Universiteti I tiranës fakulteti I drejtësisë departamenti I së drejtës civile



Yüklə 3,21 Mb.
Pdf görüntüsü
səhifə98/137
tarix14.09.2018
ölçüsü3,21 Mb.
#68649
1   ...   94   95   96   97   98   99   100   101   ...   137

186 
 
Në çdo rast,  nga ky përkufizim mbrohen vetëm individët,  por me kusht që të jenë të 
identifikueshëm dhe të identifikuar. Mirëpo në botën virtuale paraqiten problemet e para, pasi 
identifikimi  i  individëve  bëhet  nëpërmjet  adresave  të  quajtura  IP  (Internet  Protocol).  Ky 
numër identifikon kompjuterin që nga momenti që lidhet më rrjetin dhe në mënyrë indirekte 
lejon identifikimin e një individi. Në këtë rast nuk bëhet fjalë për përdoruesin në vetvete, por 
identifikohet zotëruesi i kompjuterit.  
Interneti  si  vektor  i  komunikimit  të  informacionit  përbën  një  rrezik  të  karakterit  të 
përgjithshëm  kundër  të  dhënave  personale
596
.  Informacionet  që  qarkullojnë  në  internet  nuk 
prekin vetëm përdoruesit e tij, edhe pse ata janë të prekur në mënyrë më të drejtpërdrejtë, por 
dhe persona të tjerë që nuk janë në çastin e kryerjes së komunikimit të informacionit në rrjet. 
Këtu në fakt shohim se problemi qëndron në dikotominë e përhershme kur kemi të bëjmë me 
transmetim  informacioni:  nga  njëra  anë  është  liria  e  shprehjes  dhe  e  komunikimit  të  ideve 
dhe, nga ana tjetër, ruajta e privatësisë, saktësisht e të dhënave personale të individëve, që një 
qarkullim i tillë informacioni rrezikon t’i shkelë.  
Mbledhja  e  të  dhënave,  në  një  vështrim  të  përgjithshëm,  është  një  element  shumë  i 
rëndësishëm  i  tregtisë  elektronike.  Nëpërmjet  klikimeve  dhe  lënies  së  të  dhënave  personale, 
sado  të  parëndësishme  qofshin  ato,  faqet  e  kompanive  të  ndryshme  arrijnë  të  ndërtojnë 
profilin e konsumatorit dhe produktin ose shërbimin që kërkon ai. Prandaj dhe mbledhja e të 
dhënave po kthehet  gjithmonë e më shumë në bërthamën kryesore të luftës ekonomike, pasi 
një  përzgjedhje  e  saktë  bën  të  mundur  personalizimin  e  klientit  dhe  të  shijeve  të  tij  dhe 
rrjedhimisht  vendos  marrëdhënie  të  privilegjuara  direkte  midis  klientit  dhe  kompanisë. 
Mirëpo, me këtë sjellje, tregtia elektronike është vënë shpesh në shënjestër të autoriteteve që 
mbrojnë të dhënat personale për shkak të përdorimit shpesh pa kriter që u bëhet atyre. Dihet 
tashme taktika tregtare qe përdor Google në identifikimin dhe ngritjen e një profili “klienti” 
për  çdo  përdorues  të  internetit  nëpërmjet  motorit  të  tij  të  kërkimit.  Google  ofron  edhe 
shërbimin e e-mail-it, madje sot ai ofron dhe një shërbim të ngjashëm me Facebook, të quajtur 
Google+. Personat që regjistrohen dhe përdorin këto shërbime shfaqin, nëpërmjet përdorimit 
të aplikacioneve ose pëlqimeve që  ata shprehin,  tendenca sociale ose kulturore, që  Google  i 
përkthen në një gjuhë tregtare: nëse një person pëlqen muzikën dhe në mënyrë të veçantë një 
grup  muzikor  të  caktuar,  Google  i  propozon  faqe  (me  qëllim  tregtar)  ku  mund  të  gjejë 
informacion dhe të shpenzojë para për blerjen ose marrjen e shërbimeve që kanë të bëjnë me 
muzikën  ose  me  një  grup  muzikor.  Mirëpo  një  gjë  të  tillë  Google  (për  të  mos  përmendur 
vetëm atë, se mund të përmendim edhe Facebook, që përdor të njëjtën praktikë) e kryen duke 
mbledhur  dhe  përpunuar  të  dhënat  personale  të  çdo  personi  që  regjistrohet.  Natyrisht, 
supozohet që përdoruesit të kenë dhënë pëlqimin për trajtimin e të dhënave të tyre (në parim 
duhet të ketë një faqe të caktuar ku shprehimisht thuhet një gjë e tillë), por çështja qëndron te 
                                                           
596 Agathe Lepage, Libertés et droits fondamentaux à l’épreuve de l’internet, Litec, 2002, f. 23. 


187 
 
niveli  i  përdorimit  të  këtyre  të  dhënave  dhe  a  kanë  patur  parasysh  përdoruesit  një  trajtim  të 
çfarëdollojshëm të të dhënave të tyre.  
Në  radhë  të  parë,  duhet  bërë  dallimi  midis  të  dhënave  të  dukshme  të  mbledhura  në 
bazë të pëlqimit që është dhënë nga  konsumatori dhe të dhënave të padukshme që mblidhen 
në mënyrë të tërthortë nga kompanitë, pa dijeninë e konsumatorëve
597

Për  sa  i  përket  informacionit  të  mbledhur  me  pëlqimin  e  konsumatorit,  dihet  se  në 
shumë faqe na kërkohen të dhëna personale (për shembull për të plotësuar një formular online 
ose për të kryer një blerje online). Por në lidhje me këto të dhëna, mund të bëhet një përdorim 
për  të  cilin  konsumatorët  nuk  do  të  jenë  njoftuar.  Në  këtë  kuptim  është  e  rëndësishme  që 
komisioneri  për  të  dhënat  personale
598
 të  rikujtojë  ligjin  në  lidhje  me  ndalimin  nga  ana  e 
mbledhësve  të  të  dhënave  personale  që  të  mos  i  përdorin  ato  përtej  qëllimit  për  të  cilat  ato 
janë  mbledhur.  Shpesh  ndodh  që  përdoruesit  e  internetit  kuptojnë  se  janë  duke  dhënë 
informacione  që  mund  të  përdoren  në  mënyrë  të  gabuar  ndërsa  janë  thirrur  që  të  plotësojnë 
një  formular  të  dhënash  online.  Disa  sondazhe  amerikanë  tregojnë  se  41%  e  përdoruesve  të 
internetit  që  nuk  dëshirojnë  të  japin  të  dhëna  personale  largohen  nga  faqja  e  internetit  dhe 
40% të tjerë preferojnë të gënjejnë në lidhje me të dhënat që u kërkohen.  
Në lidhje me të dhënat e mbledhura pa dijeninë e përdoruesve, duhet thënë se shpesh 
ai  nuk  e  kupton  që  mund  të  “përndiqet”  hap  pas  hapi  nga  një  faqe  interneti  në  një  tjetër 
nëpërmjet  disa  teknikave  që  lejojnë  ndjekjen  ose  gjurmimin  e  tij.  Një  nga  teknikat  më  të 
njohura është ajo e cookie-ve që konsiston në krijimin e dosjeve të vogla të emetuara nga një 
server i konsultuar nga përdoruesi dhe të regjistruara në hard diskun e tij. Kjo teknikë bën të 
mundur identifikimin e përdoruesit kur ai lidhet në një faqe interneti. Në këtë mënyrë, mund 
të  ndërtohet  një  profil  i  përdoruesit  duke  llogaritur  frekuencën  e  hyrjes  në  një  faqe  me 
tematikë të caktuar, objektin e vizitave, karakterin e faqeve që viziton etj. Në fakt, të dhënat e 
mbledhura  nëpërmjet  cookie-ve  nuk  janë  të  dhëna  personale  në  kuptimin  e  ligjit
599
,  por  të 
dhëna  që  lidhen  me  kompjuterin  nga  i  cili  është  përdoruesi,  që  në  analizë  të  fundit  mbetet 
anonim. Por në të vërtetë, kur i drejtohemi një kompjuteri, i drejtohem një personi, përdoruesi 
i paidentifikuar. Personi, konsumatori bëhen njësh me kompjuterin dhe do të kemi një kalim 
të informacionit anonim në një informacion direkt ose indirekt personal. Direktiva evropiane 
në lidhje me jetën private dhe komunikimet elektronike e ka kuptuar këtë çështje dhe kësisoj 
trajton dhe problematikën e cookie-ve.  
Një problem tjetër lidhet me ato që quhen adresa Internet Protocol (IP). Përdoruesit e 
internetit njihen në rrjet nëpërmjet adresave të tyre IP, që për nga funksionimi janë shumë të 
ngjashëm me cookie-t: përdoruesi që lidhet në një faqe interneti lë një shenjë të tij, adresa IP, 
                                                           
597 Agathe Lepage, Libertés et droi fondamentaux à l’épreuve de l’internet, Litec, 2002, f. 23. 
598 Institucion i parashikuar në ligj, për të cilën do të flasim pak më poshtë. 
599 Kuadri ligjor do të analizohet më poshtë. 


Yüklə 3,21 Mb.

Dostları ilə paylaş:
1   ...   94   95   96   97   98   99   100   101   ...   137




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə