i pretendonte 
                                                           
404 Pika 2 e nenit 3 të Ligjit për të drejtat e autorit. 
405 Në mendimin tonë, përcaktimi numerik i publikut duhej evituar në ligj. Le të marrim shembullin e 
transmetimit radiofonik të emisioneve natën vonë ose transmetimeve radiodigjitale: edhe sikur të mos ketë asnjë 
person që dëgjon atë emision, do të konsiderohet se kemi të bëjmë me një publik në kuptim abstrakt, pasi qëllimi 
i përgjegjësve të transmetimit është që efektivisht të bëjnë një transmetim publik të emisionit të tyre.  
406 Pika 2 e nenit 4 të Ligjit për të drejtat e autorit. 
407 Michel Vivant, Jean-Michel Bruguière, Droit d’auteur, Dalloz 2009. 
408 Mund te gjendet në linkun më poshtë: 
http://books.google.al/books?id=M6w3991thgsC&pg=PA273&lpg=PA273&dq=jurisprudence+chambre+d++ho
tel&source=bl&ots=YIF4uIzI4D&sig=jWwhp3T_SA9m5udiCP9iSi8Vjb0&hl=en&sa=X&ei=Ek1zVImYCYT5
ywOcoIFA&ved=0CBsQ6AEwAA#v=onepage&q=jurisprudence%20chambre%20d%20%20hotel&f=false  


125 
 
se  transmetimi  i  programeve  të  tij  kërkonte  marrjen  e  një  autorizimi  paraprak.  CNN-i 
pretendonte  se  marrja  dhe  transmetimi  i  programeve  të  tij  përbënte  shkelje  të  së  drejtës  së 
autorit të tij, pasi transmetimi kabllor dytësor (ritransmetimi) përbën një veprim shfrytëzimi të 
veprës  dhe  kështu,  shoqëria  Novotel  që  administronte  hotelin,  duke  luajtur  një  rol  aktiv  në 
marrjen dhe ritransmetimin e programeve të CNN-it, kryente një përcjellje të re të veprës drejt 
një publiku, që përbëhej nga individët që ndodheshin nëpër dhoma. Edhe pse dhoma e hotelit 
përbën një hapësirë private, ajo mbetet megjithatë një mjedis i aksesueshëm drejt një publiku, 
për sa kohë ato dhoma janë objekt i aktivitetit tregtar të shoqërisë Novotel. Sipas Gjykatës së 
Kasacionit, pasi CNN-i rekursoi vendimin e Gjykatës së Apelit të Parisit, e cila nuk i pranoi 
pretendimet saj, "tërësia e klientëve të hotelit, edhe pse secili prej tyre kanë zënë një dhomë 
privatisht,  përbën  një  publik,  drejt  të  cilit  hoteli  transmeton  programet  televizive,  gjatë 
ushtrimit të aktivitetit tregtar të hotelit. Kësisoj, ky komunikim përbën një përcjellje të veprës 
drejt  publikut  dhe  rrjedhimisht  hoteli  ka  shkelur  të  drejtën  e  autorit  të  CNN-it."  Nga  ky 
vendim rezulton se publiku do të  jetë  i  ndryshëm nëse mediumi i  komunikimit të  veprës në 
publik  është  i  ndryshëm.  Në  këtë  përfundim  arrijmë  bazuar  në  jurisprudencën  e  Gjykatës 
Evropiane  e  Drejtësisë,  në  çështjen  ITV  Broadcasting  Ltd  të  datës  7  mars  2013
409
.  Në  këtë 
çështje, subjekti tregtar TVC transmetonte evente sportive në streaming të drejtpërdrejtë, por 
vetëm  për abonentët  e saj  që  ishin ekskluzivisht nga Mbretëria  e Bashkuar që  kishin paguar 
tarifën e liçensimit për transmetim. Pra, ajo mundësonte ritransmetimin e ndeshjes në Internet 
vetëm  për  ata  abonentë  që  kishin  paguar  abonimin  për  të  përfituar  nga  transmetimi  i 
ndeshjeve  në  televizor.  Sipas  saj,  ritransmetimi i  ndeshjes  nuk  i  drejtohej  një  publiku  tjetër. 
Ndërkohë, shoqëri të tjera transmetimi e mendonin ndryshe dhe argumentonin se përdorimi i 
një teknike të re përbën një komunikim të ri, që i drejtohet një publiku të ri. Ato konstatonin 
se TVC po u bënte një konkurrencë të pandershme, pasi transmetonte ndeshjen në internet, pa 
marrë  një  autorizim  për  të  bërë  një  gjë  të  tillë,  çka  shkelte  interesat  e  tyre,  pasi  ato  kishin 
marrë autorizimet përkatëse për transmetimin e ndeshjeve në internet.  
TVC  kundërshtonte  këto  argumente  duke  thënë  se  ajo  kryente  funksionin  e 
ndërmjetësit  teknikë,  rrjedhimisht  nuk  inicionte  asnjë  transmetim
410
.  Streamingu  i  ofruar 
sigurohej  në  forma  të  ndryshme  për  mjete  digjitale  të  ndryshme:  Adobe  Flash  Stream  (për 
kompjuterat),  HTTP  (për  celularët  Apple)  dhe  RTSP  (për  celularë  që  përdorin  sisteme 
operativë  Android  ose  Blackberry).  Gjykata  e  Drejtësisë  refuzoi  pikëpamjen  e  TVC  duke 
thënë se transmetimi në formatin streaming përbën një komunikim të ri drejt një publiku të ri 
që është i ndryshëm nga i pari dhe së dyti, komunikimi i veprave në publik përkufizohet në 
mënyrë  të  gjerë  nga  Direktiva  2001/29/CE  për  të  drejtat  e  autorit  në  shoqërinë  e 
                                                           
409 Çështja nr. C-607/11, ITV Broadcasting Ltd, Itv 2 Ltd, ITV Digital Channels Ltd, 4 Ventures Ltd, Channel 
5 Broadcasting Ltd, ITV Studios Ltd,TVCatchup Ltd 
(http://curia.europa.eu/juris/document/document.jsf?text=&docid=134604&pageIndex=0&doclang=EN&mode=
req&
dir=&occ=first&part=1&cid=161892). 
410 Shih seksioni 1, Kreu IV. 


Yüklə 3,21 Mb.

Dostları ilə paylaş:
1   ...   63   64   65   66   67   68   69   70   ...   137




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə