Universiteti I tiranës fakulteti I drejtësisë departamenti I së drejtës civile



Yüklə 3,21 Mb.
Pdf görüntüsü
səhifə83/137
tarix14.09.2018
ölçüsü3,21 Mb.
#68649
1   ...   79   80   81   82   83   84   85   86   ...   137

156 
 
vënë re se veprat e parodiuara njohin një rritje interesi nga spektatorët, pikërisht për shkak se 
vepra  parodiuese  ka  tërhequr  vëmendjen  e  publikut  dhe  se  përgjithësisht,  publiku  që  shikon 
veprën parodiuese është një publik që njeh dhe pëlqen veprën e parodiuar. 
Meqënëse  në  pikat  që  përmendëm  më  sipër,  të  drejtat  e  vendeve  evropiane  kanë 
interpretime  të  ndryshme,  do  i  referohemi  direktivës  evropiane  të  datës  22  maj  2001  për  të 
drejtën e autorit në shoqërinë e informacionit (“Direktiva 2001/29/BE”) si dhe vendimeve të 
Gjykatës evropiane të Drejtësisë.  
Qëllimi  i  Direktivës  2001/29,  siç  do  direktivë  e  Bashkimit  Evropian,  është 
harmonizimi i të drejtave të vendeve anëtare të BE-së, në mënyrë specifike harmonizimi i të 
drejtës  së  autorit  zbatuar në  shoqërinë  e informacionit.  Ky harmonizim do të  kontribuojë  në 
zbatimin më të mirë të katër lirive brenda tregut të brendshëm dhe në mënyrë të veçantë do të 
sigurojë  një  mbrojtje  më  të  mirë  të  pronës  (së  autorit),  si  dhe  të  lirisë  së  shprehjes  dhe  të 
interesit të përgjithshëm
511
. Direktiva përpiqet të rregullojë marrëdhëniet e pronësisë që lindin 
prej ekzistencës së të drejtës së pronësisë intelektuale, por duke dashur të menaxhojë interesa 
që nuk mund të lihen mënjanë, siç janë ato të lirisë së shprehjes dhe të të drejtës së publikut 
për  t’u  informuar.  Në  këtë  kontekst,  Direktiva  mëton  të  rregullojë  marrëdhënien  midis  të 
drejtës së autorit, e pazëvendësueshme dhe përjashtimet prej saj, ku futen dhe rastet e parodisë 
apo të humorit. Sipas saj “duhet ruajtur një ekuilibër i drejtë midis të drejtave dhe interesave 
të kategorive të ndryshme të titullarëve të të drejtave si dhe të atyre të përdoruesve të sendeve 
të  mbrojtura”
512
.  Direktiva  2001/29  u  jep  shteteve  mundësinë  që  të  rregullojnë  vetë  rastet 
përjashtimore të zbatimit të të drejtës së autorit, por vendos vet një kuadër, që do të shërbejë 
si udhërrëfyes për legjislacionet kombëtare. Kështu, neni 5 i direktivës 2001/29 në paragrafin 
e tretë thotë se: “shtetet anëtare kanë mundësinë të parashikojnë përjashtime ose kufizime të 
të drejtave të parashikuara në lidhje të drejtën e riprodhimit dhe të komunikimit të veprave në 
publik  në  rastet  e  [...]  k)  përdorimit  për  qëllime  karikature,  parodie  apo  humori.”  Neni  5  i 
Direktivës  jep  një  listë  të  përjashtimeve  dhe  kufizimeve  ku  bën  pjesë  dhe  parodia.  Në 
shqyrtimin e kritereve të parodisë, Gjykata evropiane e Drejtësisë ka dhënë një vendim mjaft 
të  rëndësishëm  më  datë  3  shtator  2014,  i  cili  jo  vetëm  përcakton  kriteret  e  parodisë  së  një 
vepre, por jep dhe disa udhëzime të rëndësishme të interpretimit të direktivave
513
. Një anëtar i 
një partie të ekstremit të djathtë ne Belgjikë, gjatë organizimit të festës me rastin e festës së 
Vitit të Ri 2011 në qytetin e Gentit në Belgjikë, shpërndau një kalendar me disa vizatime që 
parodionin  një  libër  me  figura  të  një  autori  të  viteve  ’60.  Parodia  përfaqësonte  personazhin 
kryesor  të  librit  me  figura,  duke  hedhur  monedha  përtokë,  të  cilat  mblidheshin  nga  gra  të 
mbuluara  dhe  njerëz  me  ngjyrë.    Autorët  e  veprës  së  parodiuar,  pasi  vlerësuan  se  shkelej  e 
drejta e tyre e autorit paditën politikanin e partisë së ekstremit të djathtë. I padituri pretendoi 
                                                           
511 Konsiderata nr. 3 e Direktivës 2001/29. 
512 Konsiderata nr. 31 e Direktivës 2001/29. 
513 Çështja nr. C-201/13, datë 3 shtator 2014. 


157 
 
se parodia ishte në fakt një karikaturë me natyrë politike dhe si e tillë, gëzonte nga përjashtimi 
i  monopolit  të  së  drejtës  së  autorit,  sipas  ligjit  belg.  Nga  ana  tjetër,  paditësit  parashtruan  se 
parodia  duhet  t’i  bindet  disa  kritereve  si  për  shembull  të  ketë  një  funksion  kritik,  të  jetë 
origjinale,  të  tregojë  se  ka  një  frymë  humoristike,  të  shpotisë  deri  diku  veprën  e  parodiuar.  
Për më tepër, paditësit vunë re se karikatura jep një mesazj diskriminues, pasi personazhet e 
paraqitur të cilët, në veprën origjinale, rrëmben monedhat përtokë, në karikaturë paraqiten si 
gra të mbuluara dhe njerëz me ngjyrë.  
Gjykata e Apelit të Brukselit, në ndryshim nga gjykata të tjera kombëtare, vendosi të 
çojë përpara Gjykatës Evropiane të Drejtësisë, nëpërmjet procedurës së preliminary ruling
514

thelbin e problemit që do të ndihmontë dhe në zgjidhjen sa më të drejtë të pyetjes: a përbënte 
karikatura në fjalë një parodi, sipas kuptimit të direktiës 2001/29 dhe kësisoj të përfitojë nga 
përjashtimi  i  zbatimit  të  të  drejtës  së  autorit?  Gjykata  e  Drejtësisë  duhej  t’i  përgjigjej  dy 
pyetjeve: së pari nëse parodia është një nocion autonom i të drejtës së BE-së dhe së dyti, cilat 
janë kriteret, në optikën e të drejtës së BE-së që duhet të ketë një vepër parodiuese për të qenë 
pjesë  e  përjashtimeve  të  zbatimit  të  së  drejtës  së  autorit.  Për  sa  i  përket  pyetjes  së  parë, 
Gjykata  e  Drejtësisë  përmend  jurisprudencën  e  saj  konstante  në  këtë  pikë,  sipas  së  cilës, 
nocionet e të drejtës së BE-së që nuk përmbajnë asnjë referim drejt një të drejte kombëtare për 
të përcaktuar kuptimin e dhe fushën e zbatimit të tij, duhet të gjejnë në të gjithë hapësirën e 
BE-së  një  interpretim  autonom  dhe  të  uniformizuar,  për  të  cilin  duhet  të  kihet  parasysh 
konteksti i dispozitës si dhe qëllimi i ndjekur nga norma ligjore që përmban nocionin
515
. Në 
këtë kuptim, Gjykata e Drejtësisë krijon një të drejtë të vetën evropiane, e cila në të ardhmen 
mund  të  shërbejë  dhe  për  uniformizimin  e  të  drejtave  kombëtare  të  vendeve  të  BE-së. 
Meqënëse nocioni “parodi” përfshihet brenda një kuadri të një interpretimi autonom, Gjykata 
e Drejtësisë do e përkufizojë këtë nocion në bazë të dispozitave evropiane. Gjykata konstaton 
se  nuk  ka  asnjë  përkufizim  të  nocionin  parodi  në  direktivën  2001/29,  ajo  do  i  referohet 
jurisprudencës së saj dhe kuptimit që mbart ky nocion në gjuhën e perditshme. Parodia ka për 
karakteristikë  thelbësore  t’i  drejtohet  një  vepre  ekzistuese,  duke  shaqur  megjithatë  disa 
dallime  të  dukshme  në  raport  me  të  dhe  në  të  njëjtën  kohë,  të  jetë  një  shprehje  humori  ose 
talljeje. Nga kuptimi i fjalës parodi, sipas interpretimit të Gjykatës së Drejtësisë, origjinaliteti 
nuk është kriter që hyn në përkufizimin e saj. Në këtë kuptim dhe së dyti, parodia nuk duhet 
të  përmbushë  kriteret  themelore  të  të  drejtës  së  autorit:  ajo  nuk  duhet  domosdoshmërisht  të 
ndahet në mënyrë të dukshme, thelbësore nga vepra e parë. Është pikërisht lidhja me veprën e 
parë, veprën e parodiuar që e bën një krijim humoristik të jetë një parodi. Atëherë, cili kriter 
mund  ta  përmbajë  parodinë  brenda  disa  caqeve  të  pranueshëm  në  një  shoqëri  demokratike?  
Sipas  Gjykatës  së  Drejtësisë,  parodia  është  një  pjesë  përbërëse  e  lirisë  së  shprehjes  dhe  si  e 
tillë ajo duhet të “ruajë një ekuilibër të drejtë ndërmjet të drejtave dhe interesave të autorëve 
nga njëra anë dhe të drejtave dhe interesave të përdoruesve të veprave që  mbrohen, nga ana 
                                                           
514 Questions préjudicielles në frëngjisht. 
515 Vendimi Padawan, C-467/08, viti 2010. 


Yüklə 3,21 Mb.

Dostları ilə paylaş:
1   ...   79   80   81   82   83   84   85   86   ...   137




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə