Universiteti I tiranës fakulteti I drejtësisë departamenti I së drejtës civile



Yüklə 3,21 Mb.
Pdf görüntüsü
səhifə9/137
tarix14.09.2018
ölçüsü3,21 Mb.
#68649
1   ...   5   6   7   8   9   10   11   12   ...   137


 
referohet  shifrave,  pra  nga  0  në  9
24
.  Në  këtë  trajtim,  nuk  do  të  dalim  prej  traseve  tashmë  të 
shtruara, do të përdorim fjalën digjital.  
Në  këtë  kuptim,  të  flitet  për  botën  digjitale,  do  të  nënkuptohet  gjithçka  që  lidhet  me 
kthimin e një informacioni në një informacion binar. Mirëpo, ky zhvillim teknologjik ka qenë 
i  paraprirë  nga  një  zhvillim  tjetër  teknologjik  që  edhe  ai  mundësonte  përhapjen  e 
informacionit.  Bëhet  fjalë  për  sistemet  analogjike  të  transmetimit  të  informacionit,  të  cilat  i 
kanë paraprirë sistemit digjital. Termi analogjik vjen nga greqishtja që do të thotë “që është në 
raport  me,  ose  proporcionale  me  diçka”.  Çdo  pajisje  që  përdor  sistemin  analogjik  të 
transmetimit  të  informacionit  do  të  thotë  se  ajo  e  transmeton  atë  nëpërmjet  luhatjeve  të  një 
madhësie fizike të dhënë, për shembull të tensionit elektrik. Madhësia fizike të vazhdueshme 
siç mund të jetë sinjali elektrik, vendndodhja në hapësirë e kështu me radhë janë madhësi të 
quajtura  analogjike.  Sistemi  analogjik  e  konverton  informacionin  në  një  vlerë  që  luhatet  në 
varësi të burimit: për shembull, intensiteti elektrik në dalje të një mikrofoni analogjik varion 
në funksion të intensitetit zanor që kap.  Në të njëjtën mënyrë, zëri i amplifikuar që del nga 
mikrofoni  do  të  regjistrohet  në  një  shirit  manjetofoni,  i  cili  për  shkak  të  vetive  fizike  të 
shiritit, do të “imitojë” frekuencat e zërit dhe kështu do të kemi një kalim të informacionit nga 
një  mjet  analogjik  në  një  mjet  tjetër.  E  njëjta  gjë  vlen  dhe  për  komunikimet  televizive  ose 
radiofonike nëpërmjet valëve eletkromagnetike. Jo vetëm natyra e tyre fizike e bën kalimin e 
informacionit  të  vështirë,  por  edhe  fakti  që  një  emission  televizin  mund  të  përmbajë  zë  dhe 
figurë,  kërkon  që  për  kanalet  televizive,  të  përcaktohet  banda  frekuencash  shumë  të  gjera
25

Gjithashtu,  kalimi  i  një  informacioni  nga  një  suport  analogjik  në  një  tjetër  shoqërohet  në 
mënyrë teknikisht të pamohueshme me një dëmtim të cilësisë së informacionit origjinal. Çdo 
kalim  i  informacionit  në  një  mjedis  analogjik  do  të  shoqërohet  me    ndërhyrjet  në 
informacionin origjinal  të cilat  vijnë prej  cilësisë së suportit analogjik. Regjistrimi  i  një zëri 
në  studio  regjistrimi  mbi  një  shirit  të  një  kasete  audio  do  të  ruajë  atë  pastëri  zëri  që  studio 
përpiqet  të  ketë,  nëpërmjet  izolimit  të  paretve  nga  infiltrimi  i  zhurmave  të  jashtme. 
Riregjistrimi  i  zërit  nga  kaseta  e  parë  në  një  kasetë  të  dytë  do  të  mbartë  edhe  zhurmat 
mekanike të ndryshme të shiritit dhe të magnetofonit, fotokopjimi i një fotografie përbën pa 
as më të voglin dyshim në degradim të dukshëm të cilësisë së fotos. Në këtë kuptim, shohim 
se  suporti  analogjik  i  kalimit  të  informacionit  përbën  një  zhvillim  shumë  të  rëndësishëm 
teknologjik  në  kohën  e  tij,  por  që  sot  është  eklipsuar  pothuajse  totalisht  nga  përhapja  e 
suporteve digjitalë të transmetimit  dhe stokimit  të informacionit.   Dallimi thelbësor midis të 
dyjave qendron së pari te një ruajtje më e gjatë në kohë e cilësisë së informacionit. Kopjimi i 
vazhdueshëm  e  një  informacioni  nëpërmjet  teknikës  digjitale  nuk  bën  gjë  tjetër  veçse 
transmeton  këtë  informacion  të  përkthyer  në  informacioni  binar,  të  pandryshueshëm  dhe  të 
                                                           
24 Dhjetë shifra gjithsej, pra aq gishta sa kanë duart.  Në njëfarë mënyre, gjuha angleze niset nga ideja e numrit, 
por duke përdorur një fjalë tjetër. 
25 Charles Debbasch, Hervé Isar, Xavier Agostinelli, Droit de la communication, Dalloz, botimi i parë, 2002, f. 
247. 



 
pandikueshëm  nga  ky  kalim
26
.  Dhe  së  dyti,  informacioni  i  digjitalizuar  kërkon  më  pak 
hapësirë për stokim dhe rrjedhimisht më pak kohë dhe hapësirë për transmetim në një suport 
tjetër
27
.  Në  një  kohë  ku  shoqëritë  dhe  individët  kërkojnë  masivisht  kalim  të  informacionit, 
këto dy dallime thelbësore bëjnë që digjitalizimi tashmë të jetë mjeti më i besueshëm dhe më i 
shpejtë që siguron kryerjen e çdo shkëmbimi.  
Gjithashtu,  transmetimi  i  informacionit  binar  mund  të  rezultojë  shumë  shpejtë  si  një 
teknologji e tejkaluar, duke parë zhvillimin e vrullshëm të informatikës kuantike. Informatika 
kuantike  përbën  atë  pjesë  të  informatikës  që  lidhet  me  funksionimin  e  kompjuterit  kuantik. 
Termi  kuantik  lidhet  me  studimin  e  vetive  të  atomeve  dhe  grimcave  të  tjera,  me  anë  të  të 
cilave  qartësohet  më  mirë  vetitë  e  rrezatimit  elektromagnetik.  Në  këtë  kuptim,  kompjuterët 
kuantikë do të  përdorin  vetitë  e atomeve përbërës së  mikopërcjellësve, për të  trajtuar shumë 
herë  më  shumë  informacion  se  sa  ç’trajtohet  në  sistemin  binar.  Siç  u  tha  më  sipër,  sistemi 
binar  lidhet  me  dy  vlera,  1  dhe  0.  Në  informatikën  kuantike,  njësia  bazë  e  transmetimit  të 
informacionit  nuk  do  të  jetë  bit-i  por  qubit-i
28
.  Qubit-i,  i  lidhur  me  atomin,  fotonet  ose 
elektronet,  mund  të gjendet  në tre gjendje, 1, 0 dhe një gjendje mbivendosjeje mes 1 dhe 0. 
Gjendja  e  trefishtë  e  qubit-it  mundëson  që,  i  lidhur  me  një  qubit  tjetër,  e  shumëfishon 
gjendjen  e  qubit-eve  dhe  rrjedhimisht  edhe  të  potencialit  të  transmetimit  të  informacionit. 
Pasoja  e  saj  është  që  kompjuterët  e  sotëm  që  punojnë  me  mikropërcjellës  silici,  do  të 
zëvendësohen me kompjuterë edhe më të vegjël dhe më të shpejtë. Megjithatë, deri më tani, 
kjo  teknologji  ende nukë shtë përfeksionuar,  edhe pse opionioni  publikë  dhe liderë botërore 
kanë filluar të kuptojnë rëndësinë e këtij hovi teknologjik
29
.  
Pra,  shkëmbimi  në  mjedisin  digjital  do  të  mund  të  përkufizohet  si  transmetimi  i  çdo 
lloj  informacioni  të  një  karakteri  ekonomik  ose  jo,  që  mundësohet  nëpërmjet  teknikës  së 
digjitalizimit të informacionit, në mënyrë që të qarkullojë në rrjet dhe të mundësojë lidhjen e 
një  ose  më  shumë  subjekteve  të  shkëmbimit.  Po  ku  më  mirë  sesa  në  mjedisin  e  Internetit 
realizohen shkëmbimet digjitale ose elektronike? 
b. Interneti – mjedisi digjital par excellence 
Interneti përbën botën virtuale, të përdorur nga 43% e 7,3 miliardë banorëve të botës
30

Interneti  në  Shqipëri  po  njeh  gjithashtu  një  zhvillim  të  vrullshëm.  Mjafton  të  hidhet  një  sy 
mbi  statistikat:  numri  i  pajtimtarëve  në  lidhjet  e  internetit  me  brezë  të  gjerë  (broadband)  ka 
                                                           
26 Nuk përjashtohet as këtu një lloj degradimi i informacionit të digjitalizuar, por në krahasim me informacionin 
e transmetuar në metodat digjitale, degradimi është thellësisht i papërfillshëm.  
27 Raporti i grupit të punës së Akademisë së shkencave morale dhe politike, Francë, korrik 2000. 
28 E. Rieffel, W. Polak, An Introduction to Quantum Computing for Non-Physicists (http://arxiv.org/pdf/quant-
ph/9809016v2.pdf). 
29 Justin Trudeau shuts down sarcastic reporter with quantum computing explanation 
http://www.independent.co.uk/news/people/justin-trudeau-shuts-down-sarcastic-reporter-with-impromptu-
quantum-computing-explanation-a6988031.html 
30 
www.courrierinternational.com
 (26.4.2016). 


Yüklə 3,21 Mb.

Dostları ilə paylaş:
1   ...   5   6   7   8   9   10   11   12   ...   137




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə