146
tendenca në fushën e letërsisë që shumë autorë të botojnë vepra anonime. Këtë të drejtë
mbron dispozita që cituam më sipër si dhe dispozita e pikës 4 të nenit 22 të Ligjit për të
drejtën e autorit
477
, që i mundëson autorit që të botojë një vepër në mënyrë anonime. Kjo
mbulon edhe rastet e botimit të veprave me anë të përdorimit të pseudonimeve. Përdorimi i
anonimatit ose i pseudonimeve është pjesë thelbësore e lirisë së krijimtarisë
478
dhe është pjesë
e lirisë së shprehjes, akoma më tepër kur autori mund të lëvrojë në një shoqëri ku nuk
tolerohet kjo liri dhe personat që lëvrojnë në emër të saj. Natyrisht, botimi i një vepre në
kushtet e anonimatit nuk e pengon autorin që të përfitojë ekonomikisht nga shfrytëzimi i
veprës së tij. Në këtë rast, është botuesi i tij ose përfaqësues të autorizuar që do të mbrojnë
interesat e tij. Sërish, duke përsëritur çka u tha më sipër, autori mund të heqë dorë nga
anonimati dhe të shfaqet përpara publikut, në çastin dhe në vendin që ai i konsideron të
përshtatshëm.
Në disa legjislacione, dorëheqja nga autorësia mbi vepër bëhet për shkak llojit të veprës si
dhe statusit të autorit si i punësuar. Kështu, në të drejtën angleze, autorësia mund të mos
përmendet në rastin e programeve kompjuterike, ashtu si dhe në rastet e veprave të krijuara në
marrëdhënie pune
479
.
Ligji për të drejtat e autorit, përtej botimit të veprave në kushtet e anonimatit ose me
pseudonim, parashikon dhe rastin kur “autori ka të drejtë të vendosë se në emrin e kujt do të
paraqitet vepra
480
.” A mundet që autori të heqë dorë nga e drejta e tij e autorësisë? Bëhet fjalë
për ato kontrata që parashikojnë punimin e veprave nga disa persona dhe botimi i veprës në
emrin e një përsonit tjetër, zakonisht autor i njohur. Shumë autorë kanë përdorur kontrata të
tilla në shek. XIX, më i njohur është Alekandër Dyma. Autori i njohur francez bashkëpunonte
me një autor më pak të njohur të quajtur Ogyst Maké (Auguste Maquet), i cili shkruante një
përmbledhje të kërkimeve të tij historike dhe më pas, Aleksandër Dyma shtonte stilin e tij
letrar. Por në disa raste, autori i njohur përdorte materialet e autorit të ri të panjohur dhe i
shtonte në romanet e tij të pandryshuar. Bashkëpunimi (sepse në fakt, nuk bëhet aspak fjalë
për shfrytëzim, por për bashkëpunim midis të dyve, pavarësisht aspektit moral të
marrëdhënies që ha diskutim), ka qenë shumë i frytshëm sidomos në përgatitjen e Tre
Muskëtierëve dhe Kontit të Monte-Kristos. Qartësisht, në këto lloj marrëveshjesh shohim sesi
autori i vërtetë pranon të fshihet prapa emrit të një autori më të njohur, pasi bashkëpunimi me
të mund t’i sjellë përfitime financiare më të mëdha sesa ti “hyjë detit me këmbë”, duke
përballuar tregun si autor i panjohur. Nga pikëpamja morale, këto marrëveshje mund të jenë të
diskutueshme: është një formë skllavërie, pasi përdorimi i punës së tjetrit, sidomos asaj
477 “Autori ka të drejtë të vendosë se në emrin e kujt do të paraqitet vepra e tij tek publiku si dhe të drejtën që të
mbetet anonim apo me pseudonimin e zgjedhur prej tij.”
478 Michel Vivant, Jean-Michel Bruguière, Droit d’auteur, Botimi i parë, 2009, Dalloz, f.311.
479 David Bainbridge, Intellectual
Property, Pitman Publishing, Botimi i tretë, f. 93.
480 Pika 4 e nenit 22 të Ligjit për të drejtat e autorit, i sipërcituar.