Universiteti I tiranës fakulteti I drejtësisë departamenti I së drejtës civile



Yüklə 3,21 Mb.
Pdf görüntüsü
səhifə85/137
tarix14.09.2018
ölçüsü3,21 Mb.
#68649
1   ...   81   82   83   84   85   86   87   88   ...   137

160 
 
parodia
518
. Pra, për sa i përket parodisë, elementët që do të merren nga vepra kryesore si dhe 
sasia e tyre do të vlerësohen në mënyrë specifike. Njohja e karakterit parodik bëhet nëpërmjet 
elementëve  që  pikërisht  të  çojnë  të  vepra  kryesore
519
.  Kuptojmë  që  elementët  e  përdorur  në 
parodi mund të jenë substancialisht më të rëndësishëm se në krahasim me çdo citim tjetër. Në 
këto kushte, çfarë do e bënte një parodi të dallueshme dhe të mbrojtshme nga pretendimi se 
shkel të drejtat e autorit të veprës së parodiuar? Kriteri i përcaktimit është elementi tregtar i 
parodisë.  Në  doktrinën  e  fair  use,  impakti  i  përdorimit  të  parodisë  mbi  tregun  e  veprës  së 
parodiuar zë një vend të rëndësishëm edhe pse jo të vetëm në përcaktimin e një përdorimi të 
lirë të veprës, domethënë që nuk shkel të drejtën e autorit. 
Fair use 
Sipas kësaj teorie, përdorimi i lirë i veprave të mbrojtura nga copyright-i, për qëllime 
të  tilla  si  kriticizmi,  komenti,  raportimi  i  lajmeve,  arsimimi  (duke  përfshirë  dhe  kopjet  për 
përdorim  në  klasë),  ose  punët  kërkimore,  nuk  përbëjnë  shkelje  të  copyright-it.  Për  të 
përcaktuar  nëse  një  vepër  në  raste  të  ndryshme  mund  të  përdoret  në  kontekstin  e  fair  use
kriteret që duhet të shqyrtohen janë: 
-  qëllimi  dhe  karakteri  i  përdorimit,  duke  përfshirë  edhe  rastet  kur  përdorimi  ka  një  natyrë 
tregtare ose bëhet për qëllimet edukimi; 
- natyrën e veprës së mbrojtur; 
- sasinë dhe substancialitetin (thelbin) e pjesës së përdorur në lidhje me veprën në tërësi;  
- efektin e përdorimit mbi tregun potencial ose mbi vlerën e veprës së mbrojtur. 
Kemi  patur  rastin  ta  nënvizojmë  dhe  më  parë  se  doktrina  amerikane  e  copyright-it 
është  më  fleksibël  në  përcaktimin  e  përjashtimeve.  Nëse  në  Evropë,  ekziston  një  listë 
përjashtimesh,  në  Shtetet  e  Bashkuara  të  Amerikës  përjashtimet  përcaktohen  në  bazë  të  një 
vlerësimi që do të bëjë gjykata, nëse do të lindin konflikte, e cila do të përcaktojë në bazë të 
këtyrë kritereve se cili përdorim përfiton nga fair use.  
Vlerësimi i përjashtimit nga zbatimi i  të drejtës së autorit do të jetë një shqyrtim i të 
gjithë këtyre kritereve, një lloj ponderimi, vendosje e një raporti të secilit në raport me kriteret 
e  tjera,  në  mënyrë  që  të  edhe  e  drejta  e  autorit  e  veprave  të  parodiuara  të  mos  shkelen,  por 
edhe e drejta për të përdorur këto vepra me qëllim lirinë e shprehjes, por edhe krjimin e një 
                                                           
518 « Copying does not become excessive in relation to parodic purpose merely because the portion was the 
origjinal’s heart. If the band had copied a significantly less memorable part of the original, it is difficult to see 
how its parodic character would have come through” (f. 588-589). 
519 “What makes for this recognition is quotation of the original’s most distinctive or memorable features, 
which the parodist can be sure the audience will know” (f. 588). 


161 
 
vepre  të  re,  që  Gjykata  Supreme  në  çështjen  Acuff-Rose  e  quan  “punë  transformuese”
520

Parodia ka pretendim të qartë transformues, gjë që mund të rezultojë në një përfitim shoqëror 
duke hedhur dritë  mbi një vepër që  ndoshta kishte rënë  në  qetësi,  dhe  gjatë  këtij  procesi,  të 
krijojë një vepër të re. Gjykata Supreme vlerësoi se jemi në prani të një parodie pasi mesazhin 
“romantik” të veprës së parë, 2 Live Crew e ndryshoi duke vënë theksin në mënyrë të ashpër 
por sarkastike se prostitucioni nuk ka asgjë romantike, pasi “takimet seksuale me persona që 
ofrojnë  veten  e  tyre  dhe  që  nuk  e  thonë  emrin  nuk  është  domosdoshmëri  një  histori 
romantike.”
521
  
Nga pikëpamja e impaktit mbi tregun potencial, Gjykata Supreme, nëpërmjet analizës 
së saj, konstatoi se në parim parodia mund të ketë impakt negativ mbi tregun
522
. Por edhe këtu 
Gjykata  Supreme  konstaton  me  shumë  kujdes  se  përdorime  të  ndryshme  të  fair  use,  për 
shembull  kritika  e  një  teatri,  mund  të  godasë  rëndë  veprën  e  skenarizuar,  aq  sa  të  ulë  në 
mënyrë  drastike shitjen  e biletave. Këtu,  në  këtë  rast,  është  e qartë  se kritiku vepron brenda 
kornizës  të  të  drejtës  së  tij  për  t’u  shprehur.  E  njëjta  gjë  vlen  dhe  për  parodinë.  Roli  i 
gjykatave është që bëjë dallimin ndërmjet kriticizmit të ashpër që mund të largojë kërkesën në 
treg  për  veprën  dhe  shkeljes  të  të  drejtës  së  autorit.  Sipas  Gjykatës  Supreme,  fakti  që  grupi 
muzikor  kishte  bërë  një  parodi  hip-hop  të  këngës  “Oh,  Pretty  Woman”  nuk  do  të  thotë  se 
prekej  tregu  potencial  i  kësaj  kënge  në  fushën  e  muzikës  hip-hop
523
,  që  do  të  thotë  se 
nëpërmjet veprës së parodiuar të krijoheshin vepra të tjera që të merrnin motivet e saj: nëse do 
të ndodhte, atëherë, gjykata do të arrinte në përfundimin se vepra parodiuese do të  kishte një 
impakt  ekonomik  në  dëm  të  veprës  së  parodiuar.  Në  këto  kushte,  nuk  jemi  përpara  një 
shkeljeje  të  të  drejtës  së  autorit.  Rrjedhimisht,  parodiuesi  as  nuk  ka  detyrimin  që  të  kërkojë 
autorizim ose dhënie liçence për përdorimin e veprës së parodiuar. Natyrisht, që të kërkohet 
përdorimi i veprës në kuadër të fair use, përmban një rrezik. Fair use deklarohet nga gjykata 
vetëm  pas  një  gjykimi,  pra  a  posteriori.  Nëse  gjykata  e  konsideron  parodinë  si  pjesë  të  fair 
use,  atëherë,  parodiuesi  nuk  ka  asnjë  detyrim  të  paguajë  autorin  e  veprës  së  parodiuar. 
Megjithatë, ka parodiues profesionistë që punën e tyre e bazojnë në marrëveshje që lidhin me 
autorët dhe titullarët e veprave, si për shembull parodiuesi amerikan Ëierd Al Yankovich. Ai 
ka  dashur  të  parodiojë  dhe  vepra  të  Prince,  mirëpo  ky  i  fundit  kurrë  nuk  i  ka  dhënë 
autorizimin dhe projektet e parodiuesit nuk janë realizuar. 
Konceptin e fair use do e gjejmë gjithashtu në tekstet evropiane, nëpërmjet zbatimit të 
parimit të testit me tre etapa
524
.  
-
 
Përjashtime që përkrahin të drejtën e informimit publik 
                                                           
520 « Transformative work », Po aty f. 579. 
521 Acuff-Rose f. 582. 
522 Acuff-Rose f. 583. 
523 Po aty. 
524 Shih më poshtë poshtë. 


Yüklə 3,21 Mb.

Dostları ilə paylaş:
1   ...   81   82   83   84   85   86   87   88   ...   137




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə