Video: Ja si I përshëndet fansat Ballist Morina pas lirimit nga burgu



Yüklə 6,39 Mb.
səhifə2/352
tarix09.08.2018
ölçüsü6,39 Mb.
#62147
1   2   3   4   5   6   7   8   9   ...   352

Nga Leonard Veizi

Një spektakël i zi qarkullon këto ditët e fundit të vitit, ashtu si në çdo fundvit tjetër. Është e njëjta situatë, aktorët ndryshojnë. Përvit ky teatër absurd përbën “lajm”. Dhe lajmi është mbreti, një “as-maç”. Ai duhet të shkojë në çdo shtëpi dhe të bëhet i njohur.

Papritur duket sikur janë kthyer në ditët e urisë. Kudo shfaqen pjata me ushqim. Presidenti shtron tavolina për klerikët, Kryeministri mbledh për darkë gazetarët, Kryetari i bashkisë “ulet këmbëkryq” me të moshuarit. Të gjithë me nga një pjatë përpara. Ditët festive duken si ditë zije. Kombi ka nevojë për ushqim. Krizë. Janë sulur të hanë. Duket se i përshtaten një slogani të vjetër e patetik: “Ta mbyllim vitin të ngrënë se si dihet çfarë na pret vitin tjetër”.

Vërtet jemi në ditë kaq të këqija, apo është vetëm një mirazh që të pushton kokën në këto ditë me diell e pa rreshje...?

Padyshim, të moshuarit, jetimët dhe jo vetëm këta, janë shtresa në nevojë. Por nuk duan vetëm një pjatë të thyejnë urinë me rastin e festave. Kur duhen 3 pjata të tilla në ditë, ose përndryshe 1095 pjata në vit. Në të vërtetë, ata duan pak më shumë se kaq, të jetojnë më me dinjitet.

Por nuk ka para mjaftueshëm, as për shpërblimin qesharak të pensionistëve që vihen në rradhë si dikur për tallonin. Duket sikur kemi të njëjtën situatë, dikur dhe sot. Asgjë nuk ndryshon. Veç thellohet ndarja e klasave.

Të pasurit bëhen më të pasur, të varfrit edhe më të varfër. Shtohen përditë njerëzit që presin pjatën festive dhe në këmbin të një pjate u kërkohet një votë.

Interes i ndërsjelltë. Kompromis me stomakun.

Por tanimë edhe të varfrit kanë ca më shumë informacion. Dinë dhe ca gjëra që do të do të ishte e mira të mos i dinin fare. Dhe jo vetëm për këtë arsye spektakli qeveritar nuk merr asnjë vlerë.

Uria shtohet.

Nuk e di kush mund të gënjehet sot me një pjatë në vit?!


Ndërtimi, pallatet mbi 6 kate leje nga vendorët, hyn në fuqi vendimi

Tashmë është zyrtare, lejet e ndërtimit për pallatet me mbi 6 kate do të mund të jepen nga njësitë vendore. Vendimi i qeverisë i marrë pak muaj më parë tashmë ka hyrë në fuqi dhe në të përcaktohet se lejen për pallatet mbi 6 kate do të jepen nga bashkitë, ndërsa KKT-ja do të bëjë kontrollin.

Kontrolli i lejes së ndërtimit për këto pallate do bëhet brenda 10 ditëve, ndërsa për rastet kur kalohet ky afat dhe nuk është bërë asnjë vërejtje, atëherë leja konsiderohet e ligjshme.

Më herët qeveria kishte përcaktuar se do të ishte ekzekutivi autoriteti që do të kishte këtë të drejtë, por më pas u tërhoq nga ky vendi, duke ndryshuar klauzolën dhe duke ia dhënë këtë kompetencë njësive vendore.

Kështu do të jenë zyrat Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme (ZVRPP) që do të lëshojë çertifikatat e pronësisë mbi pallatet mbi 6 kate, pas kërkesës së pronarit.

Në vendimin që ka hyrë në fuqi thuhet:

“Për objektet mbi 6 kate, sipas shkronjave “a” dhe “b”, të këtij neni, leja e ndërtimit jepet nga autoriteti vendor përgjegjës pas kontrollit paraprak pa vërejtje të Këshillit Kombëtar të Territorit, brenda 10 (dhjetë) ditëve, lidhur me përputhshmërinë me instrumentet kombëtare dhe/ose vendore të planifikimit në proces.

Me kalimin e afatit 10-ditor, pa vërejtje nga Këshilli Kombëtar i Territorit, kontrolli i përputhshmërisë konsiderohet i përfunduar pozitivisht dhe kërkesa për leje shqyrtohet nga autoriteti vendor përgjegjës.

Ngarkohen ZVRPP-të përkatëse për të pasqyruar/regjistruar në regjistrin publik të pasurive të paluajtshme ndryshimet e ndodhura në kategoritë e resurseve, që vijnë si pasojë e miratimit të dokumenteve të planifikimit të territorit sipas këtij neni dhe vendimit nr. 5, datë29.12.2014, të Këshillit Kombëtar të Territorit për miratimin e zonave të urbanizuara të territorit. Certifikata e pronësisë e përditësuar si më sipër i lëshohet pronarit të pasurisë së paluajtshme, me kërkesë të këtij të fundit”./Monitor/



Raporti: ISIS po lufton me municione të prodhuara në Shqipëri

Në depot e armëve të organizatës terroriste e Shtetit Islamik në Siri janë zbuluar municione luftarake të prodhuar në vendin tonë dhe mendohet që këto municione janë trafikuar nga Shqipëria.

Organizata “Conflict Armament Research” me bazë në Londër, e cila investigon zonat të konfliktit në botë, ka kryer një hulumtim në depot të armëve të braktisura nga luftëtarët të Shtetit Islamik në Siri.

Nga ky hulumtim është zbuluar që Shqipëria figuron në mesin e disa shteteve, të cilët kanë prodhuar municione që janë në përdorim të kësaj organizate terroriste.

Municionet shqiptare janë zbuluar në baza të ISIS-it dhe janë gjetur aty para se Shqipëria të dërgonte armatime luftarake për ndihmë ushtrisë irakiane. Vendimi i qeverisë shqiptare i gushtit 2014 për të dërguar armë në Irak erdhi pas kërkesës së NATO-s, për të ardhur në ndihmë këtij vendi në luftën e saj kundër Shtetit Islamik.

Por armët e gjetura dyshohet se janë trafikuar ilegalisht nga Shqipëria drejt Sirisë para këtij vendimi. Policia e Shtetit arrestoi dy muaj më vonë, 8 persona, që akuzohen se trafikonin armë drejt Sirisë./abc/



Kontrolli i Lartë i Shtetit: Njoftim për kontraktimin e ekspertëve të jashtëm

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT
NJOFTIM PËR KONTRAKTIMIN E EKSPERTËVE TË JASHTËM
Kontrolli i Lartë i Shtetit bazuar në nenet 25 dhe 40 të Ligjit Nr. 154/2014 “Për organizimin dhe funksionimin e Kontrollit të Lartë të Shtetit”; standardet ndërkombëtare të auditimit të INTOSAI-it (nr. 1, 10, 11, 12, 20, 21, 30, 40, 100, 200, 240, 300, 400, 1220, 1240, 1620, 3000-3100, 4000-4200, 5000, 5110, 5210, 5230, 5510, 5530 dhe 5600); si dhe Vendimin nr. 61, datë 09.05.2015 të Kryetarit të KLSH-së “Për rregullat dhe procedurat e përzgjedhjes, kontraktimit dhe pagesës së ekspertëve të përkohshëm të jashtëm të Kontrollit të Lartë të Shtetit” (botuar në Fletoren Zyrtare nr. 76/2015); shpall procedurat për kontraktimin e ekspertëve të jashtëm.
Kërkesat për kandidatët ekspert i jashtëm:

Të jenë ekspertë të mirënjohur dhe të zotërojnë mundësisht tituj shkencorë në fushat apo sektorët si më poshtë:

 jurisprudencë;

 ekonomi, financë dhe kontabilitet;

 auditim;

sistemin bankar

 inxhinieri;

 arsim;


 mbrojtje dhe siguri kombëtare;

 hidrokarbure dhe sektori energjetik;

 kontratat koncensionare;

 mjedisit dhe administrimin e tokës;

 sistem tatimor dhe doganor;

 teknologji e informacionit dhe llogaritje aktuarjane;

 sport (auditim performance);

 e drejta e autorit (auditim performance);

 në media, të ketë trajtuar çështje të veçanta në luftën kundër korrupsionit.
Përshkrimi i punës

Ekspertët e jashtëm të kontraktuar nga KLSH, do të angazhohen në:

- këshillimin e grupeve të auditimit apo strukturave të tjera organizative të KLSH-së, pjesë e procesit të shqyrtimit të dosjeve të auditimit, për çështje të ndryshme teknike që lidhen me auditimin;

- kryerjen e auditimeve të veçanta apo dhënien e një ekspertize të caktuar si pjesë e grupit të auditimit;

- dhënien e konsulencës profesionale mbi gjetjet apo konstatimet e grupeve të auditimit;

- dhënien e një opinioni profesional lidhur me plotësinë dhe cilësinë e materialeve/ dokumentacionit të dosjes së auditimit, si procesverbale, aktverifikime, projektraporte, observacione, projektvendime, etj.;

- plotësimin e njohurive të grupeve të auditimit, në çdo fazë të zhvillimit të procesit të auditimit;

 kryerjen e analizave të riskut dhe çështje të tjera lidhur me menaxhimin e riskut si : identifikimi, vlerësimi dhe adresimi i riskut;

 marrjen pjesë në komisione të ndryshme në lidhje me zbatimin e procedurave te rekrutimit dhe certifikimin e punonjësve të KLSH-së;

 hartimin apo dhënien e mendimit apo opinioneve për dokumenteve të ndryshëm si strategji, standarde auditimi, manuale, rregullore, ndryshime ligjore apo nënligjore si dhe propozimeve për ndryshime apo përmirësime legjislative apo rregullatore që i dërgohen institucioneve të ndryshme shtetërore;

 dhënien e një opinioni paraprak në lidhje me raportin mbi zbatimin e buxhetit të shtetit;

 kryerjen e studimeve, analizave, artikujve, punimeve shkencore që i shërbejnë KLSH-së;

 në çdo veprimtari apo proces tjetër të konsideruar si të nevojshëm nga ana e KLSH-së që shërben për të rritur impaktin, përfitimet dhe dobishmërinë e qytetarëve, shoqërisë dhe grupeve të interesit nga veprimtaria audituese .
Paraqitja e dokumenteve

Kandidatët duhet të paraqesin pranë Drejtorisë së Burimeve Njerëzore dhe Etikës në KLSH, deri më datë 15.01.2016 dosjen e tyre personale, e cila duhet të përmbajë këto dokumente:

- Curriculum Vitae;

- Kopje të diplomës së shkollës së lartë, të kualifikimeve pasuniversitare dhe gradave shkencore;

- Kopje të librezës së punës;

- Dëshmi penaliteti;

- Dokumente të tjera (nëse ka), që çmohen se shërbejnë në vlerësim e tij/saj.
Konkurrimi

Procedurat e konkurrimit dhe shpalljes së fituesve, do të bazohen në përcaktimet e bëra në Vendimin nr. 61, datë 09.05.2015 të Kryetarit të KLSH-së “Për rregullat dhe procedurat e përzgjedhjes, kontraktimit dhe pagesës së ekspertëve të përkohshëm të jashtëm të Kontrollit të Lartë të Shtetit” (botuar në Fletoren Zyrtare nr. 76/2015).

Kontrolli i Lartë i Shtetit
Varrezat e makinave, afat për t’u shpërngulur deri më 31 janar

Kryeinspektori Shtetëror i Mjedisit dhe Pyjeve, Ergys Agasi, ka qenë ditën e sotme, në krye të aksionit për subjektet që ushtrojnë aktivitetin e tyre tregtar me mjetet motorrike në fund të jetës.

Sipas njoftimit për shtyp, ISHMP po ushtron këtë kontroll verifikimi për gjithë subjektet në 12 qarqet e vendit, që kryejnë aktivitetet në tregtimin e pjesëve të këmbimit, mjetet motorrike në fund të jetës, të vendosura anash akseve nacionale në territorin e Republikës së Shqipërisë

Ky aksion ka filluar rreth 1 muaj më parë bazuar në VKM nr. 806 , datë 30 Shtator 2015 “Për miratimin e planit të masave kundër informalitetit të transportit rrugor” si propozim e Ministrisë së Transportit. Ministria e Mjedisit është një nga 5 ministritë të ngarkuar për zbatimin e këtij plani masash, sipas Pikës 8 të këtij plani masash për “Mjetet në fund të jetës”.

Inspektoriati gjatë këtij muaji ka evidentuar me proçes – verbale inspektimi 212 subjekte në total të cilëve ju është bërë njoftim “për lirimin e hapësirave dhe marrjen e masave vullnetare nga ana e subjekteve”.

Nga 212 subjekte sot rezulton se 144 subjekte i kane larguar vullnetarisht automjetet ne fund te jetes nga vendi ku ushtrojnë aktivitetin.

“Kërkoj nga inspektorët në rang vendi që të vazhdojnë kontrollin rigoroz dhe të gjithë subjekteve private që të kryejnë zhvendosjen në mënyrë vullnetare brenda afatit. Rrugët nacionale në Shqipëri nuk mund të ofrojnë pamje varreza makinash”,- u shpreh për mediat Agasi.

ISHMP njofotn se do të vazhdojë kontrolli për shpërnguljen e cdo subjekti varreze makinash. Këto subjekte kanë afat që të zhvendosen deri më 31 Janar 2016 në një distancë jo më pak se 1 km nga akset e rrugëve kombëtare,



Del nga burgu pas 8 vitesh, shqiptari përdhunon rumunen gjatë gjithë natës

Një shqiptar në Itali ka përfunduar në pranga vetëm pak kohë pasi ishte liruar nga burgu për vrasje, pasi ka përdhunuar për gjithë natën një femër, nën kërcënimin e një pistolete. Mediat italiane raportojnë se Astrit Cerhozi e ka ftuar femrën rumune në makinë.

“Me një pistoletë e ka detyruar të kryejë seks oral, por nuk është mjaftuar me kaq. E ka marrë me makine dhe e ka përdhunuar gjithë natën në tre zona të ndryshme të Milanos”,- raportojnë mediat, duke iu referuar policisë.

Vajza 20-vjeçare, pas natës së tmerrshme që kaloi denoncoi në polici dhe kësaj të fundit iu desh pak kohë deri sa arriti te autori.

Shqiptari ishte i liruar nga burgu ku kishte vuajtur dënimin për vrasjen e një bashkëpunëtori gjatë një grabitjeje në një lokal në Itali në 2005.

Vajza përshkroi natën që kishte kaluar dhe përdhunuesin e saj. Policia u vu në ndjekje dhe e arrestoi atë ndërsa dilte nga berberi. Tani ai është sërish në burg, këtë radhë për përdhunim.


Video: Kamerieri rrëzon tortën e dasmës, ja reagimi i çiftit të martuar

Nuk ka moment më të shënuar se ai i daljes së tortës në dasëm, por nuk ka moment më të shëmtuar se sa torta që ti kishe ëndërruar papritur të shkatërrohet përpara syve të tu. Ka ndodhur kështu në një dasëm në qytetin e Krujës, ku ndërsa çifti priste tortën, një kthesë e gabuar nga kamarieri e karrocës që sillte tortën ka djallosur gjithçka.

Por gjithçka ka qenë një suprizë e organizuar nga njëra prej të afërmeve të nuses, e cila falë edhe aktrimit perfekt të kamarierit bëri të besojnë të gjithë dasmorët se gjithçka ishte e vërtetë.

Për më shumë ndiqni videon se si reagon nusja dhe dhëndri pasi shikojnë t’u shembet para syve të tyre torta e dasmës.


Mjekësia Ligjore: Foshnja e komunitetit rom nuk vdiq nga i ftohti

I ftohti nuk është shkaku i vdekjes së foshnjës 3­muajshe një ditë më parë në Shkozë. Ky është informacioni paraprak i dhënë nga Instituti i Mjekësisë Ligjore, nisur nga të dhënat paraprake nga këqyrja e brendshme dhe e jashtme e foshnjës.

Sipas këtij instituti: “të dhënat e tjera të evidentuara janë në proces verifikimi të plotë me ekzaminim mikroskopik”.

Ndërkohë, ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka kërkuar përshpejtimin e procedurave për përcaktimin e shkakut të vdekjes së foshnjës 3­muajshe, Melisa Mustafaj.




Foto: Publikohen foto të reja të terroristit Lavdrim Muhaxheri

Janë publikuar fotografi të reja të kosovarit më të kërkuar në botë, pjesëtarit të grupit famëkeq ISIS. Sipas “Iraqi Suryani” (llogari në Tëitter), thuhet se, Muhaxheri tani ndodhet në Irak.

"#Iraq - Lavdrim Muhaxheri i njohur si '' Ebu Abdullah el-Kosova ' është shfaqur në qytetin Rutba në pjesën perëndimore të provincës #Anbar".
Pesë fotot fallco që u bënë virale në vitin 2015
Një ari dhe katër njerëz duke ia mbathur nga frika. Kjo foto u bë virale, por ishte fallco. Në fakt ajo është shkrepur katër vite më parë gjatë një sekuence filmi në Kolorado, por më pas u punua në Fotoshop dhe u shpërnda në Facebook.
A është kjo grua duke shpëtuar nga magjistare nga nga vdekja me ujë? Jo. Në fakt kjo foto është marrë gjatë një skene teatri në Neë Orleans në vitin 1940.
Kjo nuk është Marie Curie. Shikoni sa moderne duket veshja e saj. Është një aktore, Susan Marie Frontczak, duke luajtur Curie. Dhe në fakt ky imazh po përdoret aktualisht nga Togo, Mali dhe Zambia për pullat postare të Curie.
A është kjo India e parë nga hapësira gjatë festivalit të dritave, Diëali? Sigurisht që jo, është fotomontazh.
A është vërtet ky turist Vladimir Putin duke shtrënguar duart me presidentit amerikan Ronald Reagan në vitet ‘80? Kjo foto është një konspiracion i çuditshëm në një lidhje me një komplot për të turpëruar presidentin amerikan, gjatë vizitës së tij të parë në Moskë (Putin në atë kohë ishte një agjent i KGB). Zyrtarët rusë e kanë mohuar prerazi.

Çfarë fshihet në trurin e meshkujve?!

*Mendojnë që janë të jashtëzakonshëm në shtrat

- Meshkujt shpesh mendojnë që me besimin e fortë në ndonjë gjë mund të zgjedhin secilin problem, kështu edhe kur është në pyetje seks.

Pikërisht për këtë meshkujt në shtrat veprojnë me aq vetëbesim, ndërsa në fakt nuk kanë haber se çka janë duke bërë.

*Nuk e pëlqejnë kur në takim pini tepër

- Së paku në fillim të lidhjes, derisa ende nuk njiheni mirë, nuk është keq ta shmangni alkoolin, pasi që të dehur ndonjëherë shndërrohemi në person krejt tjetër.



*I largon nga ju grimi i rëndë dhe i theksuar

- Meshkujt e pëlqejnë kur femra u është rregulluar, por sasia e tepërt e grimit nuk u është aspak tërheqëse. Preferojnë pamjen natyrale në krahasim me ngjyra të tepërta dhe më shtresën e trashë të pudrës.



*Edhe ai frikësohet se kurrë nuk do të martohet

- Vështirë që këtë ndonjëherë do ta pranojë, por edhe sikur femrat, ata frikësohen se do të mbesin të vetëm dhe se nuk do të arrijnë ta gjejnë ‘të vërtetën’. Sidomos i kap paniku kur të mbesin të vetmit në shoqëri që ende nuk janë martuar.



*Dëshirojnë sa më parë të zhduken pas seksit për një natë

- Pas natës pasionante me personin me të cilin nuk dëshiron ta fillojë lidhjen, meshkujt duan thjesht të zhduken, sa më parë që është e mundshme.



*Femrat kurrë nuk do ta kuptojnë fiksimin e tyre pas sportit

- Fiksimi pas futbollit, basketbollit, notit, jo, këtë kurrë nuk do të arrijnë femrat ta kuptojnë, pohojnë meshkujt. Shpresë nuk japin as adhurueset e sportit, pasi që ato edhe përkundër kësaj, nuk janë sikur meshkujt.



*Dhimbjen e ndarjes e shërojnë me shoping

- Edhe pse gjithmonë pohojnë se janë ata që vuajnë derisa femrat blejnë dhe vizitojnë dyqanet, edhe ata e pëlqejnë këtë gjë. Dhimbja pas ndërprerjes së lidhjes u është e mjaftueshme që të nisin në kërkim të rrobave të reja.



*Seksi në dush, i mbivlerësuar

- Të gjithë meshkujt pëlqejnë që të lavdërohen, të jenë apo së paku të përpiqen të jenë sikur personazhet nga filmat. Kështu që do të thonë se edhe seksi nën dush është i shkëlqyer. Por, në fakt sikur edhe femrave, kjo gjë u sjell lagështi, rrëshqitje dhe nuk e kanë aspak të lehtë me sapun në sy.



*Pëlqejnë të jenë xhentëlmenë

- Ndjenjat dhe anën e butë vështirë e tregojnë, por në fakt meshkujt pëlqejnë t’u ndihmojnë femrave duke iu bartur gjësendet, t’ua hapin derën apo t’i lejojnë të kalojnë të parat.



*Vetëbesimi gjatë seksit i ndez

-Edhe pse ndoshta nuk e dini çka bëni, bëjuni se e dini. Femra e aftë dhe me përvojë i rrëzon nga këmbët.



*Nuk ndihen të sigurt gjatë kohës së bisedës “së ndytë”

- Edhe pse kjo ndoshta i ndez, gjatë kohës së bisedës “së ndytë” meshkujt frikësohen shumë se mos do të thoni diçka të gabuar dhe do ta shkatërronit të gjithën.



*Janë xhelozë se janë të pasigurt

- Nëse e vëren se partneren e tyre e shikon një mashkull tjetër, do t’i kapë paniku dhe do të ndihen të pasigurt. Këto ndjenja paraqiten për shkak të mendimit se nuk janë aq të mirë dhe se nuk e meritojnë partneren e tyre.



*Seksi në plazh, nuk u pëlqen

- Qëndrimi në det është shumë romantik, por seksi në plazh sikur në filma në fakt nuk u duket tërheqës. Rëra që ngacmon dhe nervozizmi se dikush mund të vijë dhe tëra ato kafshë deti… Jo, në atë situatë më mirë do të ëndërronin seksin me birrë në kafene.


Fotolajm: Ku duhet të ishte... dhe ku është kokoshi

Dhe vjen një ditë... Duhej të ishte në mes të tavolinës për festat e fundvitit, por tani rri si kodosh majë hurmës.


Histori reale: Ja pse e tradhtoja vazhdimisht burrin…

Kam qenë e dashura e një burri të martuar që kishte një vajzë të vogël dhe për këtë nuk pendohem. Kam qenë një nga ato femra që thosha “unë nuk do ta bëja kurrë, kjo nuk ka për të më ndodhur, sepse nuk arrij deri aty”, por ja që ndodhi. Problemi nuk qëndron vetëm te fakti se kam qenë e dashura e një burri të martuar me fëmijë, por e kam tradhtuar edhe bashkëshortin tim pas disa vitesh martesë.

Jo gjithmonë një martesë që i reziston viteve është një martesë e shëndoshë, e mirë dhe kjo nuk do të thotë se ka funksionuar.

Jo gjithmonë një femër apo mashkull tradhton për të thyer monotoninë, apo nga dëshira për t’u ndjerë e re. Të paktën, për mua nuk ka ndodhur kështu, kjo sepse nuk ndihesha aspak monotone dhe as e vjetër në moshë.

Tradhtia ime nuk ishte dëshirë për të provuar diçka të re, apo dëshirë për të shkuar me dikë tjetër në shtrat.

Por, çfarë ndodhi?

Vite me radhë jam kënaqur gjithmonë me ato që kisha duke menduar se nuk mund të kisha më shumë se aq. E dija edhe vetë gjatë këtyre viteve që po kënaqesha me pak. Shihja çifte të tjera dhe mendoja me vete: “Lum si ata! Sa do të doja që edhe unë të kisha një marrëdhënie të tillë, të ishim një çift i tillë”. Më pas i thosha vetes: “Është vetëm fasadë ajo që kanë ata, nuk mund të kesh më shumë nga ajo që ke”. Kështu vazhdoja të shijoja qetësinë dhe lumturinë time të verbër.

Ndoshta do të pyesni si ka mundësi që nuk e ka kuptuar bashkëshorti im apo, të paktën, të kuptonte “lumturinë” e rreme që kishim bashkë? Ai nuk ka kuptuar kurrë asgjë.

E, të tjerët? Për të tjerët ne ishim familje e përkryer, kisha krijuar “maskën” time dhe e përdorja gjithandej. Por, jeta ku nuk të përplasë. Gjithçka që kam pasur në jetë e kam ndarë me bashkëshortin tim: interesat, miqtë… gjithçka është e përbashkët në një martesë.

Mirëpo, pas disa viteve martesë kisha gjetur një mik special, e që në fillim pata frikë. U përpoqa që të flisja me bashkëshortin tim, por pas kaq shumë vitesh që “gjithçka shkon për mrekulli”, nuk është e thjeshtë që t’i bësh të ditur partnerit që ka një problem.

Si çift nuk kishim asgjë të përbashkët

Që të shpjegohem më mirë, arrita të kuptoj se si çift nuk kishim asgjë të rëndësishme, asgjë që kishte rëndësi. Është e vërtetë që kishim fëmijë, por ne të dy si çift nuk kishim ndërtuar asgjë bashkë.

Kishim një shtëpi, por nuk kishim një familje dhe nuk kishim ndërtuar instrumentet për të përballuar një krizë në çift.

Megjithatë, unë i bëra përpjekjet e mia për të folur me të, i kisha treguar për të kaluarën dhe këtë nuk e them për t’u justifikuar, por të gjitha ato që i kisha thënë unë kishin rënë në vesh të shurdhër ose, të paktën, duke gjykuar nga reagimi i tij dhe ka shumë mundësi mos t’më ketë kuptuar, sepse ishte sikur të flisnim dy gjuhë të ndryshme.

“Duhet ta kisha lënë më parë dhe më pas të nisja një histori të re me tjetrin”. Sa herë ia kam thënë vetes këto fjalë, por nuk arrita ta bëja.

Pas shumë tentativave që kam bërë për të parë nëse mund të shpëtoja diçka nga martesa ime, vendosa të ndahem, por ishin fëmijët në mes dhe kjo nuk ishte aspak e lehtë.

Teksa i shihja të flinin fëmijët e mi, mendoja me vete se duhet t’i lija të jetonin edhe disa ditë në paqe. E shihja bashkëshortin tim dhe mendoja se ishte momenti ku duhet t’i tregoja gjithçka, por e shihja të qetë dhe të buzëqeshur e i thosha vetes: “Më mirë nesër, pse duhet t’ia japësh pikërisht tani këtë goditje?”.

Por, të nesërmen nuk gjeja kohë për të folur, ditën tjetër një nga fëmijët sëmurej, pastaj sa të kalonte Viti i Ri, që, të paktën, të ishin të qetë në këto ditë feste. Kështu e shtyja nga dita në ditë diskutimin që duhej ta bëja që nga fillimi. Ndërkohë, nuk mund t’i jepja fund ndjenjave që kisha për tjetrin…

Edhe sot martesa ime vazhdon të jetë e njëjtë, si në fillim, një martesë si gjithë të tjerat dhe kënaqem duke menduar se të gjitha martesat janë kështu. Ndoshta nëse nuk do të isha njohur me tjetrin do të vazhdoja jetën time e qetë.

Ajo që më ka habitur më shumë ishte fakti se një herë gruaja e të dashurit tim më ka pyetur se çfarë mendimi kisha për martesën e tyre nga ato që më kishte treguar miku im, pra i dashuri im.

Unë iu përgjigja se më dukej një martesë si gjithë të tjerat dhe ajo m’u përgjigj: “Po, është e vërtetë. Është një martesë si gjithë të tjerat”. E tregonte këtë si një arritje, si një vlerë. Unë e kuptova se nuk është kështu dhe nëse një martesë ka krisje, fundi mund të vijë edhe shkaku i një zënke për dashuri apo edhe për përplasje të tjera.
Video: Tregtari te Rr. Kavajës kërcënon të vetdigjet nëse s’e lënë të punojë
Një person te Rruga e Kavajës në kryeqytet ka kërcënuar se do të djegë veten nëse nuk e lënë të tregtojë.

Ai është futur brenda një kioske, ndërkohë që thoshte se i ka paguar të gjitha detyrimet karshi shtetit, sikundër i është kërkuar dhe s’ka arsye përse të ndalohet të punojë.

Në vendngjarje shkoi policia e cila nisi negociatat me tregtarin.

Shihni videon e cila është postuar në rrjetet sociale.



Foto: Si kanë qënë dhe si janë transformuar VIP-at shqiptarë

Këngëtaret shqiptare janë gjithnjë në formë të shkëlqyer. Pavarësisht nëse është një performancë e rëndësishme, një dalje publike apo thjesht një foto Instagrami, bukuroshet e ekranit dhe skenës shqiptare ia dalin të jenë në top formë dhe pse jo të konkurojnë hapur këngëtare të skenave më të mëdha të botës.

Sidoqoftë jo gjithnjë ka qenë kështu. Këngëtaret tona le të themi kanë qenë jo kaq…perfekte sa janë sot.

Në pamjen e tyre tani nuk ka ndikuar natyra, por një makeup artist i zotë ose një apo disa kirurgë plastikë, që e kanë ditur çfarë bënin.


Vajzat “monstra”: Ja 20 fotot e që u ngrejnë temperaturën meshkujve
Faqja e “Monster Girl” ka publikuar 20 imazhet më seksi të vitit 2015 që u votuan nga meshkujt.

Këto foto që kanë marrë më shumë pëlqime nisin nga ato të nxehta dhe deri tek klasiket.


Video: Refuzojnë t’i paguajnë gjobën bandës, vriten në lokal
Një seri e gjatë kërcënimesh që nuk ishin marrë seriozisht, asnjë denoncim në polici dhe epilogu tragjik në një restorant plot me njerëz, ku vrasësi i ka ekzekutuar me një pistoletë.

Cristian Alegre Rivera, 32 vjeç dhe Rafael Ramod Trinidad, 37, nuk mendonin që njerëzit që ishin paraqitur pranë aktivitetit të biznesit të tyre, e kishin seriozisht. Një fund i hidhur, që të dy e paguan me vdekje.

Dy ditë më parë, Cristian dhe Rafael ndodheshin në “Roky’s Huaral”, pranë Limës, në Peru, përcjell Gazeta “Shqip”.

Po shijonin një nga varietetet e shumta të pulës të ofruara nga restoranti kur një njeri me një kapele bejsbolli dhe që mbante veshur një tutë ngjyrë gri, hyri në lokal dhe drejtoi armën kundër dy viktimave, duke i qëlluar në trup dhe në kokë.

Gjatë të shtënave, dy gra të tjera mbetën të plagosura nga plumbat qorr, ndërsa janë akoma të tronditur fëmijët që ndodheshin në lokal, të cilët po kalonin një mbrëmje mes shokëve të shkollës.

Momentet dramatike janë filmuar nga një kamera sigurie dhe tani imazhet kanë bërë xhiron e botës në të gjitha mediat.

Sipas policisë, Cristian, pronar i një ndërmarrjeje të vogël për shërbime funerale, ishte vënë në shënjestër nga një bandë kriminale gjatë vitit të fundit.

Ndërsa Rafael, punonte në një kompani ndërtimi në Arequipa, por edhe ai ishte kërcënuar dhe ndodhej në “Huaral” së bashku me gruan dhe dy fëmijët për Krishtlindje.

“Vrasësi hyri me qëllim për t’i vrarë, – tha një zëdhënës i policisë. – Në fillim u fol për një grabitje të përfunduar keq, por dëshmitarët e përgënjeshtruan një fakt të tillë. Hipoteza jonë është që viktimat kanë refuzuar të paguajnë “gjobën” e vënë nga bandat kriminale. Ata nuk i kanë marrë shumë seriozisht kërcënimet e ardhura dhe nuk kanë denoncuar në polici”.

Foto: Kampionati i grushtit pa doreza në Afrikën e Jugut

Çdo vit, në provincën Limpoo zhvillohet turneu i “grushtit pa doreza”, që për herë të parë është organizuar nga tribuja Venda në vitet 1800. Sipas “Daily Mail”, çdo Krishtlindje vijnë konkurrentë nga e gjithë Afrika e Jugut për të marrë pjesë në grushtimin brutal.

Kur njërit prej boksierëve i del gjak, humb ndjenjat ose dorëzohet, përfundon një ndeshje boksi në klubin e grushteve në Afrikën e Jugut. Këto pra janë tre mënyrat e ndalimit të ndeshjes.

Fillimisht, ky aktivitet u bë për të zgjedhur meshkujt më trima të fisit dhe për t’i mësuar artin e luftimit, ndërsa sot bëhet vetëm për krenari.


Ushqimet dhe mineralet e dobishme që përmirësojnë jetën seksuale
Që në lashtësi burrat dilnin për gjah në kërkimin e një afrodiziaku natyral që me t’u kapërdirë, t’i transformonte në makina seksi. Në Kinë mund të kërkonit një pjatë kastravecë deti, reputacioni i të cilëve si fuqizues të dëshirës seksuale rrjedh nga prirja për t’u fryrë porsa preken.

Në kultura të tjera burri duhet të hajë thëllëzë mashkull të ngordhur, fytyrë hipopotami, apo të ngjyejë objekte në formë mashkullore në vaj. Të marrë spec djegës ose fara hithre dhe t’i vendosë aty ku nuk do të dëshironte, vetëm e vetëm për të përmirësuar aftësinë seksuale.

Sipas psikologëve të seksologjisë, çfarëdolloj ushqimi (pak rëndësi ka sa ekzotik është apo në cilën grykë duhet ët hyjë), mund të ketë një efekt qetësues. Që do të thotë se do të rritë energjinë, nëse jeni me të vërtetë të bindur se do ta bëjë.

Ju këshillojmë të eksperimentoni strategjinë tonë (më e përshtatshme për shqisat e të shijuarit): zhvillo shijen për vitaminat, mineralet dhe barërat që lubrifikojnë mekanizmat.

Nisni parapërgatitjet me pak nga këto ushqime dhe minerale të treguara më poshtë, dhe nuk do të vonojë shumë mbledhja e rezultateve.


Yüklə 6,39 Mb.

Dostları ilə paylaş:
1   2   3   4   5   6   7   8   9   ...   352




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə