Video: Ja si I përshëndet fansat Ballist Morina pas lirimit nga burgu



Yüklə 6,39 Mb.
səhifə3/352
tarix09.08.2018
ölçüsü6,39 Mb.
#62147
1   2   3   4   5   6   7   8   9   ...   352

Mineralet thelbësore për seksin

Të gjitha mineralet dhe vitaminat ndihmojnë, por është zinku ai që bën punën më të vështirë. Ai është i lidhur me pjellorinë, fuqinë, dëshirën dhe shëndetin seksual në kufij të gjatë kohorë dhe ka rol thelbësor në prodhimin e spermatozoideve. Përgjegjëse për pakësimin e vëllimit të spermës dhe të nivelit të testosteronit janë rezervat e pakta me zink. Në çdo ejakulim mund të konsumohen rreth 5 gramë zink, që do të thotë 1/3 e furnizimit të përditshëm. Për fat të mirë zinku është i lehtë për t’u marrë: 110 gramë biftek furnizon gjysmën e nevojës ditore dhe një midhje e vetme siguron të gjithë zinkun që ju duhet. Të pasur me zink janë gjeli, drithërat dhe fasulet.



Efektet e selinos në jetën në çift

Lërini mënjanë spërkatësit me ferromone që duhet të tërhiqnin femrat. Studiuesit, në kërkim të një toniku me të vërtetë të efektshëm, u përqendruan në një hormon të fuqishëm mashkullor, androsteroni, i pranishëm edhe të selinoja. Me sa duket, androsteroni lirohet pas ngrënies, me djersitjen. Thuhet se androsteroni tërheq femrat: mos u nëse ju afrohet ndonjëra. Edhe nëse nuk do të keni aq shumë fat, kujtohuni se po konsumoni ushqim me pak kalori, të pasur me fibra që ju ndihmon në pastrimin e dhëmbëve dhe ju freskon frymëmarrjen.



Ushqimet që shmangin problemet seksuale

Një prostatë problematike mund të zvogëlojë mundësinë për të pasur ereksion, duke u bërë pengesë e madhe në jetën seksuale. Prostati, pezmatimi i rëndë i prostatës, ndonjëherë i shoqëruar me dhimbje dhe dobësim, mund të mbahet nën kontroll nga ushqime si arra, fara apo mielli integral, nënprodukte të thekrës. Këto prodhojnë hormone bimore si vajra dhe substanca të tjera që ulin pezmatimin e prostatës. Farat e kungullit, në veçanti kanë vajra që lehtësojnë ndjesinë e sikletit dhe trysninë në legen të shkaktuar nga fryrja e prostatës. Mund t’iu ndihmojë edhe dieta orientale: nënproduktet e sojës, orizi dhe lakra kineze, mund të ulin efektet e dihidrosteronit, një nënprodukt i testosteronit i ardhur nga hipertrofia prostatike.



Afrodiziakët nxisin dëshirën

Afrodiziak është çfarëdolloj substance apo aktivitet që ngjiz dëshirën për dashuri. Disa kanë pikënisje shkencore, por tek shumica e tyre vepron impulsi i imagjinatës. Çdo kulturë dhe secili nga ne vepron përpara tyre, por sipas mënyrës së tij. Gjatë mijëra vjetëve njerëzimi ka krijuar mundësi nga më të ndryshmet në kërkim të aromave të ndryshme, në kërkim të ngasjes së pornografisë dhe krijimit të artit erotik. Ndryshimi mes tyre varet nga gustot e gjithsecilit, ajo që është erotike për njërin mund të jetë pornografi për tjetrin. E ngrëna dhe e shijuara seksuale varen më pak nga sistemi tretës dhe seksual se sa nga truri, pasi gjithçka që na rrethon është më tepër një ëndërr, iluzion, gënjeshtër. Duke ju referuar ushqimit dhe seksualitetit, natyra posedon një minimum shumë të thjeshtë i destinuar për individin dhe specien. Imagjinata është një demon i qëndrueshëm dhe ka shumë rëndësi në botën seksuale.



Ushqimet zgjojnë epshin

Që kur njerëzit e parë filluan jetën, lidhja midis të ngrënës dhe seksit kanë qenë temat e qëndrueshme të të gjitha kulturave.

Në një botë perfekte, mendohet se çfarëdo lloj ushqimi natyral, i freskët, tërheqës në pamje, i shijshëm dhe i këndshëm, do të thotë të njëjtat cilësi që çdokush do t’i dëshironte në një çift, do të ishte afrodiziake. Por, ashtu sikundër ka metoda për të nxitur dëshirën, njihen edhe ato që e shuajnë atë. Por ka edhe substanca të cilat konsiderohen fatale për dëshirat, valeriani në doza të vogla mund të jetë stimulant, birra e bashkuar me verën në sasi të vogla përdorej në të kaluarën si eksitues, por në doza të mëdha ato do të bezdisnin dhe dashuria nuk do të kishte jetë. Po kështu banjat me ujë të ftohtë nuk janë të këshillueshme, sepse nuk mund të ndihmojnë për të zgjuar dëshirat. Uthulla ka cilësi shumë të mira mjekësore, por ajo mund të shkaktojë të vjella, impotence temporale mbasi ftoh gjakun.

Dashuria dhe surprizat erotike

I vetmi afrodiziak i vërtetë dhe i pagabueshëm është dashuria. Asgjë nuk mund të ndalojë pasionin e dy njerëzve të dashuruar. Në këtë rast nuk ka rëndësi se ku ndodhesh, sa vjeç je, je i lodhur apo jo fizikisht, je rehat në krevat apo ku ndodhesh. Afrodiziaku i dytë është variacioni. Variacioni rinovon zjarrin e dashurisë. Kjo shpjegon poligaminë si dhe mungesën e besnikërisë. Por për të ndezur dëshirën në një çift ku ekziston dashuria ka vend edhe imagjinata. Një gjë e tillë mund të ndiqet edhe gjatë gatimit. Çdo gjë që gatuhet për një të dashur është sensuale, por është akoma më shumë në se të dy marrin pjesë në gatim, duke shfrytëzuar rastin që së bashku me qërimin e lëkurës së qepës, të fillojnë të zhvishen edhe ata. Kontrasti dhe surpriza janë erotike, një vajzë e veshur me pantallona të shkurtra dhe e hipur në një motoçikletë mund të duket eksituese, ndërkohë që një burrë në një situatë të tillë mund të duket qesharak.


Kërkesa e Serbisë dhe një model “Vatikani” për Kosovën
Presidenti serb, Tomisllav Nikoliq dhe Patriarku Irinej, kanë biseduar dje në Patrikanën e Serbisë rreth mundësisë që për pozitën e kishës ortodokse serbe në Kosovë të propozohet modeli i Vatikanit, raporton gazeta serbe Pravda.

Takimi i tyre është mbajtur në prag të përgatitjeve për vazhdimin e dialogut me Prishtinën, kurse sipas deklaratave të ekipit negociator serb, qeveria serbe planifikon që në raundin e temave të reja të hapë edhe atë për statusin e kishës ortodokse serbe dhe pronën e saj në Kosovë, transmeton “lajmi.net”.

Nga Patrikana bëhet e ditur se presidenti dhe patriarku serb kanë diskutuar për problemet e kishës dhe popullit serb në Kosovë, “me theks të veçantë në perspektivën që mund të pritet pas hapjes së kapitullit të 35-të në negociatat me BE-në”.

Përndryshe, Nikoliq në platformën e tij të parë për Kosovën qysh para tre viteve, kishte parashikuar se kisha ortodokse serbe brenda autonomisë thelbësore në Kosovë, të mbajë pozicionin sikur kisha katolike romake apo Vatikani që e mban për Italinë

Asokohe kisha ortodokse serbe jo zyrtarisht e kishte hedhur poshtë një propozim të tillë, nga frika se interpretimi i autoriteteve të Kosovës do të nënkuptonte sikur Serbia po e njeh pavarësinë e Kosovës.

Dhe në vend të kësaj, kisha jo zyrtarisht kishte propozuar garanci ndërkombëtare për statusin dhe pronës në Kosovë.

Por sipas palës serbe nëse ky propozim nuk ndryshohet, do të duhej të ishte temë diskutimi në bisedimet e ardhshme në Bruksel, ku do të flitet për atë se cila është pozita e kishës serbe.


Video: Dueti unik, Gjebrea befasohet nga vajza e tij Anna

Festa e fundvitit në “Tv Klan” ka kaluar bukur dhe me shumë surpriza. Njëra prej tyre ka qenë edhe dueti fantastik mes kantautorit të mirënjohur Ardit Gjebrea dhe vajzës së tij, Anna.

Ka qenë këngëtari Klajd Haruni ai i cili ka nisur të këndojë një nga këngët më të bukura të Gjebresë ndër vite, “Kur të jesh mërzitur shumë” dhe më pas mikrofonin e ka marrë vetë këngëtari i mirënjohur, Ardit Gjebrea.

Duke patur në krah vogëlushen e tij Annën, ai ja kaloi asaj mikrofonin dhe e vogla jo vetëm që i dinte të gjitha fjalët e këngës, por befasoi të ftuarit madje dhe vetë kantautorin me zërin e saj të mrekullueshëm dhe të intonuar.

Anna është mishërimi i shprehjes “bëmë baba të të ngjajë”.
Çfarë po fsheh Rusia në Polin e Veriut?

Rusia ka nisur fushatën e saj për pushtimin e Polit të Veriut megjithëse prej shumë vitesh ka përplasje me vendet europiane dhe Kanadanë për këtë pjesë të hemisferës. Burimet natyrore të gazit, por jo vetëm, kanë joshur Putinin që të marrë me forcë Arktikun.

Siç raportojnë mediat e huaja, Putin do të vendosë që ditët e para të janarit ushtarë në 6 bazat e sapondërtuara të Polin e Veriut. Ai do të vendosë gjithashtu edhe disa dhjetëra sisteme të lëshimit raketor “S-400”.

Bazat do të ruhen dhe përforcohen me nëndetëset ruse që do të lundrojnë në ujërat e Detit të Veriut. Sipas “The Economist”, në Polin e Veriut prodhohet 30% e gazit botëror.



30/12/2015...........................
Vendimi: Si do të hipotekohen ndërtimet pa leje dhe shtesat

Këshilli i Ministrave ka përcaktuar rregullat si do bëhet hipotekimi i ndërtimeve pa leje dhe shtesave të pallateve nga ALUIZNI, në Zyrat e Regjistrimit të pasurive, si dhe kushtet e afatet që duhet të përmbushin subjektet për të marrë tapitë.

Përmes një Vendimi, Qeveria ka përcaktuar si do veprohet në rastet e mbivendosjes së tokës, kur ndërtimi zotërohet nga shumë pronarë, si dhe në rastet e personave që kanë detyrime të papaguara energjie, shkruan gazeta “Shqiptarja.com”.

“Leja e legalizimit regjistrohet në përputhje me dispozitat e Kodit të Familjes mbi regjimet pasurore martesore. Për këtë qëllim, personat e interesuar, që përfitojnë lejen e legalizimit, dorëzojnë pranë ALUIZNI-t dokumentin që provon regjimin e veçantë martesor, i cili përcillet pranë ZVRPP-së.

Në të kundërt, regjistrimi kryhet sipas regjimit të bashkësisë ligjore. Kur leja e legalizimit është nxjerrë në favor të më shumë se një personi (fizik/juridik), për regjistrimin e saj zbatohen përcaktimet e pikës 2, të nenit 30, të ligjit nr.9482/2006, ‘Për legalizimin, urbanizmin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje’”,- thekson Vendimi i Këshillit të Ministrave, i miratuar të martën.
Buxheti 2015, shtohen 1 miliardë lekë për importin e energjisë

Qeveria ka hartuar aktin e dytë normativ brenda një muaji për ndryshimin e buxhetit 2015 dhe të tretin brenda një viti, duke thyer rekordin e ndryshimeve në ligjin vjetor të buxhetit.

Sipas tabelës fiskale që shoqëron aktin normativ të miratuar një ditë më parë nga qeveria, që shoqëron ndryshimet mësohet se shpenzimet korrente janë shkurtuar me 1.4 miliardë lekë dhe shpenzimet për pagat e përsonalit janë shkurtuar me -2.1 miliardë lekë.

Shpenzimet operative dhe të mirëmbajtjes janë shkurtuar me 797 milionë lekë. Ndërkohë janë shtuar me 1.2 miliardë lekë shpenzimet për fondet speciale që janë përdorur për shpërblimet e pensionistëve dhe 1 miliardë lekë janë shtuar për subvencionet e energjisë.

MInistria e financave në relacionin që shoqëroi ndryshimet ka sqaruar se, në rastin konkret, vendi përballet me nevoja urgjente të ndryshimit të Ligjit të Buxhetit, vecanerisht në kuadër të përmbushjes së politikave sociale të Qeverisë lidhur me shtresat më vulnerabël të shoqërisë, si dhe krijimin e sigurise se plote per furnizimin me energji elektrike.

Në relacion referohet se, fondet buxhetore, të nevojshme për mbështetjen financiare për këto kategori, nuk mund të sigurohen dhe lëvrohen në kohë përmes procedurës normale të shqyrtimit dhe miratimit të ndryshimeve të ligjit vjetor të buxhetit 2016, për tre arsye kryesore të tilla si:

a) Vetëm në ditët e fundit të muajit dhjetor u mundësua qartësimië plotëë situatës fiskale dhe buxhetore për të gjithë periudhën 12 mujore të vitit 2015. Mbi këtë bazë, rezultoi se ekzistojnë fonde të lira të mjaftueshme për të propozuar këtë akt normativ.

b) Situata energjitike kërkon një mbështetje më të lartë financiare, se ajo e parashikuar në ligjin e buxhetit 2015, për të krijuar siguri maksimale për furnizimin pa ndërprerje me energji.


c) Koha në dispozicion deri në mbylljen me sukses të këtij proçesi të rëndësishëm brenda datës 31 dhjetor 2015, e cila përkon edhe me mbylljen ligjore të vitit buxhetor 2015,ëmponon propozimin me urgjencë të shqyrtimit dhe miratimit të këtij akti normativ.

Ministria e Financave sqaron gjithashtu se, Akti Normativ vepron me fuqinë e ligjit për një periudhë kohe, maksimalisht 45 ditore.

Përkohshmëria e këtij akti lidhet me kushtin e domosdoshëm të shqyrtimit të tij nga Kuvendi,ë cili nëse e miraton, e kthen atë në ligj. Për këtë arsye, menjëherë pas miratimit të aktit normativ me fuqinë e ligjit nga Këshillië Ministrave, ky akt do të dërgohet për miratim në Kuvend, me qëllim fillimin e proçedurave parlamentare përkatëse.

Përmes propozimit të këtij akti normativ, Qeveria synon:

1-Përveç politikave ekzistuese, të cilat janë të buxhetuara dhe do atyre që do të gjejnë zbatim në vitet e ardhshme, Qeveria është e ndërgjegjshme dhe sensitive ndaj nevojave aktuale të shtresave në nevojë, që jo domosdoshmërisht përputhen me mundësitë reale që ka buxhetië shtetit.

Kësisoj, duke qenë se performanca buxhetore e vitit 2015 krijon hapësirën e rishpërndarjes së fondeve buxhetore, pa cënuar zbatimin e politikave të planifikuara për vitin 2015 për të gjithaënstitucionet buxhetore, propozohet akordimië një fondi në masën 1.54 miliardë lekë për dhënien e shpërblimeve për festat e fundvitit 2015. Kategoritë përfituese për këtë qëllim, paraqiten si më poshtë:

Pensionistët

Personat që përfitojnë pagesën e paaftesisë

Familjet që përfitojnë ndihmë ekonomike

Njëkohësisht, Qeveria do të shpërblejë për performancën e lartë edhe disa kategori të tjera siç janë: mjekët dhe mësuesit e spikatur, së bashku me nxënësit e arsimit 9-vjeçar me rezultate të shkëlqyera. Efektet financiare për këtë qëllim do të përballohen përkatësisht nga buxheti 2015ë miratuar përkatësisht për Ministrinë e Shëndetësisë (Fondië Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor) dhe për Ministrinë e Arsimit dhe Sporteve.

Kategoritë e detajuara dhe masa e përfitimit për secilën prej tyre do përcaktohen me Vendim të Këshillit të Ministrave.

2-Mungesa e reshjeve poshtë mesatares historike dhe vijimësia e periudhës së thatë edhe për vitin që vjen ka rritur nevojën për furnizimin me energji meëmporte mbi prodhimin vendas. Korporata Elektroenergjitike Shqiptare ka vlerësuar si domosdoshmëri ruajtjen e rezervës energjetike, për të mos cënuar sigurinë e furnizimit te vendit me energji.

Në këto kushte kërkesa e OSHEE prej 880 GË/h për furnizimin me energji të konsumatoreve tarifore gjatë muajve janar-shkurt 2016, duhet të plotësohet duke reduktuar prodhimin e KESH në rreth 400 GË/h gjatë 2 muajve të ardhshëm (janar-shkurt). Rreth 180 GË/h parashikohet të prodhohet nga HEC-et e vegjël, ndërsa pjesa tjetër prej 300 GË/h do të kontraktohet nëpërmjetëmportit.

Mungesa e prodhimit vendas do të kanalizojë fondet e kompanive shtetërore të energjisë, të siguruara nga arkëtimet, drejtëmportit të energjisë elektrike. Nëse thatësira zgjat, mundësitë për të financuarënvestimet e mëtejshme në OSHEE do të jenë të kufizuara.
Rezervuarië HEC Fierzë aktualisht është në kuotën 276.3 m (kuota max. është 296 m), prurjet rezultojnë 60 m3/sec, disa here me te ulta se mesatarja shumëvjeçare 1990-2015 per te njëjtën periudhe, ndersa rezerva energjetike rreth 650 GË/h.

Por, situata hidroenergjitike e krijuar si pasojë e kushteve të disfavorshme klimaterike, pritet të vështirësohet më tej, pasi reshjet e muajit janar 2016 nuk pritet të kenëëntensitet të lartë që mund të rrisin prurjet në nivelet e mesatares shumëvjeçare

KESH ka kërkuar një mbështetje me mjete financiare për të realizuarëmportin prej 300 GË/h për muajt Janar-Shkurt 2016 për të shmangur shfrytëziminënefiçient të kaskadës apo keqpërdorimin e rezervës hidrike, duke minimizuar kërcënimet ndaj sigurisë së furnizimit energjetik të vendit.

Për rrjedhojë, në mënyrë që të ruhet kjo rezervë energjitike dhe të sigurohet furnizimië pandërprerë me energji elektrike për të gjithë përdoruesit, është e domosdoshme që për KESH sh.a të akordohet një mbështetje financiare në formën e huasë nga buxhetië shtetit në masën 1 miliardë lekë.

Kjo hua, së bashku me aktivizimin e likuiditeteve të KESH sh.a. do të shërbejë për të siguruar sasinë e nevojshme të energjisë elektrike nëpërmjet importimit të saj./Monitor/

Emergjencat Civile: Kujdes nga ngricat. Ja akset rrugore më të rrezikshme…

Emergjencat Civile njoftojnë se në të gjithë vendin, duke gdhirë e enjtja e 31 dhjetorit, do të ketë ulje të ndjeshme temperaturash në të gjithë vendin dhe ngrica, që mund të shkaktojnë aksidente. Emergjencat kanë publikuar listën e akseve rrugore ku rreziku është më i madh. Njoftimi i plotë:

Ministria e Punëve të Brendshme, nisur nga parashikimet për ulje të ndjeshme të temperaturave në ditët në vijim në gjithë territorin e vendit, këshillon qytetarët e veçanërisht drejtuesit e mjeteve, të bëjnë kujdes sidomos gjatë qarkullimit në akset më problematike.

Moti pritet të jetë me vranësira e rreshje të dobëta shiu dhe dëbore, si dhe ulje të theksuar të temperaturës (kryesisht në orët e pasmesnatës dhe të mëngjesit), e cila në zonat malore pritet të shkojë nga -12°C deri -15°C.



AKSET KOMBËTARE QË PREKEN NGA NGRICAT

Ulja e temperaturave do të shoqërohet me ngrica të theksuara, të cilat në akset rrugore mund të krijojë probleme në qarkullimin e mjeteve dhe të bëhet shkak për aksidente rrugore.

Akset kombëtare rrugore ku duhet treguar më tepër kujdes:

• Pukë – Qafë Mali – Fierzë – B.Curri – Valbonë; B.Curri – Qafë Morini; Rruga e Kombit; Milot – Rëshen – Kukës – Qafë Morinë; Kukës – Kalaja e Dodës; Kukës – B.Curri.

• Shkodër – Koplik – Hani i Hotit; Koplik – Theth; Shkodër – Tamarë-Vermosh; Pukë – Fushë Arrëz – Iballë.

• Burrel – Qafë Buall – Bulqizë; Peshkopi – Maqellarë;

Librazhd –Stërblevë – Peshkopi; Peshkopi – Kalaja e Dodës.

• Elbasan – Librazhd – Prenjas – Qafë Thanë; Pogradec – Korçë – Kapshticë; Korçë – Qafë Qarri; Ersekë-Leskovik – Tre Urat; Korçë – Voskopojë; Korçë – Dardhë; Korçë – Lozhan – Moglicë; Gramsh – Cërrik – Elbasan.

• Berat – Poliçan – Çorovodë; Memaliaj – Tepelenë – Gjirokastër – Kakavijë; Gjirokastër – Sarandë – Qafë Botë; Vlorë – Orikum – Llogara-Himarë; Qafë Gjashtë – Sarandë.

MASAT E MARRA

Në kuadër të bashkëpunimit ndërinstitucional në rast emergjencash civile, Prefektët e qarqeve (në bashkëpunim me Drejtoritë Rajonale të Rrugëve Kombëtare dhe Policinë Rrugore) do të inspektojnë gatishmërinë e mjeteve e forcave në depozitimin e kripës dhe granileve në segmentet problematike dhe mirëmbajtjen e akseve rrugore kombëtare nga ana e subjekteve të kontraktuara.

MPB konfirmon se do të ketë masa ndëshkuese ndaj subjekteve që nuk përmbushin detyrimet kontraktuale, si dhe ndaj drejtuesve të Degëve Rajonale të Autoritetit Kombëtar të Rrugëve për mosushtrim kompetencash në mosrealizimin e detyrave të ngarkuara në aktmarrëveshjet kontraktuale me subjektet private.

Prag katastrofe në Shëngjin: 12 mijë litra naftë derdhen në det
Janë plotë 12 mijë litra naftë që ka pasur në bordin e saj një anije e mbytur në Portin e Shëngjinit, një sasi kjo, që rrezikon të derdhet në ujë, nëse nuk ndërhyhet. Mësohet se ka nisur puna për mbylljen e karburantit, por një pjesë është derdhur tashmë në det dhe ndotja është e dukshme.

Rreziku i derdhjes së karburanteve është konstant, ndërsa dy vinça të mëdhenj po punojnë për nxjerrjen e anijes nga uji.

Anija ishte furnizuar me 12 mijë litra karburant dhe përgatitej për gjueti në det. Ende nuk dihet sa është sasia e karburantit që ka rrjedhur, por polumbarët u zhytën në thellësi dhe mbyllën tubacionet.

Basha: Ja bilanci i zi i Edi Ramës për vitin 2015

Pas konferencës përmbyllëse 2 orë të Kryeministrit Rama në prag të fundvitit, ku bënte një përmbledhje të punës së Qeverisë, ka reaguar në Facebook kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Përmes një postimi të gjatë, kreu i demokratëve ka bërë bilancin e Qeverisë Rama, në vetëm një fjali.

Në reagimin e Bashës, përmenden rritja e çmimit të energjisë, taksat, çmimi i naftës, hetimi për skandalin e CEZ, përzgjedhja e kandidatëve të inkriminuar për kryetarët e Bashkive, akuzat ndaj ministrit Tahiri në lidhje me trafikun e drogës, standardet e zgjedhjeve lokale etj.

“Bilanci 2015 i kokoshit te Surrelit: Rriti cmimin e energjise, nafta me e shtrenjta ne rajon, rriti taksat, rriti borxhin publik, uli konsumin, uli kreditimin, uli eksportin dhe importin, uli pagat dhe nuk rriti pensionet, asnje investim i ri publik, shpunesoi 73 mije kryefamiljare vetem ne shtator-tetor, vodhi 400 milione dollare ne dogana e tatime, 780 milione euro prokurime te drejtperdrejta per tarafin dhe familjaret e tij e te ministrave, dha hekurudha, troje dhe 340 milione euro koncesione per oligarket dhe ortaket e tij, largoi 100 mije shqiptare nga vendi, 200 mije te tjere bene gati letrat, uli ndihmen ekonomike, shendetesia ne kolaps, privatizoi arsimin e larte publik, kandidoi Bushet, Roshet dhe kriminele te tjere per kryebashkiake, emeroi ministrin e brendshem ambasador te krimit te organizuar ne qeveri, ndaloi me ligj hetimin e vjedhjes se shekullit, pagoi me tendera te drejtperdrejte nga parate e gjakut te shqiptareve ndertuesit e vilave te tij ne Surrel, Dardhe e Durres, vodhi dhe shkaterroi zgjedhjet lokale, u shpall nga OSBE kryeministri me i pasur me 200 milione euro pasuri off shore, hapi 5 ekspozita me piktura ne 3 kontinente (duke i nxjerre e futur pikturat kontrabande), arrestoi e burgosi berbere, fermere, gra me femije 4 vjecare per kuponin, liroi Prengen, Ndoken, dhe Ndreun duke i bere shantazh drejtesise, fshehu kerkesen per ekstradim te Mark Frrokut, urdheroi arratisjen e Arben Frrokut, dekoroi xhelatet e diktatures, beri ligjin per te burgosur gazetaret dhe opoziten, refuzoi testin e droges”,- shkruan Basha në Facebook.


Skandali: SHBA-të kanë përgjuar kryeministrin izraelit, Netanjahu

Shtetet e Bashkuara duket se kanë kopjuar sloganin dhe metodat e ish-armikut të tyre Bashkimit Sovjetik, pasi prej vitesh po ecin me moton “Beso dhe kontrollo”. Këtë gjë nuk e kanë kursyer as për aleatët më të afërt, si Britania, Gjermania dhe së fundi edhe Izraeli.

SHBA-të kanë mbikëqyrur telefonatat e kryeministrit izraelit, pavarësisht premtimeve për kufizimin e spiunazhit të aleatëve të tyre, pas skandalit të NSA-së, njoftoi “Ëall Street Journal”.

Kontaktuar nga AFP-ja, Shtëpia e Bardhë nuk e ka përgënjeshtruar artikullin e ditës së djeshme të “Ëall Street Journal”, që citoi zyrtarët anonimë amerikanë, por këmbënguli mbi thellimin e lidhjeve me Izraelin.

“Ne nuk i drejtojmë aktivitetet e shërbimit sekret që parashikojnë të huajt, përveç në rast të interesave specifikë dhe të vlefshëm për sigurinë kombëtare. Kjo vlen si për qytetarët e zakonshëm ashtu dhe për drejtuesit botërorë”,- theksoi një zëdhënës i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë.

Zyra e Netanjahut, si dhe zëdhënësi i ministrisë izraelite të Punëve të Jashtme nuk ka dëshiruar të komentojë informacionin.


Fotolajm: Vendosi gjoba për urinën... po kësaj çdo t’i bëjë Veliaj?
Mos u çudisni, kjo ka ndodhur në Tiranë në mes të ditës... Kryeqyteti është i mbushur edhe me kësisoj ndodhish. Kjo foto e postuar nga qytetarët në rrjetet sociale, të sjell panoramën aspak të këndshme. Ndodh në mes të ditës në një ndër rrugët më të populluara, siç është Rruga e Kavajës. Siç shohim, Tirana nuk është aq e pastër dhe e kulturuar siç na serviret në podiume.
Debatet në Këshillin Bashkiak: “Mos rrini në motele”, “Ti je idiot. Ti blen mami shtëpitë”

Ka degraduar në debate të ashpra dhe fyerje mbledhja e Këshillit Bashkiak të Tiranës ku po diskutohet Buxheti i vitit 2016. Të djathtët e kanë cilësuar të paligjshëm Buxhetin.


Gjatë fjalës së Veliajt nga këshilltarët e djathtë u dëgjuan në drejtim të kryetarit fjalët “ti je idiot”.

Veliaj u përgjigj se duhet të sillen si qytetar pasi kanë ardhur në Tiranë.

Më pas, kryetari i grupit të këshilltarëve demokrat Leonard Olli së bashku me disa kolegë të tjerë shkuan drejt foltores për të bllokuar fjalimin e Veliajt.

Ja debatet midis Veliajt dhe këshilltarëve të djathtë:

Olli: Për çfarë ju bezdis se çfarë thotë secili nga ne. Mbani shënime dhe kundërshtoni. Le të mos anashkalojmë të qenit qytetar, kur nuk e bën as qytetari i parë i Tiranës, çfarë prisni nga të tjerët.

Veliaj: Ambicia ime është ta bëj Tiranën si Korçën e si mos më mirë.


Yüklə 6,39 Mb.

Dostları ilə paylaş:
1   2   3   4   5   6   7   8   9   ...   352




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə