Me jepni nje perkufizim te thjeshte mbi fene. A po ndikon Feja ne mediat e reja apo eshte e kunderta?



Yüklə 9,5 Kb.
tarix02.10.2017
ölçüsü9,5 Kb.
#2958

  1. Me jepni nje perkufizim te thjeshte mbi fene.



  1. A po ndikon Feja ne mediat e reja apo eshte e kunderta?

Çdo informacion ka ndikim në çdo medium që qarkullon. Feja në mediet e raja ka gjetur më shumë hapësirë dhe e ka më të lehtë për të gjetur audiencën e saj. Më parë feja kryesisht I përcillte mesazhet në objektet e kulti. Tani kumtimi I fesë ka kaluar në kufinj të tjerë. Kumtimi online është mjaft efikas dhe shpqrndarja e mesazhit është shumë më e madhe. Nëse në xhami të dëgjojnë dhjetra qindar besimtare, me mediat e reja ky numër rritet ndjeshëm, duke shkuar në qindar mijëra.

  1. C kuptoni me terrorizem mediatik dhe ceshte I ashtu quajturi "terrorizmi islami"?

Përdorimi I fjalës terrorizëm është në inflacion të gjerë. Terrorizmi është një term që përmbledh mjaft vepra të ndryshme dhe në shumë fusha të ndryshme. Terrorizmi islamik është një togfjalësh I cili është keqpërdorur shumë nëpër media. Nëse bëjmë një analizë retorike të diskurseve të lajmeve ku përmendet terrorizmi islamik, vemë re që përdorimi I këtij togfjalëshi është I gabuar. Fetë dhe terroriami nuk kanë asnjë lidhje mes tyre, jo vetëm islami, por të gjitha fetë nxisin dashurinë, paqen dhe sigurinë.

  1. Si mund ta arsyetoni rastin e zhveshjes se profetit Muhamet s.a.s por edhe rastet tjera nga gazeta satirike Charlie Hebdo?

Rasti I Charlie Hebdo I ka kaluar të gjitha kufinjt e lirisë së shprehjes. Natyrisht janë veprime për të ulur imazhin e mirë që ka kjo figure në sytë e bootës, bëhen me një qëllim të caktuar për të shkaktuar debat dhe reaksion nga pala që e mbron dhe vlerëson figurën e tij.

  1. Pse gjith kjo gjuhe urrejtje? Jo vetem nga ana fetare por edhe gjinore, raciale, etnike etj

Gjuha e urrejtjes krijon zhurmë dhe tërheq audiencë.Janë metoda për të shvendosur fokusin, për të krijuar debat për të cilën njerëzit do kenë çfarë të thonë.

  1. Kur permendet Feja krijohet zone e nxehte per debat ( rasti I Elvis Nacit dhe Omer Bajramir, Top Shoë Magazine) shpesh nk ishin ne te njejtat mendime. Naci u shpreh ishte nje sajese nga Tv per te rritur audiencen, pse vetem teologet musliman nxisin me shume debat?

Nuk dua të merrem konkretisht me raste të veçanta. Por, është e vërtetë se feja gjithmonë tërheq audincë, sidomos kur krijohen debate.

  1. Si ju duket qendrimi I Tramp ndaj muslimaneve dhe reagimi I mediave?

Eshtë një qëndrim jo i drejtë, në thelb është kundra të drejtave të njeriut si dhe kundra asaj që Amerika ka krijuar ndër vite. Në një farë mënyre zhvlerëson kontributin e SHBA në kuadër të bashkimit, mbrojtes së të drejtave të njeriut, pranimin e tjetrit deri diku këto veprime nuk e bëjnë të madhe sërish Amerikën.

  1. Me flisni pak ne lidhje me Islamofobine. Nga vjen gjithe ky mllef dhe inat?

  2. Islamofobia është një term, steriotip i krijuar me kohën. E përmenda dhe pak më parë që feja është një tematikë që shkakton debat e si rrjedhim mbledh inat, mllef e ndjesi të tjera që vijnë nga padija dhe konfuziteti që shkaktohet në masa. Eshtë një fushë e cila njihet pak dhe kryesisht del zëri i atyre që mësë paku kanë informacion të saktë. Duhet marrë shpjegimi nga zëra të sigurtë.



  1. Mediat e reja duken si nje fushe mejdani per lirine e shprehjes por a duhet te kete kujfij Liria e shprehjes?

Liria jote e të shprehurit shkon deri aty sa nuk cënon lirinë e tjetrit. Deri aty sa nuk futesh në hapësirën e palejuar të tjetrit dhe nuk i cënon të drejtat themelore si njeri. Kjo vlen edhe për lirinë e shprehjes.
Yüklə 9,5 Kb.

Dostları ilə paylaş:




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə