Universiteti I tiranës fakulteti I drejtësisë departamenti I së drejtës civile



Yüklə 3,21 Mb.
Pdf görüntüsü
səhifə73/137
tarix14.09.2018
ölçüsü3,21 Mb.
#68649
1   ...   69   70   71   72   73   74   75   76   ...   137

136 
 
kryhet ky rregullim. Kështu, ndërhyrja kryesore e të tretit mund të vëhet vetëm derisa nuk ka 
mbaruar gjykimi në Gjykatën e Shkallës së Parë dhe jo në Gjykatën e Apelit
441

 
Pasoja  e  parë  këtij  parimi  është  se  e  drejta  morale  është  e  patjetërsueshme.  Ligji  për  të 
drejten  e  autorit  e  pohon  këtë  parim,  që  buron  nga  lidhja  midis  autorit  dhe  veprës. 
Patjetërsueshmëria  do  të  thotë  se  është  e  pamundur  për  autorin  që  të  cedojë  të  drejtën  e  tij 
morale  dhe  kjo  është  një  normë  që  siguron  efektshmërinë  e  të  drejtës  morale
442
.  Gjykata  e 
Lartë  e  ka  pohuar  këtë  parim  në  të  njëjtin  vendim  që  cituam  më  sipër
443
.  Por 
patjetërsueshmëria nënkupton dhe ndalimin për autorin që të heqë dorë nga kjo e drejtë siç e 
ka pohuar fortësisht Gjykata franceze e Kasacionit me një vendim të sajin datë 28 janar 2003. 
Në këtë vendim, Gjykata e Kasacionit pohon gjithashtu faktin se mbrojtja e të drejtës morale 
është  parim  i  rendit  publik,  që  do  të  thotë  se  kjo e  drejtë  duhet  të  respektohet  nga  të  gjithë, 
përfshi dhe autori
444
. Në këtë pikë duhet të bëjmë një dallim midis sistemit evropian dhe atë 
amerikan.  Thamë  më  lart  se,  midis  tyre,  ka  ndryshime  thelbësore  që  lidhen  me  të  drejtën 
morale. Deri në vitin 1990, ligjet amerikane mbi copyright-in nuk përmbanin asnjë dispozitë 
të posaçme që lidhej me të drejtën morale
445
. Të drejtat ekskluzive konsideroheshin vetëm të 
drejta  të  tilla  që  mund  të  ishin  të  cedueshme,  pra  të  drejta  pasurore.  Kjo  pozitë  ka  ngjallur 
shumë debate pasi për shumë autorë, binte ndesh me nenin 6 bis të Konventës së  Bernës
446

neni  që  sanksionon ekzistencën e të  drejtës  morale. Kongresi  amerikan nuk e mori  parasysh 
këtë  nen  duke  shprehu  idenë  se  ligji  i  brendshëm  ka  dhënë  mjaftueshmërisht  prova  të 
mbrojtjes së të drejtës morale
447
. Siç e thamë, ky qëndrim i Kongresit hasi në shumë debate. 
Në njëfarë mënyre, Kongresi ka mbajtur këtë qëndrim shovinist për shumë arsye, njëra prej të 
cilave është dhe puna e jurisprudencës së gjykatave amerikane, e cila në raste të caktuara ka 
njohur një të drejtë të autorëve të ngjashme të të drejtën morale, si për shembull në çështjen 
Giliam  kundër  American  Broadcasting  Cos.
448
,  në  të  cilën  trupa  e  komikëve  britanikë  "the 
Monty Python" argumentoi me sukses se transmetimi i një version të ndryshuar të programit 
të tyre televiziv nuk duhej bërë pa lejen e tyre. Megjithatë, Kongresi amerikan miratoi një ligj 
në  vitin  1990  të  quajtur  "Visual  Artists  Rights  Act"  që  mundëson  një  mbrojtje  të  kufizuar 
vetëm  për  ato  vepra  të  kategorizuara  si  "punime  të  artit  vizual",  ku  përfshihen  veprat 
figurative dhe grafike
449
. Përse pikërisht vetëm kjo kategori veprash? Këtu do të hasim sërish 
në dallimet filozofike që ndajnë sistemin e common laë me sistemin evropian. E drejta morale 
                                                           
441 Asim Vokshi, “E drejta procedurale civile”, qershor 2005, Shkolla e Magjistraturës, f. 136.  
442 Christophe Caron, E drejta e autorit dhe të drejtat fqinje me të, Litec LexisNexis Botimi i tretë. 
443 Vendimi i GjL nr. 74, datë 7 tetor 2002, "Arba Editions kundër Albtelecom". 
444 C. Cass. 28.1.2003, 
https://www.legifrance.gouv.fr/affichJuriJudi.do?idTexte=JURITEXT000007045522
.
  
445 Mary LaFrance, “Copyright Law”, Thomson West, 2008, f. 189. 
446 http://www.wipo.int/treaties/fr/text.jsp?file_id=283699#P127_24066 (teksti i Konventës së përditësuar). 
447 Po aty. 
448 United States Court of Appeals for the second circuit, 30 qershor 1976 
(http://books.google.al/books?id=QhFcmxfZ2tsC&pg=PA103&redir_esc=y#v=onepage&q&f=false). 
449 Mary LaFrance, “Copyright Law”, Thomson West, 2008, f. 191. 


137 
 
prek  të  gjitha  veprat  (me  disa  përjashtime),  në  rastin  e  sistemit  evropian,  për  të  mbrojtur 
personalitetin e autorit, që shprehet gjithashtu në krijimin e tij artistik. Ndërkohë, në rastin e 
Ligjit  VARA  të  miratuar  nga  Kongresi  amerikan  në  1990,  mbrojtja  me  anën  e  të  drejtës 
morale të veprave të arteve figurative dhe grafike kërkohet mbrojtja e veprave pëe gjeneratat 
që do të vijnë
450
. Pra në rastin e sistemit të common laë, shikojmë se e drejta morale vihet në 
shërbim të një të mire publike. 
 
E drejta morale është e përjetshme. Në një  përfundim i tillë mund të arrihet duke u bazuar 
në  dispozitën  e  pikës  7  të  nenit  24  të  Ligjit  për  të  drejtën  e  autorit  ku  thuhet  se  “të  drejtat 
vetjake  jopasurore  “nuk  parashkruhen”.  Në  këtë  kuptim,  në  çdo  kohë,  çdo  trashëgimtar  i 
autorit  mund  të  pretendojë  mbrojtjen  e  këtyre  të  drejtave.  Kjo  i  jep  mbrojtjes  së  të  drejtave 
jopasurore  një  karakter  të  përjetshëm  edhe  pse  përdorimi  i  këtij  mbiemri  mund  të  jetë  i 
tepruar.  Por  me  këtë  koncept,  nënkuptohet  që  të  drejtat  jopasurore,  në  ndryshim  nga  ato 
pasurore, nuk njohin ligjërisht asnjë kufi kohor.  
 
Në praktikë, mund të jetë një nga aspektet më jo të efektshme të të drejtës morale. Së pari 
sepse  publiku  fiton  të  drejtat  mbi  veprën  pas  mbarimit  të  kohëzgjatjes  së  monopolit  të 
shfrytëzimit të veprës nga autori, domethënë 70 vjet pas vdekjes së autorit. Dhe kësisoj është 
e  vështirë  të  ndalosh  publikun  të  ushtrojë  të  drejtën  e  tij  të  shfrytëzojë  veprën,  përfshi  dhe 
modifikimin  e  saj,  që  njëkohësisht  është  edhe  një  aspekt  i  të  drejtës  jopasurore,  pasi  një 
modifikim i veprës nënkupton shkelje të integritetit të saj. Përjetësia e të drejtës morale fiton 
një efektshmëri vetëm në rastet e mbrojtjes së emrit të autorit. Por edhe në këtë rast, kërkohen 
persona që të paraqesin padi kundër shkelje të të drejtës morale, pra kërkohen trashëgimtarë, 
që gjë që me kalimin e kohës, edhe mund të mungojnë… Në këtë pikë, Ligji për të drejtat e 
autorit, ashtu si dhe Ligji i vjetër 9380 shkojnë përtej kërkesave të nenit 6 bis të Konventës së 
Bernës,  duke  qenë  kështu  më  mbrojtëse  se  minimumi  që  garantohet  prej  Konventës.  Sipas 
kësaj Konvente, "të drejtat e njohura autorit në përputhje me paragrafin e parë të këtij neni (të 
drejtat  morale)  mbeten  të  tilla,  edhe  pas  vdekjes  së  tij  të  paktën  deri  në  përfundimin  e  të 
drejtave  të  tij  pasurore  dhe  ushtrohen  nga  personat  apo  institucionet  të  cilëve  legjislacionet 
kombëtare  ku  kërkohet  mbrojtja  u  japin  këtë  mundësi.  Megjithatë,  vendet  në  të  cilat 
legjislacionet,  në  fuqi  në  kohën  e  ratifikimit  të  kësaj  konvente  ose  të  aderimit  të  tyre  në  të, 
nuk  përmbajnë  dispozita  që  mundësojnë  mbrojtjen  pas  vdekjes  së  autorit  të  të  drejtave  të 
njohura  në  paragrafin  e  parë,  kanë  mundësinë  të  parashikojnë  që  disa  të  drejta  nuk  do  të 
mbrohen pas sigurohen pas vdekjes së autorit"
451
. Konventa e Bernës në këtë pikë siguron një 
minimun  të  drejtash  për  autorin  në  aspektin  e  të  drejtave  morale.  Shtetet  anëtare,  nëse 
                                                           
450 Po aty, f. 191. 
451 http://www.wipo.int/treaties/fr/text.jsp?file_id=283699#P127_24066 (teksti i Konventës së përditësuar). 


Yüklə 3,21 Mb.

Dostları ilə paylaş:
1   ...   69   70   71   72   73   74   75   76   ...   137




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə