Draft plani për Vizibilitetin dhe aktivitetet e komunikimit për periudhën 2014-2020 në kuadër të Programit ipard II



Yüklə 133,48 Kb.
tarix05.02.2018
ölçüsü133,48 Kb.
#25434

DRAFT

Plani për Vizibilitetin dhe aktivitetet e komunikimit për periudhën 2014-2020 në kuadër të Programit IPARD II

  1. Hyrje

Komunikimi dhe publikimi janë aspekte të rëndësishme për zbatimin e Programit IPARD II.

Menaxhimi dhe zbatimi i suksesshëm i programit IPARD 2 siguron një informacion të përshtatshëm, një planifikim të kujdesshëm të aktiviteteve të publikimit dhe komunikimit në audiencën e synuar.

Në përputhje me nenin 24 të Marrëveshjes Kuadër dhe nenin 30 të Marrëveshjes Sektoriale, do të planifikohen të gjitha aktivitetet e vizibilitetit dhe komunikimit për periudhën 2014 -2020, me objektiv kryesor rritjen e ndërgjegjsimin e aktorëve të përfshirë në Zhvillimin Rural, për të lehtësuar zhvillimin e një sektori agroushqimor dhe prodhimit bujqësor sipas masave të planifikuara për tu zbatuar.

Autoriteti Menaxhues në bashkëpunim me Agjencinë IPARD përgjigjet për hartimin e planit të vizibilitetit dhe komunikimit dhe mbasi dakortësohet nga Komisioni Evropian aprovohet nga Komiteti i Monitorimit për Programin IPARD 2 jo më vonë sesa miratimit të Programit IPARD 2 (20 Korrik 2016).



Baza Ligjore

Plani i vizibilitetit dhe komunikimit si dhe aktivitetet për Programin IPARD II janë përgatitur në përputhje me bazën ligjore IPA II:

• KOMISIONI PËR ZBATIMIN E RREGULLORES (BE) Nr 447/2014 të datës 2 Maj 2014 mbi rregullat specifike për zbatimin e Rregullores (BE) Nr 231/2014 të Parlamentit Evropian dhe të Këshillit për krijimin e një instrumenti për ndihmë para-anëtarësimit (IPA II).

• KOMISIONI PËR ZBATIMIN E RREGULLORES (BE) Nr 821/2014 në 28 Korrik përcakton rregullat për zbatimin e Rregullores Nr 1303/2013 të Parlamentit Evropian dhe të Këshillit në lidhje me masat e detajuara për transferimin dhe menaxhimin e kontributeve të programit, raportimin mbi instrumentet financiare, karakteristikat teknike të masave të informacionit dhe komunikimit për operacionet e sistemit për të regjistruar të dhenat.

• KOMISIONI PËR ZBATIMIN E RREGULLORES (BE) Nr 808/2014 (EC) përcakton rregullat për zbatimin e Rregullores (BE) Nr 1305/2013 të Parlamentit Evropian dhe të Këshillit për mbështetjen e zhvillimit rural nga Fondi Europian i Bujqësisë për Zhvillimin Rural (EAFRD) - Shtojca III –Informacioni dhe publiciteti të referuara në Nenin 13.

MARRËVESHJA KUADËR - Ligji nr. 37/2015, për ratifikimin e "Marrëveshjes Kuadër ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Këshilli i Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Komisionit Evropian për zbatimin e rregullave për mbështetjen financiare të BE-së për Shqipërinë në kuadrin e Instrumentit ndihmës për para-anëtarësim (IPA II)”

MARRËVESHJE SEKTORIALE - Ligji për Ratifikimin e Marrëveshjes sektoriale ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Komisionit Europian mbi dispozitat për menaxhimin dhe zbatimin e asistencës financiare të Bashkimit Evropian në Republikën e Shqipërisë, në kuadër të Instrumentit të Para-Anëtarësimit në fushën e politikave “Bujqësisë dhe Zhvillimin Rural" (IPARD) No 30/2016 datë 17.03.2016.

• Programi IPARD II - Kapitulli 15 "Publiciteti, Vizibiliteti dhe Transparenca në përputhje me legjislacionin e IPA-s" - miratuar me Vendimin C KE (2015) 5073 të 20 korrik 2015, pas mendimit të favorshëm të Komitetit IPA II më 30 qershor 2015.

Kur kjo bazë ligjore nuk jep informacionin e duhur ose detaje të mjaftueshme, të komunikimit dhe vizibilitetit përdoret Manuali i veprimeve të jashtme të Bashkimit Evropian.

2. OBJEKTIVAT E PËRGJITHSHME TË KOMUNIKIMIT

Plani i aktiviteteve të vizibilitetit dhe komunikimit do të synojë në:

• Rritjen e ndërgjegjësimit të publikut të gjerë për rolin e kontributit të BE-së për zhvillimin rural në Shqipëri.

• Marrjen e rezultateve të dukshme të projekteve të realizuara dhe nxitjen e kontributit pozitiv të BE-së dhe fondeve kombëtare për zhvillimin rural në Shqipëri.

• Sigurimin e informacionit transparent mbi mundësitë e ofruara nga Programi IPARD II për të gjitha grupet e synuara.

• Marrja e rezultateve të dukshme të cilat arrihen përmes asistencës së dhënë nga IPARD II.



Objektivat specifike të Planit do të jenë:

• Për të siguruar një numër të mjaftueshëm të kërkesave të cilësisë së mirë dhe transparencës së zbatimit duke komunikuar në mënyrë efektive informacionin mbi mundësitë e financimit nën Programin e IPARD II; si dhe duke siguruar informacion, trajnim dhe asistencë.

• Për të bërë rezultatet e projekteve të zbatuara të dukshme dhe për të nxitur kontributet pozitive të BE-së si dhe fondet kombëtare për zhvillimin rural në Shqipëri.

•Për të siguruar transparencën e mbështetjes publike duke publikuar emrat e përfituesve të mbështetur.

• Të rrisë ndërgjegjësimin e publikut të gjerë në lidhje me procesin e anëtarësimit në BE dhe mbështetjen e IPARD II në Shqipëri.

3. GRUPET E SYNUARA

Në përputhje me objektivat e përcaktuara, strategjia fokusohet në grupet në vijim:



3.1. përfituesit potencial të Programit IPARD II

Në fazën e parë do të zbatohen tre masa:



Masa 1- Do të mbështesë investime në ekonomitë bujqësore në sektorët e qumështit, mishit, frutave, rrushit dhe perime. Masa synon ferma komerciale me potencial për rritje. Është vlerësuar se 8,000 janë përfitues të mundshëm nën këtë masë. Ky nën-grup është shpërndarë në të gjitha rajonet e vendit dhe shumicës se saj i mungon tradita, informacioni si dhe kontaktet me shoqatat e fermerëve. Kjo do të thotë se: fushata dhe informacioni duhet të shfrytëzojnë mjetet e komunikimit, të tilla si:

  • mjetet e komunikimit masiv.

  • ngjarjet rajonale informative.

  • ofrimi i drejtpërdrejtë i informacionit.

Masa 2- Do të mbështesë investimet në përpunimin dhe marketingun e produkteve bujqësore. Përfituesit potencialë janë SME të qumështit, mishit, frutave, në sektorin e përpunimit të perimeve dhe prodhuesit e verës. Sektori është i organizuar mirë dhe ka krijuar edhe shoqata. Numri potencial i përfituesve është relativisht i mjaftueshëm. Kjo do të thotë se komunikimi i informacionit mund të kanalizohet në mënyrë efektive nga shoqatat e tyre të degëve, në të tilla si Këshilli i Agrobiznesit Shqiptar, Shoqata e Qumështit dhe Mishit etj.

Masa 3- do të mbështesë investimet për diversifikimin e fermave dhe zhvillimin e biznesit. Masa do të mbështesi llojin e aktiviteteve, siç janë prodhimi i bimëve mjeksore dhe aromatike, kërpudha, mjaltë, bimë ornamentale dhe kërmijtë; përpunimin dhe marketingun e bimëve mjeksore dhe aromatike të egra ose të kultivuara, kërpudha, mjaltë, përpunimi në-fermë si dhe marketingu direkt i produkteve bujqësore; akuakulturës; turizmi rural dhe natyral; shërbime për biznesin rural dhe popullsinë; zejet dhe industria manifakturimit; Prodhimi dhe përdorimi i energjisë së rinovueshme. Përfituesit e pranueshëm janë prodhuesit bujqësorë, ndërmrajet e vogla dhe operatorët e vegjël në zonat rurale. Nën-grupi i përfituesve të mundshëm është i ndryshëm dhe i përhapur në të gjithë zonat rurale. Përfituesit e mundshme të këtij nën grupi nuk janë të organizuar në shoqata / apo organizata që përfaqësojnë interesat e tyre. Ata kanë nevojë për trajnime specifike në lidhje me mundësitë për të diversifikuar aktivitetet dhe në zhvillimin e aktiviteteve të pranueshme nën këtë masë. Kjo do të thotë se fushata dhe informacioni duhet të shfrytëzojnë mjetet e komunikimit, ato masive, ngjarjet rajonale informative dhe ofrimin e drejtpërdrejtë të informacionit.

Shumica e përfituesve potencialë kanë njohuri të kufizuara për rregullat e financimit të BE-së dhe në këtë mënyrë duhet të përballen me informacione specifike, kanë nevojë për njohuri dhe udhëzime të detajuara lidhur me rregullat e financimit si dhe procesin e përgatitjes së projekteve.



3.2. Përfituesit e Programit IPARD II

Do të synohet që përfituesit të informohen kryesisht lidhur me përgjegjësitë e tyre gjatë zbatimit të projekteve, përfshi dhe detyrimet që ata kanë që lidhen me publicitetin dhe vizibilitetin. Sigurimi i informacionit specific për përfituesit të cilit i është siguruar mbështetja do të jepet në kohë dhe në mënyrë korrekte gjatë zbatimit të projektit, si dhe rezultatet e promovimit.



3.3. Shërbime mbështetëse Publike dhe Këshilluesit Privat

  • Zyrat teknike të MBZHRAU-t në nivel kombëtar , rajonal dhe komunal;

  • Shërbimi ekstensiv i MBZHRAU-t në nivel kombëtar, rajonal dhe të bashkive përfshi dhe qendrat e transferimit të teknologjive;

Është e rëndësishme që shërbimet mbështetëse të jenë të përgatitur plotësisht për të ofruar këshilla për përfituesit e mundshëm në momentin e lancimit të thirrjeve.

Përveç kësaj, shërbimet e ekstensionit do të jenë direkt të përfshirë në ofrimin e fushatës informative (mbështetje për organizimin e takimeve rajonale, dhe informacion i përditshëm) si dhe shpërndarja e materialeve promovuese. Shërbimet e ekstensionit janë trajnuar dhe të përfshirë në zbatimin e skemës së granteve IPARD-like.



3.4. Grupet e interest të sektorit

Ky grup është konsideruar të përbëhet nga: organizatat profesionale, partnerët ekonomikë dhe socialë, OJQ-të, kompanitë konsulente dhe institucionet financiare. Ato mund të luajnë një rol të rëndësishëm në promovimin e objektivave dhe rezultateve të IPARD II dhe në ofrimin e informacionit dhe shërbimeve për aplikantët potencialë. Ky grup mund të përfshihet në mënyrë efektive si përhapës i informacionit për aplikantët potencial. Përveç kësaj ata janë të prirur për të ofruar shërbime për zhvillimin e projekteve të investimeve dhe përgatitjen e aplikimeve. Ky grup ka njohuri të mira profesionale dhe një përvojë tashmë të fituar në mbështetjen e projekteve të granteve në bazë të skemës së grantit IPARD-like. Informacioni i tyre kryesisht fokusohet ne sigurimin e informacionit lidhur me rregullat dhe procedurat e detajuara të lejueshmërisë.



3.5. Publiku

Në përgjithësi publiku do të jetë objek i përfitimit të informacionit rreth Programit IPARD 2, lidhur me zbatimin dhe rezultatet në kuadër të mbeshtetjes para aderuese nga Bashkimi Evropian. Qëllimi kryesor do të jetë për të dhënë informacion në lidhje me mundësitë e financimit në kuadër të IPARD II, si dhe për të kontribuar në vizibilitetin dhe transparencën e asistencës së IPA në përgjithësi. Masmedia është një mjet i rëndësishëm në promovimin e objektivave dhe rezultateve të Programit IPARD II, në sigurimin e informacionit të përfituesve të mundshëm, për të siguruar transparencën dhe llogaridhënien e mbështetjes së IPARD II.



4 OBJEKTIVAT SPECIFIKE SIPAS GRUPIT TË SYNUAR

4.1.Përfituesit e mundshëm



  • Përfituesit e mundshëm informohen gjerësisht rreth mundësive të financimit në bazë të masave të Programit IPARD II dhe kriteret e tij të pranueshmërisë, procedurat për zgjedhjen dhe dhënien e granteve, duke siguruar transparencë dhe trajtim të barabartë gjatë zbatimit të masave të IPARD II.

  • Përfituesit potencial motivohen të përgatisin dhe dorëzojnë aplikimet për mbështetje sipas masave.

4.2.Përfituesit

  • Sigurohet që përfituesit e grantit të përzgjedhur duhet të kuptojnë zbatimin korrekt të kërkesave lidhur me vizibilitetin e BE-së.

  • Sigurimi i promovimit të rezultateve dhe projekteve të mbështetura si dhe financimi i BE-së.

4.3. Grupet e interest të sektorit

  • Nxitja e grupeve të interest të sektorit për të vepruar për sigurimin dhe asistencën e informacionit për përfituesit potencial.

  • Ngritja e njohurive dhe kuptimit të rregullave për pranueshmërinë nga programi IPARD II, si dhe aplikimin dhe kërkesat lidhur me dokumentacionin.

4.4. Shërbimet mbështetëse publike

  • Shërbimet mbështetëse publike sigurojnë që përfituesit potencial furnizohen me informacionin e nevojshëm dhe të përshtatshëm për mundësitë lidhur me projektet, kërkesat e tyre dhe procedurat e menaxhimit.

4.5. Publiku

  • Ndërgjegjësimi i publikut të gjërë rreth mbështetjes nga Programi IPARD II.

  • Promovimi i objektivit te programit IPARD II si dhe rezultatet e zbatimit.

5. KOMUNIKIMI DHE STRATEGJIA E INFORMACIONIT

Në mënyrë që të sigurohet roli i Komisionit dhe transparenca e asistencës IPA II, lidhur me informacionin dhe publikimin rreth programit IPARD II si dhe rreth asistencës IPARD do të adaptohen sipas nevojave të grupeve të synuara.



5.1. Informacion për përfituesit potencial

Autoriteti Menaxhues dhe Agjencia IPARD do të jetë përgjegjëse për informimin e përfituesve potencial më poshtë:



  • Ata duhet të informojnë marrësit e mundshëm, p.sh. organizatat profesionale, partnerët ekonomikë dhe socialë, organet e përfshira në promovimin e barazisë midis burrave dhe grave dhe organizatave joqeveritare të interesuara, duke përfshirë organizatat mjedisore, në lidhje me mundësitë e ofruara nga programi IPARD II dhe fillimin e thirrjeve të aplikimit;

  • Kushtet e shpenzimeve të lejuara duhet te përmbushen në mënyrë që të kualifikohen për mbështetje financiare nga programi IPA II për Zhvillim Rural (IPARD II);

  • Një përshkrim të procedurave për ekzaminimin e aplikimeve për financime si dhe afati kohor i tyre.

  • Kriteret për përzgjedhjen dhe vlerësimin e projekteve që do të financohen.

  • Emrat e personave ose kontaktet në nivel kombëtar, rajonal ose lokal të cilët mund të shpjegojnë mënyrën se si programi IPARD II funksionon, si dhe kriteret për përzgjedhjen dhe vlerësimin e projekteve.

Autoriteti Menaxhues duhet te sigurojë që njësitë e përfshira në dhënien e informacionit sipas masaave për përfituesit potencial vecanerisht si;

  • Autoritetet lokale dhe rajonale, përfshirë këtu drejtorite rajonale të MBZHRAU, autoritetet veterinare dhe sigurisë ushqimore , shërbimet e ekstensionit.

  • Organizatat profesionale, konkretisht: Universiteti Bujqësor i Tiranës, Universiteti Bujqësor i Korçës, shkolla profesionale e mesme Kamëz, Banka e Kursimeve Shqiptare dhe Union Credit, Këshilli i Agrobiznesit Shqiptar.

  • Partnerët ekonomike dhe social, organizatat (dega në fushën e bujqësisë dhe zhvillimit rural), të tilla si: Shoqata Shqiptare e Qumështit dhe Mishit (ADAMA), Shoqata Shqiptare e Blegtorisë (LEA), Shoqata Shqiptare e Turizmit, Bashkimi i Shoqatës së Fermerëve në Shqipëri, QUODEV. Shoqata biznesmenë të hortikulturës shqiptare, Shoqta e prodhuesve dhe kultivuesve të esencave.

  • Organizatat joqeveritare, veçanërisht organet për promovimin e barazisë midis burrave dhe grave se dhe organizata për mbrojtjen e mjedisit, të tilla si: Instituti i Bujqësisë Organike, Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim, Shoqata e Grave Shqiptare etj.

Autoriteti Menaxhues vë në dispozicion të përfituesit potencialë të gjithë botimin e dhënë edhe për publikun e gjerë.

5.2 Sherbimet Mbështetëse Publike


Në procesin e zbatimit të Programit IPARD II, shërbimet këshillimore të Shqipërisë do të luajnë një rol të rëndësishëm. Shërbimet këshillimore do të jenë partneri kryesor në MBZHRAU në promovimin e Programit dhe në ofrimin e ndihmës për fermerët për të plotësuar formularët e aplikimit. Është e rëndësishme që shërbimet mbështetëse të jenë plotësisht të përgatitur për të ofruar këshilla për aplikantët potencialë në momentin e nisjes së masave IPARD II. Përveç kësaj, shërbimet këshilluese do të jenë direkt të përfshirë në ofrimin e fushatës informative (mbështetje për organizimin e takimeve rajonale, sigurimi i formacionit të përditshëm) dhe shpërndarjen e materialeve promovuese.

Shërbimi extensiv është organizuar dhe menaxhohet nga MBZHRAU. Shërbimi Ekstensiv jep informacion, këshilla dhe trajnime për fermerët dhe agro-biznesin. Në total, ajo ka 290 të punësuar në nivel qendror, rajonal dhe lokal. Shërbimi Extensiv eshtë i vendosur në 12 Drejtoritë Rajonale të MBZHRAU, ku janë të punësuar 3-4 specialistë të fushave (ekspertë të perimeve, ekspertë të kultivimit të frutave, ekspertë blegtorie, si dhe ekonomistë). Shërbimet e ekstensionit veprojnë në nivel lokal ,120 Qendrat e Informacionit Bujqësor, të cilat janë në kontakt të drejtpërdrejt me komunitetin e fermerëve. Më të mëdhatë janë në Elbasan, Shkodër, Fier dhe Korçë, me një mesatare prej 14 të punësuar secili.

Në kuadër të shërbimeve të Ekstensionit, janë edhe pesë Qendrat e Transferimit të Teknologjive Bujqësore (QTTB), të cilat janë - në Fush- Krujë, Korçë, Vlorë, Lushnjë dhe Shkodër, përgjegjës për aplikime shkencore në fusha të ndryshmë te bujqësisë. QTTB mbështesin MBZHRAU-n në formulimin dhe hartimin e strategjive dhe skemave kombëtare, transferimin e teknologjive bujqësore dhe përpunimin e bizneseve ushqimore, furniziojnë me materjal të certifikuar gjenetik të disa lloje të farërave dhe fidanëve, etj. Numri total i punonjësve të QTTB është 280.

Shërbimi Extensionit publik dhe Qendrat e Transferimit të Teknologjive Bujqësore dërgojnë informacion në rreth 20 % të fermerëve dhe bizneseve bujqësore. Më shumë se 8,000 fermerë asistohen nga stafi i shërbimit ekstensiv për aplikime dhe për të përfituar nga skemat e mbështetjes kombëtare.



5.3. Veprimet lidhur me dhe Informacionin për publikun

Autoriteti Menaxhues informon publikun lidhur me qëllimin e programit IPARD II si dhe e azhornon atë lidhur me arritjet kryesore në zbatimin e programit dhe mbylljen e tij.

Informacioni lidhur me masat zbatohet nga Autoriteti Menaxhues duke përdorur të gjithë mediat. Ato gjithashtu do të përfshihen në fushatat e komunikimit në shpërndarjen e botimeve, publikimeve elektronike si dhe përdorimin e mediave të tjera.

Materialet e detajuara publicitare, duke përfshirë çështje të tilla si: kriteret e pranueshmërisë, kushtet dhe vendi i aplikimit, përcaktimi i përfituesve nga programi IPARD II, masat që do të zbatohen publikohen në gazetat zyrtare si dhe në faqet e internetit të Ministrisë e Bujqësisë dhe Agjencisë IPARD. Përfituesit e mundshëm mund ti drejtohen Agjencisë IPARD me telefon, postë, e-mail ose personalisht për të marrë informacion. Këto aplikacione për informacion do të regjistrohen nga Agjencia IPARD.

Agjencia IPARD është përgjegjëse për publikimin vjetor (në mënyrë elektronike apo ndryshe) të listës së përfituesve që mbështeten nga programi IPARD II, emrat e operacioneve dhe shumën e financimit publik, sipas nenit 29 (3) dhe Aneksi 8 (1) të Marrëveshjes Sektoriale.

5.4. Informacion në lidhje me përgjegjësitë e përfituesit të fondeve IPARD

Në udhëzuesin për aplikantët, për zbatimin e seciliës masë të Programit IPARD II, do të përcaktohet që ne ëeb – site e programit do të shpallen përfituesit e pranuar si dhe fondi përkatës.

Detyrimet specifike të përfituesve lidhur me vizibilitetin përcaktohen si aneks në Udhëzuesin për aplikantët. Aneksi siguron udhëzime të qarta lidhur me vizibilitetin dhe komunikimin e detyrimeve nga përfituesi, përfshi dhe kërkesat siapas formateve. Formatet elektronike do të vendosen në faqen e internetit të Programit. Çështja do t'i komunikohet të gjithë përfituesve gjatë zbatimit të projektit. Agjencia IPARD do të japë udhëzime teknike dhe do të organizojë trajnime për përfituesit në lidhje me detyrimet e tyre për vizibilitetin.

Kur investimet nën Programin IPARD II janë më shumë sesa 20. 000 EUR, përfituesi do të vendosë një pllakë spjeguese. Një pllakë e tillë spjeguese do të vendoset edhe në vëndet ku ndodhet grupi lokal i veprimit i financuar nën masën "Zbatimi i strategjive të zhvillimit rural lokal - Qasja LEADER”.

Në rastet kur mbështetja publike totale është më shumë se 100 000 EUR, për infrastrukturë apo ndërtime ,vendoset një tabelë në krah të vendit të punës. Në tabelë duhet të jetë një përshkrim i projektit si dhe elemente kryesor sipas dispozitës së Aneksit 8, pika 2.2 (5) të Marrëveshjes Sektoriale. Agjencia IPARD do të ofrojë mbështetjen e nevojshme për zbatimin e këtyre masave.

Shpenzime të tilla konsiderohen si shpenzime të pranueshme nga bashkëfinacimi i unionit dhe do të merren nga fondet e projekteve.



6. INSTRUMENT PËR INFORMACIONE (publiciteti)

6.1 Materialet e printuara

Publikimet dhe printimet e matejaleve të Programit IPARD II realizohen në të dy gjuhët shqip dhe anglisht dhe do ti shpërndahen grupeve të interesit, organizatat donatore dhe palëve të tjera të interesuara. Programi IPARD II do të jetë gjithashtu në faqen e internetit.

Fletëpalosjet

Fletëpalosja do të jetë sipas masave dhe do të ketë informacion rreth mundësive për mbështetje me fonde rreth programit IPARD 2.



  • Buxheti për masë, sektorët që do të mbështeten, shkalla e mbështetjes, organet përgjegjëse, duke përfshirë kontaktin të detajuara në adresën e internetit për informacione të mëtejshme. Fletëpalosjet do të jenë gjithashtu edhe në faqen e internetit në format elektronik.

Broshura

Broshurat do të përdoren për të prezantuar shembuj të mirë të projekteve të mbështetura gjatë zbatimit të Programit IPARD II, si dhe për të përmbledhur rezultatet e masave te zbatuara. Broshura do të gjendet në faqen e internetit në format elektronik.Ngritja e një baze të dhënash sipas rezultateve të projekteve të sukseshme nga monitorimi dhe vlerësimi I aktiviteteve



Postera

Do të prodhohet një poster i cili do të shërbeje për të promovuar programin PARD II në fillimin e zbatimit të tij. Përdorimi i posterave është provuar të jetë shumë efikas në informimin e perfituesve potencial në zonat rurale në Shqipëri gjatë zbatimit të skemave grant IPARD-like. Posterat do të ekspozohen në zyrat e bashkive, si dhe në zyrat e shërbimit të ekstensionit, në ndërtesat e shoqatave, si dhe vëndet publike të ekspozuar të bashkive. Posteri do të përmbajë kontaktet si dhe adresat e internetit të programit IPARD II. Versioni elektronik i posterit do të jetë edhe në faqen e internetit. Shpërndarja e posterave në rajonet dhe komunat do të bëhet nëpërmjet shërbimit ekstensiv.



6.2 Aktivitetet kryesore të fushatës së informimit

Aktivitetet kryesore do të kryhen gjatë periudhës që mbulon plani i komunikimit sic përshkruhet në seksionet e mëposhtme.



6.2.1 Organizimi i takimeve kombëtare të nivelit të lartë

Takime kombëtare të nivelit të lartë organizohen për të theksuar ceshtjet kryesore të programit IPARD II. – duke organizuar takime për informimin, publikimin, dhe lancimin e programit. – organizohet një aktivitet i madh informativ në vit i cili promovon mundësitë e përfitimit të fondeve dhe arritjet konkrete të Programit, duke promovuar shembuj të projekteve të mira, praktikave të mira dhe mësimet e nxjerra. Takimi i parë kombëtare do të organizohet përpara lancimit të thirrjes për propozime. Objektivi kryesor do të jetë ndërgjegjësimi mbi masat e programit IPARD II si dhe fillimi i fushatë së informimi të përfituesve potencialë lidhur me fondet e ardhshme.



6.2.2 Organizimi i takimeve informative rajonale, ëork-shope, takime një ditore për trajnime për përfituesit potencial

Fushatat e informimit për përfituesit potencial për mbështetje do të organizohen për të siguruar informacionin e duhur rreth mundësive për financime nga të tre masat, - sektorët e pranueshëm, informacion i detajuar rreth veprimeve të lejuara, përfituesit e lejuar, kërkesat për planin e biznesit, si të aplikohet dhe procedurat që do të ndiqen.

Fushata informuese do të organizohet në nivel kombëtar dhe rajonal (në 12 rajone), dhe gjithashtu do të bëhet edhe shpërndarjëa e Udhëzuesit për aplikantët e masave të programit IPARD II – adresa e internetit MBZHRAU dhe AZHBR.

Fushatat informative do të konsistojnë në informacionin ditor të përfituesve potencialë do të organizohen në nivel kombëtar dhe rajonal, në të cilët janë ftuar pjesmarës potencial për grantet. Dita e informimit për masat e programit IPARD II do të ketë një seri diskutimesh, aktivitetesh. Qëllimi i ditëve të informacionit është për të prezantuar paketën motivuese, procedurjale si dhe infomacionin teknik për përfituesit potencial në nivel local lidhur me mundësitë që ofrohen nga masat e IPARD II. Ditët e informacionit do të japin gjithashtu një vizibilitet të qënsishëm për masat e IPARD II.



Paketa informuese do të përfshijë informacion të përgjithshëm për masat e IPARD II, Broshura për Thirrjen për Propozim, CD me një kopje të Udhëzuesit për Aplikantët, duke përfshirë të gjitha anekset, dhe një formular vlerësimi. Në takimin e dites së informimit do të organizohet një konferencë për mediat rajonale.

6.2.3 Takimet teknike

Do të organizohen dy takime një ditore në nivel teknik.



  • Një takim lidhur me informimin për instruktimin e Drejtorive Rajonale të Bujqësive dhe Shërbimit Ekstensiv, rreth zyrave rajonale të AZHBR mbi ruajtjen dhe shpërndarjen e materialeve të printuara, si dhe përgatitja e listës së pjesëmarrësve që do të ftohen.

  • Takim një ditor për stafin qendror të MBZHRAU-t, përfshi trupat teknik lidhur me mundësitë dhe sfidat e skemave grant.

6.2.4 Përgatitja dhe shpërndarja e materialeve promovuese në rajone

Materiale promovuese të shtypura do të shpërndahen në zyrat rajonale të AZHBR dhe do ti jepen përfituesve të mundshëm nga shërbimet rajonale dhe lokale të ekstensionit. Materialet promovuese të shtypura do të shpërndahen gjatë takimeve informative (kombëtare dhe rajonale) dhe do të jepen grupeve të interest të përzgjedhur.



6.2.5 Prezantimi I takimeve të organizuara nga partnerët

AM/AP do të marrin pjesë në takimet e organizuara nga grupe interesi dhe partner të tjerë ,për të realizuar prezantime për programi IPARD II .

6.3 Përgatitja, lançimi dhe mbajtjen faqes së internetit IPARD II

Do të lançohet një ëebside i vetëm për IPARD II gjatë thirrjes së parë të IPARD II, thirrje për propozime. Informacioni që duhet dhënë në faqen e internetit të IPARD II është si vijon:

- Njoftim i thirrjes për Propozime ;

- Udhëzues për aplikantët, duke përfshirë të gjitha anekset;

- Informacion në lidhje me aktivitetet e planifikuara informuese dhe takimet me përfituesit potencial;

- Programi IPARD II;

- FAQ seksion, do të azhornohet rregullisht;

- Lista dhe detajet e kontakteve të konsulentëve dhe këshilltarëve;

- Lista e përfituesve të IPARD II në formatin përkatës, siç është përcaktuar nga Komisioni;

- Të gjitha materjalet promovuese dhe informuese të printuara.



6.4. Informimi / trajnimi / aktivitete për përfituesit

6.4.1 Njoftimi i përfituesve të granteve për detyrimet e tyre të vizibilitetit.

Detyrimet specifike për vizibilitetin janë të përshkruara në Aneksin V të Kontratës së Grantit. Të gjithë përfituesit do të pajisen me udhëzimet për vizibilitetin gjatë trajnimeve të planifikuara.



6.4.2 Publikimi i emrave të përfituesve në faqen e internetit të masave IPARD II.

Përgjegjës: AZHBR.

Koha: Mbas përfundimit të investimit nga përfituesi.

6.5. Informacioni i rregullt në masmedia (gazetat)

Masmedia siguron informacion të rregullt rreth progresit në zbatimin e masave të programit IPARD II dhe aktiviteteve të komunikimit. Aktiviteti do të zbatohet nga:



6.5.1 Përgatitja e konferencave për shtyp – Përgatitet dhe I dërgohet informacioni për shtyp për cdo takim medjave.

6.5.2 Organizimi i konferencave për shtyp

Konferenca për shtyp organizohen gjatë takimeve kombëtare të nivelit të lartë, si dhe gjatë lancimit të thirrjes për propozime, apo aktiviteteve të tjera të rëndësishme për zbatimin e masave IPARD II.



6.5.3 Publikime - emisione televizive - spotet televizive të prodhuara dhe të transmetuara për promovimin e masave të IPARD II dhe lancimin e Thirrjes për Aplikime

Spotet televizive rrisin ndërgjegjësimin për mundësinë e financimeve nga IPARD II. Spotet televizive sigurojnë informacion të përgjithshëm rreth masave IPARD II për rritjen e ndërgjegjësimit dhe për përfituesit potencial. Spotet televizive prodhohen dhe shpërndahen ne kanalet televizive në nivel Lokal dhe Kombëtar. Spotet televizive do të gjenden edhe në faqen e internetit.



6.6. Trajnime për ekspertët e shërbimeve këshilluese dhe konsulentëve private.

Për të mbështetur aplikantët e IPARD II, në përgatitjen e aplikimeve të cilësisë së mirë, ekspertët e shërbimit ekstensiv dhe konsulentët private do të trajnohen mbi rregullat e pranueshmërisë. Trajnimet e shërbimit ekstensiv dhe konsulentëve privat do të organizohen para lancimit të thirrjes për propozime, dhe do të fokusohen në Rregulloren Kombëtare, Udhëzuesin për aplikantët, dhe sidomos se si përfituesit potencial do të plotësojnë formularët e aplikimit dhe përgatitjen e planeve të biznesit. Në faqen e internetit do të publikohen adresat dhe pikat e kontaktit të zyrave të shërbimit ekstensiv dhe të konsulentëve privat për përfituesit potencial. Trajnimi do të sigurohet nga Agjencia IPARD dhe AM.



7. PËRGJEGJËSITË PËR ZBATIMIN E INFORMACIONIT DHE STRATEGJISË SË KOMUNIKIMIT

Plani duhet të përgatitet dhe zbatohet nga strukturat e IPARD-it, bazuar në listën vjetore të veprimeve të publikimit. Detyrat dhe përgjegjësitë e strukturave operative IPARD për përgatitjen dhe zbatimin e Planit të vizibilitetit dhe komunikimit, janë të përshkruara në Memorandumin e Mirëkuptimit ndërmjet Agjencisë IPARD dhe AM.



AM do të jetë përgjegjës për:

  • Koordinimin e përgatitjes së planit të aktiviteteve të komunikimit dhe vizibilitetit, konsultimin me AZHBR dhe Komisionin, përpara dërgimit për aprovim në Komitetin e Monitorimit IPARD II.

  • Plani do të axhornohet çdo vit

  • Përgatitja dhe zbatimi i listës vjetore të veprimeve.

  • Informimi i përfituesve potencial rreth mundësive të financimit nga programi IPARD II, - AM do të jetë përgjegjëse për organizimin e të gjitha takimeve informues, përgatitjen dhe printimin e materjaleve, azhornimin e informacionit rreth zbatimit të programit dhe informacionin lidhur me takimet e Komitetit Monitorues të Programit IPARD II.

  • Sigurimi i ngritjes së një ëeb-site të vetëm për programin IPARD II.

  • Për zbatimin e detyrimeve të vizibilitetit, të gjithë aktiviteteve dhe materjaleve të planit të komunikimit, përfshi dhe paraqitjen e emblemës së Unionit në zyrat e AM dhe AZHBR-së.

  • Për monitorimin e planit, ndjekjen e indikatorëve të monitorimit për aktivitetet e komunikimit si dhe rraportimin cdo vit të takimeve të Komitetit Monitorues IPARD II.

  • Për koordinimin dhe përfshirjen e trupave / departamenteve të MBZHRAU-t në zbatimin e aktiviteteve të këtij plani.

Agjencia IPARD do të jetë përgjegjëse për:

  • Publikimin e Listës së suksesshme të përfituesve të IPARD II, në përputhje me kushtet e përcaktuara në nenin 23 (2) të Marrëveshjes Kuadër. Publikimi do të jetë i mundur në një format të dhënave personale, e cila lejon sortimin, kërkimin, krahasimin, përzgjedhjen të cilat publikohen në internet, për shembull në CSV ose formatin XML. Lista e veprimeve do të jetë në dispozicion në faqen e internetit apo në një portal të vetëm. Lista e veprimeve dhe përfituesve do të përditësohet të paktën çdo gjashtë muaj. Informacioni minimal do të jetë në listën e veprimeve sipas pikës 1 aneks 8 të Marveshjes Sektoriale, sic është në tekstin e mëposhtëm.

• Emri i përfituesit (vetëm për persona juridik dhe jo persona natyral)

• Emri i veprimtarisë.

• Përmbledhja e veprimtarisë.

• Data e fillimit të veprimtarisë.

• Data e përfundimit të veprimatrisë (data e pritshme për përfundime fizike ose zbatimi i plotë i veprimtarisë).

• Totali i plotë i shpenzimeve të pranueshme të alokuara për veprimtarinë.

• Përqindja e bashkëfinancimit nga Unioni.

• Kodi i veprimtarisë, ose tregues të tjerë.

• Vendi.

• Emri i kategorisë të ndërhyrjeve për veprimtari.

• Data e azhornimit të fundit të listës së veprimtarive.


  • Informimi i përfituesve të asistencës IPARD II nga kontributi i Unionit;

  • Publikimi i Rregulloreve Kombëtare / Udhëzuesit të aplikantëve në faqen e internetit;

  • Për të filluar thirrjen për propozim, pas dakortësimit me AM;

  • Për grumbullimin e pyetjeve nga përfituesit potencial, draftimin e përgjigjeve dhe pas aprovimit nga AM, publikimin e FAQ-s në faqen e internetit;

  • Për trajnime / udhëzime të përfituesve për zbatimin e suksesshëm të projektit, përfshirë detyrimet e tyre për komunikimin dhe vizibilitet.

Shërbimet Këshilluese të MBZHRAU të kordinuara nga AM do të jenë përgjegjëse për pranimin, ruajtjen dhe rishpërndarjen në zyrat rajonale dhe lokale të materjaleve të printuara të shtypura dhe promovuese.

• Hartimin e listës së shpërndarjes për materialet e printuara dhe promovuese sipas rajoneve;

• Hartimi i planit për takimet informuese rajonale;

• Hartimi i listës se pjesëmarrësve që do të ftohen për çdo takim rajonale informativ;

• Shpërndarja e materialeve promovuese për përfituesit e mundshëm;

• Mbledhja dhe përpunimi i formateve të vlerësimit, përgatitja e raporteve mujore për AM sipas standarteve format të cilat përgatiten nga AM.

Struktua Operative e IPARD përgjigjet për sigurimin e detyrimeve për vizibilitetin e BE-së. Identiteti vizual do të respektojë të gjitha kërkesat e vizibilitetit të BE-së sipas Rregullores së Zbatimit të Komisionit Zbatues (BE) Nr 821/2014, duke përfshirë dhe templatet. Për këtë AM garanton se çdo veprim i informacionit dhe publicitetit të prodhuar,si dhe materialit të publikuar në kuadrin e Programit IPARD II duhet të përmbajë identitetin vizual të IPARD II në përputhje me kërkesat e BE-së për vizibilitetin. Kjo do të aplikohet për të gjitha materialet, posterat, broshurat, dosjet, aktivitetet e tjera të komunikimit, prezantimit, si dhe për detyrimet e vizibilitetit nga Përfituesi.

Do të jetë një bashkëpunim i rregullt midis AM/AP dhe Delegacionit Evropian në Tiranë.Në aktivitete do të marrin pjesë nivele të larta përfaqësues nga Delegacioni në takimet kryesore. Në një fazë të mëvonshme të zbatimit të programit AM/AP do të informojnë Delegacionit lidhur me projekte të cilat mund të vizitohen për të promovuar vizibilitetin.AM/AP do të krijojnë lehtësira për Delegacioni, për këto takime.

Agjencia IPARD do të garantojë që përfituesit të përmbushin rreptësisht detyrimet lidhur me vizibilitetin e kërkuar nga Marrëveshja Sektoriale. Rregulloret kombëtare dhe Udhëzuesi për aplikantët do të sigurojë që detyrimet për përfituesit të jenë të qarta dhe në pajtim me MS, Aneksi 8, pika 2.2 si më poshtë:

1.Të gjitha masat e informimit dhe komunikimit të ofruara nga përfituesi do të jenë të pranueshme dhe mbështeten nga IPARD II duke shfaqur:

a. Emblemën e Unionit, në përputhje me karakteristikat teknike të përcaktuara në Rregulloren Implementuese të Komisionit (BE) Nr 821/2014, së bashku me një referencë të Unionit;

b. Një referencë për masën e IPARD II e cila mbështet operacionin.

2. Gjatë zbatimit të një operacioni, përfituesi duhet të informojë publikun për mbështetjen e marrë nga fondi i IPARD II për:

a. Duke treguar në faqen e internetit të përfituesit, kur ajo ekziston , një përshkrim të shkurtër të operacionit, duke përcaktuar nivelin e mbështetjes, qëllimet dhe rezultatet e tij, si dhe duke theksuar mbështetje financiare nga BE;

b. Vendosjen, për operacionet që nuk përfshihen në pikat 4 dhe 5, të paktën një poster me informacion rreth projektit (madhësia minimale A3), duke përfshirë edhe mbështetjen financiare të Bashkimit, në një vend lehtësisht të dukshëm për publikun, si p.sh në hyrje të zonës së një ndërtese.

3. Çdo dokument, lidhur me zbatimin e një operacioni i cili është përdorur për publikun apo për pjesëmarrësit, duke përfshirë çdo frekuentim ose certifikatë tjetër, duhet të përfshijë një deklaratë për efektin që programi operacional është mbështetur nga Programi IPARD II.

4. Kur një veprim i programit IPARD II është një investim (për shembull, në fermë ose në ndërmarrje të ushqimit) , kur mbështetja totale publike e kalon 20 000 Euro, përfituesi do të vendosë një pllakë shpjeguese. Një pllakë shpjeguese gjithashtu duhet të jetë e instaluar në ambientet e grupeve lokale të veprimit të financuara nga LEADER;

5. Në ratet që mbështetja e përgjithshme publike tejkalon 100 000 Eur, përfituesi në një vënd lehtësishtë të dukshëm për publikun duhet që të vendosë një tabelë të përkohëshmë me një madhësi të konsiderueshme për çdo operacion si për financime në në infrastrukturë apo ndërtime.

6. Jo më vonë se tre muaj pas përfundimit të një operacion të tillë, përfituesi duhet të vendosë një pllakë të përhershme ose tabelë të madhësisë të konsiderueshme në një vend lehtësisht të dukshëm për publikun për çdo operacion që plotëson kriteret e mëposhtme:

a. Totalin e mbështetjes publike për operacionet të cilat e tejkalojnë 100 000 Euro;

b. Operacioni konsiston në blerjen e një objekti fizik apo të financimit të infrastrukturës ose të operacioneve të ndërtimit.

7. Tabela duhet të përmbajë emrin dhe objektivin kryesor të operacionit dhe të nxjerrë në pah mbështetjen financiare të dhënë nga Unioni dhe nga buxheti kombëtar i Republikës së Shqipërisë.

8. Tabelat, posterat (shpjegues), pllakat dhe faqet e internetit, siç është përmendur në 4 dhe 5, duhet të kenë një përshkrim të projektit/ operacioni duhet që të tregojë se projekti është mbështetur nga IPARD II, duke përfshirë këtu emblemën e Unionit. Ky informacion do të marrë të paktën 25% të tabelës, pllakës apo faqes së internetit. Ajo duhet të përgatitet në përputhje me karakteristikat teknike të përcaktuara në Rregulloren Implementuese të Komisionit (BE) Nr 821/2014.

Agjencia e IPARD do të ofrojë mbështetjen e nevojshme për zbatimin e këtyre rregullave, përfshirë dhe përshkrime dhe udhëzime të qarta teknike, si dhe duke organizuar seksione trajnimi për përfituesit.



8. Plani i Monitorimit

Autoriteti Menaxhues monitoron në mënyrë të rregullt zbatimin e aktiviteteve të komunikimit. Për këtë qëllim AM përdor një set indikatorësh të monitorimit për të ndjekur - indikatorët e outputit dhe rezultatit. Formatet dhe pyetsorët e vlerësimit përgatiten për pjesëmarrësit në ditët e informimit apo takime të tjera për planin. Ky do të jetë një burim i rendesishem si për cilësinë e takimeve ashtu edhe për pjesëmarrësit.

Raportiet Standart për monitorimin përgatiten nga Shëërbimi ekstensiv për apo zyrat e tjera mbështetëse, pëër AM për tu plotësuar pas cdo takimi. Do të zbatohet gjithashtu Monitorimi i planit të mediatik dhe mbulimi i tij.

Autoriteti Menaxhues organizon dy grupe pune cdo vit në të cilin do të ftohen përfaqeësues nga grupet e interest, shërbimi ekstensiv, si dhe zyrat e tjera mbështetëse për të diskutuar arritjet kryesore, problemet dhe mësimet e nxjerra mbas takimeve kombëtare dhe atyre rajonale.

AM do të koordinojë dhe drejtojë organet, qe sigurojne të dhënat dhe raportet e monitorimit. MA përgjigjet për përgatitjen e raporteve të rregullta vjetore, për zbatimin e Planit të Visibilitetit dhe aktiviteteve të komunikimit dhe pas konsultimit me Agjencisë IPARD, informacioni do të dërgohet ne Komitetit Monitorues IPARD II.

9. ROLI I KOMITETIT MONITORIMIT IPARD II

Komiteti i Monitorimit të IPARD II, (MC), si pjesë e punës së tij shqyrton, miraton dhe azhornon Planin e Visibilitetit dhe aktiviteteve të komunikimit për IPARD II.

Në takimet e Komitetit Monitorues IPARD 2, kryetari raporton mbi progresin e zbatuar për masat e informimit dhe komunikimit, si dhe informon anëtarët e Komitetit Monitorues me shembuj për këto masa.

KM do të pergatise një listë vjetore veprimesh të cilat tregojnë të gjithë veprimtarinë e komunikimit të publicitetit dhe visibilitetit, I cili përgatitet nga Autoriteti Menaxhues çdo vit gjatë zbatimit të këtij plani.

Roli promovues KM kryhet nga Autoriteti Menaxhues. Rregullimet e duhura bëhen zakonisht pas takimeve të Komitetit Monitorues në komunikim me Komisionin.

Për çdo takim të Komitetit Monitorues, do të organizohet konferencë shtypi për të prezantuar punën e bërë nga Komiteti I Monitorimit.



10. INDIKATORËT E ARRITJES

Arritjet e objektivave të përgjithshme dhe specifike të këtij plani do të monitorohen nga indikatoret e ouputit dhe të rezultateve, të cilat janë të listuara më poshtë.



Veprime

Numër

Periudha

Numri I informacioneve të printuara dhe materjaleve të publikimit të shpërndara

35 000

2017-2020

Numri I mas mediave të shkruara dhe vizuale të publikuara

30

2017-2020

Numri I klikimeve në faqen e internetit të Programit IPARD II dhe aplikimet

3 000 per year

2017-2020

Numri I I seminareve dhe oragnizimeve të realizuara

70

2017-2020

Numri I pjesmarrësve në seminare dhe organizime

4 000

2017-2020

Numri I formave të aplikimit udhëzuesve, thirrjet për aplikim dhe dokumentat e nevojshme të shpërndara përfituesve potencial sipas masave të Programit IPARD II.

3 000

2017-2020

Alikimet në institucion në kuadër të masave të Programit IPARD II

860

2017-2020

Informacioni i monitorimit do të mblidhet nëpërmjet burimeve dhe mjeteve të mëposhtme të monitorimit:

Të dhënat nga formularët e regjistrimit nga takimet;

Feedbacku nga pyetsorët e pjesëmarrësve në takime;

Raporte te rregullta nga shërbimi Extensiv;

Cdo vit perfaqesues nga grupet e interest dhe shërbimit këshillimor do të ftohen te marin pjese ne të dy fokus grupet në pesë rajone.

11. RESOURCES

11.1 Burimet njerëzore

MA

Grigor Gjeci - Kryetar i AM



Edlira Linza

Agjencia e IPARD

Emri i personit përgjegjës

Bledi Kurti

MBZHRAU Services Extension

Emri i personit përgjegjës ........................... .Barie Rexha - Shef i Departamentit

Burimet financiare

Buxheti indikativ i planifikuar për periudhën e implementimit të Programit IPARD 2 është 800 000 euro dhe do të financohet nga masa e Asistencës Teknike.



11.2 Burimet Financiare

Buxheti I Planifikuar pëër zbatimin e Programit IPARD II ështëë 800 000 Euro dhe finacohen nga masa e Asistencës Teknike.


12.Draft lista e aktiviteteve vjetore te publicitetit të Programit IPARD 2 për vitin 2017

Aktivitete

Njësia apo personi përgjegjëso

Vendi/organizata

Buxheti Euro

Koha e implementimit

1.Përgatitja dhe printimi i flete palosjeve, folderave, posterave, baners, per masat e Programit IPARD2

Autoriteti Menaxhues




10 000

Janar-Mars

2.Përgatija e spoteve të TV dhe radio per promovimin e thirjes per masat. Transmetimi I spotit promocional në tre kanale kombëtare (3*10 ditë *2 herë / në ditë).Transmetime promocinale të spotit televiziv në 10 kanale rajonale.

Autoriteti Menaxhues




50 000

Janar - Maj

3.Përgatija dhe printimi i1 500 copë udhëzuesish për aplikantët për thirje për propozime

Autoriteti Menaxhues dhe A.P.




2000

Mars - Maj

4.Përgatitja e materjaleve trajnuese për sherbimin extensive, per mbeshtetjen e përfituesve potencialë në 5 rajone për 100 këshillues

Autoriteti Menaxhues dhe A.P.




5000

Maj - Qershor

5.Prezantimi i ëebsite të Programit IPARD 2

Autoriteti Menaxhues dhe A.P.




2000

Prill

6.Trajnimi i stafit te AM dhe AP për aftesitë komunikuese dhe prezantuese – 1 ditë trajnim

Autoriteti Menaxhues dhe A.P.




700

Prill

7.Publikimi i thirjes në dy gazeta kombëtare. Publikimi i listes së detajuar të kalendarit sipas zonave, ditëve të takimeve për trajnime dhe informim për përfituesit potenciale

Autoriteti Menaxhues dhe A.P.




3500

Korrik

8. Organizimi i eventeve informuese për përfituesit potenciale dhe shpërndarja e materjaleve informuese, 1 në Tiranë dhe 19 në rajone

Autoriteti Menaxhues A.P. dhe Shërbimi ekstensiv




26 000

Qershor - Korrik

9. Organizimi I nj takimi të nivelit të lartë për nisjen e Programit IPARD 2 pas vendimit të marjes së besimit

Autoriteti Menaxhues




2500

Korrik

Totali







101 700




Për Autoritetin Menaxhes

Përgatitur nga

Kontrolluanr nga

Aprovuar nga

Emri

Emri

Emri

Firma

data


Firma

data


Firma

data


Dakortësia nga Agjensia e Pagesave


Yüklə 133,48 Kb.

Dostları ilə paylaş:




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə