Universiteti I tiranës fakulteti I drejtësisë departamenti I së drejtës civile



Yüklə 3,21 Mb.
Pdf görüntüsü
səhifə87/137
tarix14.09.2018
ölçüsü3,21 Mb.
#68649
1   ...   83   84   85   86   87   88   89   90   ...   137

164 
 
-
 
Përjashtime që përkrahin emancipimin e shtresave në nevojë 
Nga  përjashtimet  përfitojnë  dhe  personat  me  aftësi  të  kufizuara  lëvizëse,  fizike, 
ndjesore, mendore njohëse ose psikike. Përjashtimi për kategoritë  që  përfshijnë  personat  me 
paaftësi  parashikohet  nga  Direktive  2001/29/CE
531
.  Për  Direktivën,  është  e  rëndësishme  që 
shtetet  anëtare  të  parashikojnë  të  gjitha  mjetet  e  përshtatshme  që  mundësojnë  aksesin  drejt 
veprave të personave që vuajnë nga handikape që i pamundësojnë ata të përdorin veprat
532
.  
Direktiva  2001/29/CE  e  shpreh  sërish  mundësinë  që  kanë  shtetet  të  organizojnë 
përdorimin e lirë të veprave nga persona me aftësi të kufizuara në nenin 5 pika 3 të tij. Sipas 
këtij  neni,  “shtetet  anëtare  kanë  mundësinë  të  parashikojnë  përjashtime  ose  kufizime  në  të 
drejtat e parashikuara në Direktivë nëse bëhet fjalë për përdorime në përfitim të personave me 
aftësi të kufizuara, që lidhen në mënyrë direkte me aftësinë e kufizuar në fjalë dhe që nuk janë 
të një natyre tregtare, brenda masës së lejuar nga forma e aftësisë së kufizuar.” Të gjitha këto 
kritere  shërbejnë  për  këtë  dalluar  në  mënyrë  të  qartë  se  si  do  të  organizohet  përjashtimi  për 
çdo kategori. Duhet të kuptohet lloji dhe niveli i paaftësisë, përtej të cilëve personat që vuajnë 
nga sëmundje që shkaktojnë paaftësi të mund të përfitojnë nga përjashtimet. Këto kritere nuk 
mund  të  bëhen  dot  realitet  pa  një  vendim  të  brendshëm  të  autoritetit  publik  shqiptar, 
përgjegjës për këto kategori.   
-
 
Përjashtime të justifikuara nga arsye praktike – programet kompjuterike 
Debati i përfshirjes ose jo në fushën e përjashtimeve nga zbatimi i të drejtës së autorit 
për  disa  pjesë  të  programeve  kompjuterike  ka  lindur  në  SHBA,  me  konceptin  e  reverse 
engineering. Ky  concept nënkupton  procesin  e përftimit  të  informacionit  nëpërmjet  studimit 
të funksionimit të brendshëm të një programi ose të mënyrës së prodhimit të tij. Qëllimi është 
që nëpërmjet këtij mekanizmi “hulumtues” të kuptohet funksionimi i programit në mënyrë që 
të përdoret në mënyrën më të përshtatshme të mundshme. Gjithashtu, mundëson prodhimin e 
një  kopjeje,  ndërkohë  që  juridikisht  është  e  pamundur,  pasi  mbrohen  nga  sekreti  tregtar, 
planet  dhe  projektet  e  realizimit  të  programit.  Së  fundi,  kjo  teknikë  mund  të  shërbejë  për  të 
zbuluar  nëse  një  konkurrent  ka  përdorur,  gjatë  prodhimit  të  programit  të  tij,  një  patentë 
shpikjeje në shkelje të dispozitave në lidhje me mbrojtjen e pronësisë industriale.  
Bashkimi  Evropian  ka  legjitimuar  këtë  teknikë,  me  anë  të  Direktivës  së  Parlamentit 
Evropian  dhe  të  Këshillit  datë  23  prill  2009  në  lidhje  me  mbrojtjen  juridike  të  programeve 
kompjuterike  (Direktiva  2009/24/CE).  Sipas  kësaj  Direktive,  në  mungesë  të  klauzolave 
kontraktuale specifike, riprodhimi i përkohshëm
533
 i programit kompjuterik si dhe përkthimi, 
                                                           
531 Pika 34 e Direktives 2001/29/CE. 
532 Pika 43 e Direktivës 2001/29/CE. 
533 Për ilustrim, Vendimi i CJUE “Meltwater”, datë 5.6.2014. 


165 
 
adaptimi  dhe  rregullimi  i  programit  kompjuterik
534
,  nuk  do  të  kërkojnë  autorizim  nga  ana  e 
titullarit  të  të  drejtave  nëse  janë  të  nevojshme  për  përdorimin  e  programit  kompjuterik  nga 
blerësi  i  ligjshëm,  në  përputhje  me  qëllimin  e  tij,  duke  përfshirë  dhe  korrigjimin  e 
gabimeve
535
.  
Sipas  dispozitës  më  sipër,  titullari  i  të  drejtave  ka  të  drejtë  që  të  parashikojë  në 
kontratën e shitjes ose të dhënies me qira të programit që ka krijuar, detyrimin për blerësin që 
të kërkojë autorizimin për përdorimin e mekanizmave të përshkruar më sipër, pra riprodhimin 
e përkohshëm apo përkthimin dhe adaptimin e programit kompjuterik.  Nëse parashikohet në 
kontratë dhënia e autorizimit, shitësi nuk mund të kundërshtojë përdorimin e mekanizmave të 
përshkruar  më  sipër,  pasi  do  të  kundërshtonte  përjashtimin  e  parashikuar  në  nenin  5  të 
Direktivës  2009/24/CE.  Titullari  i  të  drejtave  mbi  programin  kompjuterik,  pra  shitësi  i 
programit  kompjuterik,  ka  dy  mundësi:  ose  të  lejojë  mekanizmat  sipas  përjashtimit  të 
parashikuar në Direktivë ose t’i dorëzojë blerësit informacionin e nevojshëm për zbërthimin e 
programit.  Në  rastin  e  dytë,  mund  të  ekzistojë  mundësia  që  titullari  i  të  drejtave  mbi 
programin  kompjuterik  të  refuzojë  zbatimin  e  përjashtimit.  Nëse  përjashtimi  bëhet  për 
qëllimet e qarkullimit të informacionit, do të vlerësohet se informacioni i vlefshëm do të jetë 
dhënë,  pa  qenë  nevoja  e  zbatimit  të  përjashtimit  të  parashikuar  në  nenin  5  të  Direktivës 
2009/24/CE
536

Kuptohet që jo çdo gjë do të jetë e autorizuar. Pikërisht, brenda këtij kuadri, Direktiva 
2009/24/CE  organizon  në  mënyrë  kufizuese  mekanizmat  që  mund  të  jenë  objekt  të 
përjashtimit.  Dhe,  për  të  mënjanuar  mundësitë  e  shkeljes  së  të  drejtës  së  autorit,  ose  të 
patentave  të  shpikjes,  në  bazë  të  normave  që  rregullojnë  pronësinë  industriale,  Direktiva 
2009/24/CE thotë se nga përjashtimet mund të përfitojë vetëm blerësi i ligjshëm i programit 
kompjuterik.  
c.
 
Përjashtime për shkak të përdorimit të veprës brenda një sfere private 
Këtu do të flasim për dy koncepte që kanë të bëjnë me gëzimin e qetë të  veprës nga 
ana  e  individëve,  pa  patur  shqetësimin  e  ndërhyrjes  të  shproporcionuar  të  titullarëve  të  të 
drejtës së autorit në jetën e tyre private. Këto dy koncepte janë përdorimi i veprës në rrethin e 
ngushtë familjar si dhe përdorimi vetjak i kopjes së një vepre. 
Duke kaluar të koncepti i kopjes për përdorin vetjak të veprës, na krijohet mundësia që 
të  flasim  për  konceptin  e  rrethit  të  ngushtë  familjar,  i  cili  është  një  koncept  i  zhvilluar  në 
doktrinën  dhe  normat  e  huaja,  me  anë  të  të  cilit  do  të  përcaktohet  se  kur  një  përdorim  i  një 
vepre  nuk  shkel  të  drejtën  e  autorit  dhe  më  pas,  do  të  zgjatemi  pak  më  tej  në  konceptim  e 
                                                           
534 Të parashikuara në nenin 4 të Direktivës 2009/24/CE. 
535 Neni 5 pika 1, i Direktivës 2009/24/CE. 
536 Michel Vivant, Jean-Michel Bruguière, « Droit d’auteur », Dalloz 2009, f. 426. 


Yüklə 3,21 Mb.

Dostları ilə paylaş:
1   ...   83   84   85   86   87   88   89   90   ...   137




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə