Facsimile Message



Yüklə 21,4 Kb.
tarix05.02.2018
ölçüsü21,4 Kb.
#24826




Dege e Shoqerise se Huaj. Phone +355 (0) 34 2208 46 / 47 48

Lagjja “Sheq i Madh” Fax +355 (0) 34 2208 50

Rruga “Leonardo Murialdo”, Fier, Albania Web www.bankerspetroleum.com

NIPT: K43128401L




BANKERS PETROLEUM LTD. HYN NE MARREVESHJE PERFUNDIMTARE PER TU BLERE NGA NJE PREJ FILIALET E KORPORATES GEO-JADE PETROLEUM

 
Bankers ka kënaqësinë të deklarojë se ka hyrë në një marrëveshje përfundimtare me  1958082 Alberta Ltd. (blerësi) dhe Charter Power Investment Limited për blerjen e të gjitha aksioneve të Bankers Petroleum Ltd. me një çmim prej 2.20 USD për aksion. Blerësi dhe Charter Power janë degë të kompanisë Geo-Jade Petroleum, një nga kompanitë e pavarura më të mëdha të eksplorimit dhe prodhimit të naftës dhe gazit në Kinë. Transaksioni do të realizohet përmes një plani i cili bazohet tek Akti i Korporatave të Biznesit (Alberta). Në bazë të marrëveshjes Bankers është vlerësuar me 575 Milionë dollarë pa përfshirë detyrimet. 




Kryesoret

  • Çmimi për aksion C$2.20 

  • Marrëveshja është miratuar unanimisht nga Bordi i Drejtorëve të Bankers dhe ka mbështetjen e plotë të ekipit menaxhues të Bankers

  • Blerësi sjell një fokus të ri tek investimet tek portofoli i aseteve të Bankers

  • Zyrat qendrore të korporatës dhe ato teknike të Bankers do të vijojnë të jenë në Calgary, Canada me zyra operacionale në Shqipëri, Hungari dhe Rumani

Çmimi i transaksionit përfaqëson një premium prej 98% mbi vlerën e aksioneve të Bankers në mbylljen e Bursës së Toronto-s prej $1.11 në 18 Mars 2016 dhe një premium prej 109% mbi vlerën e aksioneve përgjatë tregtimit 30 ditor të fundit (deri në 18 Mars 2016) ku aksionet janë tregtuar mesatarisht me $1.05.

David French, President dhe Shef Ekzekutiv i Bankers tha: "Transaksioni i propozuar i  jep Bankers mundësinë për t'i rikthyer investimin aksionerëve tanë me një prim të konsiderueshëm kundrejt vlerësimit aktual të tregut ndërkohë që i ofron kompanisë burime shtesë financiare për të përshpejtuar aktivitetin tonë në Shqipëri dhe për të kapitalizuar potencialin e krijuar nga mjedisi aktual i çmimeve. Ky transaksion do të gjenerojë një përfitim të rëndësishëm ekonomik për Shqipërinë dhe për komunitetet lokale ku operon Bankers. Ne presim me padurim për të punuar me investitorët e rinj për të përfituar prej mundësive të ofruara nga asetet."


Duke ndjekur një transaksion të suksesshëm, Blerësi do të mbështesë drejtuesit e Bankers dhe punonjësit për të përfituar nga eksperienca dhe njohuritë e ekipit të Bankers. Blerësi planifikon të realizojë një vizion të njëjtë të të gjitha kompanive për të rritur biznesin përmes operacioneve në Shqipëri ndërkohë që fokusohet në mundësitë e rritjes në tregun global.
Informacion mbi Transaksionin

Pas një shqyrtimi dhe analizimi intensive të transaksionit të propozuar dhe konsiderimin e alternativave të tjera në dispozicion, Bordi i Bankers ka vendosur unanimisht se Marrëveshja është në interesin më të mirë të Bankers dhe aksionerëve të tij. Bordi i Bankers ka miratuar në mënyre unanime Marrëveshjen dhe është i vendosur të rekomandojeë që aksionerët të votojnë në favor të marreveshjes. Secili prej zyrtarëve të lartë dhe drejtuesve të Bankers, që përfaqësojne në total rreth 6% të aksioneve të Bankers, kanë hyrë në marrëveshje duke mbështetur votimin mbi Blerësin dhe kanë rënë dakord për të votuar në favor të miratimit të marrëveshjes.


Bordi i Bankers ka marrë një opinion nga këshilltari i tij financiar, FirstEnergy Capital LLP, i cili thotë që, që nga data e Marrëveshjes, dhe në baze të supozimeve dhe kualifikimeve të përfshira në të, shuma e propozuar për t’u paguar për aksionerët e Bankers është e drejtë nga pikpamja financiare. Marrëveshja gjithashtu parashikon një tarifë prej 20 Milion dollarë nëse Marrëveshja ndërpritet në rrethana të caktuara. Kjo përfshin pagesën në favor të Blerësit nëse Bankers hyn në një marreveshje në lidhje me një propozim më të lartë, ose nëse Bordi i Bankers e tërheq apo e ndryshon rekomandimin e tij në lidhje me Marrëveshjen. Pagesa do të bëhet në favor të Bankers në qoftë se Blerësi nuk është në gjëndje për të përfunduar financimin e detyrimit të tij, për të blerë aksionet e Bankers ose në rrethana të tjera.
Kompletimi i Marrëveshjes varet nga kushtet e përgjithshme të mbylljes, duke përfshirë marrjen në gjykatë, miratimet e aksionerëve dhe miratimet rregullatore, sic janë ato të kërkuara nga Akti Kanadez i Investimit dhe miratimet e kërkuara nga Republika Popullore e Kinës. Aksionerëve të Bankers do t’u kërkohet që të votojnë për Marreveshjen ne nje takim te vecante te tyre (“Mbledhje Speciale”) dhe perfundimi I Marreveshjes do te kerkoje miratimin e dy te tretave te votive nga aksioneret prezent ose me prokure ne Mbledhjen Speciale.
Si rezultat i kesaj Marreveshjeje, Mbledhja Vjetore e Përgjithshme e lajmëruar më parë do të shtyhet. Informacion në lidhje me Marrëveshjen do t’u dërgohet aksionerëve të Bankers në Prill për një Mbledhje Speciale që pritet të mbahet në fund të Majit. Detaje të mëtejshme të lajmërohen sapo të jenë të disponueshme. Sapo Marrëveshja të jetë miratuar në Mbledhjen Speciale dhe të jenë marrë miratimet e nevojshme rregullatore, mbyllja pritet të bëhet në fund të Qershorit. Pas një transaksioni të suksesshëm, Blerësi ka ndërmend të aplikojë për anullimin e listimit të Bankers në kembimet e TSX and AIM.
Nje kopje e Marrëveshjes si dhe informacionit dhe dokumentave përkatëse do të dërgohen te rregullatorët kanadezë të sigurisë dhe do të jenë të disponueshme në www.sedar.com
Rekomandimet e Bordit të Bankers

Bazuar në Opinionin e Drejtë dhe rekomandimet e Komisionit Special të Bordit të Bankers dhe pas konsultimeve me këshilltarët e tij ligjorë dhe financiarë, Bordi ka miratuar unanimisht: (i) marrëveshja e përcaktuar është në interesin më të mirë të Bankers dhe aksionerëve të tij; (ii) rekomandon që aksionerët e Bankers të votojnë në favor të Marrëveshjes; dhe (iii) vendos që aksionerët e Bankers të informohen se Marrëveshja është e drejtë nga pikëpamja financiare për aksionerët e Bankers.


Këshilltarët

Dentons Canada LLP është duke vepruar si këshilltar ligjor për Blerësin dhe Charter Poëer.


FirstEnergy Capital LLP është duke vepruar si një këshilltar financiar ekskluziv për Bankers dhe i ka dhënë Bordit të Bankers një opinion të drejtë për Marrëveshjen për aksionerët e tij. Një kopje e këtyre opinioneve do të përfshihet në informacionin qarkullues që do t'i dërgohet aksionerëve të Bankers për Mbledhjen e Veçantë. McCarthy Tétrault LLP është duke vepruar si një këshilltar ligjor për Bankers.


Rreth Geo-Jade

Geo-Jade është një ndër kompanitë e pavarura më të mëdha të eksplorimit dhe prodhimit të listuara në Shanghai Stoçk Exçhange (SH: 600759) me një kapitalizim tregu më të madh se Ç $ 3.6 Miliard dollarë. Geo-Jade ka bërë investime të suksesshme të naftës dhe gazit në mbarë botën, me asetet kryesore të vendosura në Azinë Qendrore, Amerikën e Veriut dhe në Kinë.
Yüklə 21,4 Kb.

Dostları ilə paylaş:




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə