Universiteti I tiranës fakulteti I drejtësisë departamenti I së drejtës civile



Yüklə 3,21 Mb.
Pdf görüntüsü
səhifə99/137
tarix14.09.2018
ölçüsü3,21 Mb.
#68649
1   ...   95   96   97   98   99   100   101   102   ...   137

188 
 
e cila caktohet automatikisht nga furnizuesi i aksesit drejt internetit (ISP) ose nga subjekte të 
tjera të shoqërisë së informacionit, shenjë që lejon identifikimin e kompjuterit të futur në rrjet. 
Kuptohet qartë roli i rëndësishëm i ISP-ve për mbledhjen e kësaj të dhëne që, duke parë më 
poshtë,  përbën  një  të  dhënë  personale.  Mbledhja  dhe  përpunimi  i  këtyre  të  dhënave,  duke 
qenë  të  kësaj  natyre,  hyjnë  në  fushën  e  nenit  8  të  Konventës  Evropiane  të  të  Drejtave  të 
Njeriut
600
, siç Gjykata ka patur mundësi ta nënvizojë disa herë
601

Në këtë moment, do të ishte e udhës të shikohej se çfarë parashikon legjislacioni, si i 
yni  ashtu  dhe  ai  evropian,  dhe  më  pas  të  shikojmë  problematikat  që  krijojnë  në  praktikë  jo 
vetëm përdorimi i adresave IP por, në mënyrë më të gjerë, trajtimi i të dhënave që lidhen me 
individin në botën digjitale.  
Ligji 9887 rregullon zbatimin e të dhënave personale në të gjitha fushat e jetës, ashtu 
si  dhe  në  botën  e  informatikës.  Në  nenin  2  të  ligjit  vendoset  parimi  i  përgjithshëm  që 
rregullon mënyrën sesi organet shtetërore dhe subjektet private duhet të përpunojnë të dhënat. 
Së pari, ligji sanksionon idenë se nuk mund të ketë veçse përpunim të ligjshëm të të dhënave 
nëpërmjet  procedurave  të  parashikuara  në  ligj.  Dhe  këto  përpunime  duhet  të  bëhen  duke 
respektuar  të  drejtat  e  njeriut,  në  mënyrë  të  veçantë  të  drejtën  e  ruajtjes  së  jetës  private. 
Përpunimi i të dhënave është çdo veprim që kryhet plotësisht ose jo me mjete automatike, me 
të  dhënat  personale,  si  grumbullimi,  regjistrimi,  ruajtja,  renditja,  përshtatja,  ndreqja, 
këshillimi, shfrytëzimi, përdorimi, bllokimi, fshirja ose shkatërrimi apo çfarëdo veprim tjetër, 
si  dhe  transmetimi  i  të  dhënave.  Parimi  i  fundit  i  sanksionuar  në  këtë  nen  nuk  gjen  në  fakt 
asnjë  bazë  tjetër  të  shkruar  në  legjislacionin  shqiptar.  Parimi  i  ruajtjes  së  jetës  private  nuk 
është përkufizuar më parë në asnjë ligj në Shqipëri. As ligji 9887 nuk jep një përkufizim të tij, 
megjithatë, mendojmë se bazën tekstuale gjykata dhe veprimtaria e subjekteve shtetërore dhe 
private  e  gjen  te  Konventa  evropiane  e  të  Drejtave  të  Njeriut  (neni  8  i  saj)  dhe  në 
jurisprudencën e pasur të Gjykatës evropiane të të Drejtave të Njeriut.  
Dy janë shtyllat kryesore mbi të cilat bazohet ligji 9887.  
Së  pari,  në  lidhje  me  të  drejtat  e  personave.  Kriteri  kryesor  është  ai  i  dhënies  së 
pëlqimit paraprak të subjektit për përpunimin e të dhënave të tij. Nuk mund të ketë përpunim 
të dhënash (mbledhje, transferim dhe përpunim në kuptimin e parë të fjalës) nëse subjekti i të 
dhënave  nuk  jep  pëlqimin  për  një  gjë  të  tillë.  Kjo  nënkupton  një  detyrim  pozitiv  për 
përpunuesin ose mbledhësin e të dhënave që të njoftojë paraprakisht subjektin se veprimi që 
ai  do të kryejë kërkon mbledhjen dhe përpunimin e mëtejshëm  të të dhënave. Nëse subjekti 
                                                           
600 European Court of Human Rights, Research Division, Internet : case law of the European Court of Human 
Rights (
www.echr.coe.int
), f. 24. 
601 Për shembull, çështja 62617/00 e vitit 2007, Copland kundër Mbretërisë së Bashkuar: “the Court considers 
that the collection and storage of personal information relating to the applicant’s telephone, as well as to her e-
mail internet usage, without her knowledge anounted to an interference with her right to respect for her private 
life and correspondence within the meaning of Article 8.” 


189 
 
refuzon përpunimin e të  dhënave, do të thotë se  ka refuzuar edhe të hyjë në transaksion me 
përpunuesin  (transaksion  në  kuptimin  më  të  plotë  të  fjalës,  ku  nënkuptohet  marrëdhënia 
tregtare ose jo tregtare). Megjithatë, ligji 9887 parashikon dhe raste të tilla ku mbledhja dhe 
përpunimi  i  të  dhënave  nuk  mund  të  refuzohen  dot  nga  subjekti.  Një  gjë  e  tillë  është  e 
kuptueshme  pasi,  nëse  mbrohet  privatësia  e  individit,  duhet  të  sigurohet  edhe  ndërveprimi 
midis subjekteve, përndryshe do të kishim një botë hermetike, ku çdo individ do të kishte të 
bënte  vetëm  me  veten  e  tij.  Kështu,  neni  6  i  ligjit  9887  parashikon  parimin  sipas  të  cilit 
përpunimi  bëhet  nëse  subjekti  i  të  dhënave  personale  ka  dhënë  pëlqimin,  por  edhe 
përjashtimet,  që  janë:  (i)  për  hartimin  dhe  përmbushjen  e  kontratave  në  të  cilat  subjekti  i  të 
dhënave  personale  është  palë;  për  të  mbrojtur  interesat  jetike  të  subjektit  të  të  dhënave;  për 
përmbushjen e një detyrimi ligjor të kontrolluesit; për kryerjen e një detyre ligjore me interes 
publik ose ushtrimin e një kompetence të kontrolluesit ose të një pale të tretë, së cilës i janë 
përhapur të dhënat; për ndjekjen e interesave legjitime të kontrolluesit ose të një pale të tretë, 
së cilës i  janë përhapur të dhënat,  përveçse kur këto  interesa mbizotërojnë mbi interesat  për 
mbrojtjen e të drejtave dhe të lirive themelore të subjektit të të dhënave. 
Një e drejtë tjetër e garantuar në këtë ligj është ajo e aksesit, që nënkupton të drejtën 
për  individët  që  të  marrin,  me  kërkesën  e  tyre,  komunikim  në  lidhje  me  të  dhënat  e  tyre  të 
mbledhura nga subjektet private ose shtetërore
602
. Ky parim  rregullohet  në nenin  12 të ligjit 
9887. Sipas këtij neni, çdo person ka të drejtë të marrë nga kontrolluesi i të dhënave, me anë 
të një kërkesë me shkrim: (i) konfirmimin nëse  të dhënat  personale po i  përpunohen ose jo, 
informacion  për  qëllimin  e  përpunimit,  për  kategoritë  e  të  dhënave  të  përpunuara  dhe  për 
marrësit e kategoritë e marrësve, të cilëve u përhapen të dhënat personale; (ii) në një formë të 
kuptueshme, të dhënat personale dhe informacionin e disponueshëm për burimin e tyre; (iii) 
në rastet e vendimeve automatike, informacion për logjikën e përfshirë në vendimmarrje. 
Çdo  person  mund  të  vihet  në  dijeni  të  tërësisë  së  të  dhënave  që  lidhen  me  të  duke 
marrë  edhe  një  kopje  të  tyre.  Në  disa  legjislacione,  si  ai  francez,  mundësia  e  marrjes  së  një 
kopjeje  të  dokumentit  ku  janë  të  dhënat  nuk  duhet  ta  tejkalojë  koston  e  riprodhimit.  Duke 
ushtruar të drejtën e aksesit, personi interesohet për arsyen e trajtimit, të llojit të të dhënave të 
regjistruara, të përpunuesit të tyre dhe transfertave të mundshme të këtyre të dhënave jashtë 
shtetit. Në legjislacionet e huaja nuk haset një formalitet i domosdoshëm për të kërkuar akses 
drejt të dhënave personale, ndërkohë që sipas ligjit 9887 duhet që personi të bëjë një kërkesë 
me shkrim. Do të ishte e udhës që ky formalitet të hiqej dhe të vërtetohej se personi që kërkon 
të dhënat është realisht subjekt i tyre (nëpërmjet vërtetimit të identitetit).  
E  drejta  e  aksesit  është  e  rëndësishme  pasi  vërteton  lidhjen  midis  të  dhënave  dhe 
subjektit  të  të  dhënave
603
.  Është  një  tregues  se  subjekti  shtetëror  ose  privat  përmbush 
                                                           
602 Agathe Lepage, Libertés et droi fondamentaux à l’épreuve de l’internet, Litec, 2002, f. 25

603 Po aty, f. 24. 


Yüklə 3,21 Mb.

Dostları ilə paylaş:
1   ...   95   96   97   98   99   100   101   102   ...   137




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə