Virgjëresha



Yüklə 10,13 Kb.
tarix05.02.2018
ölçüsü10,13 Kb.
#24827

Dashi

Dikush krejt papritmas po çrregullon planet tuaja në punë dhe po i injoron vërejtjet tuaja. Por, mos lejoni që dikush t’jua ndez pasionin. Nuk keni pse të futeni në lidhje garuese, e më pas t’i përjetoni pasojat. Me personin e dashur paraqituni me dinjitet, shikoni me realitet mundësitë tuaja. Tregoni se keni stil dhe qëllime të mira me personin e zemrës.

Demi

E keni të qartë se gjithçka ka afatin e skadimit, por ju po insistoni në disa gjëra që kanë kaluar. Në takim me bashkëpunëtorët po provoni të ndryshoni sjelljen dhe mendimet e dikujt, por kot. Pranoni pozitën në të cilën gjendeni. Keqkuptimet e partnerit te ju ndikojnë me humbje të vullnetit, po reagoni më me ndjesi se herëve të tjera.



Binjakët

Dikush në mënyrë krejt të qartë po ua bën me dije se gjithçka ka çmimin e vet. Provoni që në mënyrë të duhur t’i mbroni interesat tuaja dhe ta ruani pozitën në rrethin e bashkëpunëtorëve. Nuk dëshironi të flisni shumë rreth ndjenjave tuaja, po ju pëlqen shoqëria nga dikush dhe po ju shkon për shtati. Jepni kahe ndjenjave tuaja.

Gaforrja

Nëse gjendeni mirë apo të shpejtë në një aksion në punë, po ju pret sukses i madh në të gjitha anët. Tregoni rrethit se posedoni aftësi të ndryshme që garantojnë sukses të përbashkët. Po ju tërheq një “lojë e re emocionale”, përdorni sharmin tuaj dhe në mënyrë diskrete përgjigjuni thirrjes së dikujt në një ofertë dashurie.

Luani

Po ju presin takime interesante, kini kujdes me stilin tuaj apo në përshtypjen që lini në shoqërinë e bashkëpunëtorëve. Bëni gjithçka që është e mundur, që të bashkoni situatat e këndshme me qëllime të mira në drejtime të ndryshme. Gjithçka është e mundur kur keni vullnet të mirë. Partneri po tregon interesim për planet tuaja.



Virgjëresha

Po ju presin komplikime të shumta në takim me bashkëpunëtorët, por kjo nuk guxon që të ndikojë në përqendrimin tuaj dhe në vullnetin e mirë që keni. Ruani qetësinë e shpirtit dhe merrni iniciativë në momentin kyç. Drejtoni mendimet tuaja në anën e duhur. Është mirë ta ndjeni ngrohtësinë emocionale në praninë e personit të zemrës.

Peshorja

Nëse dëshironi t’i realizoni qëllimet tuaja në punë keni nevojë për përkrahjen nga dikush, në mënyrë që të ecni para. Mos prisni në zgjidhje të pamundshme, por mblidhni informatat për mundësitë e reja në punë. Shmangni rivalitetin dhe rolet garuese në lidhje me personin e zemrës. Ushqehuni më mirë dhe jetoni më me rregull.

Akrepi

Keni plane ambicioze dhe nevojën për të pasur një rol udhëheqës, por, suksesi juaj varet nga ndikimi i dikujt tjetër. Nuk ka nevojë që të silleni tepër imponues dhe shumë kërkues në shoqërinë e bashkëpunëtorëve. Në mendimin emocional, pajtohuni me situatën e krijuar. Futja në një “zonë të ndaluar” apo futja në aventurë dashurie, do t’ju pikëllojë.



Shigjetari

Kini kujdes në informatat e ndryshme që kanë domethënie praktike, në mënyrë që t’i realizoni pritjet tuaja. Nganjëherë duhet të reagoni mjaft me shpejtësi dhe pa bërë taktizime të tepërta. Nuk keni arsye të dukeni tepërt imponues karshi personit të zemrës. Kënaquni në gjërat që i përgjigjen shijes së përbashkët. Mbështetuni në intuitën tuaj.

Bricjapi

Nganjëherë duhet përdorur masa të ndryshme paraprake. Jeni mjaft të mençur për t’i mbrojtur interesat tuaja në situata kritike. Rrezikun lërjani të tjerëve dhe shmangni ofertat e dyshimta. Emocionet e sinqerta gjithmonë janë shëruese, ruani vëmendjen e personit të dashur. Kënaquni në lumturinë e përbashkët që po ju përcjell.



Ujori

Nëse dikush po ju shtyn për një sfidë financiare apo aventurë të përbashkët, por mendoni mirë për pasojat e mundshme. Dikush mundet t’jua zbulojë qëllimet tuaja, prandaj mos u ngutni. Në dashuri, thuajse po shkoni një hap para partnerit tuaj. Ngutia juaj po e dëmton personin e zemrës. Kujdes në komunikacion, shmangni stresin.



Peshqit

Dukeni se keni shumë vetëbesim dhe llogarisni në përkrahjen e sinqertë të bashkëpunëtorëve të afërt. Dini të organizoni aksione të përbashkëta që kanë të bëjnë me interesat e përbashkëta. Po ju pret një sukses i madh. Ju pëlqen ajo që është e “paarritshme”, apo personi te i cili nuk mundet të depërtojë zëri juaj. Dërgoni shenja dashurie.
Yüklə 10,13 Kb.

Dostları ilə paylaş:




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə