59
Rural Telephone Services. Por a mjafton kjo për ta dënuar për shkelje të të drejtës së autorit?
Në këtë pikë, Gjykata Supreme rikujton parimin e Copyright-it, sipas të cilit synimi kryesor i
tij “nuk është të vlerësojë punën e autorit, por të promovojë progesin e shkencës dhe të
artit“
181
. Është e kuptueshme që mund të kishte shkelje të ekskluzivitetit të Rural Telephone
Services në lidhje me pjesë të direktorisë të marrë në mënyrë të paautorizuar nga Feist
Publications, por kjo e padrejtë nuk mund të zgjidhet duke krijuar një padrejtësi tjetër, pra
duke u mbështetur në një dispositë ligjore mbi të drejtën e autorit, pasi në rastin konkret
listimi i direktorisë për Fletët e Bardha nga ana e Rural Telephone Services nuk përmbushte
minimumet e krijimtarisë, kriter ligjor për të qenë e mbrojtshme nga e drejta e autorit. Ky
seksion i direktorisë ishte vetëm rezultat i punës së kryer nga autorët e saj, por nuk kishte
asnjë gjykim personal të autorëve apo aftësi krijuese. Fletët e Bardha, në fakt, ishin të
strukturuara sipas rendit alfabetik, gjë që e bënte këtë pjesë të direktorisë në analizë të fundit,
një përpjekje banale. Në të njëjtën linjë mendimi, Gjykata Supreme vlerësoi se problemi
ndryshon për sa i përket Fletëve të Verdha. Mënyra e klasifikimit të tyre si dhe materiali që
përmbajnë ato, i përbërë kryesisht nga të dhëna publicitare për kompani të ndryshme e bën atë
të jetë frut i një pune krijuese, rezultat i aftësisë përzgjedhëse dhe klasifikuese të autorëve.
Duke u bazuar në këtë vendim dhe në futjen në treg gjithmonë e më fuqishëm të
programeve kompjuterike, shikojmë se kemi një përditësim të kuptimin të origjinalitetit. Duke
përmendur gjithmonë e më pak “personalitetin e autorit” apo “botën e ti të brendshme”, dhe
duke cituar “krijimin intelektual”, “aftësinë, gjykimin krijues të autorit“ gjatë punës së tij,
tentohet në njëfarë mënyre të shpjegohet se mutacionet e veprave artistike kanë sjellë një
përshtatje të kritereve juridike. Por, në çdo rast, asnjëherë nuk do të tolerohet nga ana e
gjykatës, ose të paktën do të tentohet që të mos tolerohet, mbrojtja nga e drejta e autorit të
prodhimeve ose punës që, në kuptimin artistik të fjalës, janë të veshura nga banaliteti. Në këtë
kuptim, shumë autorë shikojnë te rinovimi i kuptimit të origjinalitetit, rilindjen e konceptit të
risisë, si e vetmja fjalë që bie në kundërshtim me banalitetin.
Hartat gjeografike, përmbledhjet e çdo natyre qofshin, fotografitë kërkojnë, që të mbrohen
nga e drejta e autorit. Në fund të fundit, për ç’arsye ato duhet të përjashtohen nga kjo
mbrojtje? Gjykata duhet të shyqrtojë dhe të zbatojë kriteret e reja të origjinalitetit, për të cilat
gjyqtari ka nevojë gjatë analizës së tij të këtyre veprave. Si rrjedhim, rikonceptimi i kuptimit
të origjinalitetit nuk sjell asnjë pasojë negative mbi të drejtën e autorit, për aq kohë sa nuk ka
kriter tjetër që të vijë dhe të mënjanojë atë të origjinalitetit dhe që të mos humbasë, në asnjë
rast, gjurma që lidh autorin me veprën. Ndërkohë që veprat “fisnike”, të orëve të para i
drejtohen më shumë ndjenjës dhe shqisave sesa arsyes së njerëzve është më e lehtë të arrish
në përfundimin se vepra është origjinale. Ndërkohë që për veprat “e tjera”, gjykata duhet të
armatoset me argumentat e duhur për të arritur në përfundimin se një vepër është origjinale
apo jo.
181 Op. cit, paragrafi II A, pika [19]
60
c.
Origjinaliteti dhe vetëm origjinaliteti – a i reziston ky parim
digjitalizimit?
Kriteri i përcaktimit të një krijimi intelektual si vepër artistike duhet të përkufizohet vetëm
te ai i origjinalitetit. Rëndësia e këtij kufizimi në përcaktimin e kritereve qendron jo vetëm ne
argumentat që përmendëm më sipër, por edhe në ato që do të shtjellojmë më poshtë.
Megjithatë, puna krijuese në fushën e digjitalizimit e kthen kriterin e origjinalitetit drejt
elementeve objektivë, në të kundërt me qëllimin që i është dhënë origjinalitetit nga
ligjëvënësit dhe autorët e shekullit të kaluar.
Argumentet pro kriterit subjektiv të origjinalitetit
Në radhë të parë, nuk mund të kufizojmë fushën e veprimit të të drejtës së autorit mbi
një krijim intelektual për shkak të zhanrit apo llojit të tij. Ligji për të drejtat e autorit nuk e jep
qartë këtë ide, pavarësisht se është një idetë drejtuese të të drejtës së autorit. Duke dhënë listë
të llojeve kryesore të veprave, Ligji për të drejtat e autorit nuk përpiqet që të kufizojë
kuptimin e veprës artistike, por të orientojë zbatuesit e ligjit në një kategorizim pedagogjik të
llojeve kryesore të veprave. Kjo listë nuk është shteruese, pavarësisht se në Ligj kjo gjë nuk
kuptohet mjaft qartë
182
. Duhej gjetur një formulim i tillë që të tregonte se nuk ka kufizim
material të veprës, mjafton që ato të jenë origjinale. Projektligji i mëparshëm i të drejtës së
autorit, i cili mbeti vetëm në letër, kishte rregulluar këtë mangësi duke bërë të mundur dhe
integrimin në përkufizimin e veprës dhe për ato krijime që do të lindin në të ardhmen por që
nuk hyjnë domosdoshmërisht në kategoritë e njohura të llojeve të veprave. Kështu, dispozita
përkatëse në Projektligjin e mëparshëm në lidhje me përkufizimin e veprave lezohet si vijon:
“Në zbatim të këtij ligji, ‘vepër’ është çdo prodhim në fushën e letërsisë, artit ose shkencës që
është origjinale, domethënë është krijimi intelektual i vetë autorit; asnjë kriter tjetër nuk do të
përdoret për cilësimin e një prodhimi të tillë si vepër. Mbrojtja nga e drejta e autorit shtrihet te
çdo vepër, pavarësisht nga mënyra ose forma e shprehjes së tyre, objektivi, rëndësia ose vlera
estetike, veçanërisht, si...
183
”. Kjo tregonte një vullnet nga ana e hartuesve të Projektligjit për
të mos vënë asnjë pengesë ligjore në përfshirjen çdo krijimi intelektual në fushëveprimin e
veprave artistike, që nga çasti që përmbushet kriteri i origjinalitetit.
Sa u tha më sipër, rrjedh gjithashtu se se forma që i jepet veprës është gjithashtu e
parëndësishme. Një gjë të tillë e kemi të shprehur mjaft qartë në Ligjin për të drejtat e
autorit
184
. Kjo na rikujton dhe njëherë parimin sipas të cilit krijimi intelektual duhet të veshë
një formë të caktuar, qoftë kjo gojore apo e shkruar për veprat letrare, ashtu si dhe
kompozime të hedhura në letër apo jo, për veprat muzikore etj. Sërish, indiferenca në lidhje
me formën që merr vepra është gjithashtu e një rendësie të veçantë, pasi nëpërmjet formës që
182 Neni 8 i Ligjit për të drejtat e autorit.
183 Neni 3 paragrafi i parë i Projektligjit të mëparshëm.
184 Neni 8 pika 1 i Ligjit për të drejtat e autorit.
Dostları ilə paylaş: |