Universiteti I tiranës fakulteti I drejtësisë departamenti I së drejtës civile



Yüklə 3,21 Mb.
Pdf görüntüsü
səhifə7/137
tarix14.09.2018
ölçüsü3,21 Mb.
#68649
1   2   3   4   5   6   7   8   9   10   ...   137


 
kundrejt njëri tjetrit në mënyrë të vullnetshme
6
. Shkëmbimi, në këtë rast, tregon më së miri se 
subjektet jo vetëm e njohin njëri-tjetrin, por edhe e pranojnë atë. Shkëmbimi tregon gjithashtu 
dhe shkallën e lirisë që gëzojnë ose që i japin vetes individët, në funksion të trajtimit që ata i 
bëjnë  shkëmbimit:  a  është  një  e  drejtë  e  tyre  të  cilën  ata  e  kanë  në  mëyrë  natyrore,  që  nga 
momenti që janë në posedim të një malli? Apo është një e drejtë e cila që të realizohet, duhet 
të ketë disa kritere, si për shembull e drejta e pronësisë efektive mbi mallin. Kjo pyetje lidhet 
me një pyetje të dytë, nëse vendosemi në optikën e të drejtave të autorit, ose çdo të drejte që 
lidhen me një titull pronësie mbi mallin ose shërbimin, objekt të shkëmbimit. Në një kuadër 
klasik  shkëmbimi,  ky  i  fundit  do  të  vendoste  përballë  titullarët  e  të  drejtave  të  autorit  dhe 
individët të cilët kërkojnë të përdorin këto të drejta mbi vepër. Në një marrëdhënie ku objekt i 
shkëmbimit është sendi që është në pronësi të njërës palë, palët në këtë marrëdhënie do të jenë 
të ndara në këtë mënyrë: nga njëra anë titullari i të drejtës dhe nga ana tjetër individët kërkues 
të  përdorimit  të  veprës,  konsumatorët  e  kështu  me  radhë.  Çdo  lloj  tjetër  forme  shkëmbimi  i 
veprës objekt të të drejtës së autorit, hyn të shkëmbimet e dhunshme
7
 (edhe pse nuk mund të 
mohohet se ky lloj shkëmbimi është dhe mbetet shkëmbim në vetvetve). Në fund të fundit, ky 
lloj  shkëmbimi  i  bindet  logjikës  së  marrëdhënieve  borgjeze  të  qarkullimit  civil  të  sendeve: 
nuk mund të disponojë sendin një individ që nuk ka asnjë titull pronësie mbi të ose nëse nuk e 
ka fituar me anë posedimi
8
, sipas kushteve të përcaktuara në normat juridiko-civile, në rastin 
tonë  të  Kodit  Civil
9
.  Mirëpo,  vihet  re  se  ka  një  raport  të  drejtë  mes  zhvillimit  të  mjeteve 
teknologjike të përhapjes së informacionit dhe të shkëmbimit të mallrave dhe shërbimeve dhe 
tendencës  për  të  demokratizuar  këto  mjete  teknologjike  dhe  shkëmbimet  e  mallrave  dhe 
shërbimeve.  Do  të  shikojmë  se  shkëmbimet  e  dhunshme,  siç  i  përkufizuam  më  sipër,  u 
përhapën  në  mënyrë  eksponenciale  me  zhvillimin  teknologjik  të  përhapjes  së  informacionit. 
Asgjë nuk e justifikon shkëmbimin e dhunshëm dhe gjithmonë e drejta, nëpërmjet armëve të 
saj të zakonshme, ligjit dhe gjykatave, është përpjekur të vendosë shkëmbimin në një kuadër 
ligjor,  shoqërisht  të  pranueshëm.  Sepse  një  shkëmbim  jashtë  logjikës  së  ligjshme,  është  një 
shkëmbim  që  reflekton  sëmundjen  e  shoqërisë  dhe  mospërputhjen  mes  mekanizmit  të 
funksionimit  të  saj  dhe  nevojave  që  ajo  ka.  Shkëmbimi  i  ligjshëm  që  u  përshkrua  mund  të 
përfytyrohet si një shkëmbim vertikal, ku njëra palë e shkëmbimit zotëron pronësinë dhe pala 
tjetër  që  kërkon  të  përfitojë  prej  saj.  Shkëmbimi  do  të  jetë  i  ligjshëm
10
 sipas  logjikës 
ekonomike  të  tregut  për  shkëmbimet.  Mirëpo  ky  lloj  shkëmbimi  po  tronditet  pikërisht  prej 
                                                           
6 Po aty. 
7 Po aty. 
8 Nëpërmjet sundimit efektiv mbi sendin, në përfundim të afatit të parashkrimit fitues, parashikuar në nein 168 
të Kodit Civil. Është gjithashtu e njohur shprehja që buron nga doktrina franceze : “Possession vaut titre” 
(Posedimi vlen si titull). 
9 Në lidhje me mënyrat e fitimt të pronësisë shih Ardian Nuni, Luan Hasneziri “Leksione të pronësisë dhe 
trashëgimisë”, 2008, f.101 e vijues. Sipas nenit 163 të Kodit Civil “pronësia fitohet nëpërmjet mënyrave të 
caktuara në Kodin Civil dhe mënyrave të tjera të caktuara me ligj të veçantë”.  
10 Nocioni i shkëmbimit të matshëm është një nocion i njohur qysh në kohën e Aristotelit. Në veprën e tij Etika 
e Nikomakës, ai thotë se shkëmbimi i virtytshëm është ai lloj shkëmbimi që është i matshëm. 



 
demokratizimit të mjeteve teknologjike, sidomos ato që lidhen me mjedisin digjital, të cilat po 
“institucionalizojnë” një shkëmbim horizontal, duke e bërë shkëmbimin e dhunshëm, ose të 
paligjshëm,  më  të  madh  në  sasi  se  shkëmbimin  e  ligjshëm.  Sasia  e  veprave  të  përcjella  nga 
përdoruesi drejt një përdoruesi tjetër, pa autorizimin e titullarit të të drejtës ka arritur përmasa 
aq  të  mëdha  sa  masat  ligjore  dhe  jurisprudenciale  nuk  mjaftojnë  për  t’i  vënë  fre  këtij 
shkëmbimi  që  shkelmon  mbi  çdo  të  drejtë  pronësore  mbi  vepër.  Në  këtë  studim  nuk  do  të 
tregohet sesi paligjshmëria po zë vendin e ligjshmërisë, por si do të reagojë dhe si po reagon 
shoqëria  dhe  e  drejta  ndaj  kësaj  paligjshmërie  dhe  a  ka  ndonjë  pasojë  në  rithemelimin  e 
natyrës  së  shkëmbimeve,  sipas  modelit  të  njohur  deri  më  sot.  Në  kuadrin  e  përgjithshëm  të 
shkëmbimeve,  është  me  vend  që  ta  analizohet  reagimi  ndaj  këtyre  shkëmbimeve,  pasi  më 
shumë sesa një shkelje e normave ligjore të sotme, ato mund të tregojnë më së miri rrugën e 
zhvillimit të shoqërisë në të ardhmen, duke treguar dhe mënyrën e rithemelimit të të drejtës së 
shkëmbimeve. Ekonomia e re e shkëmbimeve, brenda kuadrit të të cilit është dhe shkëmbimi i 
veprave artistike, ka sjellë në mënyrë të pashmangshme një rishikim të mënyrës sesi titullarët 
e të drejtave do të ofrojnë veprat e tyre, mënyra që dalin tërësisht jashtë kuadrit të njohur deri 
më tani. Është fakt tashmë se rrtja e shkëmbimeve horizontale të veprave nëpërmjet Internetit, 
ka  krijuar  atë  që  quhet  ekonomia  bashkëpunuese
11
,  ku  përdoruesit  kanë  rigjetur  një  fije 
altruizimi  brenda  tyre  dhe  ndihmojnë  përdoruesit  e  tjerë,  nëpërmjet  komunikimit  të 
informacioneve, pavarësisht se nuk e njohin njëri-tjetrin.  
Është e rëndësishme pra që të gjendet ekuilibra të reja, në kuadër të një globalizimi të 
pashmangshëm, ku e drejta rrezikon të mos ndjekë hapat e tij dhe rrjedhimisht të krijohet një 
shoqëri e padrejtë. Mjedisi digjital në përgjithësi dhe Interneti në veçanti, nuk do e shfarosin 
kapitalizmit,  por  në  njëfarë  mënyre  do  e  rithemelojnë  atë  dhe  rrjedhimisht  edhe  parimet 
juridike ekzistuese
12
. Globalizimi i ekonomisë që po ndjek udhën qysh prej 2000 vjetësh nuk 
mund  veçse  të  çojë  drejt  një  kaosi  nëse  nuk  shoqërohet  nga  një  globalizim  i  Shtetit  të  të 
drejtës
13
. Dhe nëse Shteti  i  të drejtës që do të formohet ose  është duke u  formuar e kufizon 
rolin  e  tij  vetëm  në  një  polici  në  shërbim  të  të  drejtës  së  pronësisë,  në  interes  vetëm  të 
tregjeve,  kjo  do  të  përkthehet  në  një  rritje  dramatike  të  pabarazive  dhe  një  përshpejtim  të 
degradimit  të  mjedisit
14
.  Çuditërisht,  këto  vizione  jo  shumë  të  kënaqshme  ndodhin  në  një 
moment  kur  ideali  demokratik  është  shumë  afër  për  të  gjithë  shoqëritë  në  botë.  Në  këtë 
kuadër, nevojitet, dhe është duke u kryer, një rithemelim i konceptit të shkëmbimeve. 
1.2 - Shkëmbimi në mjedisin digjital  
 
                                                           
11 Konferencë e Jacques Attali në Institutin G9+, 25 nëntor 2014. 
12 Po aty. 
13 Jacques Attali, “Demain, qui gouvernera le monde?”, botimet Pluriel, f.  7. 
14 Po aty. 


Yüklə 3,21 Mb.

Dostları ilə paylaş:
1   2   3   4   5   6   7   8   9   10   ...   137




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə