Vendim nr. 480, datë 2015 PËr miratimin e rregullave teknike për aparatet marrëSE



Yüklə 128,36 Kb.
Pdf görüntüsü
səhifə4/6
tarix14.09.2018
ölçüsü128,36 Kb.
#68646
1   2   3   4   5   6

Marrësi duhet të ketë një ndërfaqe koaksiale ose optike S/PDIF për audion digjitale për të 

ofruar sinjal PCM në përputhje me IEC 60958 [20] ose një fluks audio jolinear të koduar PCM 

në përputhje me IEC 61937 [21]. 

1.2.2.5  Dalja analoge audio RCA 

Marrësi duhet të ketë të paktën një ndërfaqe audioanaloge bazuar në dy konektorë RCA të 

tipit femër IEC 60603-14 [32]. 

1.2.2.6 Ndërfaqja HDMI 

Marrësi i nivelit HDTV me ekran (iDTV) duhet të plotësojë kërkesat e specifikuara për 

ndërfaqet video nga EICTA për postet iDTVTV HD Ready (HD Ready iDTV-sets [28]). 

Marrësi i nivelit HDTV pa ekran (STB) duhet të ketë të paktën një ndërfaqe multimedia me 

definicion të lartë (High-Definition Multimedia Interface  -  HDMI) me konektor të tipit A [29], që 

mbështetin ekrane kompatibël me kërkesat EICTA HD-Ready [28]. 

STB-ja e nivelit HDTV duhet të jetë e aftë të përdorë informacionin EDID të ofruar nga 

ekrani për të përcaktuar automatikisht daljen e STB-së. 

STB-ja e nivelit HDTV duhet të ofrojë opsionin “Formati origjinal”, d.m.th., të nxjerrë të 

njëjtin format me formatin e marrë nëse mbështetet nga ekrani siç tregohet nga informacioni 

EDID. Nëse formati i marrë nuk mbështetet STB-së duhet të zgjedhë mënyrën e shfaqjes 

(display mode) që ofron cilësinë më të lartë të mundshme të videos. Kjo kërkohet për të shmangur 

që dalja e STB-së të bëhet e zezë nëse ka një mospërputhje midis formatit të marrë dhe aftësive 

të shfaqjes (ekranit). 

Duhet, gjithashtu, të bëhet e mundur që të vendoset manualisht formati default nga STB-ja i 

nivelit HDTV në një format të fiksuar. Formati i fiksuar do të përfshijë formatet e mëposhtme: 

-

 

1920x1080i@25Hz; 



-

 

1280x720p@50Hz; 



-

 

720x576p@25Hz; dhe si opsion 



-

 

1920x1080p@25Hz; 



-

 

1920x1080p@50Hz. Dalja e preferuar default duhet të ruhet (stored) në STB. 



Dalja HDMI duhet të japë audio stereo ose stereo downmix ose audio shumëkanalëshe (multichannel 

audio) dhe duhet të pajiset me funksionin (Auto lip-synch). Dalja HDMI duhet të njohë auto lip-

synch dhe duhet të vonojë audion ose videon të kompensojë latencat në pajisjet e marrjes së 

fluksit (downstream devices). Hyrja (hyrjet) iDTV HDMI duhet të deklarojë informacionin e 

fshehur (latency) audio/video në EDID-në e saj. 

1.2.3  Procesori 

Marrësi duhet të ketë një orë/kalendar në kohë reale që funksionon vazhdimisht. Ora duhet 

të azhurnohet nga TDT dhe TOT hyrëse nga SI. 

Marrësi duhet të ketë një timer të brendshëm për mundësinë e komutimit automatikisht nga 

mënyra standby (stand-by mode) në mënyrën e punës (operational mode). Ky timer duhet të vihet në 

punë lokalisht (i pranuar nga përdoruesi fundor). 

1.2.4  Demultiplekseri MPEG 

Demultiplekseri duhet: 

-

 



të jetë sipas shtresës së transportit MPEG-2  (MPEG-2 transport layer) të përcaktuar në 

ISO/IEC 13818-1 [5] dhe ETSI TS 101 154 [3]; dhe 

-

 

të jetë i aftë të dekodojë një fluks (stream) ISO/IEC 13818-1 [5] me shpejtësi (data rates



deri në 32 Mbit/s për DVB-T dhe deri në 50,34 Mbit/s për DVB-T2; 

-

 



të suportojë flukse elementare me shpejtësi të ndryshme (Variable Bit Rate Elementary Streams

brenda një fluksi transporti me shpejtësi konstante. 

1.2.5 VIDEO Dekoderi MPEG 

Dekoderi i marrësit duhet të jetë plotësisht sipas standardit ISO IEC 14496-10 [4] për të 

dekoduar sinjale MPEG-4 dhe ISO/IEC 13818-2 [17] për të dekoduar sinjale MPEG-2. 



Dekoderi, gjithashtu, duhet të jetë në përputhje me ETSI TS 101 154 [3] dhe duhet të mbështetë 

VBR (Variable Bit Rate) dhe CBR (Constant Bit Rate). 

Dekoderi i marrësit duhet të sigurojë sinkronizimin midis AUDIO-s dhe VIDEO-s, si më 

poshtë: 


Audioja  kurrë nuk duhet të paraprijë programin video për më shumë se 20 ms dhe nuk 

duhet të vonohet ndaj videos për më shumë se 45 ms. 

Dekoderi i marrësit duhet të ketë elemente procesuese për konvertimin e videoformatit në 

dalje të videos së dekoduar në HDMI-në e tij dhe/ose në SCART ose ndërfaqe tjetër analoge, 

Sinjalizimi i Formatit të afishimit midis STB dhe pajisjes së afishimit (ekranit) janë ose LINE23 

WSS dhe/ose nivele voltazhi në SCART PIN8, siç përcaktohet nga IEC 62216-1 [25] ose në 

rastin e daljes HDMI  sipas zgjatimeve EICTA të IEC 62216-1 (6.4.3.7.4 procesimi AFD 

processing për dalje HDMI). 

Tipikisht një rajon i ngushtë kufitar brenda kufirit të zonës 720x576 pixel  nuk është i 

dukshëm për shkak të mbiskanimit në ekranin SD. Për shërbimet që përmbajnë viedon 

ISO/IEC 14496-10, OSHM-ja mund të përdorë shenjat (flag) “overscan_info_present” dhe 

overscan_appropriate” për të treguar nëse marrësi do të aplikojë këtë overscan tipik apo do të shfaqë 

imazhin e plotë video të transmetuar. 

 

Tabela A – Shenjat Overscan të transmetimit (Broadcast overscan flags) 



overscan info present flag 

overscan appropriate flag  Usage 

0x0 ose jo transmetim 

n/a 

Nuk ka metodë shfaqjeje të 



 

0x1 


0x0 

Informacion i rëndësishëm në të 

gjithë video rajonin 

0x1 


0x1 

Figurë e dekoduar e përshtatshme 

për Overscan 

 

Për marrësit me dalje HDMI, marrësi duhet të kalojë në dalje videon pa riformatimin 



overscan, duke i vendosur bitet në info framen (info kuadrin) AVI [30]. 

 

Tabela C – Sinjalizimi Overscan në HDMI 



ove rscan_info_present_flag 

overscan_appropria te_flag 

 (in H DM I AVI Infoframe) 

0x0 ose jo transmetim 

n/a 

<0,0> 

0x1 


0x0 

<1,0> 

0x1 


0x1 

<0,1> 

 

 



1.2.5.1 Dekodimi i shërbimeve SDTV 

Dekoderi i marrësit duhet të mbështetë profilin “H.264/AVC Main Profile at Level 3” (i përdorur 

për H.264/AVC SDTV) dhe të jetë konform ETSI TS 101 154 [3] (kapitujt 5.5 dhe 5.6; 25 Hz SDTV). 

Dekoderi i marrësit duhet të dekodojë videon me rezolucionin 720x576 piksel me shpejtësi 

minimale (minimum data rate) prej 600 kbit/s. 

Dekoderi i marrësit  duhet të jetë i aftë të komutojë midis figurave 4:3 dhe 16:9 (aspect ratios)-

raporteve të pamjes). Në rastin e marrjes së një figure (anamorphic picture) me vendosje 4:3 në 

marrësin TV, marrësi DVB-T duhet të kryejë konvertimin në “16:9 letterbox”. Opsionisht 

dekoderi duhet të kryejë konvertimin në “14:9 letterbox”. Konversioni “16:9 letterbox” duhet të 

implementohet nga filtrimi vertikal. Degradimi i sinjalit për shkak të filtrimit duhet të jetë i 

paperceptueshëm subjektivisht. Linja (rreshti) 23 dhe linja (rreshti) 623 duhet të maskohen përpara 

konvertimit për të shmangur gjysmërreshtat irritues. 

1.2.5.2  Dekodimi i shërbimeve HDTV 



Yüklə 128,36 Kb.

Dostları ilə paylaş:
1   2   3   4   5   6




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə