Arhaho provimet weebly com 049 373 681



Yüklə 55,5 Kb.
tarix20.09.2018
ölçüsü55,5 Kb.
#69365

ARHAHO

Provimet.weebly.com

049 373 681

IV. SISTEMI BANKAR I DISA VENDEVE TE ZHVILLUARA

Vendet e zhvilluara kane një sistem shume te zhvilluar bankar i cili nuk mund te krahasohet me sistemet bankare te vendeve tjera. Karakteristikat kryesore te bankave ne vendet e zhvilluara janë:



-Dominon pronesia private, jane te organizuara ne forme te shoqërive aksionare.

-Dominon tipi i bankave universale,

-Gati te gjitha bankat e mëdha komerciale merren me financimin e tregtise se jashtme dhe qarkullimin e pagesave me boten e jashtme,

-Qëllimi kryesore i këtyre bankave është realizimi i fitimit, etj.
Kryesisht te gjitha bankat ndahen ne dy kategori:

1)Bankat Tradicionale (klasike) - (paraqesin ato banka qe jane historikisht me te vjetra, p.sh bankat komerciale te cilat kryesisht orientohen ne kreditimin afatshkurtër, apo ne afarizmin afatshkurtër) dhe,

2)Bankat Investive - (paraqesin ato banka qe kane te bëjnë me një afarizëm tjeter, ato përveç kreditimit, merren edhe me punët e letrave me vlere, pra bëjnë shitjen dhe blerjen e letrave me vlere).

1)Sistemi Bankar i Anglisë


Banka Qendrore e Anglisë (Bank of England) është banka me e vjetër emisionare ne bote, e cila u themelua ne vitin 1694. Kjo banke u nacionalizua ne vitin 1946. Ne Angli i tere afarizmi bankar eshte i KONCENTRUAR ne nje numer te vogël te bankave, qe kane një numër shume te madh te filialeve. Bankat angleze janë te njohura lidhur me realizimin e parimeve afariste te bankave, e sidomos parimit te plasmanit te sigurte te mjeteve. Ne Angli sistemin bankar e përbejnë këto lloje te bankave:

a)Bankat depozitare (komerciale) – paraqesin grupin me te njohur te bankave ne Angli, te cilat disponojne depozita te medha, dhe kapitale vetjake, dmth ato nuk varen nga kredite e B.Q. Pese bankat me te medha (BIG FIVE) komerciale i kane degët ne tereve vendin dhe mbajne rreth 85% te depozitave te bankave Angleze. Veprimtaria kryesore e ketyre bankave eshte mobilizimi i depozitave, lejimi i kredive afatshkurtra dhe kryerja e qarkullimit te pagesave te komitentëve.

b)Bankat eskonte – Janë banka te specializuara për eksontimin e kambialeve dhe te letrave me vlere te shtetit. Mjetet për ketë qellim këto banka i sigurojnë duke marre kredi nga B.Q si dhe nga bankat e tjera.

c)Bankat afektuese - Janë banka te specializuara për spekulime me letrat me vlere. Pra këto banka merren me punët e bursës, pra blejnë dhe shesin letra me vlere si për llogari te vet ashtu dhe për llogari te huaj.

d)Bankat për qarkullimit ndërkombëtar – Janë banka te specializuara për ndërmjetësimin ne qarkullimin e pagesave nderkombetare.

e)Entet per financimin afatgjate te industrise – Janë institucione te specializuara qe bejne financimin afatgjate te industrise, per te siguruar afarizmin kontinuel te ndërmarrjeve te kësaj dege.

2)Sistemi Bankar i Francës


Ne France sistemi bankar nuk është i koncentruar ne një numër te vogël te bankave (si ne Angli), por ne France kemi një numër te madh te bankave. Ne France përveç Bankës Qendrore (Banque de France), ekzistojnë edhe këto lloje te bankave:

a)Bankat depozitare (komerciale) – Janë banka qe marrin depozitat me te pare ose me afat te caktuar, prej popullsisë dhe ndërmarrjeve, dhe ato lejojnë te gjitha llojet e kredive afatshkurtra. Ne France dallojmë bankat depozitare private dhe te nacionalizuara, dhe duhet potencuar se bankat depozitare te nacionalizuara e kane rrjetin e zhvilluar te degëve dhe mbajnë rreth 50% te depozitave te bankave Franceze.

b)Bankat afariste – Janë banka qe merren me financimin e ndërmarrjeve industriale, te cilat ose i kane themeluar vet, ose marrin pjese ne kapitalet e tyre. Këto banka merren edhe me emisionin e letrave me vlere (aksioneve, obligacioneve), si dhe i japin kredi vendeve tjera.

c)Bankat kreditore për financimin me afat te mesëm dhe te gjate – Janë banka shume te rëndësishme dhe kane status special, dhe këto banka merren me dhënien e kredive qe janë me interes te veçantë.

3)Sistemi Bankar i Zvicrës


Ne Zvicër sistemi bankar nuk është i koncentruar ne një numër te vogël te bankave (si ne Angli), por karakteristike e këtij sistemi është organizimi bashkohor dhe rrjeti shume i gjere i bankave dhe i instituteve, dhe paraqet një nder sistemet bankare me te zhvilluara ne bote. Ne sistemin bankar te Zvicrës dallojmë këto lloje te bankave:

a)Banka Qendrore – e cila eshte e organizuar si shoqëri aksionare dhe është nen kontrollin e shtetit. Ajo i kryen te gjitha funksionet e B.Q: bën emisionin e parave, zbaton politiken monetare-kreditore te vendit, bën llogarite kliringe me boten e jashtme, dhe kryen punët ne llogari te shtetit.

b)Bankat e kantoneve – Janë banka te cilat kryesisht merren me punët hipotekare.

c)Bankat e medha – Ne Zvicër ekzistojnë 5 banka te mëdha, te cilat jane te specializuara per kreditimin e tregtise, industrise, etj. këto banka i kane filialet ne tere Zvicrën, dhe përpos kësaj, ato merren edhe me dhenin e kredive komerciale (afatshkurter).

e)Bankat lokale – janë banka kryesisht hipotekare, mirëpo ato lejojnë edhe kredi komerciale (afatshkurter), dhe quhen lokale sepse kane karakter lokal.

f)Kursimoret – jane te karakterit lokal, pasi qe veprimtarine e vet e kyrejne ne nje lokalitet te caktuar.

g)Bankat private – këto banka gjenden ne qytetet e medha: Gjeneve, Baze e Cyrih, dhe me se shpeshti merren me punet e burses dhe menaxhimin e pasurise se komitenteve te vet.
4)Sistemi Bankar i Gjermanisë
Karakteristike e sistemit bankar te Gjermanisë deri ne L.IIB është mungesa e specializimit te bankave, pra kane dominuar bankat e tipit universal. Ne kete periudhe ekzistonin 3 banka me te medha ne Gjermani (Detusche Bank, Dresden Bank, dhe Deutsche Discont Gesellshaft), dhe këto tri banka kishin rrjet shume te gjere te filialeve nepermjet te cilave i kryenin te gjitha punët bankare.

Pas L.II.B shkatërrohet sistemi bankar i Gjermanise, dhe me ligjin mbi decentralizimin e bankave te medha, keto banka shuhen dhe ndahen ne 30 institucione kreditore. Ne sistemin bankar te Gjermanise dallojmë këto lloje te bankave:



a)Banka Qendrore (deutsche bundesbank) – si banke qendrore e Gjermanise ajo kryen keto pune: ben emitimin e parave, udhëheq politiken eskonte, politiken e rezervave monetare dhe caktimin e kontingjenteve te kredive.

b)Bankat e vendit – keto banka jane te organizuara sipas modelit te bankave federale rezerve te SHBA-se, kështu qe çdo federate e Gjermanisë e ka banken e vet. Banka te tilla jane 11. Dhe ato rregullojne qarkullimin monetare dhe vëllimin e kredive.

c)Bankat private dhe publike – edhe pse pas L.II.B 3 bankat me te medha shendohen ne mbi 30 banka me te vogla, prap behet riorganizimi i bankave dhe pas disa vitesh perseri formohen bankat, qe jane trashegimtare te tri “D” bankave. Keto banka jane bankat me te medha te Gjermanise dhe ato disponojnë depozita te medha te cilat i mobilizojnë përmes filialeve te shumta qe i kane ne tere teritorin e Gjermanisë. Bankat private jane kryesisht te vjetra, te cilat me kapitalet e tyre i kryejne te gjitha punet bankare.

d)Kursimoret, kooperativat kreditore dhe entet kreditore – këto përbejnë grupin e kater te banakave ne Gjermani. Kursimoret merren me mobilizimin e mjeteve te lira te qytetareve dhe dhenin e kredive. Kooperativat kreditore i kryejnë te gjitha punët bankare ne dobi te ndërmarrjeve te vogla dhe te mesme, dhe puna kryesore e tyre është kreditimi afatshkurter. Entete kreditore te cilat lejojnë kredi për pasurisë se patundshme. Ketu hyjne kursimoret dhe koperativat per kreditimin e ndertimit te banesave, shoqatat per sigurimin e jetes, dhe entet e sigurimit.
5)Sistemi Bankar i Italisë
Sistemi bankar i italise perbehet prej ketyre bankave:

a)Banka Qendrore (banca di italia) – Kjo banke përpos emisionit te parave, ajo i kryen edhe te gjitha punet e B.Q, pra kujdeset per likuiditetin e sistemit kreditore, kujdeset per likuiditetin nderkombetare, etj.

b)Bankat e te drejtes publike – keto banka kryejne te gjitha punet bankare, kurse seksionet e veçanta, bejne kreditimin e bujqësisë, xehetarisë, turizmit, hotelerisë, etj.

c)Bankat e interesit kombëtar – ketu hyjne tri bankat me te medha depozitare (komerciale) te italise. Keto banka i kane filialet e veta ne tere Italine dhe i kryejne te githa punet bankare.

d)Bankat e kredise se zakonshme – ketu hyjne bankat private, nga te cilat me e madhja eshte Banka Kombetare e Bujqesise.

e)Institucionet speciale per kreditim me afat te mesem dhe te gjate – te cila mirren me dhënien e kredive me afat te mesem dhe te gjate.
5)Sistemi Bankar i SHBA-së
Ne fillim sistemi bankar i SHBA-se ishte i larmishëm ku mbretëronte kaosi, sepse kishte shume banka emisionare. Per shkak te afarizmi jolikuid, shpesh behej likuidimi i ketyre bankave per shkak te emisionit te parave pa mbulese. Pas disa vitesh me 1913, Kongresi Amerikan miratio “Federal Reserve Act”, i cili vendosi bazat juridike te sistemit bankar ne SHBA. Me kete akt parashihet qe ne vend te nje B.Q, te themelohen 12 banka federale rezerve, dhe keshtu SHBA eshte ndare ne 12 regjione (distrikte) te quajtura “Federal Reserve District”. Punene e ketyre bankave federale rezerve e koordinon Sistemi Federal Rezerve ne Washington (FED), e cila permes bankave federale rezerve e kryen funksionin te cilin ne vendet e tjera e kryen B.Q. Sistemi bankar i SHBA-se perbehet prej ketyre bankave:

a)Bankat Federal Rezerve – janë banka emisionare, te cilat bejne emisionin e bankënotave dhe monedhave. Per qdo dollare qe leshojne ne qarkullim ato duhet te kene mbulese 25 cent ne ari dhe 75 cent ne fleteobligacione shteterore ose fleteobligacione te ndërmarrjeve. Bankat federale rezerve brenda regjonit te vet i kryejne keto pune: i furnizojne bankat komerciale me para te letres pa i ngarkuar ato me shpenzime te transportit, kryejne qarkullimin e pagesave pa para te gatshme, etj.

b)Bankat komerciale (depozitare) – janë bankat me te shumta ne SHBA (rreth 13.000). Ato mirren me mobilizimin e depozitave, dhënien e kredive afatshkurter, kyrerjne e qarkullimit te pagesave, etj. Bankat komerciale ndahen ne dy grupe: Bankat Kombetare (nacionale) te cilat jane te obligueshme te jene antare te Sistemit Federal Rezerv, dhe Bankat Shteterore (state), te cilat nuk jane te detyruara.

c)Bankat e bashkuara te kursimit – jane banka qe kryesisht jane te orientuara ne depoziat e afatizuara. Pasi ti grumbullojnë depozitat, bankat i deponojne ato ne fleteobligacione, fonde hipotekare, etj.

d)Bankat efektuese (investment banks) – janë banka afariste dhe ato merren me financimin e industrisë. Dhe keto banka mirren me punet e burses, pra blejne dhe shesin letra me vlere per shtetin apo per komitentet tjere. P.sh: Bank of Amerika, City Bank, etj.

e)Bankat truste – jane banka qe merren me ruajtjen dhe menaxhimin e pasurise se huaj. Dhe keto banka jane krijuar nga trust kompanite, dhe keto banka disponojne me depozita te medha dhe merren me te gjitha punët bankare.

f)Banka per Eksport dhe Import e Washingtonit – është bank shteterore, e cila eshte themeluar pas krizes boterore, me qellim te intervenimit te shtetit ne afarizmin bankar dhe ringjalljen e ekonomise amerikane. Pas L.II.B ajo riorganizohet si Banke Federale dhe merret me financimin e eksportit dhe te importit ne SHBA. Banken e udheheqe këshilli drejtues prej 5 antaresh te cilin e emron kryetari i SHBA-se.

Kontrolli i afarizmit bankar ne SHBA


Kontrollin e afarizmit te bankave te SHBA-ve e bejne keto organe: FED (federal rezerv system) dhe FDIC (federal deposit insurance corporation - korproata per sigurimin e depozitave).

Bankat Nacionale i kontrollojne bankat federale rezerve te regjionit (distriktit) ku ato gjinden dhe FDIC (korporata federale per sigurimin e depozitave), te e cila patjetër duhet te sigurohen te gjitha depozitat e kursimit dhe depozitat e tjera qe jane mbi 10.000$.

Bankat Shteterore, qe jane antare te FED, i kontrollojne bankat federale rezerve te regjionit ku ato gjinden, FDIC dhe dega bankare e administrates shteterore.



ARHAHO

Provimet.weebly.com

049 373 681

Yüklə 55,5 Kb.

Dostları ilə paylaş:




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə