Vendi m ne emer te republikes



Yüklə 21,17 Kb.
tarix16.11.2017
ölçüsü21,17 Kb.
#10340


REPUBLIKA E SHQIPERISE

GJYKATA E APELIT

TIRANE

Nr. 1423 Regj. Themeltar Nr.1430 Vendimi

Date 01.07.2011 Date 21.12.2011

V E N D I M

NE EMER TE REPUBLIKES


Gjykata e Apelit Tirane e perbere nga:

KRYESUES : Genti SHALA

ANETAR : Lefter JAHAJ

ANETAR : Seit XHOXHAJ

Me prokurore seance Fllanxa Alku ne Tirane, me date 21.12.2011 ne shkalle te dyte mori ne shqyrtim çeshtjen penale qe i perket:



TE TE PANDEHURES: Bianka Qafa, e bija e Eduartit dhe e Valentines, lindur më dt. 10.06.1992, në Shkoder, banuese në qendren rehabilituese “Te ndryshem dhe te barabarte”, rruga e Kavajes, Tirane; me shtetësi dhe kombësi shqiptare; beqare; e padënuar më pare; Mbrojtur në gjykim nga av. Iris Aliaj, prane qendres “Per nisme ligjore qytetare”.

AKUZUAR: Për kryerjen e veprës penale të “Prostitucionit”, parashikuar nga neni 113 i K. Penal

Gjykata e Rrethit Gjyqesor Tirane me vendimin Nr.744, dt.06.05.2011 ka vendosur:

-Deklarimin fajtore te pandehures Bianka Qafa per kryerjen e vepres penale te "Prostitucionit”, parashikuar nga neni 113 i Kodit Penal dhe ne lidhje me nenin 51 te K.Penal, denimin e saj me 4 (kater) muaj burgim.

-Ne aplikim te nenit 406/1 te K.Pr.Penale, mases se mesiperme te denimit i ulet 1/3 duke u denuar e pandehura Bianka Qafa me 2 (dy) muaj e 20 (njezet) dite burgim.

-Ne baze te nenit 59 te K.Penal urdherohet pezullimi i ekzekutimit te denimit me burgim per nje kohe prove prej 18 (tetembedhjete) muaj me kusht qe e pandehura Bianka Qafa te mos kryeje veper tjeter penale, gjate kohes se proves.

-Ne baze te nenit 60 te K.Penal urdherohet e pandehura Bianka Qafa qe gjate kohes se proves te marre formim profesional.

-Urdherohet e pandehura Bianka Qafa qe gjate kohes se proves te mbaje kontakte me sherbimin e proves per te realizuar detyrimet e mesiperme.

-Ne baze te nenit 190 te K.Pr.Penale, provat materiale te sekuestruara sipas procesverbalit te dt. 18.05.2010, 5000 (pesemije) leke te kaloje ne favor te shtetit, prezervativi 1 (nje) cope te agjesohet.

- Shpenzimet proçeduriale te hetimeve paraprake ne shumen 5,500 (pesemije e peseqind) leke, si dhe shpenzimet gjyqesore i ngarkohen te pandehures



Kundër vendimit ka bërë ankim e pandehura Bianka Qafa, e cila parashtron:

  • Neni, në bazë të të cilit është dënuar e pandehura Bianka Qafa, është në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.

  • E pandehura Bianka Qafa ka kërkuar në shkallë të parë kontrollin incidental ndaj nenit 113 të Kodit Penal.

  • Neni 113 i Kodit Penal shkel parimin e barazisë gjinore, duke e diskriminuar tërthorazi të pandehurën Bianka Qafa.

Duke kërkuar:

  • Prishjen e vendimit.

  • Ushtrimin e kontrollit incidental dhe pafajësinë e të pandehurës Bianka Qafa.

GJYKATA E APELIT TIRANË

Pasi shqyrtoi materialet e çështjes; dëgjoi relatorin Genti Shala; në mungesë të të pandehurës Bianka Qafa; pasi dëgjoi përfaqësuesen e “Qendrës për Nisma Ligjore Qytetare”, av. I. Aliaj, e cila kërkoi ushtrimin nga Gjykata të kontrollit incidental mbi nenin 113 të Kodit Penal dhe deklarimin e pafajshëm të të pandehurës Bianka Qafa; pasi dëgjoi prokuroren F. Alku, e cila kërkoi lënien në fuqi të vendimit



V Ë R E N

Organi i Prokurorisë ka kërkuar në Gjykatë, gjykimin e të pandehurës Bianka Qafa, akuzuar se ka kryer veprën penale të “Prostitucionit”, parashikuar nga neni 113 i Kodit Penal.

Në gjykimi e kësaj çështjeje në Shkallë të Parë, me kërkesën e të pandehurës Bianka Qafa dhe miratimin e organit të akuzës, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka vendosur gjykimin e shkurtuar, konform neneve 403 e vijues të Kodit të Procedurës Penale.

Gjykimi i shkurtuar nuk përbën objekt të gjykimit në Gjykatën e Apelit Tiranë, pasi ai nuk është objekt i ankimit të organit të Prokurorisë dhe as i atij të të pandehurës Bianka Qafa, por Gjykata e Apelit Tiranë çmon se lloji i gjykimit të ndjekur në shkallë të parë, është i rëndësishëm përsa i përket qëndrimit të saj për ankimin e palëve, të parashikuar nga neni 406/3 i Kodit të Procedurës Penale. Megjithëse konsensusi i prokurorit, në lidhje me kërkesën e të pandehurit për gjykimin e shkurtuar, nuk është kusht i domosdoshëm, Gjykata e Apelit Tiranë, duke konstatuar se organi i akuzës e ka dhënë këtë konsensus, çmon se si e pandehura Bianka Qafa, ashtu edhe organi i Prokurorisë, kanë të njëjtin qëndrim për aktet e dosjes së Prokurorisë, dhe nuk kanë, respektivisht, pretendime lidhur me pavlefshmërinë e akteve, qofshin këto absolute apo relative.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka çmuar se çështja mund të zgjidhet në gjendjen që janë aktet e dosjes së prokurorit dhe të njëjtën bindje kanë parashtruar edhe palët, pavarësisht konkluzionit përfundimtar që kanë arritur përsa i përket fajësisë të të pandehurës Bianka Qafa.

Në këto kushte Gjykata e Apelit Tiranë, e konsideron dosjen e prokurorit si dosje gjyqësore dhe si bazë për dhënien e vendimit përfundimtar.

Nga aktet e dosjes së prokurorit rezulton se Policia Gjyqësore e Sektorit kundër Trafiqeve te Paligjshme Tirane ne dt. 18.05.2010 rreth orës 21:30 ka kapur ne flagrance te pandehurën Bianka Qafa me shtetasin Mikel Saco duke kryer marrëdhënie seksuale pikërisht ne hotel “Ferrari” ne dhomën 208, qe ndodhet ne rrugën “Don Bosko”. Marrëdhëniet seksuale kryheshin kundrejt shumes prej 5000 leke qe shtetasi Mikel Saco ia ka dhënë te pandehurës. E pandehura është ndërmjetësuar për te siguruar klientin nga shtetësja Oriana Kellezi duke i siguruar takim ne një bar kafe “Eurolloto”, pranë maternitetit te vjetër Tirane dhe pasi është rene dakord paraprakisht për pagesën ne shumen 5000 leke, e pandehura Bianka Qafa dhe shtetasi Mikel Saco kane shkuar me taksi tek hotel “Ferrari” për te kryer marrëdhënie seksuale kundrejt pagesës, ku janë kapur ne flagrance. Janë sekuestruar sasia prej 5000 lekësh dhe një prezervativ.

Gjate hetimeve e pandehura Bianka Qafa ka pranuar kryerjen e veprës penale dhe ka deklaruar se ajo ka ardhur nga Shkodra ne Tirane duke u larguar nga familja, e cila ka pasur kushte te vështira ekonomike. Ajo ka qene me prindër te divorcuar dhe jetonte me atë atin dhe kushtet ekonomike e familjare e kane detyruar te ushtronte prostitucion ne Tirane. Ajo ka sqaruar se ne Tirane është njohur me vajza te tjera me te cilat rrinte dhe jetonte dhe ndërkohë dilte për kafe ku takoheshin me persona me te cilët kryenin marrëdhënie seksuale kundrejt pagesës.

Ne gjykim e pandehura deklaroi se nuk e pranonte akuzën dhe kërkoi pafajësi. Ajo deklaroi se ka qene e mashtruar nga persona qe kane qene ndërmjetës si Oriana Kellezi, Spartak Alia dhe një zonje me emrin Sadete. Këto pretendime ne lidhje me mashtrimin e te pandehurës për te ushtruar prostitucion mbeten te paprovuara.

Sa me sipër provohet nga aktet shkresore qe ndodhen ne dosjen hetimore nr. 1972 te vitit 2010, mes tyre raport shërbimi dt. 17.05.2010; deklarimet e shtetasit Mikel Saco dt. 18.05.2010; procesverbal për sekuestrimin e provës materiale dt. 18.05.2010; procesverbal i pyetjes se te pandehurës Bianka Qafa dt. 10.08.2010.

Duke u përqendruar në thelbin e ankimit, Gjykata e Apelit Tiranë çmon se Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, në nenin 145/2, i ka dhënë të drejtë gjyqtarëve, që kur çmojnë se ligjet vijnë në kundërshtim me Kushtetutën, ia dërgojnë çështjen Gjykatës Kushtetuese, e cila vendos lidhur me çështjen.

Në këtë mënyrë, Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, duke ruajtur për vete, pozitën burimore në sistemin hierarkik që përbëjnë rendin juridik në Republikën e Shqipërisë, ka krijuar një mekanizëm iniciues të konstatimin të raportit të normës kushtetuese dhe normës ligjore.

Sipas kësaj dispozite kushtetuese, është në ekskluzivitetin e gjyqtarit, kryesisht ose me kërkesën e palëve, që kur çmon se ligji vjen në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, e pezullon gjykimin dhe e dërgon çështjen në Gjykatën Kushtetuese, e cila vendos përfundimisht mbi raportin e ligjit me Kushtetutën.

Në këtë kuptim, Gjykata e Apelit Tiranë, duke e konsideruar ushtrimin e kontrollit incidental, si një garanci të raportit të normës kushtetuese me atë ligjore, ekskluzivisht në çmuarjen e gjyqtarit, nuk e çmon nenin 113 të Kodit Penal në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.



PER KETO ARSYE

Gjykata ne baze te nenit dhe 428/a te K Pr Penale,



V E N D O S I

Lenien ne fuqi te vendimit Nr.744, date .06.05.2011 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane



Tirane me 21.12.2011

ANETAR ANETAR KRYESUES

S. XHOXHAJ L.JAHAJ G. SHALA

dv dv dv

Vertetohet njesia me origjinalin

KANCELAR/Altin GJANA/
Yüklə 21,17 Kb.

Dostları ilə paylaş:




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə