Universiteti I tiranës fakulteti I drejtësisë departamenti I së drejtës civile



Yüklə 3,21 Mb.
Pdf görüntüsü
səhifə69/137
tarix14.09.2018
ölçüsü3,21 Mb.
#68649
1   ...   65   66   67   68   69   70   71   72   ...   137

128 
 
anë  të  një  mekanizmi  çfarëdo
418
,  çka  lë  një  hapësirë  të  gjerë  interpretuese  në  favor  të 
mbajtësve të të drejtave.  
Dy  elemente  dalin  në  pah  në  lidhje  me  përfaqësimin  ose  përcjelljen  në  publik: 
karakteri efektiv i pranisë së një publiku potencial, si dhe karakteri i menjëhershëm (në kohë 
reale ose parimi i simultaneitetit) i objektit të transmetimit.  
Kontakti me publikun mund të jetë i drejtpërdrejtë (për shembull loja e aktorëve në një 
pjesë teatri) ose i tërthortë (nëpërmjet shikimit të një regjistrimi të bërë më parë në kohë). Për 
rastin  e  dytë  mund  të  themi  se  kemi  të  bëjmë  me  një  akt  shfrytëzimi  të  veprës,  çka  i 
propozohet një publiku para se vepra të merret nga klienti ose nga publiku në fjalë.  
Transmetimi digjital që propozon konsultimin online të veprave në favor të një numri 
të  papërcaktuar  individësh  hyn  tërësisht  në  përkufizimin  e  komunikimit  të  veprës  për 
publikun.  Megjithatë,  para  vitit  1986,  Konventa  e  Bernës  nuk  i  detyronte  shtetet  anëtare  të 
akordonin  të  drejtën  e  komunikimit  për  të  gjitha  kategoritë  e  veprave,  por  vetëm  për  veprat 
“dramatike,  dramatiko-muzikore  ose  muzikore
419
”.  Tekstet  dhe  fotografitë  nuk  ishin  të 
përmendura shprehimisht, kështu që në mënyrë të drejtë lindte pyetja: a mundej që këto vepra 
të  ishin  objekt  i  së  drejtës  së  përcjelljes  në  mjediset  digjitale?  Megjithatë,  ishte  lehtësisht  e 
kuptueshme  se  nenet  e  Konventës  në  lidhje  me  përcjelljen  në  publik  të  veprave  pasqyronin 
gjendjen e teknologjisë ne vitet 1970. Në këtë kuadër, Konferenca e OBPI-së, dhjetor 1996, 
mbajtur në Gjenevë, i dha përgjigje kësaj situate duke zgjeruar fushën e zbatimit të së drejtës 
së komunikimit për publikun për të gjitha llojet e veprave. Neni 8 i traktatit për të drejtën e 
autorit shprehet se ”autorët e veprave letrare dhe artistike – pa kufizim – gëzojnë të drejtën 
ekskluzive të autorizojnë komunikimin për publikun të veprave të tyre me kabllo ose jo, duke 
përfshirë vënien në dispozicion të publikut të veprave, në mënyrë të tillë që çdokush mund të 
ketë akses nga vendi dhe momenti që përzgjedh në mënyrë të individualizuar”
420

Direktiva 29/2001/BE e  rithekson  këtë parim në  nenin  3 paragrafi 1, i  cili  lexohet  si 
vijon: “E drejta ekskluzive për të autorizuar ose për të mos lejuar komunikimin për publikun 
të  veprave  origjinale  ose  kopjeve  të  tyre,  me  kabllo  ose  jo,  duke  përfshirë  vënin  në 
dispozicion të publikut të këtyre veprave në mënyrë të tillë që secili anëtar i publikut të mund 
të  ketë  akses  nga  vendi  dhe  në  momentin  që  ai/ajo  zgjedh  individualisht”.  Paragrafi  23  i 
hyrjes së kësaj direktive i mëshon faktit se e drejta e komunikimit duhet të kuptohet në sensin 
e gjerë, në mënyrë që të mbulojë të gjitha llojet e komunikimit drejtuar publikut që nuk është i 
pranishëm në vendin e origjinës së komunikimit dhe që nuk mbulon asnjë akt tjetër”. 
                                                           
418 Neni L.122-2 i Kodit francez të Pronësisë Intelektuale. 
419 Neni 11 i Konventës së Bernës, redaktimi i vjetër. 
420 http://www.wipo.int/treaties/en/ip/wct/trtdocs_wo033.html 


129 
 
Është  e  vërtetë  se  në  të  kundërtën  e  një  transmetimi  tradicional  që  prek  një  auditor 
pasiv  të  të  njëjtit  program,  transmetimi  në  linjë  sjell  një  ndryshim  në  kohë  në  receptimin  e 
veprës për shkak të vetë vullnetit të ndryshueshëm të konsumatorëve, pasi publiku i ri i botës 
së  internetit  dallon  për  nga  individualizmi  në  përzgjedhjen  e  veprës  edhe  në  kohën  e 
vizionimit  ose  të  dëgjimit  të  saj.  Në  këtë  kuptim,  të  flitet  për  simultaneitet  do  të  ishte  e 
pabazuar as në tekst dhe as në logjikë, pasi përcjellja në publik i bëhet në çdo kohë dhe në çdo 
moment  një  publiku  gjithmonë  të  individualizuar.  Koncepti  i  simultaneitetit  është  futur 
gabimisht si mënyrë për të ndarë riprodhimin (fiksimin përfundimtar të veprës në hard disk) 
dhe  përcjelljen  (komunikimin  e  veprës  nëpërmjet  server-it  pa  qenë  e  nevojshme  që  vepra  të 
fiksohet në hard disk), ndërkohë që në mjedisin digjital, pothuajse gjithçka ndodh në mënyrë 
simultane. 
Cilat janë teknikat më të njohura të komunikimit të veprave në internet? 
Peer2Peer (“P2P”) është një sistem shkëmbimi i decentralizuar i dosjeve elektronike 
(në  anglisht  file).  Ky  sistem  bëhet  i  mundur  nëpërmjet  programeve  P2P  që  shkarkohen  në 
kompjuter nga vetë përdoruesit dhe u lejon atyre lidhjen e kompjuterëve të tyre në mënyrë të 
drejtpërdrejtë,  pa  kaluar  nga  ndonjë  server  qendror  dhe  kësisoj  të  shkëmbejnë  midis  tyre 
përmbajtjen e materialeve që ata kanë në hard-diskun  e kompjuterëve.  Rrjetet  P2P përdoren 
kryesisht për të lidhur pika fundore duke përdorur servera ad hoc
421
 ose të përkohshëm dhe të 
lëvizshëm. Kjo do të thotë se lidhja mes dy pika fundore ose më shumë, nuk bëhet nëpërmjet 
një  serveri  qendror,  nëpërmjet  të  cilit  kalon  dhe  filtrohet  informacioni:  serverë  janë  pika 
fundore,  pra  kompjuterat  e  përdorueve.  Nëpërmjet  kësaj  skeme  mund  të  shkëmbehen  dosje 
digjitale  të  formateve  të  ndryshme,  mp3  për  muzikën,  DivX  për  videot  multimediale,  foto, 
programe, dokumente Word ose në format pdf. Programet më të njohur ndër vite të sistemit 
P2P  janë  Gnutella,  Kazaa,  Bitorrent,  Utorrent,  Emule,  E-donkey  etj.
422
 Rrjeti  i  vërtetë  P2P 
nënkupton një mungesë të një serveri qendror ose të një platforme apo faqeje interneti prej së 
cilës  tranzitojnë  veprat.  Sipas  një  autori,  sistemi  peer2peer  mund  të  cilësohet  si  një 
ndërmjetës  që  e  kryen  shërbimin  e  tij  falas  dhe  që  ka  për  qëllim  vënien  në  kontakt  të 
përdoruesve të internetit midis tyre në të gjithë botën
423
. Programi P2P bën të mundur vetëm 
renditjen  në  formën  e  një  numëratori  të  adresave  IP  të  përdoruesve  të  programit  P2P,  që 
shkëmbejnë midis tyre dosje digjitale, të ligjshme ose jo.  
                                                           
421 Detlef Schroder, Kai Fischbach, Core Concepts in P2P Networking (www.ideagroup.com). 
422 Forum des droits de l’Internet, shtator 2004, botim elektronik, forum i organizuar nga aktorë të ndryshëm të 
ndjeshëm ndaj përhapjes së sistemit P2P dhe influencës mbi tregun muzikor dhe artistik në përgjithësi. 
423 P-Y Gautier, « Pour ou contre le droit de copier des fichiers protégés sur l’Internet ? », Dalloz 2000 n°37, 
Forum. 


Yüklə 3,21 Mb.

Dostları ilə paylaş:
1   ...   65   66   67   68   69   70   71   72   ...   137




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə