VENDIM
Nr. 480, datë 3.6.2015
PËR MIRATIMIN E RREGULLAVE TEKNIKE PËR APARATET MARRËSE
TELEVIZIVE, QË DO TË VENDOSEN NË TREG
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 22, të ligjit nr. 97/2013, “Për mediat
audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, dhe të pikës 3, të nenit 5, të ligjit nr. 10489, datë
15.12.2011, “Për tregtimin dhe mbikëqyrjen e tregut të produkteve joushqimore”, të ndryshuar,
me propozimin e ministrit të Shtetit për Inovacionin dhe Administratën Publike, Këshilli i
Ministrave
VENDOSI:
1.
Miratimin e rregullave teknike për aparatet marrëse televizive, DVB-T2/MPEG4, me
ndërfaqe të përbashkët, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse
e tij.
2.
Ngarkohen Ministria e Financave, ministri i Shtetit për Inovacionin dhe Administratën Publike,
Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Autoriteti i Mediave
Audiovizive dhe Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare dhe i fillon efektet 3 muaj pas hyrjes në
fuqi të tij.
KRYEMINISTRI
Edi Rama
RREGULLA TEKNIKE
PËR APARATET MARRËSE TELEVIZIVE,
DVB-T2/MPEG4, ME NDËRFAQE TË
PËRBASHKËT
1. Fusha e zbatimit
1.1 Ky rregull teknik zbatohet për aparatet marrëse televizive të cilat përfshijnë:
a)
aparatet marrëse televizive të integruara;
b)
dekoderat.
1.2
Ky rregull teknik përcakton kërkesat/ specifikat e detajuara për veprimtarinë e vendosjes në
treg, lëvizjes së lirë dhe vënies në shërbim të aparateve marrëse televizive në Republikën e
Shqipërisë.
1.3
Ky rregull teknik zbatohet për të gjitha aparatet marrëse televizive të importuara, si dhe për
ato që mund të prodhohen në Shqipëri.
1.4 Ky rregull teknik zbatohet për prodhuesit, përfaqësuesit e autorizuar të prodhuesit,
subjektet përgjegjëse për vendosjen e pajisjeve në treg dhe operatorët e rrjeteve numerike, nëse
ata janë përgjegjës për vendosjen në treg të pajisjeve.
2. Përkufizime
Për qëllime të këtij rregulli teknik, termat e mëposhtëm kanë këto kuptime:
1. “Akses i kushtëzuar”, ka kuptimin që i jep ligji nr. 97/2013.
2. “Aparat marrës televiziv”, bashkësia e pajisjeve elektronike, që realizon marrjen dhe
shfaqjen e transmetimeve televizive numerike për përdoruesit dhe çdo aparat tjetër apo program
i lidhur me të për këtë qëllim.
3.
“Aparat marrës i integruar”, aparati marrës televiziv që ka të integruar pajisjen për marrjen e
sinjaleve numerike.
4.
“HD (High-definition television (or HDTV))”, sinjali video me rezolucion substancialisht më të
lartë se sinjalet video të sistemeve televizive tradicionale.
5.
“SD (
Standard-definition television (ose SDTV))”, rezolucioni i figurës së sistemeve
televizive tradicionale.
6. “Dekoder”, pajisja që konverton sinjalet numerike në sinjale analoge, për t’u kapur
(marrë) nga aparatet marrëse të zakonshme analoge.
7.
“DVB-T - Digital Video Broadcasting Terrestrial, transmetimi numerik video tokësor (DVB-
T)”, është sistemi në shërbimin tokësor, i përcaktuar në rekomandimin ITU-R BT.1306 të
Bashkimit
Ndërkombëtar
të Telekomunikacioneve si “Sistemi numerik B”.
8.
“DVB-T2”, sistemi i transmetimeve numerike tokësore DVB-T i përmirësuar.
9.
“ETSI - European Telecommunications Standards Institute”, e njohur zyrtarisht nga
Bashkimi Evropian, si Organizata e Standardeve Evropiane, prodhon standarde për teknologjitë
e informacionit dhe komunikimit (ICT), përfshirë teknologjitë e konvergjuara fikse, të
lëvizshme, radio, transmetimet audiovizive dhe internet.
10.
“ITU (
International Telecommunications
Union)”, Bashkimi Ndërkombëtar i
Telekomunikacioneve.
11. “ITU-T (International Telecommunications Union-T)”, sektori i standardizimeve të
telekomunikacioneve të ITU-së.
12. “MPEG 2”, sistemi i kompresimit të figurës.
13. “MPEG 4”, sistemi i avancuar i kompresimit të figurës.
14.
“Ndërfaqe e përbashkët”, një teknologji që lejon ndarjen e funksioneve të aksesit të
kushtëzuar nga një aparat marrës televiziv, nëpërmjet një moduli të aksesit të kushtëzuar
(CAM) për të mundësuar aksesin në disa sisteme enkriptimi që mund të ofrohen nga operatorë të
ndryshëm.
15.
“Moduli i aksesit të kushtëzuar (CAM)”, një pajisje elektronike që përmban një fole për
një kartë (smart card), vendosur në një aparat marrës televiziv për të mundësuar aksesin në një
shërbim të mbrojtur në një formë të kuptueshme/të qartë.
3. Kërkesat/specifikat e detajuara
Për të gjitha pajisjet brenda fushës së këtyre rregullave
teknike,
aplikohen
këto
kërkesa/specifika të detajuara:
a)
Aparati marrës televiziv të jetë me ndërfaqe të përbashkët.
b)
Aparati marrës televiziv të jetë i standardit DVB-T2/MPEG-4.
c) Aparati marrës televiziv të mundësojë marrjen dhe dekodimin e sinjaleve numerike të
transmetuara në standardet DVB-T/MPEG-2.
ç) Aparati marrës televiziv të mundësojë marrjen e sinjaleve numerike tokësore në
standardet SD dhe/ose HD.
d) Aparati marrës televiziv të jetë në përputhje me standardet e harmonizuara shqiptare, të
listuara në shtojcën 1 të këtij vendimi.
dh) Aparati marrës televiziv të jetë në përputhje me specifikimet teknike të miratuara nga
AMA, si në shtojcën 2 të këtij vendimi.
4. Vendosja në treg
4.1
Aparati marrës televiziv vendoset në treg nga një person fizik ose juridik vetëm nëse
plotëson kërkesat/specifikimet e detajuara sipas këtyre rregullave teknike.
4.2
Prodhuesi ose personi që vendos në treg aparatin marrës televiziv është përgjegjës për të
siguruar që aparati është në përputhje me këto rregulla teknike.
4.3 Importuesi ose personi i cili importon aparatin marrës televiziv dhe e vendos atë në
treg, mban të njëjtën përgjegjësi si prodhuesi dhe duhet të sigurojë që produkti është në pajtim
me këto rregulla teknike.