Universiteti I tiranës fakulteti I drejtësisë departamenti I së drejtës civile



Yüklə 3,21 Mb.
Pdf görüntüsü
səhifə92/137
tarix14.09.2018
ölçüsü3,21 Mb.
#68649
1   ...   88   89   90   91   92   93   94   95   ...   137

174 
 
Parashikimi i mekanizmit të shpërblimit të drejtë në Ligjin për të drejtat e autorit përbën një 
nga risitë më të mëdha të tij.  
Metodika  e  shpërblimit  për  kopje  private  është  mjaft  e  thjeshtë  në  parim
561
,  por 
problemi  qendron  në  zbatimin  e  saj  praktik.  Ajo  ka  lindur  si  mënyrë  për  të  kompensuar 
humbjen  e  fitimit  për  autorët  dhe  artistët  në  përgjithësi  nga  kryerja  e  kopjeve  të  veprave  të 
tyre mbi suportet fizike ose digjitale, si për shembull disqet CD ose DVD, kasetat audio dhe 
video.  Shpërblimi  merr  formën  e  një  tarife
562
 mbi  çmimin  e  shitjes  së  suporteve,  tarifë  që 
rëndon mbi konsumatorët. Këtë funksionin e gjejmë të parashikuar nën nenin 31 të Ligjit për 
të  drejtat  e autorit, sipas të  cilit “autori ka të drejtën e shpërblimit të  arsyeshëm  nga shitja e 
materialeve  teknike  të  cilat  bëjnë  të  mundur  riprodhimin  e  tekstit,  zërit  apo  figurës  si  dhe 
maeriale  të  cilat  bëjnë  të  mundur  mbajtjen/fiksimin  e  veprave.”  Lista  e  materialeve  do  të 
përcaktohet  me  vendim  të  Këshillit  të  Ministrave,  por  mendohet  se  këto  pajisje  do  të  jenë 
kryesisht  CD, DVD të  paregjistruar, materiale printimi,  fotokopjimi  e kështu  me radhë. Risi 
tjetër  që  sjell  neni  31  i  Ligjit  për  të  drejtën  e  autorit  është  se  nga  e  drejta  për  shpërblim  të 
arsyeshëm,  autorët  nuk  mund  të  heqin  dorë
563
.  Kjo  e  bën  shpërblimin  e  arsyeshëm  një  të 
drejtë pasurore të autorit, ndryshe nga të drejtat e tjera pasurore të tij, të padisponueshme prej 
autorit.  Ajo  është  një  e  drejtë  pronësore  që  i  takon  autorit,  pavarësisht  tij.  natyrisht,  pasi  të 
                                                           
561 Parashikuar në mënyrë të hollësishme në nenin 31 të Ligjit për të drejtat e autorit, frymëzuar nga Direktiva 
2001/29/CE: “1. Autori, veprat e të cilit, për shkak të natyrës, mund të riprodhohen pa autorizim, në kushtet e nenit 72, 
të këtij ligji, nëpërmjet fotokopjes, regjistrim zëri, videos/figurës, tekstit ose nëpërmjet çdo forme tjetër për përdorim 
personal privat apo tjetër, ka të drejtën e shpërblimit të arsyeshëm nga shitja e materialeve teknike, të cilat bëjnë të mundur 
riprodhimin e tekstit, zërit apo figurës, si dhe materiale, të cilat bëjnë të mundur mbajtjen /fiksimin e veprave 
nëpërmjet zërit, figurës, tekstit. Lista e pajisjeve, si dhe tarifat përkatëse përcaktohen me vendim të Këshillit të 
Ministrave. 2. Përveç së drejtës në pikën 1, të këtij neni, autorët kanë të drejtën e shpërblimit të arsyeshëm nga një 
person fizik ose juridik, i cili ofron shërbimet e fotokopjimit me pagesë. 3. Çdo teknikë tjetër riprodhimi do të 
njësohet me fotokopjen dhe çdo lloj pajisjeje, e cila ofron të njëjtin efekt, do të njësohet me pajisjet e regjistrimit vizual dhe 
zanor. 4. Shpërblimi i përmendur në pikën 1, të këtij neni, do të paguhet nga prodhuesit e pajisjeve të 
regjistrimit vizual dhe zanor, prodhuesit e pajisjeve të fotokopjeve, prodhuesit e kasetës boshe, që mundëson kopje të njëjtë 
me origjinalin, videot ose mjetet e fiksimit të tekstit dhe importuesit e këtyre pajisjeve, përveçse kur importohen sasi të 
vogla të destinuara për përdorim privat dhe jotregtar, duke qenë pjesë e bagazheve personale. Nëse pajisjet dhe objektet e 
përmendura nuk janë prodhuar në Republikën e Shqipërisë, shpërblimi paguhet nga importuesi. 5. Detyrimi për të 
paguar shpërblimin e arsyeshëm, të përmendur në pikën 1, të këtij neni, do të rrjedhë: a) nga shitja e parë ose importi në 
Republikën e Shqipërisë të pajisjeve/materialeve të reja për regjistrimin vizual dhe zanor; b) nga shitja e parë ose 
importi në Republikën e Shqipërisë të kasetave dhe videokasetave boshe ose çdo mjeti të fiksimit të tekstit; c) nga shitja e 
parë ose importi në Republikën e Shqipërisë të pajisjeve/materialeve të reja të fotokopjimit. 6. Shpërblimi i përmendur 
në pikën 2, të këtij neni, paguhet në vlerën e llogaritur në varësi të informacionit për numrin e fotokopjeve të bëra. 7. 
Autorët nuk mund të heqin dorë nga të drejtat për shpërblim, të referuara në pikat 1 dhe 2 të këtij neni. 8. Një 
shpërblim i arsyeshëm, i referuar në këtë nen, do të jetë ai shpërblim i dhënë me kontratë/marrëveshje, duke marrë 
parasysh mundësinë e dëmit të shkaktuar autorit të veprës, në rastet kur vepra është riprodhuar pa autorizimin e tij për 
përdorim privat ose përdorime personale të tjera, aplikimin e masave teknologjike mbrojtëse, si dhe të rrethanave të tjera, 
që mund të konsiderohen të drejta në formë dhe përmbajtje për një shpërblim të arsyeshëm.  
562 Bëhet fjalë për tarifë dhe jo për ndonjë lloj takse, pasi përfitimi shkon për autorët dhe jo për autoritetet 
publike.  
563 Pika 7 e nenit 31 të Ligjit për të drejtat e autorit. 


175 
 
merret  shumë  e  shpërblimit  të  arsyeshëm,  autori  ka  lirinë  e  plotë  ta  disponojë  atë  sipas 
dëshirës së tij. 
Kompensimi, ndryshe i quajtur dhe shpërblimi i drejtë paguhet nga ata persona fizikë 
ose  juridikë,  të  cilët  prodhojnë  ose  importojnë  pajisje  (pajisje  të  regjistrimit  të  zërit, 
videoregjistrues, 
drivers/program 
ndihmës 
për 
mbajtës 
të 
regjistrueshëm 
dhe 
riregjistrueshëm,  etj.)  dhe  mjete  (kaseta  dhe  shirita  bosh,  mbajtës  të  regjistrueshëm  dhe 
riregjistrueshëm...)  që  mund  të  përdoren  për  riprodhimin  e  veprave  audiovizuale  dhe 
fonogrameve.  
Tarifimi  i  shpërblimit  për  kopjen  për  përdorim  vetjak  bëhet  në  bazë  të  kapacitetit  të 
regjistrimit  që  ka  çdo  suport.  Këto  shpërblime  u  derdhen  normalisht  agjencive  kolektive  të 
administrmit, të cilat, pasi marrin shumat, i shpërndajnë ato në favor të autorëve, interpretëve 
dhe prodhuesve. Ky shikim i shpejtë i mekanizmit të shpërndarjes së shpërblimit ndihmon të 
kuptohet mekanizmi i  tij. Ai duhet  të zbatohet edhe në Shqipëri,  ku fenomeni i  piraterisë së 
veprave  ka  arritur  përmasa  shqetësuese,  megjithëse  ende  nuk  ka  ndonjë  studim  të  mirëfilltë 
për ndikimin e piraterisë së veprave mbi të drejtën e autorit.  
Mekanizmi  që  parashtruam  është  interesant  edhe  në  një  pikëpamje  tjetër:  atë  të 
neutralizimit të abuzimit në lidhje me vjeljen e të drejtave të autorit
564
. Ky mekanizëm paraqet 
thjeshtësi  si  në diskutimin për ngritjen e taksës që do të shërbejë si  shpërblim,  ashtu  dhe në 
zbatimin e tij, pasi shpërblimi do të bazohet në çdo shitje suporti që do të kryhet, gjë që është 
lehtësisht e kontrollueshme.  
Çështja delikate qendron në zbatimin e këtij sistemi në mjedisin digjital, kryesisht në 
internet. Vështirësitë janë të mëdha pasi në praktikë sistemet që mund të vendosen nuk janë të 
thjeshtë  për  t’u  realizuar.  Gjithashtu,  duhet  llogaritur  dhe  kundërshtimi  i  titullarëve  të  të 
drejtave,  të  cilët  do  të  mendojmë  ndoshta  në  mënyrë  të  ligjshme,  se  me  vendosjen  e  një 
sistemi kompensimi në të gjithë botën digjitale, do të zhduket e drejta e autorit dhe veprat  e 
tyre  do  të  qarkullojnë  pa  asnjë  lloj  pengese  në  rrjet.  Kjo  gjë  do  të  rrisë  akoma  më  shumë 
fitimin  e  tyre  të  munguar.  Së  fundi,  problematike  do  të  mbetet  dhe  çështja  që  lidhet  me 
personat  që,  në  fund  të  fundit,  do  të  paguajnë  kompensimin.  Megjithatë,  rruga  është  hapur 
prej  Direktivës  2001/29/CE  dhe  prej  doktrinës.  Debati  tashmë  është  çelur  dhe  disa  komente 
duhen bërë në lidhje me mënyrën sesi mund të funksionojë ky sistem kompensimi, duke qenë 
megjithatë të qartë se nëse vijohet në këtë rrugë, do të kemi një ndryshim radikal të konceptit 
të të drejtës së autorit dhe parimit të mbrojtjes së pronësisë, duke vënë theksin më shumë tek 
një  e  drejtë  e  përdorimit  nga  ana  e  konsumatorëve  të  veprave,  të  cilët  do  të  paguajnë  për 
                                                           
564 Për referencë, mund të marrim procesin gjyqësor, aktualisht nën analizën e Gjykatës së Lartë, me palë 
Albautor vs Vodafone Albania sha, ku Albautor kërkon pagesën për të drejtat e autorit për përdorimin nga ana e 
shoqërisë Vodafone të ringtoneve të pre-inkorporuara në celularët që përdorin kartën SIM Vodafone.  


Yüklə 3,21 Mb.

Dostları ilə paylaş:
1   ...   88   89   90   91   92   93   94   95   ...   137




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə