Hyrje Ndryshimi i skenarit të ekonomisë botërore 2



Yüklə 1,13 Mb.
səhifə1/20
tarix14.09.2018
ölçüsü1,13 Mb.
#68537
  1   2   3   4   5   6   7   8   9   ...   20

Table of Contents


1.Hyrje 1

2.Ndryshimi i skenarit të ekonomisë botërore 2

1.Hyrje 74

2.MARRËVESHJET E INTEGRIMIT RAJONAL DHE FDI-të: DISA VLERËSIME TË PËRGJITHSHME 75

2.1.EFEKTET E LIBERALIZIMIT TË TREGUT: Tariff-jumping dhe Internacionalizimi 75

Integrimi Jug-Jug: MERCOSUR 86



1.H. Peter Gray dhe Jokn H. Dunning 135

2.Hyrje 135

3.Krijimi i Blloqeve 137

4. Model i Politikes Regjionale (nenkombetare) 140

6.Operacionalizimi I modelit 143



Rajonet, globalizimi dhe ekonomia e dijes

Lënda: Ekonomiksi i rritjes dhe zhvillimit
  1. Hyrje

Qëllimi i këtij kapitulli hyrës është që të ofrojë një kornizë analitike për të vlerësuar implikimet e ngjarjeve të fundit në shpërndarjen hapësinore të aktiviteteve ekonomike dhe rolin e luajtur nga ndërmarrjet multinacionale (MNEs) dhe koalicioneve ndërkufitare të firmave në ndarjen internacionale dhe intranacionale të punës. Në veçanti, ne duhet të shqetësohemi për forcat paralele, me sa duket ende armiqësore, në drejtim të shpërndarjes gjeografike të rritjes së pasurisë dhe të shfrytëzimit të aseteve, dhe përqëndrimin e aktiviteteteve në zonat e kufizuara hapësinore; apo çfarë Ann Markusen (1996) i është referuar si paradoksi i "vendeve të ngjitura brenda hapësirës rrëshqitshme”.

Tema e këtij vëllimi është për ngritjen e interesit tek bizneset dhe tek politikëbërësit njësoj, si dhe të komunitetit akademik. Nga një hulumtim për praktikuesit e biznesit, është zbuluar se si kompetencat kryesore të firmave, sa më shumë njohuri intensive të bëhen, akoma më të lëvizshme nëpër hapësirë do të bëhen, kështu që zgjedhja e vendndodhjes për prodhimin, organizimin dhe përdorimin e këtyre aseteve është duke u bërë më shumë një përparësi kritike konkurruese. Sfida është për të ofruar për politikëbërësit nacional apo rajonalë, si për firmat vendase dhe ato me kapital te huaj, burimet e ankoruara në hapësirë dhe aftësitë brenda juridiksionit të tyre, të cilat janë perceptuar nga këto firma që të jenë të paktën komplemente po aq tërheqëse të përparësive të tyre specifike sa edhe ato të ofruara nga vende ose rajone të tjera. Për studiuesit akademik, studime të ndërlidhura janë në hap me kohën e hulumtimit ndërdisiplinor dhe i hulumtimeve ndërsektorale të ndërmarra nga tregtia, investimet e huaja direkte (FDI) dhe ekonimistë evolucionar, nga gjeografët ekonomikë, nga sociologët industrialë dhe nga strategët e biznesit.

Ky kapitull vazhdon si në mënyrën në vazhdim: Së pari, identifikon dhe përshkruan tiparet kryesore të katër nga ngjarjet kritike të dy dekadave të fundit që kanë prekur mundësitë globale në dispozicion të firmave dhe zgjedhjen e tyre nga këto mundësi. Së dyti, shqyrton dhe shpjegon trendin drejt ndërvarësisë më të thellë ekonomike në mes vendeve, e cila është karakteristikë e rëndësishme e (makro) regjionalizimit dhe globalizimit.

Seksioni i tretë duket më afër në natyrën e grumbullimit të aktiviteteve me vlerë të shtuar; dhe mundohet të ofrojë një paradigm të asaj se pse lloje të të veçanta të investimeve direkte në zgjerimin e asteve dhe shfrytezimin e pasurisë janë të tërhequra në vende të caktuara dhe rajone te vogla.

Së katërti, kapitulli shqyrton mënyrat në të cilat rritja e aktivitetit në lidhje me MNE ka ndikuar dhe vazhdon të ndikoj si në hapsirat ndërkombëtare dhe intranationale të prodhimit; dhe të menduarit tonë rreth përcaktuesve dhe efekteve të tyre.

Së pesti, ne analizojmë disa nga pasojat e gjetjeve tona dhe teoritë tona për politikëbërësi nacional dhe regjional dhe për praktikuesit e biznesit.

Së fundi, në një pjesë përmbyllëse do të diskutojmë disa nga implikimet për kërkime shkencore-dhe veçanërisht atë që tërheq së bashku qasjet e ndryshme për çështjet nën diskutim.



  1. Ndryshimi i skenarit të ekonomisë botërore


Mesi i vitve 70-a deri në fund të viteve 90-a
Në këtë pjesë, ne identifikojmë katër ngjarjet kryesore të dy dekadave të fundit të cilat ne besojmë se kanë pasur një ndikim të thellë në natyrën dhe përbërjen globale të aktivitetit ekonomik, mbi pronësinë dhe vendndodhjen e saj, dhe mbi mënyrën organizative të saj. Këto janë:

  1. Rritja e rëndësisë së të gjitha formave të kapitalit intelektual të aktivitetit të firmave në krijimin e aseteve shfrytëzimin e aseteve.

  2. Rritja e sipërmarrjeve kooperative dhe aleancave në mes dhe brenda institucioneve kryesore pasuri-krijuese.

  3. Liberalizimi i tregjeve të brendshme dhe ndërkufitare.

  4. Shfaqja e disa lojtarëve të ri të mëdhenjë ekonomikë në ekonominë botërore.

Ne i trajtojmë secilën nga këto me radhë.

2.1. Ekonomia e dijes
Gjatë tre shekujve të fundit, burimi kryesor i pasurisë në ekonomitë e tregut është zhvendosur nga pasuritë natyrore (sidomos të tokës dhe të punës relativisht të pakualifikuar), përmes aseteve të prekshme të krijuara (kryesisht ndërtesa, makineri dhe pajisje, dhe financa), në krijimin e aseteve të paprekshme (njohuritë dhe informacionet e të gjitha llojeve) të cilat mund të jenë të përfshira në qeniet njerëzore, në organizata, apo në asetet fizike.

Për shembull, është llogaritur që, ndërsa në vitet 1950-a, 80 për qind të vlerës së shtuar në industrinë e prodhimit amerikan të përfaqësojnë produkte ushqimore primare, materiale apo produkte minerale dhe 20 për qind njohuri, nga 1995, këto proporcione kishin ndryshuar në 30 dhe 70 për qind respektivisht (Steëart 1997). Jo më pak e rëndësishëme, vlera kontabël e aseteve të prekshme te korporatat po bëhet një komponent rënës të vlerës së tyre të tregut. Një vlerësim (Handy 1990) ka vënë këtë në mes të 25 dhe 33 për qind në mes të viteve 1980, derisa Leif Edvinson (1997) kohët e fundit ka llogaritur se për shumicën e organizatave, raporti i kapitalit intelektual të tyre me atë të kapitalit fizik dhe financiar është midis pesë-me-një dhe gjashtëmbëdhjetë-me-një.

Ndërmjet viteve 1975 dhe 1995, shpenzimet për të gjitha llojet e kërkimit/studimit dhe zhvillimit në ekonomitë e OECD rriti tre herë normën e produktit në industrinë e prodhimit (OECD 1997ft) Gjatë të njëjtës periudhë, derisa numri i patentave i regjistruar në SHBA është rritur nga 76.800 në 113.600, pra rreth 48 për qind, ato në sektorët më shumë njohuri intensive, u rriten nga 16.827 në 47.533, dmth rreth 182 për qind (US Patent and Trademark Office 1997). Proporcioni i grup moshës 15-24 i angazhuar në arsimin e lartë është rritur nga 35 për qind në 1980 në 56 për qind në 1993 (Banka Botërore 1997). Së fundi, shpenzimet kapitale në teknologjinë informative, e cila, më 1965, ishte vetëm një e treta e asaj në teknologjinë e prodhimit, tani e tejkalon atë. Përgjatë gjithë aktivitetit ekonomik, aktivet jo-materiale të krijuara janë duke i zëvendësuar asetet natyrore apo materiale të krijuara si burim kryesor i shtimit të pasurisë Në shoqëritë industriale. Ndër të tjera, kjo është demonstruar nga lindja e kontributit të shërbimeve, në lidhje me të mira, në GNP të shumicës së vendeve.

Këto të dhëna tregojnë një histori të qëndrueshme, dmth. trendin e shtimit të aseteve ndërkufitare si një instrument i rëndësishëm për rritjen e mirëqenies ekonomike. Ato gjithashtu sugjerojnë se në vlerësimin e prosperitetit ekonomik të shoqërive, dijetarët duhet ti japin më shumë vëmendje dinamikës së gjetjes së aseteve FDI. Shumica e teoritve të firmës, të organizatave industrial, dhe të vendndodhjes, janë të kryesisht interesuara se si asetet ekzistuese mund të dislokohen dhe të vendosen në mënyrën me efikase. Përparësia e ekonomisë së bazuar në dije, kërkon që studiuesit duhet t’i japin sa më shumë vëmendje një skenari në të cilin asetet, larg nga të qenit kryesisht fiks dhe të palëvizshëm si në të kaluarën, tani janë jashtëzakonisht rritëse dhe të lëvizshme. Kjo mund të kërkojë një ri-mendim fundamental sërish i rëndësisë së paradigmave dhe teorive të 1970-a dhe në fillim të viteve 1980-a në shpjegimin e shpërndarjes bashkëkohore dhe hapësinore të aktiviteteve ekonomik.

Kapitali intelektual është i ndryshëm nga format e tjera të kapitalit në mënyrën e ndryshme të vendosjes së tij. Derisa, për të qenë efektive, një pjesë të tokës, apo një makinë e veçantë, ose madje dollarë të aseteve financiare 'X', është (ose janë) të pavarura nga një tjetër copë e tokës, makinë, apo dollarë të aseteve financiare 'x', ky nuk është rasti me një njësi të njohurive dhe formave tjera të kapitalit intelektual. Jo vetëm që është njohuria një produkt heterogjen dhe mund të vihet në përdorime të shumta; shpesh, një lloj i dijes duhet të jetë i kombinuar me disa lloje të tjera për të prodhuar një të mirë të veçantë apo shërbim. Me zhvillimin e dy prej "motorëve" kyç të ekonomisë së dijes, p.sh. mikroçipit dhe kompjuterit, dallimi midis industrive të larta dhe të ulëta teknologjike, siç përfaqësohet nga prodhimi final që ata prodhojnë, po bëhet gjithnjë e më pak kuptimplotë. Në përdorimin njohurive, pjesë të tekstilit, përpunimi i ushqimit, shitjes me pakicë, dhe industrive të kujdesit shëndetësor janë po aq të përparuara teknologjikisht sa edhe paisjet elektronike, farmaceutike, shërbimet financiare dhe sektorët e konsulencës të menaxhimit.

Kapitali intelektual i nevojshëm për të shtuar dhe për të shfrytëzuar pasuritë është pastaj kompleks; dhe kjo është rrallë pronë e vetëm një firme. Një firmë për të rritur ose vendosur njohuritë e saj në mënyrë efektive, ajo do të duhet të plotësojë këtë njohuri me atë të firmave të tjera; dhe më shpesh sesa jo, me anë të disa lloje marrëveshjeve bashkëpunuese.

Ekzistojnë, natyrisht, disa arsye për rritjen e bashkëpunimit midis firmave që do të diskutohet më tej në pjesën tjetër. Këtu ne do të ofrojë vetëm tri vëzhgime në lidhje me natyrën e dijes bashkëkohore. Së pari, ajo mund të jetë shumë e shtrenjtë; kostoja e brezit të ardhshëm të mikroprocesorët apo të në barëre gjeneruese shpesh shkon në miliarda dollarë. Së dyti, rezultati i shumë investimeve për rritje të njohurive, psh nga hulumtimi dhe zhvillimi (R & D), është shumë i pasigurt. Së treti, shumë lloje të dijes (dhe veçanërisht ato të cilat mund të jenë të imituara) bëhen të pavlefshme mjaft shpejt. Së bashku, me kompleksitetin në rritje, këto karakteristika të kapitalit intelektual së bashku me konkurrencën - mbojtjen ose rritjen e ngutshme - kanë implikime të konsiderueshme për vendndodhjen dhe organizimin e firmave; dhe, në të vërtetë, për karakterin dhe përbërjen e mikroregjioneve.
2.2. Aleanca Kapitaliste
Një nga karakteristikat veçanërisht interesante të ekonomive kryesore të tregut të viteve te fundit, ka qenë shtrirja në të cilën forma hierarkike e qeverisjes së organizatave private dhe publike është plotësuar dhe në disa raste është zëvendësuar nga një shumëllojshmëri të marrëveshjeve interorganizative bashkëpunuese.

Kjo ka ndikuar që studiuesit të sugjerojnë se faza aktuale e kapitalizmit mundet më së miri të përshkruhet si aleancë kapitalizimi. Këto aleanca mund të marrin (dhe marrin) forma të shumëllojshme dhe përfshijnë një numër të madhë të subjekteve institucionale. Ato mund të jenë në mes aktorëve të ndryshëm të firmës dhe /ose në mes të njësitve operative të ndryshme ose funksionale, duke e bërë zinxhir vlerën e firmës (dmth. aleancat intrafirm). Ato mund të jenë në mes një firmë dhe një tjetër-për shembull, në mes një firmë dhe konkurrentëve të saj, furnizuesve ose konsumatorëve (dmth. aleancat interfirm). Ato mund të jenë në mes të një firme private dhe një institucioni publik; ndërmjet institucioneve publike, sidomos mes qeverive rajonale dhe kombëtare. Ato gjithashtu mund të jenë ndërmjet grupeve të ndryshme të interesit, p.sh. konsumatorëve, ambientalistëve dhe i sindikatave të punës e kështu me radhë.

Aleancat Interkorporative mund të formohen për të promovuar rritjen e aseteve apo aktiviteteve të shfrytëzimit të aseteve. Në rastin e parë, partnerët janë kërkuar normalisht për qasje të njohurive plotësuese apo sinergjike intensive, të mësuarit dhe aftësitë organizative dhe tregjeve. Aleancat për avancimin teknologjik gjithashtu mund të konkludojnë në ndarjen e kostos së R & D dhe për të shpejtuar procesin inovator. Në rastin shkollor, aleancat janë formuar zakonisht për të rritur efikasitetin e shfrytëzimit të aseteve ekzistuese për shembull, duke lehtësuar ekonomitë e qëllimit dhe shkallës dhe duke e bërë përdorimin më të mirë të aftësive ekzistuese menaxhuese dhe të marketingut. Në raste të tilla, firmat mund të angazhohet në koalicione për të mbrojtur ose për të forcuar pozicionet e tyre konkuruese kundrejt firmave të tjera; derisa të mos përjashtohen duke bërë kështu nga legjistlacioni per antitrust, një firmë mund të blejë një tjetër për të rritur fuqinë e saj në treg dhe për fitime shtesë ekonomike.

Rritja e njohurise kapitaliste ka çuar në një shpërthim të aleancave midis firmave. Të dhënat mbi bashkimet dhe blerjet (M & As) dhe koalicione jo-bashkëpunuese të kapitalit sugjerojnë që, qoftë nga FDI apo nga licencime ndërkufitare, apo marrëveshje të tjera, aleancat kanë qenë më të theksuara, dhe janë rritur në sektorë të njohurive intensive (UNCTAD 1998) dhe kanë qenë kryesisht të lidhura ndërmjet MNE-ve dhe korporatave të tjera në vendet industrialisht te avancuara.


2.3. Liberalizimi i Tregjeve
Ndoshta ngjarja më dramatike dhe më transparente ekonomike e dy dekadave të fundit ka qenë rritja e liberalizimit të tregjeve kombëtare dhe ndërkombëtare. Edhe pse më veqanërisht nga rrëzimi e Murit të Berlinit në 1989 dhe hapja e Republikës Popullore të Kinës për të praunar FDI, rikonfigurimi i politikave kombëtare ekonomike të shumicës së vendeve të Amerikës Latine, Indisë dhe disa ekonomive afrikane dhe ofrimi drejt integrimeve makroregjionale në pjesë të ndryshme të botës, të gjitha kanë kontribuar për të ripërtërirë vitalitetin e sistemit të tregut si instrumenti kryesor për shfrytëzimin e kombinuar dhe vendosjen e burimeve të pakta dhe aftësitë në të gjithë botën.

Që nga fillimi i viteve 1980, barrierat artificiale ndaj tregtisë kanë renë veçanërisht në nivel makroregjional. Në të njëjtën kohë shpenzimet e transportit dhe komunikimit kanë rënë në mënyrë dramatike, siç kanë rënë kostot e firmave e të bërit biznes brenda dhe përtej kufijve kombëtarë. Si rezultat, pjesa e tregtisë dhe investimeve të huaja, si një proporcion i produktit të përgjithshëm kombëtar të shumicës së madhe të vendeve, është rritur shumë.

Disa tregues të tjerë të rritjes së hapjes së vendeve ndaj pjesës tjetër të botës është në të njëjtin përfundim. Më dramatike ka qenë zgjerimi spektakular i rrjedhjeve ndërkufitare financiare, dhe për shtrirjen dhe thellësinë e integrimit financiar ndërkombëtar. Për shembull, investimet e portofolit të huaj u rritën nga $ 56.2 miliardë në 1984 në 412.5 miliardë $ në 1995 (FMN), ndërsa rritja e kredive bankare ndërkombëtare ka tejkaluar eksportet botërore dhe FDI për shumicën e tridhjetë viteve para vitit 1994 (Perraton et al. 1994). Ngjashëm, tregtimi mesatar ditore në tregun e këmbimeve valutore u rrit nga 15 miliardë dollarë në vitin 1973 në 880 miliardë dollarë në vitin 1992 dhe 1,300 miliardë dollarë në 1995, derisa shitjet ndërkufitare dhe blerjet e aktiveve financiare u rritën nga më pak se 10 për qind të prodhimit të brendshëm bruto (PBB) në 1980 në SHBA, Gjermani dhe Japoni në 135, 170 dhe 85 për qind respektivisht në 1993 (Kozul-Wright 1997).

Më pak mbresëlënëse është rritja në përdorimin e medias për komunikimet ndër-kufitare. Më 1980, minutat për kokë banori të shpenzuar në telefonatat ndërkombëtare për të gjitha vendet në botë ishte 3,6, ndërsa më 1994 ishte 9,4. Në vitin 1980, interneti ishte pak në përdorim; nga 1995, së bashku me e-mail kishte rritjen më të shpejtë si formë e komunikimit ndërkufitar duke u dyfishuar çdo tre vjet (UNDP 1997).

Së fundi, mund të përmendim rritjen e madhe në trafikun ndërkufitar të njerëzve gjatë dy dekadave të fundit. Edhe pse pjesë e kësaj janë trefishimi i shpenzimeve turistike, dhe katërfishimi i numrit të udhëtarëve në linjatë ndërkombëtare, nuk mund të vëjnë veten në hyrjen e liberalizimit apo derregullimin e tregjeve, këto dhe lëvizjet e tjera të njerëzve (sic janë: migrimi, punësimi i të huajve, udhëtimi ndërkufitar për në punë, etj) me siguri kanë ndihmuar, drejtpërdrejt ose tërthorazi, me reduktimin e pengesave për lëvizjen e mallrave, pasuritve, dhe shërbimeve.
2.4. Tregjet e reja
Trendi i fundit dhe më gradual - por në asnjë mënyrë më pak i rëndësishme - ngjarje (ose trend është, ndoshta, fjala më e mirë) është marrë nga disa ekonomi në zhvillim si lojtarë kryesorë në skenën ekonomike botërore. Shumica e këtyre janë në Azi dhe Amerikën Latine dhe shumica janë zakonisht të referuara si ekonomi "të sapo industrializuara '. Tri, p.sh. Hong Kong, Singapor, dhe Korea, ishin ndër tridhjetë vendet më të pasura në botë në viin 1997 (Banka Botërore 1998).

Shprehja më e qartë e përfaqëismit të ekonomive në zhvillim, si vende të prodhimit dhe si tregje është pjesa e tyre e GNP të botës. Në vitn 1980, Amerika Latine, Azia Jug-Lindore, dhe Azia Lindore, vendet në zhvillim përbënin 24,1 përqind të GNP të botës, shifër korrespondues për vitin 1995 ishte 26,8 për qind (Banka Botërore 1997, 1998). Shifrat krahasuese për pjesëmarrjen e eksporteve botërore ishin 18,4 dhe 28,9 për qind; për pjesëmarrjen e investimeve direkte me kapital të të huaj, 16,7 dhe 23,5 për qind (UNCTAD 1998); për pjesëmarrjen botërore në rrjedhjet e portofolit të investimeve të huaja, 1,7 dhe 12,6 për qind (vd FMN), për pjesëmarrjen në shfrytëzimin komercial të energjisë 19,2 dhe 29,7 për qind; për pjesëmarrjen e patentave të regjistruar në SHBA në raport botëror: 0,4 dhe 3,5 për qind (US Patent and Trademark Office 1999); dhe për pjesëmarrjen e linjave telefonike në botë 7,8 dhe 43,8 për qind (v.d. UN).

Shoqëruar me ngjarjet ekonomike të përshkruara më herët - të cilat kanë intensifikuar presionet konkurruese midis korporatave dhe janë drejtuar në një rikonfigurim të produktit dhe strategjive të inovacionit - ekonomitë e reja po ndihmojnë për të modernizuar një Veri-Jug dhe Jug-Jug ndarje të re të punës. Edhe pse ato lëvizin nëpër shtigjet e tyre të zhvillimit të investimeve (Narala 1995; Dunning dhe Narula 1996), struktura ekonomike e industrializimit të vendeve ka tendencë për të lëvizur më pranë homologëve më të industrializuar të tyre.


  1. Globalizimi: zgjerimi dhe thellimi i ndërvarësisë ekonomike ndërmjet kombeve

Çfarë është ndikimi i ngjarjeve të përshkruara në vendndodhjen e aktivitetit ekonomik? Teoria e vendndodhjes ka pohuar që një firmë me profit maksimal do të pozicionon aktivitetet e saj me vlerë të shtuar aty ku ky qellim është më i avancuar. Fitimet e tilla paraqesin ndryshimin në mes të ardhurave (variablat e lidhur me kerkesen) dhe kostoove (variablat e nderlidhur me ofertën) plus taksat dhe detyrimet, duke zbritur ndihmat dhe subvencionet. Ekzistojnë katër lloje kryesore të shpenzimeve: dizajni dhe zhvillimi, prodhimi, transporti dhe transaksioni. Taksat, detyrimet, ndihmat dhe subvencionet mund të jenë të drejtpërdrejta apo të tërthorta, të përgjithshme apo specifike. Në tregjet e papërsosura – dhe vecanërisht tregjet oligopole, firmat gjithashtu do të marrin parasysh e strategjitë e vendndodhjes së konkurrentëve të tyre.

Secila prej këtyre determinanteve të gjera të vendndodhjes, janë në një farë mase specifika të produktit, aktivitetit dhe vendit (ose regjionit). Përveç disponueshmërinë dhe kostos së faktorit dhe inputet e ndërmjetme, variablat kryesore të lidhura me furnizimin kanë ndikimin se nëse një firmë përqendron apo shpërndan aktivitetet e saj në rritjen e aseteve apo aktivitete apo shfrytezimin e aseteve në hapësirë janë, nga njëra anë, niveli në të cilin aktivitetet e tilla mund të përfitojnë nga ekonomitë e shkallës dhe nga ana tjetër, kostot e shkaktuara në raport me transakcionet. Sic potencon George Stigler (1951) shumë vite më parë - dhe Adam Smith para tij – ndarja e punës, dmth specializim i aktivitetit ekonomik, është kufizuar nga madhësia dhe gjeografia e tregut. Sot, ne mund të shtojmë në këtë variabël karakterin e tregut dhe transaksionet e shkëmbimit të mallrave dhe shërbimeve midis regjimeve të ndryshme politike dhe kulturore. Ne bëjmë këto pika hyrëse mjaft të dukshme, siç vlenë të theksohet se shtrirja, forma dhe ritmi i globalizimit nuk janë të shpërndara në mënyrë të njejtë në të gjithë planetin, as nëpër aktivitete me vlerë të shtuar të ndryshme. Disa mallra dhe shërbime, për shembull, nuk janë të tregtueshme, pra ato janë të palëvizshme nëpër hapësirë. Disa janë prodhuar në tërësinë e tyre në vetëm një ose disa vende dhe eksportohen në të gjithë globin. Disa janë të përsëritura në tërësinë e tyre në disa vende, por shiten vetëm në vendin e tyre të prodhimit. Disa pjesë të aktiviteteve globale të firmave (p.sh. hulumtimi dhe zhvillimi) kanë tendencë të jenë të përqëndruar në disa vende dhe rajone, ndërsa të tjerat janë të përhapura më gjerësisht.

Çfarë është atëherë globalizimi ekonomik? Nuk duam të qëndrojmë në këtë temë shumë të hulumtuar, për të dhënë (atë që ne besojmë të jetë) një interpretim i shkëlqyer nga një shkencëtar politik - Anthony McGreë (1992: 23).


Globalizimi i referohet multiplikimit të lidhjeve dhe ndërlidhjeve në mes të shteteve dhe shoqërive e cila përbën sitemin aktual botëror.
Shkurtimisht, globalizimi është një proces që çon në transformimin strukturor të firmave dhe kombeve. Ai përfaqëson një shkëputje në procesin e ndërkombëtarizimit në kuptimin që krijon marrëdhënie të reja dhe më të thella ndër-kufitare. Ndonjëherë, transformimi bëhet në nivel rajonal, ndonjëherë, kjo ndodh në nivel global. Për shembull: zhvillimi i tregtisë elektronike është duke shkrutuar në mënyrë dramatike distancat në tregjet financiare dhe tregjet e këmbimeve (Stopford dhe Strange 1991). Një dijetar ka shkuar aq larg sa të pohon se shfaqja e internetit dhe integrimit global financiar është 'fundi i gjeografisë' O'Brien (1992). Ndonjëherë, megjithatë, globalizimi, ndërsa lehtëson lëvizjen ndërkufitare të produkteve të ndërmjetme, sidomos teknologjisë, është gjithashtu duke drejtuar në të përhapurit të produkteve të kopjuar përfundimtarë.

Ne kemi identifikuar tashmë disa nga forcat të cilat 'shtyjnë' ose 'tërheqin' në drejtim të rajonalizimit dhe globalizimit. Ne tani kemi përcaktuar disa fakte shtesë, veçanërisht ato që lidhen me rritjen e aktivitetit MNE.




  1. Gjatë dekadave të fundit rritja e tregtisë botërore ka tejkaluar vazhdimisht prodhimin botëror -zakonisht nga një raport prej 2 me 1; ndërsa në vitin 1997 shitjet nga bashkëpunimet e jashtme të MNEve kanë tejkaluar atë të tregtisë botërore nga 48 për qind (UNCTAD 1998).

  2. Shumica e shitjeve globale të MNE-ve janë në sektorët dijes apo informacionit, apo në sektorë mbështetëse të këtyre aktiviteteve.

  3. Në mes të një të tretës së tregtisë ndër-kufitare në mallra dhe shërbime jo bujqësore dhe në mes një të dytës dhe tre nga pestë e të gjithë kapitalit dhe rrjedhjes së teknologjisë janë internalizuar tani brenda MNE-ve.

  4. Ka pasur dy trende të rëndësishme në aktivitetet lidhur me MNE (FDI dhe formimi i aleancave) gjatë dy dekadave të fundit. E para është rritja spektakulare e bashkimit dhe blerjeve së kërkimit të aseteve (M & As) dhe aleancave strategjike brenda vendeve të Treshes, ose brenda rajoneve të SHBA-së, Japoni-së dhe Europës Perëndimore. E dyta ka qenë rritja jo më pak dramatike e shfrytëzimit të aseteve FDI në disa tregje në zhvillim, veçanërisht në Kinë, një pjesë e rritjes e të cilës ka qenë e furnizuar nga tjetër vende tjera aziatike në në zhvillim.

  5. Një pjesë e rritjes së FDI në vendet e zhvilluara dhe në atyre në zhvillim është në shërbime – vecanërisht shërbimet intensive në inromatikë .

  6. Një pjesë e rritjes së totalit të shpenzimeve R & D është financuar nga filialet e tyre të jashtme. Për më tepër, ajo po rritet më shpejt se format e tjera të prodhimit të lidhur me MNE. Akoma më tepër, një pjesë e rritjes së aktivitetve të R & D të MNE-ve shkon në drejtim të rritjes së kapitalit të tyre vendor intelektual - shpesh nga pajisjet e huaja R & D - në vend të vendosjes në mënyrë efektive të aftësive ekzistuese të R & D (Kuemmerle 1996).



  1. Yüklə 1,13 Mb.

    Dostları ilə paylaş:
  1   2   3   4   5   6   7   8   9   ...   20




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə