Universiteti I tiranës fakulteti I drejtësisë departamenti I së drejtës civile



Yüklə 3,21 Mb.
Pdf görüntüsü
səhifə70/137
tarix14.09.2018
ölçüsü3,21 Mb.
#68649
1   ...   66   67   68   69   70   71   72   73   ...   137

130 
 
Model tipik i një rrjeti peer 2 peer 
Rrjeti i krijuar nëpërmjet sistemit P2P nuk përmban në vetvete nocionet e klientit dhe 
të serverit, por vetëm pika takimi që gjenden në rrjet e që shërbejnë njëkohësisht si server dhe 
klient.  Modeli  i  këtij  rrjeti  ndryshon  nga  modeli  klient-server,  ku  komunikimi  fillon  dhe 
mbaron te serveri. Shembulli më i mirë i modelit klient-server është shkarkimi i një programi 
ku kërkesa i  drejtohet  serverit dhe ky jep  “autorizimin” për shkarkimin  drejt kompjuterit të 
klientit. Teknologjia P2P ka një regjim juridik tepër të vështirë për t’u përcaktuar. Kjo temë 
do  të  shqyrtohet  në  pjesën  që  lidhet  me  mosrespektimin  e  të  drejtës  së  autorit.    Megjithatë 
edhe  këtu  duhen  thënë  dy  fjalë  në  lidhje  me  regjimin  juridik  të  veprave  që  përcillen  ose 
komunikohen në këtë mënyrë. Kështu, nga pikëpamja juridike-civile, programi P2P përftohet 
nga përdoruesi duke e shkarkuar atë në kompjuterin e tij. Që nga ky moment, përdoruesi do të 
përdorë këtë program për të komunikuar vepra të ndryshme drejt një përdoruesi tjetër që edhe 
ai  e  ka  shkarkuar  këtë  program  në  kompjuterin  e  tij.  Rrjedhimisht,  përdoruesi  do  të 
komunikojë veprat që ka në kompjuterin e tij të gjithë komunitetit që ka këtë program, pra ai 
do të kryejë një akt transmetimi, pra komunikimi drejt publikut. Ai do të sillet si një pronar i 
veprës  që  gjendet  në  mediumin  digjital.  Në  këtë  kuptim,  në  vetvete  P2P  nuk  është  e 
jashtëligjshme,  por  e  jashtëligjshme  do  të  bëhet  komunikimi  i  atyre  veprave  për  të  cilat 
përdoruesi nuk e ka tagrën për ta bërë një gjë të tillë.  
Rrjetet  që  shfrytëzojnë  sistemin  P2P  nuk  janë  të  jashtëligjshme  në  vetvete,  ashtu 
sikundër mund të mendohet nga një analizë sipërfaqësore e vendimeve gjyqësore që kanë të 
bëjnë  me  riprodhimin  e  jashtëligjshëm  të  veprave  artistike.  Rrjete  të  tilla  përbëjnë  një 
mekanizëm  në  shumëllojshmërinë  e  mekanizmave  që  lejojnë  lidhjen  e  kompjuterëve  midis 
tyre  dhe  kësisoj  shkëmbimin  e  informacionit.  Lidhja  e  përdoruesve,  duke  shfrytëzuar  një 
sistem të tillë, nuk përbën automatikisht shkelje të ligjit. Megjithatë, fakti që nëpërmjet këtij 
sistemi  qarkullojnë  dosje  digjitale  passjell  dhe  qarkullimin  e  dosjeve  që  janë  potencialisht 
mbartëse të një rreziku shkeljeje të së drejtës së autorit. 
Kemi  gjithashtu  dhe  teknikën  e  streaming,  e  cila  është  përmendur  dhe  më  sipër. 
Streaming  përbën  atë  lloj  transmetimi  të  veprës  në  internet,  qoftë  në  mënyrë  direkte  ose 
indirekte,  e  cila  ka  këto  dy  veçori:  (i)  informacioni  merret  nga  një  kompjuter  ose  celular 
(pajisje fundore) në të njëjtën kohë me momentin e transmetimit të tij nga një server ose nga 
nje kompjuter tjetër dhe (ii) informacioni që dërgohet nuk regjistrohet dhe as nuk fiksohet në 


131 
 
pajisjen fundore. Pra, nëse një përdorues dëshiron ta shikojë sërish një film ose një video, ose 
të  dëgjojë  një  këngë,  ai  duhet  të  lidhet  sërish  me  faqen  nga  e  cila  ai  ka  marrë  veprën  e 
transmetuar në streaming, pasi ai nuk do të gjejë asnjë gjurmë të saj në pajisjen fundore
424

Së  fundi,  për  sa  i  përket  ritransmetimeve,  ato  përkufizohen  si  transmetime  të 
njëkohshme,  të  patjetërsuara  dhe  të  pandërprera  nga  një  ofrues  i  shërbimit  mediatik  i  një 
transmetimi  të  një  ofruesi  tjetër  të  shërbimit  mediatik.  Pra,  me  fjalë  më  të  thjeshta,  kemi  të 
bëjmë  me  një  transmetim  të  dytë  ose  më  shumë,  të  një  transmetimi  të  parë.  Ritransmetimi 
përfshin  të  gjitha  llojet  e  teknikave  që  përmendëm  më  sipër,  si  transmetimet  satelitore, 
kabllore, me anë të antenës, valëve radiofonike e kështu me radhë. Por, ndryshimi qëndron në 
faktin  se,  nëpërmjet  ritransmetimit,  sigurohet  shpërndarja,  më  saktë  përcjellja  e  veprës  drejt 
një publiku tjetër. Nëse e ilustrojmë me shembullin e programeve radiofonike, mund të themi 
se transmetimi i programeve në radiot  individuale që gjenden në shtëpi, makinë apo vende të 
tjera  që  nuk  dalin  përtej  rrethit  të  ngushtë  familjar,  hyn  në  konceptin  e  transmetimit,  siç  e 
shtjelluam më sipër. Ndërkohë, transmetimi i këtyre programeve në dyqane, holle hoteli, apo 
çdo vend tjetër publik (jo domosdoshmërisht tregtar) është përbën një transmetim të dytë, pra 
një  ritransmetim,  sepse  i  drejtohet  një  publiku  tjetër.  E  njëjta  logjikë  do  të  udhëheqë  dhe 
ritransmetimet  e  emisioneve  televizive  nga  versioni  analog  në  transmetimet  kabllore  apo 
satelitore. 
Direktiva 29/2001/BE përfshin brenda konceptit të të drejtës së komunikimit të veprës 
në  publik  të  gjitha  llojet  e  transmetimeve  dhe  ritransmetimeve,  me  pak  fjalë  çdo  lloj 
komunikimi  të  veprës  drejt  një  publiku  që  nuk  është  i  pranishëm  në  vendin  e  origjinës  së 
komunikimit
425
.  
 
1.2 - Tkurrja e të drejtës morale të autorit nga përhapja e veprave në 
mjedisin digjital 
 
E drejta e autorit, siç zbatohet në Evropë është fryt i një evoluimi mjaft origjinal, që ka 
pikënisjen e tij në Francë dhe Gjermani. Secili prej këtyre dy vendeve ka dhënë kontributin e 
tij  në  formimin  e  këtij  monumenti  juridik  që  ende  vazhdon  të  njihet  dhe  të  zbatohet.  Nëse 
Franca  ka  ndihmuar  në  krijimin  e  regjimit  juridik  të  të  drejtës  morale  nëpërmjet  vendimeve 
                                                           
424 Me përjashtim të dosjeve (file) të quajtura cookies, të cilat janë dose që ndihmojnë në gjurmueshmërinë e 
lundrimit të përdoruesve në Internet. Në vetvete ato nuk bartin asnjë informacioni, përveçse memorjen e 
lundrimit të individit në një ose disa faqe të caktuara. 
425 Konsiderata 23 e Direktivës 2001/2001/BE: “This Directive should harmonise further the author's right of 
communication to the public. This right should be understood in a broad sense covering all communication to 
the public not present at the place where the communication originates. This right should cover any such 
transmission or retransmission of a work to the public by wire or wireless means, including broadcasting. This 
right should not cover any other acts.” 


Yüklə 3,21 Mb.

Dostları ilə paylaş:
1   ...   66   67   68   69   70   71   72   73   ...   137




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə