Universiteti I tiranës fakulteti I drejtësisë departamenti I së drejtës civile



Yüklə 3,21 Mb.
Pdf görüntüsü
səhifə8/137
tarix14.09.2018
ölçüsü3,21 Mb.
#68649
1   ...   4   5   6   7   8   9   10   11   ...   137


 
Me shkëmbim në mjedisin digjital do të kuptojmë çdo lloj shkëmbimi të natyrës tregtare 
ose  jo,  të  një  informacioni,  nëpërmjet  një  suporti  digjital,  që  mund  të  jetë  një  pajisje  send  i 
trupëzuar që tejçon informacione digjitale, ose send i patrupëzuar që mundëson të njëjtën gjë 
dhe  ku  futet  për  shembull,  interneti  (serverat  e  patrupëzuar  që  gjenden  në  rrjet,  si  për 
shembull  shërbimet  cloud)  aplikacionet  e  telefonave  celularë  e  kështu  me  radhë.  Në  këtë 
kuptim,  rregullimi  i  shkëmbimeve  në  mjedisin  digjital,  mund  të  përkufizohet  si  e  drejta  e 
shkëmbimeve  në  mjedisin  digjital.  Fusha  që  zë  kjo  e  drejtë  është  e  bollshme,  për  shkak  se 
objekti  që  ajo  ka  është  i  gjerë.  Në  të  përfshihen  shkëmbimet  ekonomike,  administrative, 
individuale pa qëllime përfitimi. Rrjedhimisht, do të preken çështje të të drejtës që lidhen me 
të  dhënat  personale,  kontratat,  dëmin  jashtëkontraktor,  e  drejta  e  imazhit  dhe  kuptohet,  e 
drejta  e  pronësisë  intelektuale,  në  mënyrë  të  veçantë,  ajo  e  autorit.  Rëndësia  që  merr 
digjitalizimi  i  shkëmbimeve  edhe  në  Shqipëri  kuptohet  më  së  miri me  përpjekjet  e  qeverive 
ndër  vite  për  të  adoptuar  një  axhendë  digjitale,  në  harmoni  me  axhendën  e  Bashkimit 
Evropian
15
, axhendë e cila synon digjitalizimin e shpejtë dhe sasior të shkëmbimeve ndërmjet 
individëve dhe organeve të administratës publike
16
. Në të njëjtën logjikë, qeveria ka miratuar 
dhe  strategjinë  ndërsektoriale  të  shoqërisë  së  informacionit
17
.  Gjithashtu,  ligjvënësit  janë 
treguar  të  kujdesshëm  që  të  mos  lënë  mënjanë  edhe  risitë  e  digjitalizimit  në  fushën  e 
shkëmbimeve  edhe  ndërmjet  subjekteve  private,  duke  miratuar  ligje  të  rëndësishme  si  Ligji 
për  mbrojtjen  e  konsumatorëve
18
,  Ligji  për  tregtinë  elektronike
19
,  Vendimin  e  Këshillit  të 
Ministrave për lidhjen e kontratave në distancë
20
  e kështu me radhë.  
1.2.1 Përkufizimi, nga pikëpamja teknike, i shkëmbimit në mjedisin digjital 
a. Digjitalizimi – elementi thelbësor i përkufizimit 
Me qëllim përkufizimin e të drejtës së shkëmbimeve në internet, duhet të kristalizohet 
ideja  e  shkëmbimit  nëpërmjet  mjeteve  digjitale.  Zgjedhja  e  termit  “shkëmbim”  nuk  është 
rastësore. Nëpërmjet përdorimit të tij nuk synohet vetëm përshkrimi i ekonomisë digjitale me 
karakter  tregtar.  Po  të  ishte  kështu,  terma  të  përdorshëm  ka  plot,  ekonomia  digjitale  (ose 
numerike), për të cituar vetëm një shembull. Përdorimi i termit “shkëmbim” synon të tregojë 
se  nëpërmjet  internetit  dhe  teknikës  së  digjitalizimit,  çdokush  mund  të  transmetojë  çdo  lloj 
informacioni  edhe  atë  që  nuk  mbart  një  aspekt  ekonomik,  në  kuptimin  më  të  parë  të  fjalës 
“ekonomik”.  Ekonomia  digjitale  lidhet  në  mënyrë  të  qartë  dhe  pa  ekuivok  me  idenë  e 
ekzistencës  së  një  tregu  digjital.  Shkëmbimi  në  internet,  nëpërmjet  metodave  digjitale 
përfshin ekonominë digjitale, por është vetëm një aspekt i saj, aspekte të tjera përfshijnë (por 
                                                           
15 Vendimi nr. 284 datë 1.4.2015 “Për miratimin e strategjisë ndërsektoriale “Axhenda digjitale e Shqipërisë 
2015-2020”, pasuese e programit me të njëjtin emër për vitet 2013-2017, Fletora zyrtare nr. 201/2015. 
16 Shih në mënyrë të veçantë Ligjin 10273 datë 29.4.2010 “Për dokumentin elektronik”, i ndryshuar. 
17 VKM nr. 59 datë 21.1.2009, Fletorja Zyrtare nr. 25/2009. 
18 Ligji nr. 9902 datë 17.4.2008, Fletorja Zyrtare nr. 61/2008. 
19 Ligji nr. 10128 datë 11.5.2009, Fletorja Zyrtare nr. 85/2009. 
20 VKM nr 64 datë 21.1.2009 “Për kontratat në largësi”, Fletorja Zyrtare nr. 8/2009. 



 
pa  u  kufizuar  vetëm  në  të)  si  për  shembull,  komunikimet  mes  individëve.  Në  çdo  rast, 
shkëmbimi  në  internet  do  të  bëhet  nëpërmjet  metodave  digjitale  dhe  rrjedhimisht  duhet  të 
përqendrohemi te ky term, si hap i dytë i analizës sonë, i cili do të fillojë me kuptimin e fjalës 
“shkëmbim”. 
Tashmë të gjithë jemi në gjendje që të kuptojmë dhe të identifikojmë kuptimin e fjalës 
digjital: në mendjen tonë, ajo fjalë përmbledh gjithçka që lidhet me informatikën, me procese 
kompjuterike të përpunimit të informacionit, ashtu si dhe me pajisjet të cilat mundësojnë këto 
procese.  Në  një  aspekt  juridik,  termi  digjital  përfshin  si  botën  virtuale,  pra  sende  të 
patrupëzuara,  ashtu  si  dhe  botën  materiale  të  pajisjeve  informatike,  ndryshe  sendet  e 
trupëzuara.  
Fjala “digjital” në fjalorin informatik njihet dhe me termin “numerik”. Këto dy fjalë 
kanë saktësisht të njëjtin kuptim dhe të dyja i referohen koncepteve të njëjtë, por ndryshojnë 
për  shkak  të  origjinës.  Terminologjia  informatike  në  vendet  frankofone  përdor  termin 
“numerik”,  nga  latinishtja  numerus,  fjalë  nga  e  cila  derivon  dhe  fjala  numër  dhe  që  ka 
kuptimin e “përfaqësimit nëpërmjet shifrave”. Përdorimi i fjalës “numerik” tregon një origjinë 
të  dyfishtë:  së  pari,  tregon  se  kompjuterët  e  sotëm  kanë  derivuar  prej  makinave  llogaritëse 
primitive  që  kanë  patur  për  bazë  shifrat.  Edhe  sot,  edhe  pse  programet  e  ndryshme 
kompjuterike  kanë  për  bazë  algoritmet  dhe  simbolet,  në  thelb  të  tyre  mbeten  gjithmonë 
shifrat.  Së  dyti,  sektori  i  telekomunikacionit  ka  zhvilluar  teknologjinë  e  konvertimit  të 
sinjaleve elektrike në një vazhdimësi shifrash 0 dhe 1
21
, me qëllim përmirësimin dhe rritjen e 
efektshmërisë  së  transmetimeve.  Nëpërmjet  kthimit  të  të  dhënave  informacionale  në  një 
vazhdimësi  shifrash,  ose  numrash,  pra  ku  del  dhe  fjala  numerik,  mundësohet  një  kalim  i 
konsiderueshëm  njësish  informacionale  në  një  transmetues,  për  shembull  në  formën  e  një 
kablli  ose  nëpërmjet  valëve  elektromagnetike
22
.  Kështu,  fjala  numerike  gjen  përdorim  në 
vendet frankofone për shembull për të identifikuar një tingull numerik, fotografi numerike
23

video numerike e kështu me radhë.  Nga ana tjetër, në botën anglo-saksone, u zhvillua termi 
“digjital”, që tashmë sot njeh një përdorim shumë herë më të gjerë se fjala “numerik”. Termi 
digital” në anglisht buron prej fjalës latine “digitus” që do të thotë gisht dhe që në anglisht i 
                                                           
21 Sipas teorisë së informacionit të Shannon-it, në bazë të të cilës qendron ideja revolucionare e sintetizuar për 
herë të parë në vitin 1948 nga Claude Shannon në artikullin e tij “A Mathematical Theory of Communications”,  
se informacioni është një koncept fizik që mund të shfaqet dhe në fushën e teknologjisë. Kjo do të thotë se që 
nga ky çast, informacioni kthehet në një madhësi të matshme. Teoria është quajtur gabimisht teoria e 
informacionit pasi në fakt bëhej fjalë për një teori matematikore e komunikacionit të informacionit. Informacioni 
do të shprehet në njësi binare të quajtur bit, ose një vazhdimësi shifrash 0 dhe 1. Informacioni që kalon në këtë 
mënyrë deshifrohet prej marrësit të tij që e kthen atë nga një shprehje në bit, në informacionin e kërkuar.  
22 Ndryshe i quajtur “wireless”. 
23 Antoine Latreille, Helene Bétou, Images numériques et pratique du droit d’auteur, Legicom 35/2005, f. 51. 


Yüklə 3,21 Mb.

Dostları ilə paylaş:
1   ...   4   5   6   7   8   9   10   11   ...   137




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə