Universiteti I tiranës fakulteti I drejtësisë departamenti I së drejtës civile



Yüklə 3,21 Mb.
Pdf görüntüsü
səhifə93/137
tarix14.09.2018
ölçüsü3,21 Mb.
#68649
1   ...   89   90   91   92   93   94   95   96   ...   137

176 
 
përdorimin  e  tyre  dhe  do  të  mënjanohet  në  mënyrë  të  ngadaltë  por  të  sigurt  koncepti  i  të 
drejtës së pronësisë mbi vepër. 
Debati në lidhje me çështjen e globalizimit të kompensimit ose të shpërblimit të drejtë 
në botën digjitale ka nisur prej konstatimit se jemi gjithmonë e më në prani të një ekonomie të 
shpërndarjes  (sharing) të  veprave në  internet,  në kuadër të  të  cilës  shërbime të  ndryshme që 
luajnë  një  rol  aktiv  në  shpërndarjen  (sharing)  të  veprave,  nxjerrin  një  përfitim,  qoftë  të 
ligjshëm ose të paligjshëm dhe për të cilat titullarët e të drejtave mbi këto vepra nuk janë të 
lidhur,  pra  nuk  përfitojnë  asgjë.  Kështu,  kemi  një  transferim  të  konsiderueshëm  vlerash 
tërësisht  të  çekuilibruar,  në  dëm  të  autorëve  dhe  krijuesve.  Është  e  domosdoshme  që 
shërbimet  që  luajnë  një  rol  në  shpërndarjen  (sharing)  të  veprave  dhe  që  përfitojnë 
financiarisht  nga  ky  aktivitet,  të  shpërblejnë  krijuesit  e  tyre.  Korrigjimi  i  trasnferimit  të 
veprës, pra futja e saj në një kanal të ligjshëm, nëpërmjet pagesës së shpërblimit të drejtë, do 
të lejonte që të ligjëronte aktivitetin e shpërndarjes së veprave në sytë e të drejtës së autorit. 
Pasoja  tjetër  do  të  ishte  edhe  një  “legalizim”  i  aktivitetit  të  shpërndarjes  së  veprave  nga  vet 
përdoruesit e internetit.  
Është e qartë se ky debat nuk ka mbaruar dhe do vijojë në kohë. Megjithatë, doktrina 
ka nxjerrë disa pika kyçe, mbi të cilat kjo reformë e gjerë mund të bazohet: 
Si në rastin e shpërblimit të drejtë që ekziston tashmë, shpërblimi i drejtë i zbatuar në 
botën digjitale nuk do të jetë një taksë, por një tarifë e cila do të jetë në favor të shpërblimit të 
autorëve  për  shkak  të  përdorimit  të  veprës  së  tyre.  Shpërblimi  gjithashtu  shërben  për  të 
kompensuar  një  përdorim  teknologjikisht  neutral  dhe  që  nuk  do  të  përfshijë  vetëm  një  lloj 
teknologjie (si për shembull teknologjia më e përhapur në lëmin e file-sharing, siç është peer 
2 peer). Shpërblimi do të paguhet prej ndërmjetësve që nxjerrin një përfitim nga përdorimi i 
veprave  dhe  prej  përdoruesve  fundorë.  Kjo  pikë  është  në  diskutim,  pasi  le  të  mendojmë  për 
një  çast  se  efektivisht  shpërblimi  i  drejtë  do  të  paguhet  prej  ndërmjetësve.  Nëpërmjet  një 
reperkusioni  zinxhir  të  çmimit,  rreziku  është  që  përdoruesi  fundor,  pra  abonenti  i  lidhjes  së 
internetit, pra konsumatori të përballet me një rritje të çmimit të abonimit të tij, për shkak të 
zbatimit të shpërblimit të drejtë për autorët. Gjithashtu, tarifa e shpërblimit të drejtë duhet të 
jetë proporcionale me përdorimin e veprës dhe duhet të marrë në konsideratë peshën që do të 
ketë  shpërndarja  e  veprës  në  aktivitetin  fitimprurës  të  ndërmjetësit.  Kjo  do  të  thotë  se  nuk 
duhet  të  jetë  një  tarifë  fikse,  gjë  që  është  më  e  arsyeshme  të  mos  jetë  kështu.  Shpërblimi  i 
drejtë  ose  më  saktë  detyrimi  për  të  paguar  një  shpërblim  të  drejtë  do  të  sjellë  automatikisht 
legalizimin  e  shpërndarjeve  (file  sharing)  në  internet.  Megjithatë,  diskutimi  mbetet  për  të 
ditur nëse do të kemi një legalizim të të gjithë aktivitetit në internet, apo vetëm për aktivitetet 
e kryera nga ata shpërndarës që paguajnë efektivisht shpërblimin e drejtë. Këtu shtrohet pyetja 
nëse do të jemi në prani të një liçence globale përdorimi të veprave në internet, apo pjesore, 
në  funksion  të  atyre  ndërmjetësve  që  paguajën  shpërblimin  e  drejtë.  Së  fundi,  mund  të 


177 
 
mendohet sanksione për ata ndërmjetës që nuk paguajnë shpërblimin e drejtë, pavarësisht se 
shpërndajnë vepra artistike të mbrojtura nga e drejta e autorit.  
Interneti na ka bërë të kuptojmë se e drejta ka një natyrë evolutive. Kjo do të thotë se 
për  shkak  të  kushteve  të  jashtme,  në  rastin  konkret  teknologjike,  e  drejta  dhe  veçanërisht  e 
drejta e autorit duhet të përshtatet, në mënyrë që të përkojë më shumë me nevojat e shoqërisë, 
gjithmonë duke patur parasysh se çfarë është më e drejtë për aktorët e ndryshëm dhe si mund 
të realizohen të drejtat e disave dhe aspiratat e shumicës.  
Konsultimi  publik  në  lidhje  me  rishikimin  e  rregullave  të  Bashkimit  Evropian  në 
lidhje  me  të  drejtën  e  autorit,  iniciuar  nga  Komisioni  Evropian  në  vitin  2013  tregoi  edhe 
njëherë  se  është  mjaft  e  vështirë  që  titullarët  e  të  drejtave  të  autorit  të  pranojnë  që  të  mos 
zbatohen rregullat aktuale të të drejtës së autorit (ekskluziviteti i të drejtave), në favor të një 
shpërblimi me karakter universal për përdorimin e lirë të veprave të tyre internet. Titullarët e 
të drejtave theksuan se e drejta e autorit siç konceptohet sot përbën një garanci thelbësore për 
shpërblimin e tyre si dhe një mundësi zhvillimi më të madhe për kulturën dhe punësimin në 
Evropë.  E  drejta  ekskluzive  që  gëzojnë  sot  autorët  ka  një  strukturën  të  vetën,  thonë  ata,  që 
përbëhet nga shumë aktorë (autorët, producentët,  artistët, agjencitë  e menaxhimit kolektiv të 
të drejtave) dhe se nëpërmjet një sistemi të lirë kontraktual, ata i përgjigjen më së miri nevojës 
së  tregut  dhe  nevojës  për  rritjen  kulturore  të  vendeve  të  tyre.  Kthimi  i  internetit  në  një 
hapësirë të lirë ku vlejnë vetëm përjashtimet nga zbatimi i të drejtës së autorit dhe ku këta të 
fundit do të marrin një shpërblim për përdorimin e veprave të tyre, duket në sytë e titullarëve 
të  të  drejtave  të  autorit  një  utopi  e  parealizueshme  për  shkak  të  kompleksititetit  të 
marrëdhënieve kontraktuale që ekzistojnë dhe të dyshimit se ky sistem mund të mos sjellë ato 
fitime që përftohen nga sistemi aktual.  
Megjithatë, pavarësisht kundërshtimeve parimore, praktika e disa titullarëve të të drejtave flet 
ndryshe. Për shembull, disa titullarë kanë lidhur marrëveshje me YouTube në lidhje me disa 
filma që transmetohen në streaming në këtë platformë. Shpërblimi nga YouTube mundësohet 
nëpërmjet  një  mekanizmi  që  ka  për  bazë  numrin  e  klikimeve  për  video.  Kjo  tregon  se  disa 
hapa janë hedhur.  
Nga krahu tjetër, përdoruesit e  Internetit kanë  paraqitur dhe ta  argumentet  e tyre për 
një thellim të reformës së të drejtës së autorit. Ata bazohen te parimi sipas të cilit kultura është 
një  e  mirë  e  përbashkët  që  nuk  ka  qëllim  fitimi  dhe  që  shpërndarja  e  saj  duhet  të  jetë  një  e 
drejtë. Kjo shpërndarje nuk mund të bëhet pa një kontribut financiar kolektiv. Juridikisht, ata 
mendojnë se realizimi i këtij parimi bëhet nëpërmjet sanksionimit të shterimit të të drejtave të 
autorit  në  fushën  e  internetit  vetëm  për  ato  aktivitete  që  nuk  kanë  qëllim  fitimi,  si  për 
shembull  shkarkimi  i  veprave  nga  internet  për  qëllime  të  përdorimit  vetjak,  pavarësisht 
ligjshmërisë së ofruesit të këtij shërbimi. Në këtë mënyrë, do të legalizohen të gjitha faqet e 
shpërndarjes së  veprave, me kusht që çdo përdorim i  veprës së shkarkuar të  mos  kthehet  në 


Yüklə 3,21 Mb.

Dostları ilə paylaş:
1   ...   89   90   91   92   93   94   95   96   ...   137




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə