Universiteti I tiranës fakulteti I drejtësisë departamenti I së drejtës civile



Yüklə 3,21 Mb.
Pdf görüntüsü
səhifə74/137
tarix14.09.2018
ölçüsü3,21 Mb.
#68649
1   ...   70   71   72   73   74   75   76   77   ...   137

138 
 
dëshirojnë,  mund  të  sigurojnë  një  volum  të  drejtash  më  të  madh.  Këtë  zgjedhje  ka  bërë 
legjislacioni ynë, i frymëzuar dhe nga legjislacione të tjera perëndimore
452
.  
 
Së fundi, e drejta morale nuk parashkruhet. Ky parim është pasojë e parimit të përjetësisë 
së të drejtës  së autorit. Kjo do të thotë se autori  nuk do e humbasë asnjëherë të drejtën e tij 
morale për shkak të mospërdorimit të kësaj të drejte. Një qendrim i till është rrjedhojë klasike 
e parimit se e drejta e autorit, saktësisht ajo morale, është një e drejtë personale. Si e tillë, ajo 
nuk parashkruhet. Këtu  gjejmë rastin të heqim paralelizmin me nin 113 të KC, në lidhje me 
paditë  që  nuk  parashkruhen.  Në  këto  lloj  padisë,  neni  113  i  KC  rreshtond  he  “padinë  për 
rivendosjen  ose  mbrojtjen  e  një  të  drejte  vetjake  jopasurore...”.  Pikërisht  e  drejta  morale  e 
autorit është një e drejtë e tillë, rrjedhimisht dhe paditë e bazuara në këtë të drejtë nuk do të 
parashkruhen. 
 
b.
 
…Domethënë potencialisht abuzive dhe të atakueshme 
 
E drejta jopasurore është një e drejtë që ndjek në mënyrë besnike vendimmarrjen sovrane 
të autorit në lidhje me respektimin e veprës së tij. Në këtë kuptim, ajo kjo e drejtë ushtrohet 
nëpërmjet një pushteti diskrecionar që autoi ka mbi veprën. Vendimmarrja diskrecionare është 
një  proces  analize që  lidhet  në  gjykimin  dhe vlerësimin  personal  të  personit që  e ka atë. Në 
teorinë  e  të  drejtës,  sidomos  asaj  publike,  vendimmarrja  diskrecionare  është  shprehje  e  një 
pushteti  vështirësisht  të  kontrollueshëm  nga  organe  të  tjera.  Të  tillë,  për  shembull  mund  ta 
gjejmë  në  disa  prerogative  të  krerëve  të  shteteve  në  republika  gjysëm  presidenciale  ose 
presidenciale,  si  dhe  në  monarki  me  karaktër  absolut.  Në  teorinë  e  të  drejtës  civile,  njihen 
gjithashtu  vendimmarrje  të  këtij  lloji  dhe  pushteti  dhe  shprehja  e  këtij  pushteti  që  autori  ka 
mbi  veprën,  nëse  flasim  për  të  drejtën  e  tij  jopasurore  është  një  nga  ato.  Në  këtë  kuptim, 
parimisht  askush  nuk  mund  të  ndalojë  autorin  të  ushtrojë  vendimmarrjen  e  tij  diskrecionare 
mbi  vepër  nëse  ai  gjykon  se  e  drejta  e  tij  jopasurore  është  shkelur.  Megjithatë,  ekziston 
gjithmonë një kufi dhe ky kufi lind nëpërmjet zbatimit të teorisë së abuzimit me të drejtën.  
 
Gjykata franceze e Kasacionit me një vendim që mban datën 5 qershor 1984 ka pohuar 
se “ushtrimi i të drejtës jopasurore ka një karakter diskrecionar, çka do të thotë se vlerësimi i 
ligjshmërisë të ushtrimit të kësaj të drejte nuk i përket gjyqtarit”
453
. Këtu  gjejmë një veçanti 
franceze pasi, nëse e krahasojmë për shembull me të drejtën gjermane, gjyqtari ka të drejtë të 
ushtrojë  kompetencën  e  tij  rregulluese  për  të  shmangur  abuzimin  me  të  drejtën.  Megjithatë, 
një qendrim  i  tillë shumë i  ngurtë do të mënjanohet  në rastet kur  gjyqtari vë re se  autori  ka 
përdorur prerogativat e tij për të arritur një qëllim të padrejtë. Por cilat mund të jenë ato raste 
ku ushtrimi i të drejtës jopasurore nga ana e autorit do të konsiderohet si abuzive? Meqënëse 
                                                           
452 Si për shembull ai italian, francez, gjerman etj… 
453 In Christophe Caron, E drejta e autorit dhe të drejtat fqinje me të, Litec LexisNexis, botimi i tretë. 


139 
 
teoria  e  abuzimit  është  një  teori  doktrinare,  e  ndihmuar  në  praktikë  nga  jurisprudenca, 
përgjigjet mund t'i gjejmë vetëm rast pas rasti. Fatmirësisht, një rast i tillë është paraqitur dhe 
pranë gjykatave tona. 
 
Sipas një vendimi datë 14 maj 1991, ushtrimi i të drejtës jopasurore për arsye tërësisht 
ekonomike  do  të  konsiderohet  si  abuziv.  Gjyqtarët  do  të  marrin  në  shqyrtim  finalitetin  e 
pretendimit të ngritur në bazë të të drejtës morale. Ideja kryesore është se nuk mund të ketë 
një të drejtë diskrecionare pa patur dhe një abuzim me të drejtën dhe kategoria juridike e të 
drejtave diskrecionare nuk ekziston
454
. Teoria e abuzimit me të drejtën mundëson  përpjekjet 
për të shmangur ushtrimin e padrejtë të të drejtës morale, çka prek rëndë dhe reputacionin e 
kësaj të drejte.  
 
Një rast  gjyqësor që ka të bëjë me të abuzimin  me të drejtën është  çështja të  cilën  e 
përmendëm dhe pak më sipër, e paraqitur pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë
455
 dhe që 
vinte  përballë  dy  personazhe  të  njohur  edhe  në  planin  ndërkombëtar:  shkrimtarin  Ismail 
Kadare dhe të venë e diktatorit Hoxha. Në këtë çështje autori kërkonte rikthimin në posedim 
të dorëshkrimit të veprës “Dimri i vetmisë së madhe”, në mënyrë që të rifitonte sipas tij, të 
drejtën e autorit që gëzonte mbi këtë dorëshkrim. Gjykata e Tiranës vendosi që autori duhet të 
rivive në poedim të dorëshkrimit mbi bazën e neneve të Ligjit të vjetër 9380 që lidhen me të 
drejtën morale dhe të drejtën e shfrytëzimit ekonomik të veprës. Por në fakt, vepra e gjendur 
në dorëshkrim ka qenë e botuar më parë gjatë viteve ’70, madje dhe në gjuhë të huaj. Që nga 
ky moment, autorit e bën veprën që të jetojë pavarësisht dorëshkrimit, i cili si send i trupëzuar 
që është, mund të ishte bërë dhe objekt dhurimi. Në këtë kontekst, kërkesa e shkrimtarit mund 
të shikohet si abuzive pasi është shkelje e të drejtës së pronësisë së fituar nga një person tjetër.  
 
Shenjtëria  e  të  drejtës  morale  përbën  dhe  një  problem  për  industrinë  artistike,  e  cila 
përfaqëson  rreth  5%  të  Prodhimit  të  Brendshëm  Bruto  të  BE-së
456
.  Në  këtë  kuptim,  e  drejta 
morale përbën një pengesë për investitorët, për arsye se ushtrimi i prerogativave të të drejtës 
morale  paralizojnë  prodhimin  dhe  shpërndarjen  e  veprës,  duke  bërë  që  të  hiqet  çdo  liri 
ekonomike  në  shfrytëzimin  e  veprës.  Gjatë  një  debati  në  Parlamentin  francez,  një  deputet  u 
shpreh  se:  “E  drejta  morale  ka  për  efekt  të  pengojë  përdorimet  elektronike  të  produkteve 
intelektuale, sidomos në internet, prandaj ekziston një dyshim i madh tek ndërmarrjet artistike 
që krijojnë vepra artistike digjitale në Francë dhe jashtë Francës. Do të ishte një rrezik i madh 
të  investoheshin  shuma  parash  në  një  krijim,  përhapja  dhe  tregtimi  i  të  cilit  do  të  mund  të 
                                                           
454 Christophe Caron, in Droit d’auteur, Litec LexisNexis (Litec). 
455 Gjykata e Rrethit Gjyqësor, Tiranë, datë 3 nëntor 2012. 
456  Office for harmonization in the internal market, “IPR intensive industries: contribution to economic 
performance and employment (http://ec.europa.eu/internal_market/intellectual-property/docs/joint-report-epo-
ohim-final-version_en.pdf). 


Yüklə 3,21 Mb.

Dostları ilə paylaş:
1   ...   70   71   72   73   74   75   76   77   ...   137




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə