Universiteti I tiranës fakulteti I drejtësisë departamenti I së drejtës civile



Yüklə 3,21 Mb.
Pdf görüntüsü
səhifə68/137
tarix14.09.2018
ölçüsü3,21 Mb.
#68649
1   ...   64   65   66   67   68   69   70   71   ...   137

126 
 
informacionit.  Kjo  do  të  thotë  se  autori  ose  titullari  i  të  drejtave  të  transmetimit  duhet  të 
autorizojë çdo lloj forme komunikimi në mënyrë individuale: transmetimi streaming përbënte 
një komunikim të ri, automatikisht duhej që titullarët të kishin dhën pëlqimin e tyre. 
Në  këtë  kuptim,  si  dhe  duke  u  bazuar  në  shembullin  e  mësipërm,  shikojmë  se 
përcjellja e veprës në publik përmban disa realitete, të cilat do t'i shikojmë në vijim. 
b.
 
Llojet e ndryshme të komunikimit të veprës në publik 
Duke  ndjekur  një  vijimësi  kronologjike,  lloji  i  parë  i  përcjelljes  së  veprës  në  publik 
është  ai  i  shfaqjes  publike  të  drejtpërdrejtë.  Me  këtë  nocion  do  të  nënkuptojmë  shfaqjet 
publike  të  drejtpërdrejta,  si  për  shembull  koncertet,  shfaqjet  teatrore,  recitimet  publike  e 
kështu me radhë. Kemi të bëjmë në këtë rast me shpërfaqje të gjallë
411
 të veprës, në kuptimin 
që interpretuesit dhe ekzekutuesit e veprës janë të pranishëm fizikisht pranë publikut dhe në të 
njëjtën kohë. 
Në radhë të dytë kemi shfaqjet e veprave figurative. Hapja e një ekspozite pikturash, 
skulpturash  apo  çdo  vepre  tjetër  të  karakterit  figurativ  është  një  shprehje  e  përcjelljes  së 
veprës  në  publik.  Duke  ndërthurur  këtu  dhe  pikëpamjet  që  thamë  më  sipër  në  lidhje  me 
konceptin  e  publikut,  shpërfaqja  e  veprës  figurative  nuk  do  të  përfshijë  vetëm  rastet  e 
ekspozimit  të  veprave,  por  edhe  ato  raste  shpërfaqjeje  ku  vullneti  i  parë  i  autorit  nuk  është 
ekspozimi  por  shitja.  Kështu,  jurisprudenca  evropiane  përfshin,  në  kuptimin  e  përcjelljes  së 
veprës në publik, edhe rastet kur një vepër e kësaj kategorie vihet në një stendë shitjeje. Kjo 
do  të  thotë  se  nëse  një  autor  lidh  një  kontratë  për  shfrytëzimin  e  veprës  dhe  nëse  autorizon 
përcjelljen  e  veprës  në  publik,  ka  autorizuar  kështu  dhe  shpërfaqjen  e  veprës  së  tij  në 
çfarëdolloj konteksti.  
Së  treti  transmetimet  e  llojeve  të  ndryshme,  kabllore,  satelitore  dhe  digjitale  (të 
njohura si “komunikime elektronike” nga Ligjit 97/2013 “Për mediat audiovizive në RSH
412

përfshihen,  sipas  mendimit  tonë,  në  përcjelljen  e  veprës  në  publik.  Këtu  përfshihen 
transmetimet  televizive,  të  cilat  po  sipas  Ligjit  Për  mediat  audiovizive  në  Republikën  e 
Shqipërisë, përkufizohen si transmetimet lineare të një shërbimi audioviziv, i siguruar nga nga 
ofrues shërbimi mediatik
413
 për shikimin e njëkohshëm të programeve, mbi bazën e një skeme 
programesh
414
, pavarësisht teknikës së përdorur për transmetimin, qoftë kabllor apo satelitor. 
                                                           
411 Michel Vivant, Jean-Michel Bruguière, Droit d’auteur, Dalloz 2009, f. 344. 
412 Pika 37 e nenit 3 të Ligjit 97/2013 « Për mediat audovizive në RSH. » 
413 Ofruesi i shërbimit mediatik përkufizohet si personi fizik ose juridik, që ka përgjegjësinë editoriale për 
zgjedhjen e përmbajtjes së shërbimeve të transmetimit audioviziv dhe që vendos mënyrën e organizimit të saj. 
Ky përkufizim është në linjë me Direktivën 2010/83/EC të Parlamentit Evropian dhe Këshillit, datë 10 mars 
2010 « Për koordinimin e disa dispozitave të parashikuara me ligj, rregullore apo akte administrative në shtetet 
anëtare, lidhur me ofrimin e shërbimit të transmetimeve me zë e figurë » (Direktiva për Shërbimin Mediatik me 
Zë dhe Figurë, versioni i kodifikuar). 
414 Neni 3(50) i ligji 97/2013. 


127 
 
Do  të  jemi  në  prani  të  një  komunikimi  të  veprës  drejt  publikut  në  formën  e  përcjelljes.  Në 
teori është shtruar çështja për të ditur nëse transmetimi, për qëllimet e lindjes së të drejtave të 
autorit  mbi  vepër,  lind  në  momentin  e  marrjes  së  sinjalit  nga  publiku,  apo  në  momentin  e 
dërgimit të sinjalit drejt satelitit. Teknika e parë njihet me emrin e teorisë së marrjes së, e cila 
nuk e lejon autorin të kontrollojë veprën që nga çasti i dërgimit të sinjalit dhe teknika e dytë 
përputhet  me  teorinë  e  dërgesës,  e  cila  lejon  kontrollin  e  veprës  prej  autorit  që  nga  çasti  i 
dërgimit të sinjalit drejt satelitit. Kjo e dyta është një teori më mbrojtëse përkundrejt autorit. 
Transmetimet  digjitale  do  të  zenë  një  vend  shumë  të  rëndësishëm  në  mjedisin 
mediatik  në  Shqipëri.  Ligji  i  ri  për  mediat  audiovizive  në  Shqipëri  si  dhe  statusi  i  ri  i 
Autoritetit  të  Mediave  Audiovizive  ("AMA")  pritet  që  të  ndryshojë  dhe  të  rregullojë  këtë 
sektor që po njeh një hov shumë të madh në Shqipëri. Nga pikëpamja e të drejtës pasurore të 
autorit, parë në një këndvështrim teknik, do te kemi dy lloje transmetimesh numerike, që Ligji 
97/2013  i  përkufizon  si  lineare  dhe  jolineare.  E  para  përkufizohet  si    ofrimi  i  shërbimit  të 
programit  audio  dhe/ose  audioviziv  për  marrje  të  njëkohshme  të  tyre  nga  dëgjuesit  dhe/ose 
shikuesit
415
.  Ndërsa  e  dyta  përkufizohet  si  ofrimi  i  shërbimit  të  programit  audio  dhe/ose 
audioviziv  për  marrje,  sipas  kërkesës  individuale  dhe  në  momentin  e  zgjedhur  nga 
përdoruesit
416
.  Të  dyja  këto  përkufizime  përkojnë  me  shikimin  e  videove  në  formatin 
streaming, ose në formatet e shpërndara nga platformat e njohura si Youtube. Ndryshimi me 
transmetimet  televizive,  ashtu  siç  e  njohim  ne,  është  se  në  rastet  e  transmetimeve  digjitale 
nëpërmjet  internetit  ose  platformave  të  tjera  digjitale,  është  vetë  përdoruesi  që  zgjedh 
materialin që ai dëshiron të shikojë, ashtu si dhe momentin që ai do të shikojë këtë material. 
Në këtë kuptim, këtu sërish do të kemi përcjellje në publik, nëpërmjet “vënies në dispozicion 
të tij të veprave në mënyrë të tillë që çdokush prej përdoruesve të ketë akses në vendin dhe në 
çastin e zgjedhur në mënyrë të individualizuar
417
.” 
-
 
Komunikimet në mjediset digjitale 
E drejta e komunikimit në mjedisin digjital realisht përkthehet si një konsultim online 
ose  të  një  komunikim  drejtuar  publikut.  Në  vetvete,  vënia  në  dispozicion  nuk  ka  për  qëllim 
ofrimin e një kopjeje materiale të veprës dhe mbetet tërësisht një operacion jo i materializuar. 
Neni 29 i Ligjit shqiptar për të drejtat e autorit thotë, në lidhje me të drejtën e komunikimit në 
publik, se “përfshin transmetimin për publikun të një vepre […] me ose pa tel, për marrjen e 
tyre  nga  publiku”.  Ligji  shqiptar  ka  rimarrë  formulimin  e  Direktivës  2001/29/EC,  duke  u 
përafruar  edhe  me  legjislacione  të  huaja,  si  për  shembull  ai  francez,  përcaktojnë  se 
përfaqësimi  (ose  përcjellja  në  publik)  konsiston  në  komunikimin  e  veprës  për  publikun  me 
                                                           
415 Neni 3(42) i Ligjit 97/2013. 
416 Neni 3(43) i Ligjit 97/2013. 
417 Neni 3.1 i Direktivës mbi të drejtën e autorit në shoqërinë e informacionit (Direktiva 29/2001/BE). 


Yüklə 3,21 Mb.

Dostları ilə paylaş:
1   ...   64   65   66   67   68   69   70   71   ...   137




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə