Video: Ja si I përshëndet fansat Ballist Morina pas lirimit nga burgu



Yüklə 6,39 Mb.
səhifə6/352
tarix09.08.2018
ölçüsü6,39 Mb.
#62147
1   2   3   4   5   6   7   8   9   ...   352

TRAGJEDIA E ÇIFTIT UZO

Natën e ndërrimit të viteve Afrim dhe Lina Uzo ishin në shtëpinë e tyre në Sarandë. Dy bashkeshortët do ta kalonin natën e ndërrimit të viteve, në të njëjtën banesë, por pa dëshirën e tyre.

Çifti kishte nisur procedurat e divorcit, pas mbi 20 viteve martesë.

Lina kishte kërkuar në polici urdhër mbrojteje për shkak të dhunës së vazhdueshme nga i shoqi.


Darkën e 31 dhjetorit në shtëpi ishte edhe vajza e tyre.

Shkaqet e nisjes së sherrit janë ende mister.

Ishte grindja e fundit mes të dyve. Afrimi mori armën që mbante pa leje në shtëpi dhe qëlloi të shoqen në sy të vajzës, 22 vjeçare.

Kur ka parë gruan, të mbuluar me gjak, ai vrau veten.

E gjithë ngjarja ndodhi në sy të vajzës, Ana që është ende në shok të rëndë, në spital.

EKZEKUTIMI I VËLLEZËRVE SHKAMBI

Abdullahu dhe Skënderi u nisën të takonin nënën e tyre të sëmurë, paraditen e datës 1 janar. Skënder Shkambi ishte kthyer nga Anglia për festa, ku jetonte si emigrant. Abdullahu jetonte në fshatin Drisht të Postribës.

Aleksandër Dushaj i priste në rrugë. Disa herë kishte kërkuar të pinin kafe me Skënderi, për kërkesën për fejesë me vajzën e tij. Përgjigjia negative që mori edhe kohë më parë nuk ishte ajo që duhej.
Shpresoi që vajza do të vinte nga Anglia dhe mund ta takonte për festat e vitit të ri, por një gjë e tillë nuk ndodhi.
Disa banorë të fshatit thanë se Aleksandër Dushaj ishte i dehur paraditen e 1 janarit.

Me një automatik në dorë, ai doli para dy vëllezërve dhe i qëlloi për vdekje.

Tani fshihet në Malet e Dukagjinit, i armatosur me automatik. Renea dhe Forcat Speciale kanë 3 ditë që e kërkojnë.
VRASJA E DRITAN LORENCIT

Natën e datës 2 janar, Dritan Lorenci kthehej nga Shkodra në Lezhë, me makinën e tij Lancia.


Në vendin e quajtur Mabe, një makinë tenton ta parakalojë dhe i qëndron në krah. Ndoshta për shkak të errësirës, Lorenci nuk e ka kuptuar se ishte në shënjestër, nga një person tjetër.

Breshëria e armës nga makina tjetër, godet në shenjë.


Ish polici i rrugores mbetet i vdekur nga plumbat, që shpojnë xhamin e parë të makinës dhe atë në krahun e pasagjerit.

Makina del nga rruga dhe përfundon në një arë.

3 vite më parë ai ishte përfshirë në një sherr masiv në gjykatë.

Prokuroria e akuzoi Dritan Lorencin se vrau një person, duke ia shtrënguar kokën mes krahëve të tij.

Gjykata kishte shpallur të pafajshëm.


VRASJA PËR NJË PEMË

31 vjeçari Ismet Xhani u vra sot me një pushkë 10-she, sipas policisë.

Ai mendohet se do të priste një pemë, një plep, por për këtë ishte zënë më parë me një 56 vjeçar.

Xhevdet Saraçi i tha policisë se Ismeti e kishte sharë, kur ky i kërkoi të mos e priste pemën. Ngjarja ndodhi ën fshatin Luz të Madh, të Kavajës

Sapo ishte fejuar, humbin jetën të dy në aksident

Elton Pirraj dhe Suela Bakiaj të cilët ishin fejuar para dy javësh po udhëtonin me një automjet Tip Audi A6 në autostradën Lushnje-Fier, por si pasojë e shpejtësisë tej normave të lejuara, makina ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar rreth 50 m në një tokë bujqësore.

Përplasja ka rezultuar fatale për 33-vjeçarin i cili drejtonte automjetin dhe të fejuarën e tij 27-vjeçare Suela Bakiaj. Në momentin e aksidentit dy të rinjtë po udhëtonin nga Lushnja në drejtim të Fierit.

Humb jetën 18 vjeçari në Pogradec

Sapo kishte hyrë Viti i Ri, një 18-vjecar humbi jetën pranë fshatit Memelisht, në Pogradec. Makina Mercedes Benz të cilën ai drejtoi përfundoi jashtë rruge duke u përplasur me bordurën. Viktimë e këtij aksidenti mbeti Rudolf Javxhiu.

17-vjeçari ndërroi jetë ndërsa udhëtonte me motorr

Ngjarja ka ndodhur pak momente pasi ka hyrë Viti i ri 2016, rreth orës 01.20 në aksin rrugor Lushnje-Berat në vendin e quajtur Fier-Shegan.

I riu, me iniciale E.H humbi kontrollin e motorit dhe doli jashtë rruge.



Shkodër, përplaset makina me 4 vetë

Një i vdekur dhe 3 te plagosur kanë mbetur nga një aksident rrugor në aksin Velipojë-Shkodër. Ngjarja ka ndodhur tek kryqëzimi rrugor Dajç-Shkodër, ku drejtuesi i mjetit tip "'Mercedes-Benz' me targa AA720 BF, ka humbur kontrollin duke rënë në kanalin e rrugës.


Për pasojë shoferi Ardit Piranej 34 vjeç ka ndërruar jete në Spitalin Rajonal të Shkodrës.

Sauk, makina përplas për vdekje policin, ecte në trotuar

Një efektiv policie u përplas për vdekje nga një makinë ndërsa ecte në trotuar.

Nazif Cera ishte duke ecur në trotuar pranë rrethrrotullimit të Saukut, kur një automjet Benz me drejtuese një vajzë, e përplasi duke e lënë të vdekur.



Kriza e refugjatëve: Suedia, kontrolle në kufi për të ndalur emigrantët

Suedia do të nisë kontrollet në kufi për të përballuar krizën e emigrantët, të cilët kërkojnë të hyjnë në vend. Suedia do të kontrollojë identitetet e udhëtarëve nga Danimarka për të zvogëluar numrin e emigrantëve që duan të përfitojnë azil.

Kontrolli do të bëhet për të gjithë qytetarët që udhëtojnë me tren dhe autobus që duan të kalojnë në urën Oresund, që është ura më e madhe në Evropë që lidh Danimarkën dhe Suedinë. Nëse udhëtarët nuk kanë dokumentet e nevojshme, do t’u refuzohet hyrja për në Suedi.

Në vitin 2015, në Suedia kanë aplikuar më shumë se 150 mijë persona për azil. Këto kontrolle bëhen pikërisht për të shmangur futjen në vend të refugjatëve që vijnë nga Danimarka.

Reshjet: Ulet ndjeshëm niveli i Fierzës, ndërpritet prodhimi
Niveli i ujit në Fierzë është ulur ndjeshëm për shkak të thatësirës së muajve të fundit, çka ka detyruar KESH të ndërpresë prodhimin dhe të nisë importin e energjisë.
Enti parashikon që për muajt janar-shkurt të importojë 50% të sasisë së energjisë së kërkuar nga OSHEE për furnizimin me energji të konsumatorëve tarifore. Sipas të dhënave më të fundit, niveli aktual në Fierzë është 276.22 metër, nga 296 që është kuota maksimale.

Në të njëjtën periudhë të një viti më parë, niveli në hidrocentralin e Fierzës kapi kuotën e 293 metrave, duke rritur rrezikun e përmbytjeve.

Por ato që kanë shënuar nivelin më të ulët të 10 viteve të fundit, janë prurjet në Fierzë që sipas KESH rezultojnë 130 m3/sek. Ndërsa Fierza ka ndërprerë prodhimin, dy hidrocentralet e tjera, Koman dhe Vau i Dejës punojnë por me kapacitet të reduktuar.

Sipas KESH, niveli në Koman është 171.05 metër ndërsa prurjet 68 m3/sek kurse në Vaun e Dejës, niveli është 73.99 metër ndërsa prurjet 15 m3/sek.

Duke qënë se reshjet e muajit janar nuk pritet të kenë intensitet të lartë që mund të rrisin prurjet në nivelet mesatare shumëvjecare, KESH thotë se duhet të ruajë rezervën energjetike për të mos cënuar sigurinë e furnizimit të vendit me energji.

Në këto kushte kërkesa e OSHEE prej 880 GË për furnizimin me energji në këto dy muaj do të plotësohet duke reduktuar prodhimin e KESH në rreth 400 GË, 180 GË do të prodhohet nga HEC-et e vegjël ndërsa pjesa tjetër prej 300 GË do të kontrakohet përmes importit.



Kush e ka njohur Lepa Brenën? Ja si duket ajo sot...

Fahreta Živojinoviq e njohur si Lepa Brena, dikur ishte shumë e njohur si këngëtare në Ish-Jugosllavi.

Atë e ka takuar së fundmi edhe shqiptarja nga Tirana, Brikena Salaj, e cila në bazë të postimeve të saj njihet për një formësim multikulturor dhe kosmopolitan.

Salaj nuk ka shkruar se ku e ka takuar. Në fotografi Lepa Brena është në krah të djathtë.



Bugatti Chiron… makina më e shpejtë me 467 km/h

Detaje të reja kanë rrjedhur për modelin e shumëpërfolur të Bugattit, Chiron, që premierën do ta ketë në mars në panairin ndërkombëtar të Gjenevës. Një raportim nga Çekia, në burime të veta, thotë se modeli i ri i Bugattit do të ketë 1.500 kuajfuqi dhe motor Ë16 8.0-litërsh.

Sipas këtij raportimi, Chiron do të arrijë përshpejtimin prej 0 në 100 kilometra në orë për vetëm 2.2 sekonda, ndërsa shpejtësia maksimale që do të mund të arrihet nga ky model do të jetë 467 km/orë, transmeton koha.net.

Kjo ka bërë që modeli i limituar si më i shpejti në botë të kërkohet shumë nga klientët. Prodhimi do të jetë i limituar vetëm në 500 njësi dhe Bugatti do të prodhojë nga 100 njësi për vit, andaj cikli i prodhimit do të zgjasë pesë vjet.

Deri tani raportohet se çmimi i një modeli të tillë do të jetë dy milionë euro.

Këto janë velinat më të reja të ekranit

Duke filluar nga dita e sotme në ekranin e “Tv Klan” starton emisioni investigativ “Stop” në prezantimin e Gentian Zenelaj dhe Saimir Kodrës.

E pasi u mësua emri i programit më të ri, është shtuar edhe kurioziteti se kush do të jenë velinat, që do shoqërojnë dyshen e prezantuesve.

Një foto e publikuar nga “lapsi.al” ka zbuluar dy vajzat simpatike të cilat qëndrojnë krah Gentit. Një brune dhe një bjonde siç e do tradita, përkatësisht Alba Hoxha dhe Ensa Llaci, do jenë velinat më të reja të ekranit.



Video: “Kuq e zi”, reperi amerikan këndon shqip me Sinan Hoxhën

Këngëtari i njohur Sinan Hoxha ka habitur fansat e tij teksa ka publikuar një video në llogarinë e tij në Instagram, në të cilën shfaqet duke kënduar shqip, “Kuq e Zi” me një reper amerikan në Miçigan.


Reperi mbante në kokë edhe një shall me shqiponjën e zezë dykrenore në fushën e kuqe. Për më tepër shikojeni videon.
Video: Maskimi i Cristiano Ronaldo... njerëzit s’e njohin

Ka vendosur të maskohet dhe të dalë në rrugë të luajë futboll. Në fillim askush nuk ja hedh sytë këtij djali të shëndoshë me mjekër, madje kjo vajzë nuk i jep as numrin e telefonit.

Pasi luan futboll për disa orë duket se fatlumi është një djalë i vogël, të cilit ylli i futbollit i jep topin duke i lenë edhe një autograf.

Sapo ai heq maskën dhe paruken të gjithë i afrohen dhe duan të bëjnë foto me yllin e Realit të Madridit.



Video: Ja si mund ta hani Kim Kardashian-in?

Trupi bombastik i Kim Kardashian është ilustruar mjaft mirë si ushqim edhe nga faqja e recetave të gatimit “Tastemade”. Mbi një biskotë, ekipi përgatitës i recetës e ka vizatuar trupin dhe format bombastike të Kimit. A do ta hanit ju një biskotë të tillë?



AK: Ja sa kushton hoteli ku po pushon Rama në Majemi

“Aleanca Kuqezi” nuk e ka kursyer ironinë për Kryeministrin e vendit Edi Rama, i cili po pushon këto ditë në Majemi, SHBA. Në një reagim për mediat “AK” bën të ditur se, “Rama po pushon në një hotel të shtrenjë, që kushton sa është kamata e energjisë për gjithë shqiptarët”.

Sakaq, “AK” vë në dukje faktin se për 365 ditët e vitit që lamë pas Rama ka udhëtuar plot 80 herë jashtë vendit.

“Zoti Kryeministër, kur do të keni mirësinë të vini për një vizitë zyrtare në Tiranë?”,- është pyetja që “AK”-ja i drejton Ramës.



Deklarata e plote e AK:

“Aleanca KuqeZi i uron rrugë të ‘mbare’ Kryeministrit Rama për pushimet e tij në Amerikë. Udhetimi mbi Atlantik do jetë plot turbulenca popullore dhe i kujtojme zotit Rama që kur të jetë mbi re të ketë parasysh:

1 Eshtë Kryeministri i popullit më të varfër në Europë

2 Drejton popullin me numrin më te madh te azilantëve

3 Eshtë kreu i qeverisë së një vendi në krizë ekonomike dhe mjerim

4 Zoti Rama qeveris vendin me numrin më të lartë te vrasjeve në Kontinent

5 Hoteli i Miamit sa kamata e energjise se gjithë Shqipërisë

Pushimet ne hotelet më luksoze te Amerikës janë cinizmi dhe arroganca më e pështirë politike ndaj një populli të shtypur e të varfër

Turisti Rama në 365 dite fluturoi 80 herë jashtë dhe Aleanca Kuqezi ka vetëm nje pyetje: Zoti Kryeminister, kur do të kini mirësine të vini për një vizitë zyrtare ne Tirane?”.
Nëna e motrave Istrefi u “shpall luftë” të bijave

Suzana Tahirsylaj dikur ishte këngëtare shumë e njohur, ndër më të njohurat në Kosovë. Nuk njihej dhe pëlqehej vetëm për këngët, por edhe pamjen e saj, shkruan “Kosovarja”. Suzana prej vitesh e ka lënë muzikën, duke u lënë vend të bijave, që sot janë ndër këngëtaret më të njohura të skenës sonë, Era dhe Nora Istrefi.



Rrëfimi i sirianes: Bëra seks me trafikantët, burri u kishte borxh

Një femër siriane, që i ishte bashkuar valës së emigrantëve që kanë arritur në Gjermani, është detyruar të shkojë në shtrat me trafikantët e familjes për shkak se burri i saj nuk kishte mundësi t’ua shlyente borxhin për t’i çuar ata në Evropë.


Një tjetër femër ishte rrahur derisa kishte humbur vetëdijen prej një gardiani hungarez, vetëm pse kishte refuzuar të shkonte në shtrat me të.

Një refugjate tjetër, që kishte punuar si grimere artistësh, ishte veshur si djalë dhe vetëm kështu kishte shpëtuar prej një grupi meshkujsh refugjatë që po udhëtonin përgjatë disa shteteve me radhë në drejtim të Gjermanisë. Tani në një qendër strehimi në Berlin ajo ende fle me tesha veshur, si shumë femra të tjera këtu. Para derës vendos një filxhan në orët e vona të natës, transmeton sot “Koha Ditore” shkrimin e NYT.



Luftë dhe dhunë

“Nuk ka kyç ose diçka të ngjashëm”, ka thënë Esraa al-Horani, që kujdesej për fytyra të njohura të Lindjes së Mesme. Këtë e kanë konfirmuar edhe shumë gra të tjera që nuk kanë dashur të flasin me identitet. Horani ka qenë me fat. Ajo ka rrëfyer historinë e saj: “Mua vetëm më kanë rrahur dhe plaçkitur”.

Dhuna dhe lufta në vendlindje, trafikantët oportunistë dhe detet e rrezikshme gjatë rrugës, dhe pritja jo e ngrohtë në kontinentin me një mijë telashe – janë vetëm disa prej rreziqeve me të cilat janë përballur gratë dhe vajzat nga Lindja e Mesme derisa kanë arritur në Evropë prej Lindjes së Mesme dhe përtej saj. Por rreziqet nuk kanë të sosur për këto femra edhe pasi të arrijnë në qendrat e strehimit.

Intervistat me dhjetëra emigrante e refugjate, punëtorë socialë dhe psikologë që kujdesen për njerëzit e traumatizuar që arrijnë në Gjermani, sugjerojnë se migracioni i fundit masiv është shoqëruar me rritje të rasteve të dhunës ndaj femrave.

Nga martesat e detyruara dhe trafikimi seksual e abuzimi në familje, gratë denoncojnë dhunën nga refugjatët e tjerë, kontrabandistët, anëtarët meshkuj të familjes dhe oficerëve të policisë madje edhe evropiane. Megjithatë, nuk ka statistika të besueshme për abuzim seksual të refugjateve femra./Panorama/
Rusi: Vdes në rrethana misterioze kreu i Inteligjencës Ushtarake

Kremlini ka njoftuar se kreu i Agjencisë së Inteligjencës Ushtarake të Rusisë (GRU), ka vdekur papritmas. Përmes një deklarate të postuar në Internet, Kremlini ka thënë se, presidenti Vladimir Putin, i ka shprehur ngushëllime familjes së Igor Sergun, pas “vdekjes së tij të papritur”.

Sergun, 58-vjeçar, i cili ka qenë në krye të “GRU” që nga viti 2011, ishte njëherazi edhe nënkryetar i Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë ruse.

Përmes deklaratës, Kremlini, nuk ka njoftuar mbi shkaqet e vdekjes.

Putin citohet të ketë thënë se Sergun, gjatë gjithë jetës së tij i ka shërbyer atdheut dhe Forcave të Armatosura. GRU është një agjenci e fshehtë, ndërsa Sergun, nuk ishte i njohur si figurë publike./Express/

Historia e çiftit nga Shqipëria në Gjermani: Edhe tek ne ka luftë...

Kristina dhe Luka shpresojnë atë që është thuajse e pamundur, të drejtën e azilit në Gjermani.Ata janë larguar nga Shqipëria e varfër jo vetëm për nevoja ekonomike.

“Edhe në vendin tonë mbizotëron lufta. Ajo nuk është një luftë me bomba, por është një luftë për mbijetesë”, thonë 26-vjeçarja Kristina dhe bashkëshorti i saj 24 vjeçar Luka (emrat janë ndryshuar nga redaksia). Për këtë arsye ata kanë ardhur në Gjermani dhe verën e vitit 2015 kanë paraqitur kërkesë për azil.

Ata vijnë nga Shqipëria, një ndër vendet e varfra në periferi të Europës, të cilin Berlini në vjeshtë e shpalli si një vend të sigurtë origjine. Një vend, qytetarët e të cilit thuajse nuk kanë asnjë shans, që t’u nijhet në Gjermani e drejta si refugjat.

Kristina dhe Luka e dinë këtë. Megjithatë ata nuk duan kurrsesi të kthehen në atdhe. “Asgjë nuk shkon si duhet në vendin tonë. Korrupsioni ka kontaminuar të gjithë vendin. Krimi i organizuar lë gjurmë anë e mbanë“, ankohen ata. “Politikanët as që e marrin mundimin, ta përmirësojnë jetën e njerëzve. Përkundrazi: ata e përkeqësojnë edhe më shumë atë duke vrarë kësisoj gjithnjë e më shumë shpirtra shqiptarë. Dita ditës. Ndaj kaq shumë njerëz marrin arratinë prej vendit tonë”.

Gati 52.000 shqiptarë aplikuan për azil më 2015

Sipas të dhënave të Entit Federal për Migracionin dhe Refugjatët nga janari deri në nëntor 2015 kanë paraqitur kërkesë për azil në Gjermani afro 52.000 shqiptarë – kjo shënon një rritje me rreth 645% krahasuar me një vit më parë. Kësisoj shqiptarët janë të dytët në listën e aplikimeve për azil menjëherë pas Sirisë për periudhën janar – nëntor 2015.

“Me çfarë të jetoj në Shqipëri? Atje merrja vetëm 80 Euro në muaj “, thotë Kristina, e cila ka punuar në një Call center. Ajo ka studiuar për anglisht, por nuk mund të gjente punë tjetër më të mirë. “Ndërsa unë kisha një punë me orë të plota si barist. Rrogën e kisha 180 Euro në muaj”, tregon Luka, që ka studiuar shkencat sportive. “Ne nuk kishim lidhje dhe as rrjet miqsh. Nuk mund të jepnim as ryshfet, sepse s’kishim para. Për këtë arsye nuk kishim asnjë shans të gjenim punë në profesionin tonë”,- thonë të rinjtë shqiptarë, që ndërkohë banojnë bashkë me 80 të arratisur të tjerë nga vende të ndryshme në strehimore të improvizuar në një shkollë, në një qytet të madh në landin e Renanisë Veriore-Vestfalisë.

Nuk është vetëm varfëria që i ka detyruar ata ta braktisin atdheun. “Luka është me origjinë malazeze. Familja ime nuk i pranon ata që janë nga ish-Jugosllavia. Edhe fakti që ai është dy vjet më i ri se unë përbën problem për familjen. Si rrjedhojë ne u martuam në fshehtësi dhe u arratisëm“, tregon Kristina.

Më e mira në Gjermani janë njerëzit”

Dy të rinjtë shqiptarë presin një t’u lindë fëmija i parë në shkurt. Luka shpreson, që ata nuk do t’i kthejnë deri atëherë dhe që fëmija të lindë në Gjermani. Në Shqipëri sistemi i shëndetësisë është katastrofik“ dhe pajisjet nëpër spitale janë të mjerueshme. Një përkujdesje të mirë mjekësore mund ta shpresosh vetëm në rast se u jep mjekëve dhe infermiereve dhurata të kushtueshme, ankohet ai.

Në dhomën e tyre prej dhjetë metrash katrorë në strehimoren provizore në Gjermani ndodhen ndërkohë shumë çanta me sende për bebe: këto janë donacione që i kanë mbledhur ndihmësit vullnetarë për çiftin e ri. “Më e mira në këtë vend janë njerëzit. Unë nuk e kisha menduar kurrë, që gjermanët janë kaq të përzemërt dhe të gatshëm për të ndihmuar“, thotë Kristina.

Ajo dhe Luka janë të vetmit shqiptarë në këtë strehimore – dhe e vetmja familje. Rreth 80 personat e tjerë janë sirianë, ose të paktën paraqiten si të tillë, thotë Luka: “Shumë prej tyre vijnë nga vende të tjera. Por ata japin si vend origjine Sirinë, sepse në rast të kundërt kanë pak shanse për t’u pranuar të qendrojnë këtu.” Jeta e përditshme nuk është e lehtë: atyre u duhet ta ndajnë një furrë me dy vende gatimi me 80 persona të tjerë. Përveç kësaj është përhapur fjala, se në strehimore ka edhe vjedhje.



Shqipëria – një vend i sigurtë origjine?

Ndërsa në Gjermani janë pranuar vetëm rreth 0,2 për qind e azilkërkuesve nga Shqipëria, perspektivat e tyre për azil në vende të tjera europiano-perëndimore janë më të mira. Italia vitin e kaluar u ka njohur azilin gjysmës së shqiptarëve, që kanë aplikuar atje, në Francë janë pranuar gati 10 për qind e tyre dhe në Zvicër rreth 12 për qind.

Përse çifti i ri ka ardhur pikërisht në Gjermani? “Në Itali ndërkohë është e vështirë të gjesh punë, për shkak të gjendjes së keqe ekonomike. Në Britaninë e Madhe ne nuk mund të udhëtojmë pa viza. Disa shqiptarë sigurojnë ndonjë pasaportë italiane falso për të udhëtuar për në Britaninë e Madhe. Kjo pasaportë kushton rreth 5000 Euro. Ne nuk kemi kaq shumë para“, thotë Luka.

Kristina e vlerëson shumë, që kancelarja gjermane Angela Merkel “i ka hapur dyert e Gjermanisë për sirianët”. Megjithatë, thotë ajo, ajo duhet të mendojë edhe për refugjatët nga Ballkani, sepse Shqipëria në asnjë mënyrë nuk është një vend i sigurtë origjine: “askush nuk e braktis atdheun pa arsye. Ne duam thjeshtë të jetojmë të sigurtë, të punojmë legalisht dhe të mund të kujdesemi për fëmijën tonë. A është shumë kjo që kërkojmë?”.

Shpresa vdes e fundit”

Që nga 1 janari shtetasit shqiptarë lejohen të ndjekin kurse kualifikimi apo të punojnë në Gjermani, nëse ata kanë një ofertë zyrtare pune dhe nëse gjatë 24 muajve të fundit nuk kanë marrë ndihma sociale si azilkërkues në Gjermani. Ky rregull vlen edhe për shtetasit nga Bosnje-Hercegovina, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia.

Por prej kësaj nuk shpresojnë shumë Kristina dhe Luka: “Për ne është pothuajse e pamundur, të gjejmë një punë në Gjermani. Për këtë duhet të zotërosh mirë gjuhën gjermane dhe të kalosh edhe një provim përkatës, gjë që e vështirëson edhe më shumë të tërën”. Gjithashtu aplikimi për punë në këto kushte është i pamundur në Gjermani, duhet të kthehesh në Shqipëri dhe të aplikosh që atje. “në s’na mbetet gjë tjetër veçse të shpresojmë, që nuk do të na kthejnë“, thotë Kristina. Edhe pse kjo nuk duket aspak realiste: “Shpresa vdes e fundit”./DË/
Aksident në Korçë, një i vdekur dhe katër të plagosur

Një aksident i ndodhur pasditen e sotme ka shkaktuar një tjetër tragjedi në rrugët tona, këtë herë për udhëtarët e dy automjeteve në aksin Pogradec-Korçë.

Dy makina, një fugon dhe një Audi, mësohet se janë aksidentuar në Leshnicë të Korçës ndërsa raportohet se bilanci fillestar lidhet me një person të vdekur dhe katër të plagosur.

Shkak i aksidentit mendohet shpejtësia e lartë dhe moti i keq, ndërsa burime nga policia ende nuk kanë zbardhur identitetin e viktimave. Të plagosurit mësohet të jenë dërguar në spitalin rajonal, ndërsa pritet të raportohet edhe gjendja e tyre shëndetësore.



Fotolajm: Lodra kineze që fsheh një të vërtetë të pazakontë...

Në pamje të parë, ky kalë i kaltër, duket si një lodër e zakonshme fëmijësh. Por, kur hapet, del diçka e pazakontë.

Brenda barkut, ndodhet koka e një kukulle, flokët e të cilët janë shfrytëzuar si bisht i kalit.

Për lodrën e prodhuar në Kinë, është lënë një koment që ka kuptim.

“Janë prodhuar më shumë koka se trupa të kukullave, andaj që to mos hidhen, janë shfrytëzuar si bisht për kuaj”,- ka shkruar një komentues, për fotografinë e plasuar në rrjetin social.
Fotolajm: Ja si ishin “linjat” e Eni Çobanit dikur...

Avokatja që kryeson shoë-n “Shihemi në gjyq”, Eni Çobani, ka publikuar në Instagramin e saj një foto të kohës së gjimnazit ku tregon se si ka qenë ajo në kohën e komunizmit. Ndryshe nga tani, Eni Çobani dukej më e imët, pavarësisht se tiparet dhe shprehja e fytyrës janë të njëjtat.

“Kete mengjes e filloj me nje urim te ngrohte per te gjithe shoqerine e gjimnazit qe me nostalgji kujtoj gjithsecilin nga ata per ditet dhe vitet qe kaluam te paster dhe te sinqerte me njeri tjetrin ku dhe sot njeriu e ka te veshtire tju zevendesoj miqte e mi.Ju ardhte ky vit plot mbaresi dhe lumturi per ju dhe familjet tuaja”,- shrkuan Eni Çobani.

(Në foto e para majtas)



Fotolajm: Jo gjithmonë duhen zbatuar rregullat e qarkullimit...
Nëse ndonjë shopfer shëmbullor dhe korrekt me rregullat e qarkullimit rrugor do të kishte zbatuar me përpikmëri këtë tabelë, mund të kishte pasur edhe një fund fatal...

Ja se si vendosen tabelat rrugore në rrugët e vendit tonë...


Fotolajm: Të jetosh poshtë urës... jo vetëm në Europë
Shpesh kemi dëgjuar se në shtetet perëndimore emigrantët kanë fjetur edhe poshtë urave dikur... Por andej i thonë Perëndim, prandaj edhe mund të flihet. Po si i bëhet kur kjo ndodh edhe në Shqipëri tashmë, madje në mes të Tiranës dhe poshtë një ure monument kulture.

“Ura e Tabakeve, Tirane”,- është kjo dicitura që shoqëron këtë foto, por që nuk ka lidhje me vlerat monumentale të urës.


Agjencitë e udhëtimit, rritje fiktive: llogaritja e re e xhiros sjell konfuzion
Në një biletë fluturimi që kushton 530 euro, vlera 500 euro i shkon kompanisë ajrore dhe 30 euro i qëndrojnë komision agjencisë së udhëtimit

Tashmë agjencive të udhëtimit që shesin bileta për kompanitë ajrore u llogaritet si xhiro jo vetëm marzhi shtesë, por edhe shuma që iu jepej këtyre shoqërive.

Një shqetësim i tillë është raportuar nga agjencitë e udhëtimit edhe tek Ministria e Zhvillimit të Ekonomisë, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, e cila mësohet se ia ka referuar këtë shqetësim edhe tatimeve…

Statistikat e fundit të INSTAT, në lidhje me shifrat e afarizimit raportuan një rritje të ndjeshme të xhiros në volum të realizuar nga agjencitë e udhëtimit, në rreth 20.5%, në tremujorin e tretë 2015 krahasuar me atë të 2014-ës. Ndërsa ndryshimi 3-mujor i indeksit të shifrës së afarizmit në volum paraqiti rritje 26,6% krahasuar me tremujorin paraardhës.

Sipas drejtuesve të agjencive të udhëtimit kjo është një shifër e cila ka ardhur si pasojë e ndryshimit të taksimit të këtij shërbimi, që aktualisht bëhet mbi xhiron totale. Më parë agjencitë e udhëtimit tatoheshin për tatim fitimi mbi vlerën e komisionit, ndërsa tani mbi xhiron totale.

Pra, me pak fjalë agjencitë e udhëtimit që shesin bileta për kompanitë ajrore i llogaritet si xhiro edhe shuma që iu jepej këtyre shoqërive, kur në të vërtetë duhet t’i llogaritet marzhi shtesë.

Shembull: Në një biletë fluturimi që kushton 530 euro, vlera 500 euro i shkon kompanisë ajrore dhe 30 euro i qëndrojnë komision agjencisë së udhëtimit.

Agjencitë thonë se xhiro duhet të llogaritet për vlerën 30 euro dhe jo mbi 530 euro, pasi ky është një shërbim që bëhet për të tretët).

Një ndryshim i tillë ka shkaktuar konfuzion te agjencitë e udhëtimit, pasi disa raportojnë xhiron totale e disa vetëm komisionin. Ky ndryshim bën që në bazë të xhiros biznesi i vogël të kalojë në të madh dhe i madhi në atë VIP, që për agjencitë e udhëtimit është një kalim që nuk justifikohet.

Një shqetësim i tillë është raportuar nga agjencitë e udhëtimit edhe tek Ministria e Zhvillimit të Ekonomisë, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, e cila mësohet se ia ka referuar këtë shqetësim edhe tatimeve.

Po sipas të dhënave të INSTAT, ndryshimi vjetor i indeksit të numrit të të punësuarve me pagesë në aktivitetin “Agjenci udhëtimi” paraqiti rritje 27,5% krahasuar me tremujorin e tretë 2014, ndërkaq edhe në ndryshim tremujor, indeksi i numrit të të punësuarve me pagesë në këtë aktivitet ishte me rritje 6,4% krahasuar me tremujorin e dytë 2015.

Sipas drejtuesve të agjencive të udhëtimit kjo rritje i dedikohet formalizimit dhe përfshirjes në skemën e sigurimeve edhe të atyre punonjësve që nuk ishin të deklaruar./Monitor.al/


Interneti, “zgjidhja” e beqarëve për t’u çiftuar...
Faqet e internetit për njohjen me partnerë të mundshëm si “Plenty of Fish” dhe “Match.com”, kanë vënë re një numër të madh të përdoruesve të këtyre rrjeteve sociale ditën e parë pas pushimeve të festave.

Me të kaluar festat e fundvitit, beqarët navigojnë në internet, për të gjetur një të dashur, për një lidhje të mundshme.

Ueb-faqja për gjetjen e të dashurve, “Match.com”, ka zbuluar se 4 janari, është aq e frekuentuar me beqar, sa që mund të krahasohet me “të premten e zezë”.

Kjo vjen pas një periudhe pushimi dhe dëshirës për të qenë në një lidhje, pikërisht në ditën kur i kthehen punës, transmeton Telegrafi.

Mungesa e të dashurit/ës gjatë festave, kur të gjithë kanë afër dikë, bën që të gjithë të kërkojnë që tani, në mënyrë që në festën që vjen në fund të vitit, mos të jetë vetëm.

Match.com pret që 75% më shumë beqar, do të hynë këtë vit, që të kërkojnë “pjesën që ju mungon”.

Edhe faqja tjetër e internetit Plenty of Fish, është një shërbim për takime online falas ku marrin pjesë aktivisht çdo ditë 3 milion njerëz. Ekspertët presin që numri i përdoruesve në këtë ditë, të rritet me 24%.

Shannon Smith menaxherja e komunikimit dhe marrëdhënies me publikun në “Plenty of Fish” tha se, ky vit do jetë shpresëdhënës për beqarët. Përdoruesit që e përdorin gjatë javës dy herë më shpejt se në kushte të tjera.

Jo vetëm këto të dyja, por shumë faqe të tjera gjithashtu numërojnë një numër më të lartë të përdorimit në këtë ditë edhe në vitet e mëparshme.
A është prezantuesja kosovare e dashura e Bekim Balajt?

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Bekim Balaj, duket se është tradhëtuar nga fotot dhe ndoshta aksidentalisht ka ngjallur dyshimet për një lidhje mes tij dhe bukuroshes Elita Rudi.

Ish-prezantuesja e “Express Rozë” thuhet se, po kalon këto ditë të para të Vitit të Ri nën shoqërinë e futbollistit shqiptar në Venezia të Italisë.

Një foto me sfond të njejtë në profilet personalë të tyre në IG, ka bërë që mediat rozë, “të zbulojnë” romancën mes sulmuesit dhe bukuroshes kosovare.


Foto+Video: Kallashi merr prap kot, kap zogun dhe fton: Ma kap

Kohët e fundit Donjeta Kosumi nuk ka qenë “mirë” pasi ka postuar një sërë fotosh provokuese (si përherë), por e çuditshmja është se ato i ka shoqëruar me disa komente “ndryshe”.

Ditën e djeshme Kallashi ka sharë fansat e saj përmes një fotoje duke i thënë “fu.. you” ndërsa po dje, ka hedhur një video duke bërë tëerk afër pemës së Vitit të Ri.

Sot, Kallashi ka kapur zogun dhe ka shkruar “Hajde Kape”… por e çuditshmja është se kjo e fundit ka bërë një gjest që përgjithësisht e bëjnë meshkujt me….



Italiani “psikopat”, vret nënën bën “selfie”

Djali në foto quhet Federico Bigotti, 21 vjeç, jeton në Perugia dhe e ka shkrepur këtë foto menjëherë pasi kishte vrarë mamanë e tij, Anna Maria.

Fqinjët raportojnë se ata ziheshin shpesh, por zënka e fundit ka rezultuar fatale. 21­vjeçari e ka qëlluar 9 herë me thikë nënën e tij dhe menjëherë pas vrasjes ai ka shkrepur një seri fotosh, ku shihet i zhveshur dhe duke buzëqeshur.

Bigotti kishte shfaqur shenja dhunë që në fëmijëri, duke u përjashtuar disa herë nga shkolla, por në të njëjtën kohë thuhet se, ai vuante nga “deliri i madhështisë”.




07/01/2016........................
Leo Freundlich: Serbët vranë 7 mijë shqiptarë në një ditë më 1912
Leo Freundlich në librin e tij përshkruan kronikat e gazetave europiane për krimet e forcave serbe ndaj shqiptarëve ne Kosove ne vitet 1912-1913

Po i shpërfaqim disa prej tyre.

Më 12 nëntor të 1912-ës, gazeta “Daily Chronicle” (Kronika ditore) kishte raportuar se masakrimi i mijëra shqiptarëve i kryer nga serbët ishte fakt i pamohueshëm. Afër Shkupit – 2000 shqiptarë myslimanë dhe 5000 të tjerë jo larg Prizrenit u masakruan. Shumë fshatrave u ishte dhënë flaka dhe banorët e tyre ishin masakruar. Kur shtëpitë ishin kontrolluar për armë, shqiptarët vriteshin në mënyrën më të thjesht, edhe pse kurrfarë arme nuk kishin gjetur në shtëpitë e tyre. Serbët bënë të qartë se shqiptarët myslimanë duhet zhdukur dhe çrrënjosur. Ata pohonin se kjo është mënyra më efektive për ta qetësuar vendin.” (Leo Freundlich, Albanienes Golgotha, Ëien, 1913, f. 8-9).
Në një artikull të publikuar në “Crusading”, profesori Shiman (Schiemann), konstaton se “serbët janë duke bërë një luftë gjenocidi kundër shqiptarëve. Ata duan që ta shfarosin tërë kombin – me rrënjë dhe degë”. (L.Freundlich, po aty)

Një mjek rumun, dr.Leonte, më 6 janar 1913 kishte raportuar në “Adeverul” të Bukureshtit se mizoritë të cilat i kishte bërë armata serbe mbi shqiptarët e të cilat i kishte parë vetë, kishin qenë shumë më të trishtueshme sesa mund t’i imagjinojë ndonjë njeri. Dr.Leonte në një përshkrim të dëbimit të qindra shqiptarëve të zënë robë, shkruan: “…këta njerëz të shkretë duke ecur rrugëve nga rraskapitja, uria dhe etja rrëzoheshin për tokë, kurse ushtarët serbë në ato çaste ua ngulnin bajonetat në fyt duke shkuar currili i gjakut dhe duke mbetur përplot kufoma të tyre të pavarrosur rrugëve. Edhe fushat, ishin mbulur me kufoma të trupave të vrarë, duke përfshirë të rinj, gra po edhe fëmijë.” (Po aty) “Një vajzë shqiptare 15 vjeçare” – shkruan dr. Leonte – “ishte rrëmbyer dhe ishte dërguar në Kështjellën e Nishit. Ajo ishte e dyshmitë se ka hudhur bomba kundër serbëve, të cilët kishin hyrë në Ferizaj. E gjora vajzë e vogël e cila ishte ngarkuar me krim iu dorëzua ushtarëve serbë në vend se të dërgohej në gjyqin ushtarak. Ushtarët i mëshuan në kafkë me dajak derisa ia thyen kokën grimca – grimca”! (Po aty) Dr.Leonte, ngjashëm me këto i përshkruan edhe masakrat e bëra nga serbët në Kumanovë, Prizren e gjetiu.

Gazeta “Humanite” e Parisit publikoi një shpjegim zyrtar i cili ishte komunikuar në Konsulatën e Selanikut, ku tregon lidhur me mënyrën se si serbët kishin vepruar në Shqipëri – për grabitjet e tyre, shkatërrimet dhe masakrat. Aty vihet në pah shkatërrimi i 31 lokaliteteve shqiptare, plaçkitja e të gjitha lokaliteteve në rajonin e Kratovës dhe Koçanit si dhe djegjjen dhe vrasjen e popullatës shqiptare. Në këtë kronikë, gazeta shkruan, se në “rajonin e Kavadarcit (Kavadar), nga gjithsej 98 fshatra, u dogjën dhe u shkatërruan 34 prej tyre… ndërkaq në Drenovë, të gjithë banorët ishin vrarë. Midis këtij vendi dhe Palikurës ishin zbuluar me radhë shumë varreza, ku dukeshin prej disave kokat e nxjerra jashtë. Të fundit ishin varret e martirëve të cilët ishin varrosur për së gjalli”. (L.Freundlich, po aty)

Çahet argjinatura, policia: Kujdes në rrugën Elbasan-Librazhd

Në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, në vëndin e quajtur në afërsi të nënkalimit Xibrakë, nga prurjet e shumta të lumit Shkumbin, është dëmtuar dhe shembur pjesa e Argjinaturës me një distancë rreth 100 metra, ku rruga është kthyer një kalimshe.

Qarkullimi vijon me alternim.

Po punohet për vendosjen e Sinjalistikës dhe janë marrë masa nga shërbimet e policisë rrugore për menaxhimin e trafikut.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan, porosit drejtuesit e mjeteve të bëjnë kujdes në këtë segment rrugor.

Po punohet për vendosjen e sinjalistikës dhe janë marrë masa nga shërbimet e policisë rrugore për menaxhimin e trafikut. Njoftimi është i orës 15:42 min dhe shoqërohet me këto fotografi.


Video: Bileta 40 lekë, por shihni ç'ndodh në urbanët e Tiranës

Duke filluar na muaji shkurt qytetarët që përdorin transportin urban në Tiranë, do të paguajnë biletën me vlerë 40 lekë, pas vendimit të Këshillit Bashkiak për ta rritur me 10 lekë të tjera.

Por shërbimi që ofrojnë urbanët në Tiranë është skandaloz.

Video që shihni më poshtë, është publikuar në rrjetet sociale. Ajo është xhiruar nga një qytetar, teksa po udhëtonte me autobus.

Pasagjerët shtypen e shtyhen me njëri-tjetrin, ndërsa të tjerë varen nga dera e hapur e urbanit.
Fotolajm: Në Tepelenë s’të falin... pastruese me gjuhë e huaj e kompjuter
Kriteret për t’u punësuar në Bashkinë e Tepelenës duket se janë vërtet shumë të larta, pavarësisht pozicionit të punës. Drejtoria e Shëndetit Publik në këtë qytet, ka listuar pesë kritere që duhet t’i plotësojë personi i cili do të aplikojë për vend pune si punëtorë mirëmbajtës.

Pika e 4-të dhe ajo e 5-të janë më të “fortat”, ku kërkohet që aplikuesi të dijë të njoh mirë programet bazë të kompjuterit, si dhe një njoh mirë një prej gjuhëve të huaja të vendeve të Bashkimit Europian.



Foto: Shkumbini përmbyt 3000 ha tokë në Rrogozhinë dhe Lushnjë
Situatë e rënduar nga reshjet dhe dalja e lumenjve nga shtrati paraqitet edhe në Rrogozhinë. Kryetari i Bashkisë tha se janë 3000 hektare tokë të permbytura nga dalja e Shkumbinit, në Rrogozhine, Vile Boshtove etj. Dhjetëra biznese janë aktualisht të permbytura brenda në qytet.
Martohet Bleona?! Publikon një foto me fustan nusërie

Këngëtarja Bleona Qerreti ka postuar një foto në Instagram, ku shfaqet e veshur më fustanin e nusërisë. Momenti që është kapur në foto është pjesa kur nuses po i vendosen lulet në kokë.

Por… nëse po martohet Bleona apo nëse kjo është pjesë e ndonjë klipi… këtë nuk dimë ta themi me saktësi.

Basha: Në Çermë, Shkumbini rrezikon 150 familje, asnjë masë deri tani
Përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, lideri demokrat, Lulzim Basha, shkruan se, në Çermë, lumi Shkumbin ka çarë argjinaturën dhe mbi 150 familje janë përmbytur në 3 orët e fundit.

Basha thekson se, deri më tani, nga ana e qeverisë apo organeve kompetente, nuk ka patur asnjë masë për mbylljen e kësaj çarjeje

“Ne Cerme ku Shkumbini ka care argjinaturen dhe mbi 150 familje jane permbytur 3 oret e fundit. Dhjetera metra kub uje per sekonde vershojne permes carjes duke zgjeruar njollen e permbytjes. Asnje mase deri tani per mbylljen e carjes”,- shkruan Basha.


Copri Actor”, firma e rrugës Tiranë-Elbasan, e zhytur në borxhe

12 urdhëra sekuestrosh për bllokim të aksioneve janë lëshuar ndaj Kompanisë “Copri-Aktor”, që po merret me ndërtimin e rrugës Tiranë-Elbasan, vetëm në vitin që kaloi. Sipas të dhënave në qendrën kombëtare të regjistrimit dhe dokumentave që shoqërojnë urdhrat e bllokimit, vërehet se, kompania nuk ka mundur të kryejë pagesat për furnitorët, persona fizik dhe nënkontraktorë të ndryshëm, duke u zhytur keshtu në miliona lekë borxhë.

Për këtë arsye, shoqëritë përmbarimore janë drejtuar në QKR duke bllokuar llogaritë bankare dhe aksionet e kompanisë “Copri-Aktor”. Kjo gjë duket se e ka vënë në vështresi financiare kompaninë, duke vënë kështu në pikëpyetje sërisht përfundimin brenda afatit të punimeve të rrugës Tiranë-Elbasan, që duhet të pëfundojë brenda muajit qershor.

Të kontaktuar nga “Tv Klan”, drejtues të firmës thonë se, kjo situatë është shqetesuese për ta, por nuk do të ndikojë në përmbylljen e punimeve brenda afatit të parashikuar. Ata thonë se, janë drejt zgjidhjes së problemeve .

Sipas të dhënave të QKR, përmbaruesi i parë vendosi sekuestro ndaj firmës greke për një borxh 43 milionë lekë të papaguar ndaj një shoqerie tregtare. Më pas gjatë muajit maj një tjetër kompani përmbarimore kërkuar bllokimin e kuotave të “Actor” në QKR, për një detyrim të pashlyer me vlerë 877 mijë euro ndaj një kompanie ndërtimi.

E pyetur nga “Tv Klan” Kompania “Copri Actor” pretendon se nuk është paguar nga qeveria për punë të kryera dhe kjo ka sjellë edhe krijim të borxheve./TvKlan/



Video-mesazhi: Rama me ne tall b**n ti ore?! “Shëndetësia falas” me 5500 euro

Irritimi i qytetarëve ndaj premtimeve të pambajtura nga qeveria “Rama” rritet çdo ditë, siç edhe e tregojnë publikimet në rrjetet sociale.

Një e tillë është edhe video-ja që do të shikoni më poshtë, ku qytetari nga Korça, Ilir Vrenozi, ankohet për premtimin e mjekësisë falas, e cila nuk është mbajtur nga qeveria Rama.

Videoja nuk ka nevojë për shumë koment...




I vodhi shtetit 6 mln euro, Taçit i komunikohet akuza në arrati

Prokuroria e Tiranës mbyll hetimet dhe administron në dosje akt-ekspertimin kontabël, ku rezulton se Rezart Taçi, me cilësinë e administratorit të komapnisë “ARMO”, nuk ka paguar detyrime tatimore dhe taksa me vlerë rrthe 6 mln euro. Për këtë fakt, prokuroria e ka marrë atë të pandehur.

Çështja do të gjykohet pranë Gjykatës së Tiranës. Janë rreth 6 milionë euro detyrime tatimore dhe taksa që Rezart Taçi me cilësinë e administratorit të ARMO-s nuk i ka paguar shtetit shqiptar.

Prokuroria e Tiranës, në përfundim të hetimeve ka administruar në dosje akt-ekspertimin kontabël të përpiluar nga ekspert privat, të cilët kanë konstatuar se për rreth 4 vite Rezart Taçi nuk ka paguar detyrimet tatimore.

“ABC Neës” ka mësuar se kompania “ARMO” me administrator Rezart Taçit, që nga vitit 2009, kohë kur e ka blerë këtë kompanie e deri në vitin 2013 nuk ka paguar një pjesë të madhe të detyrimeve tatimore dhe taksat vendore.

Për këto mos shlyerje të detyrimeve, prokruoria ka konstatuar rreth 30 urdhëra bllokimi për llogarit bankare, por pas negociatave me drejtues të tatimeve apo krerë të komunave e bashkisë, këto urdhër pezulloshin për zbatim për disa herë. Ndërkohë nga letër-këmbimi që kompania “ARMO” ka mbajtur me institucionet në vend, e që janë sekuestruar nga prokuroria rezulton se administrator i ARMO-s pretendosnte se, kompania nuk kishte mundësi paguese të këtyre dteyrimeve për shkak se shoqëria dilte me humbje.

Por, hetuesit dyshojnë se këto pretendime ishin mashtrime të administratorit Rezart Taçi, pasi janë konstatuar disa transferta me shuma të mëdha parash që janë dërguar nga llogarit bankare të kompanisë ARMO drejt shoqërisë tjetër të tij “Taçi Oil” në formë huaje, apo edhe në llogarit bankare tek të afërmit e tij.

Gjithashtu, burimet thonë se janë konstatuar pranë bankave të nivelit të dytë tërheqje e shumave të mëdha parash në formë CASH nga llogarit bankare të ARMO-s nga vet Rezart Taçi dhe pjesëtar të ngusht të familjes.

Burimet thonë se prej muajsh Rezarta Taçi nuk ndodhet në Shqipëri dhe për këtë fakt, prokuroria i komunikuar akuzën dhe e ka njohur me provat avokatin e tij mbrojtës, cili ka firmosur edhe mbylljen e hetimeve dhe njohjen me vendimin e dërgimit në gjyqi.

Sipas dosjes voluminoze që pritet të përfundoj në gjyq, Rezart Taçi ka konsumuar element të veprës penale të “mospagimit të tatimeve dhe taksave”, vepër kjo, për të cilën nëse deklarohet fajtor rrezikon dënimin me gjobë deri në 3 vjet heqje lirie.



Foto: Ja shqiptari që vrau gruan e tij greke, se e hoqi nga puna
Nje shqiptar 34 vjecar vrau me thike bashkëshorten dhe u largua nga shtëpia se bashku me dy fëmijët 4 dhe 6-vjeçare.

Ngjarja e rende ndodhi mbrëmjen e se mërkurës, ne një fshat te Selanikut në Greqi, kur 34-vjeçari qëlloi per vdekje gruan nje shtetase greke 41-vjeçare per t’u larguar me nje taksi. Fqinjët lajmëruan policinë per krimin, pasi dëgjuan çiftin e bashkëshorteve qe po grindej.

Motivet e kësaj ngjarjeje te rende, mendohet të jetë largimi që shqiptarit i kishte bërë gruaja e tij nga bizneset e saj, ndërsa vrasësi nuk është arrestuar ende. Dyshohet se ai mund t’i jete drejtuar kufirit shqiptar për t’i shpëtuar policisë.


Renditja: Ja 20 femrat më të bukura, mes tyre Ledina me Angelan
Portali i famshëm britanik “The Richest” ka renditur 20 modelet më të bukura të vitit 2015. Mes shumë modeleve të njohura, në renditje janë edhe shqiptaret Ledina Çelo me Angela Martinin.

Ledina Çelon, “The Richest” e cilëson edhe si “Shakira europiane”. Për Çelon, shkruhet se edhe pse është e njohur si këngëtare, ajo është edhe në modele përrallore.

Një vend poshtë Çelos, në të 12’, renditet Angela Martini, e cila vlerësohet si një bukuri shqiptare që ka disa tituj për të treguar.

Më tej listohen të gjitha arritjet e saj si titulli i Miss Universe Albania, puna në “Ellite Model”, reklama për Mercedes dhe linja e saj e të brendshmeve Martini Bikini.



Fotolajm: Pas prishjes së transesë, një masiv dheu bllokon aksin Librazhd-Elbasan

Pas prishjes së një pjesë të transesë së rrugës nacionale Elbasan-Librazhd në afërsi të fshatit Xibrakë, si pasojë e vërshimit të lumit Shkumbin, një pjesë tjetër e po kësaj rruge është jashtë funksionit.

Bëhet fjalë për një segmen në afërsi të Librazhdit, ku ka rrëshkitur një pjesë dheu nga një faqe mali, si pasojë e rreshjeve të shiut.

Në rrjetet nsociale kjo foto është shoqëruar me komentin: “Po punohet me shpejtesi per zhbllokimin e rruges Librazhd-Elbasan nga rreshqitja e nje masivi toke”.



Fotogaleri: Thahet kanali i Parisit, ja sendet e çuditshme që u gjetën

Për herë të parë pas 15 vjetësh, Parisi ka tharë një kanal “ikonë”, nga i cili u zbuluan një sërë objektesh të çuditshme.

Kanali “Saint Martin” ndodhet në zemrën e kryeqytetit të Francës, në një zonë e cila vitet e fundit ka ngritur reputacionin si një nga krahinat më të veçanta dhe moderne.

Herën e fundit që u tha kanali, në vitin 2001, midis 40 tonë mbeturinash u gjetën biçikleta, motorë, monedha ari, karrige me rrota, predha që i përkisnin të Luftës së Parë Botërore, si dhe një makinë, shkruan “Koha”.

Banorët fajësojnë valën e madhe të popullsisë për objektet e pabesueshme që kanë dalë në sipërfaqen e kanalit.

Ndërkohë që gjatë “zbrazjes” së 90 mijë metrave kub ujë ditën e sotme, skuadra e pastrimit zbuloi një pistoletë që më pas iu dorëzua policisë.

Riparimi i kanalit i cili do të qëndrojë i tharë për 3 muaj, do t’i kushtojë qytetit francez 9.5 milionë euro.
Fotogaleri: Ja situata në Elbasan, Shkumbini shemb urën

Shembja e urës në Broshkë të Elbasanit ka shkaktuar izolimin e 1200 banorëve. Shembja e saj ka ndodhur për shkak të prirjeve të shumta të lumit Shkumbin. Situata paraqitet e rënduar edhe në Papër, ku ujërat e përrenjve e bëjnë të pamundur kalimin.

Sakaq mësohet se, pas 4 orësh është zhbllokuar rruga Elbasan-Librazhd ku nga shembja e dherave, qindra udhëtarë mbetën në rrugë.

Aksident në Rinas, zjarrëfikësit në vendngjarje

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në rrugën e Rinasit. Dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrit, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, si edhe zjarrëfikësit që po përpiqen të nxjerrin njerëzit nga makina.

Nuk dihet ende nëse ka viktima, ndërsa ngjarja është në vijim.
Foto: Mercedez Benz i ri “E class”, dalin fotot dhe detajet e para
“Mercedes-Benz” ka publikuar setin zyrtar të fotove të modelit të ri “E-Class” një javë para panairit të veturave në Detroit.

Këto foto të cilat janë publikuar përmes revistës “Auto-Press” shfaqin detaje të modelit të ri “E-Class” nga Mercedes-Benz të koduar me emrin “Ë213”, transmeton “Express”. Ky model ka elemente të marra nga modelet “C-Class” dhe “S-Class” dhe do të jetë 65mm më i gjerë se modeli paraprak dhe 2.93 metër i gjatë.

Po ashtu me elementet nga modeli “C-Class” është përmirësuar dukshëm aerodinamika e veturës ku ky model ka koeficient prej vetëm 0.23.

Sa i përket motorëve modeli “E200” do të ketë motor 2.0 litër me benzinë, ndërsa modeli “E200d” do të vijë me motor me naftë 2.0 litër me turbo kompresor i cili do të prodhoj 192 kf me shpenzime të kombinuara prej 3.9l/100km.

Do të ofrohen edhe motor tjerë turbo me 4 cilindra dhe me 6 cilindra si dhe motor hibrid në modelin “E250e” i cili kombinon motor 2.0 litër me një motor elektrik të cilët së bashku prodhojnë 275 kf. Versioni AMG vjen me një motor të përpunuar V8 4.0 litër me turbo të dyfishtë i cili prodhon 600kf.

Përveç versionit AMG, të gjitha versionet tjera të “E-Class” vijnë me transmisionin automatik me 9 shpejtësi 9G-Tronic.



Fotolajm: Përmbytjet “gllabërojnë” rrugën në Cekin
Kjo nuk është skenë e animuar filmi por gjendja skandaloze e një rruge në Cekin të Gramshit.

Këto foto të publikuara nga nisma “Thurrje” në Facebok tregojnë se si rreshjet e shumta dhe përmbytjet kanë shkaktuar rrëshkitjen e tokës.

Për rrjedhojë rruga është e pakalueshme.

“Kush i ka bere keto rruge? Cila eshte firma ndertuese? Kush e ka bere projektin? Sa ka kushtuar dhe kush e ka kolauduar? Si ka mundesi qe mjaftojne dy dite shi qe te dalin jashte perdorimit dhe te rrezikojne jete njerezish?”,- shkruan nisma Thurrje.



Video: Ja çfarë i ndodhi Soni Malajt sot në palestër?!

Soni Malaj duket se i është rikthyer rutinës së saj të përditshme pas festave. E njohur si një nga këngëtaret me trupin më të bukur dhe të palestruar, Soni, ka rinisur menjëherë palestrën. Teksa stërvitet e pret edhe një surprizë, shihni videon për të mësuar më shumë...



Kisha Ortodokse mbështet bombardimet në Siri?
Kreu i Kishës Ortodokse Ruse, ka mbështetur fushatën bombarduese të Rusisë në Siri, duke e përshkruar atë si “luftë mbrojtëse”.

Patriarku Kirill ka bërë përpjekje të justifikojë sulmet ushtarake ruse në Siri, duke thënë se ato janë të nevojshme për të mbrojtur Rusinë nga “terrorizmi”.

“Derisa lufta bëhet në vetëmbrojtje, ajo është e drejtë”,- ka thënë Kirill për kanalin rus Rossiya 1.

Ai ka thënë se nëse grupet terroriste lejohen të fitojnë pushtet në Siri, ato do sjellin “mjerim dhe ankth” për popullin rus.

Moska ka nisur sulmet ajrore në Siri në fund të shtatorit, në mbështetje të presidentit sirian, Bashar al-Assad.

100 mln euro fitime: Bankat “gëlltisin” gjysmën e rritjes ekonomike

Bizneset dhe individët janë duke u përballur me kohë të vështira për shkak të krizës ekonomike, por ka një industri e cila po lulëzon si asnjëherë më parë. Kjo është industria bankare. Të dhënat më të fundit zyrtare nga vetë Shoqata e Bankave, tregojnë se, në dhjetë muajt e parë të vitit të kaluar, bankat në Shqipëri fituan shifrën rekord 100 milionë euro.

Sipas statistikave krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2014, fitimi i bankave u rrit me gati dy herë. Kështu nga 7.8 miliardë lekë që ishte për periudhën janar-tetor 2014, ai kërceu në 13.5 miliardë lekë ose gati 100 milionë euro për dhjetë mujorin e 2015-ës.

Me këtë tendencë, gjasat janë që për të gjithë vitin 2015, fitimet e bankave të kapërcejnë shifrën 15 miliardë lekë ose mbi 110 milionë euro.



Yüklə 6,39 Mb.

Dostları ilə paylaş:
1   2   3   4   5   6   7   8   9   ...   352




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə