Universiteti I tiranës fakulteti I drejtësisë departamenti I së drejtës civile



Yüklə 3,21 Mb.
Pdf görüntüsü
səhifə90/137
tarix14.09.2018
ölçüsü3,21 Mb.
#68649
1   ...   86   87   88   89   90   91   92   93   ...   137

170 
 
brenda një kornize të dyfishtë. Që të jenë të efektshme këto përjashtime, duhet që për disa prej 
tyre  të  parashikohet  një  mekanizëm  kompensimi  për  autorët.  Pavarësisht  vështirësisë  që  kjo 
situatë  e  çuditshme  ngjall,  kompensimi  për  përdorimin  e  veprave  nuk  është  shpërblim  për 
përdorimin  e  të  drejtës  së  autorit.  Akti  i  fotokopjimit  pjesërisht  të  një  libri  në  mjediset  e 
bibliotekës  së  fakultetit  përfiton  nga  përjashtimi  i  parashikuar  në  nenin  5  të  Direktivës 
2001/29/CE. Autori i librit nuk do të kërkojë as shpërblim dhe as dëmshpërblim për përdorimi 
e  librit  të  tij  në  këtë  formë.  Në  këtë  kontekst,  financiarisht  ai  mund  të  dalë  më  i  humbur. 
Mekanizmi i kompensimit bën që autori të mos jetë tërësisht i “shkëputur” nga vepra e tij dhe 
njëkohësisht,  shërben  që  të  ndërgjegjësojë  përdoruesit  se  përfitimi  nga  përjashtimi  duhet  të 
bëhet brenda kufirit të të arsyeshmes. 
Korniza e dytë dhe që është ajo që na intereson më shumë është pra, shyqrtimi i testit 
me  tre  etapa.  Direktiva  2001/29/CE  parashikon  se  “perjashtimet  dhe  kufizimet  do të  jenë  të 
zbatueshme  vetëm  në  (i)  raste  special  që  (ii)  nuk  prekin  shfrytëzimin  normal  të  veprës 
dhe  që  (iii)  nuk  sjellin  pasoja  të  pajustifikuara  interesave  legjitimë  të  titullarit  të  të 
drejtave
549
.”  Për  shkak  se  dispozitat  e  nenit  5  të  Direktivës  2001/29/CE  nuk  janë  të 
detyrueshme  për  të  shtetet  anëtare,  përfshi  këtu  dhe  testin  me  tre  etapa,  vlen  të  theksojmë 
fillimisht  se disa shtete  anëtare të  BE-së  nuk e kanë integruar në  tekstet  e tyre normative të 
brendshme, siç janë për shembull Gjermania dhe Italia.  
Kjo situatë nuk do të jetë rasti i Shqipërisë, pasi për kandidatët për anëtarësinë në BE 
kanë, nga pikëpamja praktike, të shprehur në dokumentet e marrëveshjeve të lidhura me BE-
në, disa detyrime më të  forta se shtetet anëtare. Në këtë kuadër, testi me tre etapa do të jetë 
pjesë e legjislacionit shqiptar për të drejtën e autorit.  
Së  pari,  testi  me  tre  etapa  parashikon  kushtin  e  parë  (të  një  serie  kushtesh  kumulative)  që 
është se përjashtimi duhet të jetë një rast special.  Doktrina në  përgjithësi e përkufizon “rastin 
special”  si  një  rast  që  përfshihet  në  kategoritë  e  përcaktuara  në  nenin  5  të  Direktivës 
2001/29/CE
550
.  
Së dyti, mosprekja e shfrytëzimit normal të veprës. Këtë kriter do e ilustrojmë me një 
vendim  të  Gjykatës  Evropiane  e  Drejtësisë  i  datës  Vendimi  i  parë  i  datës  5  qershor  2014,  i 
quajtur  vendimi  “Meltwater”
551
.  Përmbledhtazi,  faktet  tregojnë  për  një  organizatë  e 
profesionistëve të marrëdhënieve publike (PRCA), të cilët përfitonin nga shërbimi i shoqërisë 
Meltwater  që  propozonte  një  përmbledhje  të  vazhdueshme  në  kohë  të  raporteve  të 
përmbledhura të lajmeve që qarkullonin nëpër media, në internet. Gjithashtu ato flasin për një 
organizatë  tjetër  me  akronimin  NLA,  e  cila  ishte  themeluar  nga  botuesit  e  gazetave  në 
                                                           
549 Neni 5 pika 5 i Direktivës 2001/29/CE. 
550 Saktësisht neni 5 pikat 2 dhe 3 të Direktivës 2001/29/CE. 
551 Vendimi i GjDE-së “Meltwater” që gjendet në: 
http://curia.europa.eu/juris/document/document_print.jsf?doclang=FR&text=&pageIndex=0&part=1&mode=lst
&docid=153302&occ=first&dir=&cid=663875 


171 
 
Mbretërinë  e  Bashkuar,  me  qëllim  dhënien  e  liçencave  për  përdorimin  e  përmbajtjeve  të 
gazetave. NLA-ja vlerësonte që Meltwater dhe klientët e saj duhet të merrnin autorizimet nga 
titullarët  e  të  drejtave  të  autorit  me  qëllim  furnizimin  dhe  marrjen  e  shërbimit  të  dhënies  së 
përmbledhjes  në  mënyrë  të  vazhdueshme  të  lajmeve.  Meltwater  pranoi  të  lidhje  kontratë 
liçence në lidhje me bazën e të dhënave në internet. Megjithatën, PRCA vijoi të pretendojë se 
marrja  online  e  raporteve  të  lajmeve  nga  klientët  e  shoqërisë  Maltëater  nuk  kërkonte  asnjë 
liçencë  specifike.  High  Court  of  Justice,  e  thirrur  të  gjykojë  çështjen,  vendosi  se  PRCA-ja 
duhet  të  autorizohej  nëpërmjet  një  licence  ose  të  merrte  pëlqimin  e  NLA-së  për  të  përftuar 
shërbimin e shoqërisë Meltwater. PRCA-ja paraqiti më tej një ankim përpara Supreme Court 
of United Kingdom, duke pretenduar, veçanërisht se anëtarët e saj nuk kanë nevojë të marrin 
autorizim prej titullarëve të të drejtave nëse ata kufizohen vetëm në konsultimin e raporteve 
në  faqen  e  internetit  të  Meltwater.  Megjithatë,  NLA-ja  pretendonte  se  ky  aktivitet  kërkonte 
autorizimin  e  titullarëve  të  të  drejtave,  pasi  konsultimi  i  faqes  së  internetit  është,  në  terma 
praktikë,  realizimi  i  kopjeve  të  faqeve  në  ekranet  e  kompjuterëve  të  përdoruesve  si  dhe  i 
kopjeve  “cache”
552
 në  hard  diskun  e  kompjuterëve.  Çështja  juridike  që  shtrohej  përpara 
gjykatave kombëtare ishte nëse përdoruesit e internetit,  që  konsultojnë  faqet  e internetit  nga 
kompjuterët  e  tyre,  pa  i  shkarkuar  ose  printuar,  shkelin  të  drejtat  e  autorit  për  shkak  të 
realizimit të kopjeve në ekran dhe të kopjeve cache, me përjashtim të rastit kur kanë autorizim 
nga  titullarët  e  të  drejtave
553
.  Gjykata  kombëtare  kishte  një  opinion  të  saj  në  lidhje  me  këtë 
çështje.  Kështu,  sipas  saj,  nëse  një  përdorues  interneti  në  kompjuterin  e  tij,  pa  shkarkuar, 
konsulton një faqe internet, ndodhin disa procese teknike që shkaktojnë realizimin e kopjeve, 
të  cilat  janë  pasojë  e  lundrimit  në  internet  dhe  që  nuk  kërkojnë  asnjë  ndërhyrje  njerëzore 
përveç vullnetit të përdoruesit që të lundrojë në faqe të caktuar interneti.  Kopjet për shkak të 
shfaqjes  së  faqes  në  ekran  dhe  kopjet  cache  janë  procese  të  përkohshme  që  zgjasin  për  aq 
kohë sa do të përdoret faqja e internetit. Në këto kushte, në parim, gjendemi brenda kornizës 
së  nenit  5  të  Direktivës  2001/29/CE,  pra  që  ky  aktivitet  është  i  përjashtuar  nga  marrja  e 
autorizimit  nga  titullarët  e  të  drejtave.  Megjithatë,  gjykata  kombëtare  kërkoi  ndihmën  e 
Gjykatës Evropiane të Drejtësisë për interpretim. 
Nëpërmjet  procedurës  së  preliminary  ruling
554
,  Supreme  Court  of  United  Kingdom  i 
kërkon  Gjykatës  Evropiane  të  Drejtësisë  nëse  neni  5  i  Direktivës  2001/29/CE  duhet  të 
interpretohet  në  sensin  që  kopjet  që  shpërfaqen  në  ekran  dhe  kopjet  cache,  të  kryera  nga 
përdoruesit  fundorë  gjatë  konsultimit  të  faqeve  të  internetit,  përmbushin  kushtet  sipas  të 
cilave  kopjet  duhet  të  jenë  provizore,  të  paraqesin  një  karakter  tranzitor  ose  dytësor  dhe  të 
                                                           
552 « cache », në fushën e informatikës, është një komponent që vendos të dhëna në një suport, në mënyrë që më 
vonë, kjo e dhënë të mund të serviret më shpejtë nëse kërkohet sërish. Hard disku por edhe faqet e internetit 
përdorin komponentin “cache” (shtjelluar ne seksionin e përgjegjësisë së ndërmjetësve teknikë). 
553 Pika 14 e Vendimit « Meltwater ». 
554 Procedurë nëpërmjet të cilës Gjykata e Drejtësisë merr një vendim në lidhje me interpretimin e dispozitave 
normative të Bashkimit Evropian. Procedura starton gjithmonë me kërkesë të një gjykate të një vendi anëtar. 


Yüklə 3,21 Mb.

Dostları ilə paylaş:
1   ...   86   87   88   89   90   91   92   93   ...   137




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə