Vendim Nr. 99, datë 18 2005 Për miratimin e katalogut shqiptar të klasifikimit të Mbetjeve



Yüklə 341,21 Kb.
səhifə4/4
tarix21.04.2018
ölçüsü341,21 Kb.
#39533
1   2   3   4

19 11 04* Mbetje nga pastrimi i lëndëve djegëse me baza

19 11 05* Llumra nga trajtimi në vend i rrjedhjeve që përmbajnë substanca të rrezikshme

19 11 06 Llumra nga trajtimi në vend i rrjedhjeve të tjera nga ato të përmendura në 19 11 05

19 11 07* Mbetje nga pastrimi i oxhakëve të gazit

19 11 99 Mbetje të tjera të paspecifikuara

19 12 Mbetje nga trajtimi mekanik i mbetjeve (p.sh. ndarja, kompaktimi, ngjeshja) të paspecifikuara diku tjetër

19 12 01 Letër e karton

19 12 02 Metale ferrore

19 12 03 Metale joferrore

19 12 04 Plastik dhe gomë

19 12 05 Qelq

19 12 06* Dru që përmbajnë substanca të rrezikshme

19 12 07 Drurë të tjerë nga ato të përmendura në 19 12 06

19 12 08 Tekstilet

19 12 09 Mineralet (p.sh. rërë, gurë)

19 12 10 Mbetjet e djegshme (skarcitetet e lëndëve djegëse)

19 12 11* Të tjera mbetje (përfshirë materiale të përziera) nga trajtimi mekanik i mbetjeve që përmbajnë substancë të rrezikshme

19 12 12 Mbetje të tjera (përfshirë materiale të përziera) nga trajtimi mekanik i mbetjeve, të tjera nga ato të përmendura në 19 12 11

19 13 Mbetjet nga rehabilitimi i tokës dhe i ujëravë nëntokësore

19 13 01* Mbetjet e ngurta nga rehabilitimi i tokës që përmbajnë substanca të rrezikshme

19 13 02 Mbetjet e ngurta nga rehabilitimi i tokës, të tjera nga ato të përmendura në 19 13 01

19 13 03* Llumrat nga rehabilitimi i tokës që përmbajnë substanca të rrezikshme

19 13 04 Llumrat nga rehabilitimi i tokës, të tjera nga ato të përmendura në 19 13 03

19 13 05* Llumrat nga rehabilitimi i ujërave nëntokësore që përmbajnë substanca të rrezikshme

19 13 06 Llumrat nga rehabilitimi i ujërave nëntokësore, të tjera nga ato të përmendura në 19 13 05

19 13 07* Mbetje të lëngshme ujore dhe koncentratet ujore nga rehabilitimi i ujërave nëntokësore që përmbajnë substanca të rrezikshme

19 13 08 Mbetje të lëngshme ujore dhe koncentratet ujore nga rehabilitimi i ujërave nëntokësore, të tjera nga ato të përmendura në 19 13 07

20 MBETJET URBANE (MBETJET SHTËPIAKE DHE TREGTARE, MBETJE INDUSTRIALE E INSTITUCIONALE TË NGJASHME) PËRFSHIRË FRAKSIONET E MBLEDHURA VEÇMAS

20 01 Fraksionet e ndara (përveç 15 01)

20 01 01 Letër dhe karton

20 01 02 Qelq

20 01 08 Mbetje të biodegradueshme nga kuzhinat dhe mensat

20 01 10 Veshjet

20 01 11 Tekstilet

20 01 13* Tretësit

20 01 14* Acidet

20 01 15* Bazat

20 01 17* Fotokimikatet

20 01 19* Pesticidet

20 01 21* Mbetje të tubave fluorishente dhe mbetje të tjera që përmbajnë mërkur

20 01 23* Pajisje skarco që përmbajnë klorofluorokarbone

20 01 25 Vajra dhe dhjamra ushqimore

20 01 26* Vajra dhe dhjamra, të tjera nga ato të përmendura në 20 01 25

20 01 27* Bojra, ngjyra, ngjitës etj. që përmbajnë substanca të rrezikshme

20 01 28 Bojra, ngjyra, ngjitës etj, të tjera nga ato të përmendura në 20 01 27

20 01 29* Detergjentë që përmbajnë substanca të rrezikshme

20 01 30 Detergjentë të tjerë nga ato të përmendur në 20 01 29

20 01 31* Medikamente citotoksike dhe citostatike

20 01 32 Medikamente të tjera nga ato të përmenduara në 20 01 31

20 01 33* Bateritë dhe akumulatorët të përfshirë në 16 06 01, 16 06 02 ose 16 06 03 dhe bateritë e akumulatorët e pandarë

20 01 34 Bateritë dhe akumulatorët e tjerë nga ato të përmendur në 20 01 33

20 01 35* Pajisjet e skaduara elektrike dhe elektronike, të tjera nga ato të përmenduara në 20 01 21 dhe 20 01 23 që përmbajnë komponentë të rrezikshëm

20 01 36 Pajisjet e skaduara elektrike dhe elektronike, të tjera nga ato të përmenduara në 20 01 21, 20 01 23 dhe 20 01 35

20 01 37* Mbetje druri që përmbajnë substanca të rrezikshme

20 01 38 Mbetje druri të tjera nga ato të përmendura në 20 01 37

20 01 39 Plastikat

20 01 40 Metalet

20 01 41 Mbetjet nga pastrimi i oxhaqeve

20 01 99 Fraksione të tjera të paspecifikuara

20 02 Mbetjet e kopshteve dhe parqeve (përfshirë mbetjet e varrezave)

20 02 01 Mbetje të biodegradueshme

20 02 02 Dhera dhe gurë

20 02 03 Mbetje të tjera të pabiodegradueshme

20 03 Mbetje të tjera urbane

20 03 01 Mbetjet e përziera urbane

20 03 02 Mbetje nga tregjet

20 03 03 Mbetje nga pastrimi i rrugëve

20 03 04 Llumra nga gropat septike

20 03 06 Mbetje nga pastrimi i ujërave të zeza

20 03 07 Mbetjet të vëllimshme

20 03 99 Mbetjet urbane të paspecifikuara


SHTOJCA II

KARAKTERISTIKAT E MBETJEVE QË I BËJNË ATO TË RREZIKSHME


Mbetjet janë të rrezikshme:

nëse manifestojnë një ose më shumë nga vetitë e paraqitura më poshtë nga H1 deri H14:

H1 “Explosive”: substancat dhe preparatet të cilat mund të shpërthejnë nën efektin e flakës ose të cilat janë më të ndjeshme nga goditja apo fërkimi se dinitrobenzeni.

H2 “Oksiduese”: substancat dhe preparatet të cilat kanë reaksione të fuqishme ekzotermioke kur bien në kontakt me substanca të tjera, veçanërisht me substanca të djegshme.

H3-A “Shumë të djegshme”:

- substancat dhe preparatet e lëngshme të cilat kanë një pikë flakërimi më poshtë se 21 C (duke përfshirë lëngjet ekstremisht të djegshme (të përflakshme);

- substancat dhe preparatet të cilat mund të nxehen dhe të ndizen në kontakt me ajrin në temperaturën e ambientit pa praninë e ndonjë energjie të jashtme;

- substancat dhe preparatet e ngurta të cilat mund të marrin flakë menjëherë pas një kontakti të shkurtër me një burim ndezës dhe mund të vazhdojnë të digjen ose të konsumohen edhe pas largimit të burimit ndezës;

- substancat dhe preparatet e gazta, të cilat janë të djegshme në ajër në trysni normale;

- substancat dhe preparatet e gazta, të cilat në kontakt me ujin apo me ajrin e lagësht, evoluojnë në gaze të djegshme, në sasi të rrezikshme.

H3-B “Të djegshme”: substancat dhe preparatet e lëngshme, që kanë një pikë flakërimi të barabartë ose më të madhe se 21*C dhe më pak ose të barabartë me 55*C;

H4 “Irrituese”: substancat dhe preparatet jokorrozive, të cilat nëpërmjet një kontakti të menjëhershëm, të zgjatur apo të përsëritur me lëkurën apo me membranat mukoze, mund të shkaktojnë inflamacione.

H5 “E rrezikshme”: substancat dhe preparatet, të cilat nëse thithen nëpërmjet frymëmarrjes, injektohen ose penetrojnë në lëkurë mund të shkaktojnë rrezik të kufizuar të shëndetit.

H6 “Toksike”: substancat dhe preparatet, të cilat nëse thithen nëpërmjet frymëmarrjes, injektohen ose penetrojnë në lëkurë mund të shkaktojnë rrezik serioz, akut ose kronik të shëndetit, të cilat mund të shkaktojnë edhe vdekjen.

H7 “Kancerogjene”: substancat dhe preparatet, të cilat nëse thithen nëpërmjet frymëmarrjes, injektohen ose penetrojnë në lëkurë mund të shkaktojnë kancer ose të rrisë mundësinë e shfaqjes së tij.

H8 “Korrozive”: substancat dhe preparatet, të cilat mund të shkaktojnë dëmtime pas kontaktit në indet e gjalla.

H9 “Infektive”: substancat që përmbajnë mikroorganizma mbijetuese ose toksinat e tyre, të cilat janë të njohura ose besohet të shkaktojnë sëmundje në njerëzit ose në organizmat e gjalla.

H10 “Teratogjenike”(toksike për riprodhimin): substancat dhe preparatet, të cilat nëse thithen nëpërmjet frymëmarrjes, injektohen ose penetrojnë në lëkurë mund të shkaktojnë keqformime të lindura, jo të trashëgueshme ose të rrisin mundësinë e shfaqjes së tyre.

H11 “Mutagjenike”: substancat dhe preparatet, të cilat nëse thithen nëpërmjet frymemarrjes, injektohen ose penetrojnë në lëkurë mund të shkaktojnë difekte gjenetike të trashëgueshme ose të rrisin mundësinë e shfaqjes së tyre.

H12 Substancat dhe preparatet, të cilat shkarkojnë gaz toksik në kontakt me ujin, ajrin ose me ndonjë acid.

H13 Substancat dhe preparatet, të afta që pas asgjësimit ose prodhimit të ndonjë substance tjetër (p.sh. ujërat kulluese pas trajtimit), që zotërojnë ndonjë nga karakteristikat e listuara më sipër.

H14 “Ekotoksike”: substancat dhe preparatet, të cilat paraqesin ose mund të paraqesin rrezik të menjëhershëm ose të mëvonshëm në një ose më shumë komponentë të mjedisit.

2. Dhe për substancat që i përkasin H3 deri H8, H10 dhe H11, nëse paraqesin një ose më shumë nga karakteristikat e mëposhtme:

- pika e flakërimit ≤ 55 C;

- një ose më shumë substanca, të klasifikura si shumë toksike në përqendrim total ≥ 0,1%;

- një ose më shumë substanca, të klasifikuara si të rrezikshme në përqendrim total ≥ 0,25 %;

- një ose më shumë substanca korrozive, të klasifikura si R15 në përqendrim total ≥ 5%;

- një ose më shumë substanca korrozive, të klasifikura si R34 në përqendrim total ≥ 10%;

- një ose më shumë substanca irrituese, të klasifikura si R36, R37,R38 në përqendrim total ≥ 20%;

- një substancë të njohur si kancerogjene të kategorisë 1 ose 2, në përqendrim total ≥ 0,1%;

- një substancë të njohur si kancerogjene të kategorisë 3, në përqendrim total ≥ 1%;

- një substancë toksike për riprodhimin të kategorisë 1 ose 2, të klasifikuara si R60, R61 në përqendrim total ≥ 0,5%;

- një substancë toksike për riprodhimin të kategorisë 3, të klasifikuar si R62, R63 në përqendrim total ≥ 5%;

- një substancë mutagjene të kategorisë 1 ose 2, të klasifikuar si R46 në përqendrim total ≥ 0,1%;

- një substancë mutagjene të kategorisë 3, të klasifikuar si R40 në përqendrim total ≥ 1%.
SHTOJCA III

KATEGORITË E MBETJEVE TË RREZIKSHME TË GJENERUARA, TË LISTUARA SIPAS NATYRËS SË TYRE, APO AKTIVITETIT QË I GJENERON ATO

(Mund të jenë në gjendje të lëngshme, llumi ose të ngurtë)

Shtojca III.A.

Mbetjet që paraqesin një ose më shumë nga vetitë e listuara ne shtojcën II dhe të cilat konsistojnë në:

1. Substanca anatomike, spitalore dhe mbetje të tjera klinike;

2. Komponime farmaceutike mjeksore dhe veterinare;

3. Konservues druri;

4. Biocide dhe substanca fito-farmaceutike;

5. Mbetje nga substanca të përdorura si tretës;

6. Substanca organike të halogjenuara jo të përdorura si solvente, duke përjashtuar materialet e tyre inerte të polimerizuara;

7. Kripëra temperimi që përmbajnë cianide;

8. Vajra minerale dhe substanca vajore;

9. Përzjerje, emulsione naftë/ujë dhe hidrokarbon /ujë;

10.Substanca që përmbajnë bifenile të poliklorinuara-PCB dhe/ose trifenile të poliklorinuara- PCT;

11. Materiale bituminoze të dala nga rafinimi, distilimi dhe nga trajtimet pirolitike;

12. Bojra, ngjyrosës, pigmente, llaqe, varak;

13. Rezina, lateksi, plastifikatorë, ngjitës/adezivë;

14. Substancat kimike që dalin nga aktivitetet kërkimore, zhvilluese dhe të mësimdhënies, të cilat nuk janë të identifikuara dhe/ose janë të reja dhe efekti i të cilave mbi njeriun dhe/ose mjedisin nuk është i njohur ( p.sh. mbetjet e laboratorëve);

15. Materiale piroteknike dhe materiale të tjera eksplosive;

16. Kimikate fotografike dhe materiale të procesit të zhvillimit të filmave fotografikë;

17. Çdo material i kontaminuar me ndonjë të ngjashëm të dibenzo-furaneve të poliklorinuara;

18. Çdo material i kontaminuar me ndonjë të ngjashëm të dibenzo-p-dioksinave të polikloruara.

Shtojca III. B.

19. Mbetjet që përmbajnë një prej përbërësve në shtojcën IV dhe kanë një nga vetitë e listuara në shtojcën II dhe të cilat konsistojnë në:

20. Sapunë, vajra, parafina bimore ose shtazore;

21. Substanca organike jo të halogjenuara, që nuk përdoren si solvente;

22. Substanca inorganike pa metale apo komponime të metaleve;

23. Hi dhe /ose thëngjij

24. Dhera, rëra, argjilë, përfshirë shllamin e shpimit;

25. Kripërat e temperimit jocianide;

26. Pluhura dhe pudra metalike;

27. Materiale katalitike të përdorura;

28. Lëngje dhe llumra që përmbajnë metale ose komponime metalike;

29. Mbetje nga operacionet e kontrollit të ndotjes, përjashtuar 29, 30 dhe 33.

30. Llumra fërkimi;

31. Llumra nga impiantet e pastrimit të ujit;

32. Mbetje te dekarbonizuara;

33. Mbetje nga kolonat jonokëmbyese;

34. Llumra të ujërave të zeza të patrajtuara ose të të papërshtatshme për përdorim në bujqësi;

35. Mbetje nga pastrimi i cisternave(autobotëve) dhe pajisjeve;

36. Pajisje të kontaminuara;

37. Kontenierë të kontaminuar (edhe cilindra gazi etj.), të cilët përmbajnë një ose më shumë përbërës të listuar në shtojcën III A;

38. Bateri ose elemente elektrike të tjera;

39. Vajra bimore;

40. Materiale që rezultojnë nga mbledhja selektive e mbetjeve shtëpiake dhe të cilat paraqesin një nga karakteristikat e listuara në shtojcën II;

41. Mbetje të tjera të cilat përmbajnë një prej përbërësve të listuar në aneksin IV dhe paraqesin një nga vetitë e listuara në shtojcën II.
SHTOJCA IV

PËRBËRËSIT E MBETJEVE TË SHTOJCËS IIIB, TË CILAT I BËJNË ATO TË RREZIKSHME, KUR ATO PARAQESIN VETITË E PËRSHKRUARA NË SHTOJCËN II


1. Berilium; përbërje të beriliumit

2. Përbërje të vanadit;

3. Përbërje të kromit(6-valent);

4. Përbërje të kobaltit;

5. Përbërje të nikelit;

6. Përbërje të bakrit;

7. Përbërje të zinkut;

8. Arsenik; përbërje të arsenikut;

9. Selen; përbërje të selenit;

10. Përbërje të argjendit;

11. Admium; përbërje të kadmiumit;

12. Përbërje të kallajit;

13. Antimon; përbërje të antimonit;

14. Teluri; përbërje të telurit;

15. Përbërje të bariumit; përjashtuar sulfatin e bariumit;

16. Mërkuri; përbërje të mërkurit;

17. Taliumi; përbërje të taliumit;

18. Plumbi; përbërje të plumbit;

19. Sulfure inorganike;

20. Përbërje inorganike të florit, përjashtuar florurin e kalciumit;

21. Cianure inorganike;

22. Metalet alkaline të mëposhtme: litiumi, natriumi, kaliumi, kalciumi, magnezi në formë elementare (jo përbërje);

23. Solucione acide ose acide në gjendje të ngurtë;

24. Solucione bazike ose baza në gjendje të ngurtë;

25. Asbesti (pluhur ose fibër);

26. Fosfori, komponimet e fosforit, përjashtuar fosfatet e mineraleve;

27. Karbonilet metalike (të metaleve);

28. Peroksidet;

29. Kloratet;

30. Perkloratet;

31. Azide (përbërje organike me bazë azoti);

32. PCBs dhe/ose PCTs;

33. Komponime farmaceutike ose veterinare;

34. Biocide dhe substanca fito-farmaceutike (p.sh. pesticidet etj.);

35. Substanca infektive;

36. Kreosote, katran;

37. Izocianate; tiocianate;

38. Cianide organike (p.sh. nitrilet etj.);

39. Fenolet; komponime të fenoleve;

40. Solvente të halogjenuar;

41. Tretës organikë, përjashtuar tretësit e halogjenuar;

42. Komponime halogjenorganike, përjashtuar materialet inerte të polimerizuara dhe substanca të tjera që i referohen kësaj liste;

43. Komponime aromantike; komponime organike policiklike dhe heterociklike;

44. Aminat alifatike;

45. Aminat aromantike;

46. Eteret;

47. Substancat me natyrë eksplozive, përjashtuar ato të listuara diku tjetër në këtë shtojcë;

48. Komponime sulfur organike;

49. Ndonjë i ngjashëm i dibenzo-furaneve të poliklorinuar;

50. Ndonjë i ngjashëm i dibenzo-p-dioksinave të poliklorinuar;



51. Hidrokarbonet dhe oksidet e tyre; nitrogjen dhe/ose sulfur komponimet, jo të përmendura në këtë shtojcë.





3[1] Në rastet e përmbajtjes se Cr-6, këto mbetje konsiderohen të rrezikshme

4[2] Në rastet e përmbajtjes se Cr-6, këto mbetje konsiderohen të rrezikshme


1[1] Në rastet e përmbajtjes se Cr-6, këto mbetje konsiderohen të rrezikshme

2[2] Në rastet e përmbajtjes se Cr-6, këto mbetje konsiderohen të rrezikshme

3


4


Yüklə 341,21 Kb.

Dostları ilə paylaş:
1   2   3   4




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə