Universiteti I tiranës fakulteti I drejtësisë departamenti I së drejtës civile



Yüklə 3,21 Mb.
Pdf görüntüsü
səhifə71/137
tarix14.09.2018
ölçüsü3,21 Mb.
#68649
1   ...   67   68   69   70   71   72   73   74   ...   137

132 
 
gjyqësore  që  kanë  sanksionuar  për  herë  të  parë  të  drejtën  morale,  Gjermania  ka  dhënë 
impulsin  e  saj  nëpërmjet  filozofëve  të  saj.  Mund  të  citojmë  kështu  rastin  e  Luterit,  të  cilit 
botuesi i tij i vodhi dorëshkrimin fetar
426
 dhe që për pasojë do të jetë objekt i shigjetimeve të 
forta të autorit në botimin e tij të radhës. Kjo tregon mjaft qartë një ndërgjegjësimin nga ana e 
autorëve për një të drejtë mjaft personale që atyre u përkiste.  
 
E  drejta  e  autorit  mbi  veprën  e  tij  ka  qenë  rezultati  i  dhënieve  të  privilegjeve  nga 
mbreti,  ku  rasti  më  domethënës  ka  qenë  ai  i  mbretit  Fransua  i  Parë.  Privilegji  në  favor  të 
poetit Ronsard “princit të poetëve dhe poetit të princave”
427
, kishte si hyrje këtë fjali: “Nuk 
mund  të  ketë  shtypshkrim  më  të  besueshëm  dhe  më  korrekt,  pa  mbikqyrjen  e  autorëve  të 
veprave”. 
 
Por  duke  ndjekur  të  njëjtin  drejtim  me  të  drejën  angleze,  ku  shquhet  në  mënyrë  të 
veçantë Statute of Anne e datës 10 prill 1710, ligj i cili jepte në fakt përparësinë e botuesve 
mbi autorët, botuesit në Francë do të njohin dhe ata një përparësi mbi autorët. Por një konflikt 
vëllavrasës mes botuesve, do të risjellë në vëmendje të doktrinës së kohës të drejtën që kanë 
autorët mbi krijimet e tyre
428
. Për të mos lejuar botuesit e provincës që të riprodhonin librat pa 
autorizim, botuesit parizienë do të kenë si kalin e tyre të betejës idenë a pronës së autorit mbi 
vepër. Sipas  doktrinës  pro autorit, ky i  fundit jo  vetëm është pronar i  dorëshkrimit  por edhe 
“pronar i tekstit që gjendet në dorëshkrim”. Por që kjo e drejtë të jetë e përdorshme, i duhet 
dhënë  mundësia  autorit  që  ta  disponojë  atë.  Dhe  nëse  e  disponojnë,  botuesit  investohen  me 
një të drejtë të ligjshme dhe të përjetshme. Nëse nuk do të kishte lindur një doktrinë e re edhe 
me  mbrojtëse  ndaj  interesavetë  autorit,  sistemi  francez  do  të  ishte  tërësisht  i  përafruar  me 
sistemin  e  kopirajtit  dhe  nuk  do  të  kishte  një  të  drejtë  origjinale  të  të  drejtës  së  autorit  që 
njohim edhe sot. 
 
Të  pranohej  fakti  se  botuesit  do  të  kishin  pronësi  legjitime  dhe  të  përjetshme  mbi 
veprën pasi kjo të cedohej nga autori, do të thotë të pranohej se vepra nuk ka asnjë veçanti në 
raport me sendet e tjera dhe se cedimi i saj kryhet në të njëjtën mënyrë dhe i bindet të njëjtës 
logjikë si sendet e tjera. Një përfundim të tillë e refuzuan shumë autorë dhe filozofë të lidhur 
pas  idesë  se  e  drejta  e  autorit  mbi  vepër  identifikohet  me  “thelbin  vetë  të  të  qenit  njeri”
429
 
(Didro). Këto janë shenja që tregojnë se vepra do të konsiderohet si zgjatim i personalitetit të 
autorit  dhe  kështu  do  të  vishet  me  elementë  të  të  drejtës  së  personalitetit.  Sinteza  e  këtij 
diskutimi përmblidhej te ideja që gjeti zbatim në fund të Regjimit monarkist në Francë sipas 
të cilës privilegji i shfrytëzimit të veprës nga botuesit nuk duhet të tejkalonte jetën e autorit. 
                                                           
426 "Shpjegimi i ungjillit që nga Lindja deri në Pashkë". 
427 Pierre Ronsard, 1524-1585, krijues madhor i Rilindjes në Francë. 
428 Michel Vivant, Jean-Michel Bruguière, Droit d’auteur, Botimi i parë, 2009, Dalloz. 
429 Denis Diderot. 


133 
 
Pra, për sa i përket të drejtave pasurore, u arrit një rezultat i kënaqshëm për autorët, nëpërmjet 
të cilit, ata kufizonin pushtetin e botuesve në kohë.  
 
Në këtë drejtim, autori i njohur francez Bomarshé, ka qenë nxitësi i parë i ligjit të parë 
të  shkruar  pas  Revolucionit  të  datave  13  dhe  19  janar  1791  që  u  njihte  autorëve  të  veprave 
dramatike një monopol shfrytëzimi të veprave të tyre. Është me shumë vlerë që të citohet një 
pjesë e shkurtër e preambulës së ligjit, e cila përmban një formulë e skalitur fort në memorjen 
e  çdo  juristi  të  formuar  në  Francë,  sipas  të  cilës:  “më  e  shenjta,  më  legjitimja,  më 
paatakueshmja  dhe  me  përsonalja  e  të  gjitha  pronësive,  është  vepra,  fryt  i  mendimit  të 
shkrimtarit”.  Dy  vite  më  vonë  monopoli  do  të  përfshinte  dhe  “të  drejtat  e  pronësisë  së 
autorëve të të të gjitha shkrimeve” sipas dekretligjeve të datave 19 dhe 24 korrik 1793. Dhe 
kështu filloi me hapa të sigurt e drejta e autorit sipas stilit francez, edhe pse ende e paformuar, 
por një e drejtë që ndriçon ende sot.  
 
Por  ende  jemi  të  paplotë  dhe  madje  dhe  jashtë  teme  nëse  nuk  prekim  anën  më 
origjinale  të  kësaj  të  drejte,  e  formuar  duke  marrë  si  bazë  ligjet  që  përmendëm  më  lart  dhe 
jurisprudencën e shek XIX, të drejtën morale ose jopasurore të autorit. Është një e drejtë që 
nuk ka asnjë bazë ligjore në themel të strukturës së vet
430
 dhe që kësisoj është krijuar tërësisht 
nga  jurisprudenca.  Po  do  jetë  pikërisht  kjo  e  drejtë  që  përbën  dhe  thelbin  e  të  drejtës  së 
autorit. Vendimi i parë mban datën 1814, i cili detyron botuesit që të respektojnë autorësinë 
dhe  integritetin  e  veprës.  Vendimet  tregojnë  daljen  në  skenë  të  një  të  drejte  subjektive  që 
mbron në fakt personalitetin e autorit nëpërmjet veprës, pasi krijuesi i veprës identifikohet me 
krijimin  e  tij
431
.  Jurisprudenca  franceze  është  e  para  që  kuptoi  mesazhin  filozofik  të  disa 
filozofëve të shquar, në linjë të parë Kanti. 
 
Citimi i emrit të Kantit nuk bën gjë tjetër veçse  vë në dukje se e drejta morale është 
një krijim kryesisht filozofik. Ndërkohë, merita e të drejtës franceze në ndërtimin e drejtës së 
autorit  me  komponentin  e  tij  jopasuror  është  e  padiskutueshme.  Kanti  është  filozof  gjerman 
por  shkrimet  e  tij  janë  të  shenjuara  së  tepërmi  nga  zhvillimet  politike  në  Francë.  Për  hir  të 
anekdotës,  Kanti  nuk  është  larguar  asnjëherë  prej  vendlindjes  së  tij,  por  ka  qenë  shumë  i 
vëmendshëm ndaj zhvillimeve në botë. Gojëdhënat thonë se Kanti e ndryshoi axhendën e tij 
ditore të punës vetëm dy herë: herën e parë në 1762 për të blerë Kontratën Sociale të Zhan-
Zhak  Rusosë  dhe  herën  e  dytë,  në  vitin  1789  për  të  blerë  gazetën  që  publikonte  lajmin  e 
shpërthimit  të  Revolucionit  francez
432
.  Por  kur  ka  lindur  interesi  dhe  detyrimi  për  të 
parashikuar  një  të  drejtë  morale  në  favor  të  autorit?  Një  interes  i  tillë  ka  lindur  falë 
refleksioneve të filozofëve dhe të doktrinës  juridike. Të  gjithë arritën në  përfundimin  se për 
                                                           
430 Pierre-Yves Gautier, Pronësia Intelektuale. 
431 Haddadin Suhail (Thèse), Fakulteti i Drejtësisë dhe Shkencave Sociale, Poitiers. 
432 Amand Saintes, Historia e jetës dhe e filozofisë së Kantit http://books.google.fr/books?id=0e-
GWEKh0e0C&printsec=titlepage&cad=0#v=onepage&q&f=false  


Yüklə 3,21 Mb.

Dostları ilə paylaş:
1   ...   67   68   69   70   71   72   73   74   ...   137




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə