Universiteti I tiranës fakulteti I drejtësisë departamenti I së drejtës civile



Yüklə 3,21 Mb.
Pdf görüntüsü
səhifə82/137
tarix14.09.2018
ölçüsü3,21 Mb.
#68649
1   ...   78   79   80   81   82   83   84   85   ...   137

154 
 
interpretimeve  të  ndryshme  është  pasiguria  për  autorët  dhe  titullarët  që  vjen  nga  ky 
digjitalizim. Çështjet gjyqësore, edhe pse të ndryshme, kanë të përbashkët objektin që lidhet 
me  digjitalizimin  e  veprave  letrare  nga  ana  e  Google,  me  qëllim  krijimin  e  një  librarie 
universale. Google ka nisur projektin e tij ambicioz në fillim vitet 2000, të quajtur fillimisht 
Google Print. Me masivizimin e kësaj praktike, Google i është dashur të lidhë marrëveshje me 
disa  titullarë  të  të  drejtave,  në  mënyrë  që  të  sigurojë  maksimalisht  lirinë  për  të  vijuar  me 
praktikën  e  skanimit  dhe  të  digjitalizimit  të  pjesëve  të  shkurtra  të  veprave  letrare
503

Megjithatë,  kritikat  kanë  qenë  mjaft  të  forta,  sidomos  nga  titullarët  e  të  drejtave  në  Evropë, 
pasi Google ka vijuar këtë praktikë edhe për vepra për të cilat ai nuk ka marrë autorizim për të 
kryer  skanimin  dhe  digjitalizimin.  Nga  pikëpamja  e  interpretimit  gjyqësor  amerikan, 
pavarësisht  mungesës  së  autorizimit,  ky  veprim  u  mundëson  lexuesve  dhe  kërkuesve 
shkencorë që të gjejnë sa më shumë libra
504
. Një interpretim i tillë mjaft i gjerë përkon me një 
analizë  historike  të  gjykatave  amerikane,  të  cilat  shikojnë  të  mirat  publike  që  sjell  një 
teknikologji e re e përhapjes së veprës. Nëpërmjet këtij interpretimi, kërkuesit, pavarësisht se 
nuk  gjenden  në  mjediset  e  tyre  kërkimore  (qendra  kërkimore,  universitetete),  mund  të 
orientohen në gjetjen e veprave, për të cilat, ata më tej mund të kërkojnë blerjen e veprës së 
plotë. Si mund të justifikohet juridikisht nga ana e Google botimi i pjesëve të veprës pa lejen 
e titullarëve? Gjykatat amerikane mbrojnë tezën e informimit publik dhe të përhapjes së dijes. 
Por, nga pikëpamja e të drejtës evropiane, botimi i pjesëve të shkurtra të veprës kategorizohet 
ose  si  shkelje  e  të  drejtës  së  autorit,  ose  si  një  përjashtim  i  lejuar  nga  ligji,  në  suazën  e 
citimit
505
.  Gjithmonë  sipas  pikëpamjes  evropiane,  e  kemi  të  vështirë  të  pranojmë  se  jemi 
përpara  kategorisë  së  citimit,  pasi,  në  këtë  rast,  nuk  kemi  një  kontekst,  nuk  kemi  një  vepër 
cituese, në të cilën të inkorporhet vepra e cituar.  
Parodia
506
  
Humori dhe parodia përfitojnë nga përjashtimi i zbatimit të të drejtës së autorit. Që do 
të  thotë  se  autori  i  një  vepre  parodiuese,  nëse  përmbushen  kushtet  që  do  t’i  shqyrtojmë  në 
vijim, nuk ka detyrim të marrë autorizim prej titullarëve të të drejtave mbi veprën e parodiuar. 
Ligji  për  të  drejtat  e  autorit  lejon  transformimin  e  veprës  në  një  parodi  apo  karikaturë  në 
masën  e  nevojshme  për  qëllimin  e  caktuar,  duke  treguar  autorin  dhe  veprën  që  është 
transformuar
507
. Parashikimi i mundësisë për të parodiuar veprat është i një rëndësie madhore 
pasi  në  të  kundërt,  si  mund  të  ketë  liri  shprehje,  të  garantuar  nga  Kushtetuta  dhe  nga 
dokumente ndërkombëtare të ratifikuara nga Shqipëria, nëse nuk njihet e drejta për të vënë në 
                                                           
503 Mënyra teknike për ta bërë një gjë të tillë, është shtjelluar në seksionin mbi kontratën e botimit.  
504
 Authors Guild, Inc v. Google Inc., US District Court, Southern District New York, 16.10.2015 
(
http://www.arl.org/storage/documents/publications/google_summary_judgment_final_Nov_14_2013.pdf).  
505 TGI Paris, 18.12.2009, Sté Editions du Seuil SAS v. Google Inc., Google France, http://juriscom.net/wp-
content/documents/tgiparis20091218.pdf.  
506 Nga greqishtja e vjetër parodeia, që do të thotë “një këngë e kënduar së bashku me një tjetër”. 
507 Neni 84 i Ligjit për të drejtat e autorit. 


155 
 
lojë një vepër, që nga çasti që ajo është bërë publike? Parodia e një vepre përmban vështirësi 
të shumta që lidhen më aspektin artistik të krijimit të saj dhe me përpjekjen e duhur që duhet 
të bëjë autori parodiues për t’u distancuar mjaftueshëm nga vepra e parodiuar. Aspekti i parë 
varet shumë nga aftësitë krijuese dhe talenti i autorit. Në këto periudha mediokre në fushën e 
krijimtarisë,  humori  ka  humbur  paksa  forcën  e  tij  goditëse  dhe  zbavitëse.  Ndërsa  aspekti  i 
dytë,  edhe  pse  mjaft  i  lidhur  me  të  parin,  hyn  në  diskutimin  juridik,  pikërisht  dallimi  midis 
veprës së parodiuar dhe veprës parodiuese. Është e nevojshme që të të mënjanohet çdo rrezik 
konfuzioni  midis  dy  veprave.  Natyrisht,  e  dyta  në  mënyrë  të  paevitueshme  kujton  të  parën, 
por e dyta duhet të ketë një autonomi në krahasim me të parën. Dhe autonomia vjen prej faktit 
se vepra e dytë ndjek një mision humoristik të pakontestueshëm, gjë që e bën atë të shpëtojë 
nga suaza e monopolit të autorit të veprës së parodiuar. Pra, të dy veprat duhet të ekzistojnë 
në  mënyrë  të  veçantë.  Një  shembull  parodie  të  arrirë  artistikisht  dhe  që  përmbush  misionin 
humoristik  është  vepra  kinematografike  e  regjisorit  amerikan  të  filmave  parodiues  Mel 
Brooks, “Robin Hood: Men in Tights
508
, parodi e filmit të suksesshëm “Robin Hood: Prince 
of  Thieves
509
,  me  aktorin  Kevin  Costner.  Parodi  të  tjera  mjaft  të  suksesshme  janë  ato  të 
trupës britanike Monty Python në veprat e tyre filmike “Life of Brian” dhe “The Holy Grail”. 
Por meqënëse këto parodi bazohen në histori që janë pjesë e domenit publik apo mbi legjenda 
popullore, ato  nuk hyjnë  në  kategorinë  e parodisë, në  kuptimin e rasteve përjashtimore të  të 
drejtës së autorit. Çdo vepër që është pjesë e domenit publik mund të rishkruhet, parodiohet, 
pasi mbi to nuk ka më asnjë të drejtë autori që mbizotëron. 
Vepra e re duhet të jetë një vepër transformuese dhe prurje personale e autorit
510
 si dhe 
të  ketë  si  mision  humorin.  Fakti  që  veprat  humoristike  kanë  një  mision  mund  të  bjerë  në 
kundërshtim  me  parimin  sipas  të  cilit  veprat  artistike  nuk  kanë  asnjë  finalitet  dhe  asnjë 
mision.  Por në  këtë  rast, termi “mision” i  përdorur për veprat  me karakter humoristik  lidhet 
më shumë me trajtën dhe zhanrin që ato përfaqësojnë. Në këtë rastm, misioni ose finaliteti i 
një vepre arti humoristike është në thelb, zhanri vetë që ai mëton të përfaqësojë.  
Gjithashtu,  vepra parodiuese nuk duhet  të  dëmtojë autorin  e veprës së parodiuar dhe 
vet  veprën  e  parodiuar.  Natyrisht  që  kjo  pikë  është  e  vështirë  për  t’u  interpretuar.  Së  pari 
sepse një autor mund të ndjehet i fyer nga parodia e veprës së tij dhe së dyti, sa mund të jetë e 
përputhshme ekzistenca e një parodie me të drejtën morale të autorit të veprës së parodiuar? 
Parodia e një vepre është një lloj alterimi i veprës së parë, një lloj mosrespektimi i integritetit 
të  veprës.  Nuk  duhet  të  lëmë  pa  përmendur  dhe  të  drejtat  pasurore  të  autorit  të  veprës  së 
parodiuar. Përgjithësisht është pranuar se nëse parodia shkel interesat ekonomike të autorit të 
veprës  së  parodiuar, atëherë  vepra parodiuese nuk e ka arritur qëllimin  e saj  humoristik: ajo 
mund të përbëjë më shumë një plagjaturë sesa një vepër të re. Megjithatë, në praktikë, është 
                                                           
508 “Robin Hood: Men in Tights”, Mel Brooks, Gaumont – Brookfilms Productions, 20th Century Fox, 1993. 
509 “Robin Hood: Prince of Thieves”, Kevin Reynolds, Morgan Creek Productions, Warner Bros, 1991. 
510 Sipas versionit të komentuar të Kodit francez të Pronësisë Intelektuale. 


Yüklə 3,21 Mb.

Dostları ilə paylaş:
1   ...   78   79   80   81   82   83   84   85   ...   137




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə