Metoda e punës



Yüklə 34,05 Kb.
tarix06.05.2018
ölçüsü34,05 Kb.
#41891

Hyrje

Qëllimi i këtij projekti është që të vlerësohet qëndrushmeria e kultivareve të hardhisë ndai patogjenit të hirit (Uncinula necator) si dhe të provohet efekti i disa fungicideve aktuale kundër hirit të hardhisë. Studimi është bërë në kultivaret e rrushit Frankovka, Hamburg dhe Thanec gjatë vitit 2014 në komunen e Deçanit por për të pasur rezultate edhe më të qëndrushme si dhe për të fituar pervojë më të mirë farmeret në mbrojtjen e hardhisë kundër hirit mendoi se hulumtimi duhet të vazhdojë edhe një apo dy vite të tjera. Pra, subjekt i këtij projekti do të jetë vazhdimësia e tij.

Për sperkatje do të përdoren kë to preparate kimike: Quadris (Azoksistrobin) në konc.0,075%,Anvil (Heksakonazol) në konc.0.065%, Karathan EC (Dinicap)në konc.0,1% Dhe Cosan (Squlfur) në konc.0,3%. Për realizimin e trajtimeve do të pë rdoret pompa e shpinë s me rezervuar prej 10 litra. Gjatë vegjetacionit do të bë hen gjashtë sperkatje. Ndë rsa vlerësimi i prekjes nga sëmundja do të bë het tri here gjatë vegjetacionit: vlersimi i pare në fazen e lidhjes së kokrrave, pastai dy vlerë sime të tjera pas çdo 15-20 ditëve.

Sa i perket efikasitetit të preparateve kimike, më efikas në luftimin e hirit në hardhi janë treguar kombinacioni i preparative qe janë pë rdorur në variantet B1 (Quadris dhe Karathan EC) si dhe ato në variantet B2 (Anvil dhe Karathan EC). Me efikasitet mesatar janë treguar kombinimet e preparateve Quadris dhe Cosan (variantet B3) si dhe Anvil dhe Cosan (variantet B4). Ndë rsa kultivari më i që ndrushem ndai hirit është treguar Frankovka në krahasim me kultivarin Hamburg dhe Thanec. Pë r projektin tonë pritet që të kemi rezultatet të një jta.



Metoda e punës

Deri në gjysmen e pare të shekullit XIX Vreshtaria në Evropë është zhvilluar me intenzitet te shpejtuar, mirëpo me shfaqjen e sëmundjeve qe kanë ardhur nga Amerika, ky zhvillim plotsisht nderpritet. Hiri në Evropë për here të parë është shfaqur me 1845 dhe i ka sjellë dëme te mëdha  hardhisë. Kurse me shfaqjen e Fillokseres në vitin 1864 ka vazhduar shkatë rrimi i  vreshtave. Ky dëmtues është evituar pë rmes shartimit të hardhisë Evropiane e cila hardhi është e njohur për imunitet ndai kë tij damtuesi. Nga fundi i viteve 20 të shekullit të kaluar ky insekt fillon shkatë rrimin edhe te vreshtave tona, posaçë risht në rrafshin e Dukagjinit, pastai nis edhe shkulja masive dhe zë vendë simi me hardhi të shartuara.

Sipas parimeve te OIV-it (Byrosë ndë rkombë tare për vreshtari dhe verë) zhvillimi i vreshtarisë në Kosovë është percaktuar të bëhet permes rajonizimit. Sipas keti rajonizimi territori i Kosovë s është percaktuar si rajon vreshtar, ky rajon shtrihet në rrafshin e Dukagjinit. Ky rajon pë rfshin dy në nrajone: në nrajonin verior me zonat vreshtare të Burimit në Pejë, dhe ate jugor me zonat e Gjakoves, Rahovecit, Prizrenit, Therandes dhe Malasit. Për secilen zone,në bazë të perpunimit te materialit mbi rajonizimin e vreshtaris janë percaktuar kufit e shtrirjes,varietetet dhe nenshartesat e rekomanduara dhe te lejuara për kultivim. Para luftes së fundit Kosova ka pasur rreth 13.000 ha siperfaqe te kultivuara me vreshta (ku 38% e kesai siperfaqeje ne sektorin shtetror dhe 62% ne ate privat). Gjithashtu Kosova ka edhe kapacitete te mjaftueshme per perpunimin industrial të rrushit. Gjatë viteve 1982 – 1987 është ngritur kantina në Rahovec për prodhimin e verave me kapacitet mbi 200.000 HL, si dhe destiliera modern për destilimin e mëtejshem të rrushit dhe verës.

Sipas të dhënave reale të vitit 2006 Kosova ka pasur 4536 ha siperfaqe me vreshta ku afer 31% kanë qenë në pronsi të sektorit shtetror ndersa 69% ne ate privat.Ndersa sot 100% e siperfaqeve me vreshta janë në sektorin privat.

Rendimenti mesatar i rrushit është afer 7 tonë/ha. Konsumi i rrushit të tavolines sillet rrethë 7 kg për banor kurse i verës rrethë 2 l/banorë

Hiri i hardhisë (Uncinula necator) bënë pjesë në:

Klasen Plectomycetes (Ascomycetes)

Rendi Erysiphales

Familja Erisiphaceae

Gjinia Uncinula

Patogjeni prek gjethet, kalaveshat, kokrrat dhe llastaret. Në gjethe verehen njolla me ngjyrë hiri në të bardhë, më vonë keto njolla mbuloin tërë gjethin,gjethet e prekura rrudhen, marrin ngjyrë kafe dhe mund të bien në tokë.Kokrrat preken nga formimi i tyrë deri sat ë filloi ndërrimi I ngjyres. Kokrrat e infektuara mbulohen me shtres hiri, ato qahen dhe kalben. Edhe në llastar zhvillohet mbulesa e hirit.

Hiri është ektoparazit ku në siperfaqen e organeve të prekura ndodhet miceli me konidie mbajtes me konidie.

Patogjeni dimëron në dy forma:sikurse micel në sythat e llastarëve njëvjeqar dhe keta llastar janë më të shkurter dhe mbulohen nga shtresa e hirit. Forma e dytë e dimromit është sikurse kleistotec (ku gjinden asqet me askospore)nën levoren e llastarëve. Gjatë vegjetacionit sëmundja perhapet me konidie të cilat perhapin infeksionet e reja.

Metoda e punës dhe qellimi i studimit

Duke ditur faktin se hiri mund të ulë rendimentin edhe mbi 50% qellimi i ketij projekti ë shtë të vlerësohet që ndrushmeria e kultivareve të hardhisë ndai patogjenit të hirit si dhe të provohet  efekti i disa fungicideve aktuale kundë r hirit të hardhisë.

Studimi është bërë në kultivaret e rrushit Frankovka, Hamburg dhe Thanec gjatë vitit 2014 në komunen e Deçanit. Per te pasur rezultate edhe më të qendrushme mendoi se i njëjti hulumtim duhet te bëhet sepaku edhe një apo dy vite si dhe qe te kriohet vetë dija më e lartë e farmereve pë r mbrojtjen efikase të hardhisë kundë r hirit. Gjatë keti hulumtimi duhet të angazhohen së paku 10 student (per tju dhënë ndihmë n e duhur gjatë gjithë vegjetacionit farmereve: tu tregojnë kohë n e spë rkatjeve si dhe llojet e preparative që duhet përdorur për sperkatje, të bëjnë vlersimin e sëmundjes dhe perpunimin e rezultateve edhe me ndihmen e profesorit).

Gjatë studimit do të pë rdoren kë to materiale:



Preparatet kimike për kontrollin e hirit

Për kontrollin e hirit do të vihen në provë disa nga preparatet për luftimin e kë sai sëmundje të hardhisë:

1. Quadris (Azoksistrobin), në konc.0, 075%

2. Anvil (Heksakonazol), në konc.0, 065%

3. Karathan EC (Dinocap), në konc. 0, 1%

4. Cosan (Squlfur), në konc. 0, 3%

Për realizimin e trajtimeve do të pë rdoren pompa sperkatëse me kapacitet prej 10l. Për luftimin e hirit do të pë rdoren gjashtë variante (kombinime) me preparate kimike si dhe variant kontroll.

Varianti 1. Quadris (Azoksistrobin) për 2-3 trajtimet e para, pastai Karathan EC (Dinocap)

Varianti 2. Anvil (Heksakonazol) + Karathan EC(Dinocap), aplikim i ndrrueshem

Varianti 3. Quadris (Azoksistrobin)për 2-3 trajtimet e para, pastai Cosan (Squlfur)

Varianti 4. Anvil (Heksakonazol) + Cosan (Squlfur),aplikim i nderrueshem

Varianti 5. Karathan EC(Dinocap) + Cosan (Squlfur), aplikim i nderrueshem

Varianti 6. Cosan (Squlfur)

Varianti 7. Kontrolli



2.2. Vlerësimi i prekjes nga sëmundja

Vlerësimi i prekjes nga sëmundja gjatë vitit të hulumtimit do të bë het tri herë : vlerësimi i parë në fazë n e lidhjes së kokrrave, pastai dy vlerësime pas çdo 15-20 ditëve.

Ky vlerësim do të bë het duke kontrolluar nga 50 gjethe dhe 25 kalavesha për çdo variant në kombinacion të hulumtimit. Shkalla e vlerë simit e cila do të perdoret ë shtë me 5 klasa sipas burimeve bibliografike dhe sygjerimeve shtesë (Josifovic 1956 dhe Ruci 2004). 

Rezultatet e hirit në gjethe për vitin 2014

Nga rezultatet e presim të shohim efikasitetin të preparateve kimike dhe si variant më i suksesëshem pritet të jetë varianti Bku do të pë rdoret kombinimi i preparateve Quadris dhe Karathan EC dhe do të kenë indeksin më të vogë l të sëmundjes në gjethe B1(11,20%) të kultivari Frankovka, ndersa te kultivari Hamburg perqindja e infeksionit pritet të jetë B1(13,33%) si dhe te kultivari Thanec me perqindje te infeksionit B1(15,39%). Gjithashtu efikatitet te mire pritet të tregojë varianti B2 ku do të pë rdorenpreparatet Anvil dhe KarathanEC me preqindje të infeksionit tek kultivari Frankovka B2 (13,26%),tek Hamburgu B2 (15,63%) dhe tek Thaneci B2(16,60%). Ndersa efikasitet mesatar do të kenë preparatet Quadris dhe Cosan në variantin B3(16,56%) tek Frankovka, ndersa tek Hamburgu B3(17,60%) dhe tek Thaneci B3(17,50%). Ndersa efikasitet më të dobët pritet të tregojnë kombinacioni i preparateve ne variantin B4 ku do të pë rdoren preparatet Anvil dhe Cosan,pra B4(20,80%) tek kultivari Frankovka ndersa tek Hamburgu B4 (20,40%) si dhe tek Thaneci B4(20,26%). Ndersa efikasitet te dobet pritet të tregojnë variantet Bku do të pë rdoren preparatet Karathan EC dhe Cosan me preqindje te infeksionit tek kultivari Frankovka B5(21,40%),tek Hamburgu B5 (22,56%),ndersa tek Thaneci B(22,20%). Efikasiteti me i dobët i preparative pritet tek varianti B6 ku do të pë rdoret vetem preparati Cosan ,indeksi I sëmundjes pritet të jetë Frankovka B6 (22,93%), tek Hamburgu B(26,46%) si dhe tek Thaneci B6 (26,33%).

Infeksioni shumë i lartë pritet të jetë në variantin B7 – kontrolla  tek kultivari Frankovka B(51,80%), tek Hamburgu B7 (58,26%) dhe tek Thaneci B7 (65,03%).

Ndë rsa sa i pë rket që ndrushmë risë së kultivareve ndai patogjenit ne gjethe, kultivari më i qendrushem pritet të tregohet kultivari Frankovka dhe me indeks më të ulët te infeksionit në të gjitha variantet, pastai per nga qendrushmeria e kultivareve ndai patogjenit pritet të tregohet kultivari Hamburg, ndersa kultivari Thanec pritet të tregohet ndjeshmë ri më të lartë ndai patogjenit të hirit e cila dë shmohet me indeks të lartë të prekjes nga patogjeni në të gjitha variantet qe janë hulumtuar.



Rezultatet e hirit në kalavesh për vitin 2014 dhe pritshmë ria pë r vitin 2015

Nga rezultatet e fituara shifet qart sa i perket efikasitetit te preparateve kimike ne luftimin e hirit ne kalavesh se variant B1 ku janë perdorur preparatet kimike Quadris dhe Karathan EC kanë treguar efikasitet shumë të lartë tek te gjithe kultivaret e hardhisë ne luftimin e hirit,ku kultivari Frankovka ka pasur indeksin e sëmundjes mjaft të ulët B1 (12,81%), ndersa kultivari Hamburg B1 (15,20%) si dhe kultivari Thanec B1 (20,80%). Efikasitet të lartë gjithashtu kanë treguar preparatet kimike Anvil dhe KarathanEC në variantin B2(13,86%) tek Frankovka,ndersa tek Hamburgu B2 (16,73%) si dhe tek Thaneci B(22,63%).

Efikasitet të mire kanë trguar preparatet Quadris dhe Cosan në variantin B3 ku kultivari Frankovka ka pasur indeksin e sëmundjes B3 (17,58%), ndersa tek kultivari Hamburg indeksi I semundjes ka qenë B3 (19,96%) si dhe te kultivari Thanec B3 (27,33%). Ndersa më pak efikas është treguar variant Bku janë perdorur preparater Anvill dhe Cosan me indeks te sëmundjes B4(22,13%) tek Frankovka, ndersa tek Hamburgu B4 (24,93%) si dhe tek Thaneci B4 (29,60%).

Efikasitet më të dobët kanë treguar preparatet Karathan EC dhe Cosan në varianten B5,ku tek kultivari Frankovka indeksi i sëmundjes ka qenë B5 (23,40%), tek Hamburgu B5 (26,26%) dhe tek Thaneci B5 (31,63%).

Ndersa efikasiteti më i dobët ka qenë në variantin Bku është perdorur vetem Cosani me indeks te semundjes tek Frankovka B6(26,40%),tek Hamburgu B6 (30,23%) dhe tek Thaneci B(35,96%).Infektimi shumë I lartë ka qenë në variantin B7- kontrolla tek te tre kultivaret,tek Frankovka B(59,46%),tek Hamburgu B7(65,96%),ndersa tek Thaneci B7 (71,86%)

Ndersa sa i perket qendrushmeris se kultivareve ndai patogjenit ne kalavesh,kultivari më I qendrushem është treguar kultivari Frankovka me indeks më të ulët te infeksionit në të gjitha variantet,pastai pernga qendrushmeria e kultivareve ndai patogjenit është treguar kultivari Hamburg,ndersa kultivari Thanec ka treguar ndishmeri më të lartë ndai patogjenit të hirit e cila deshmohet me indeks te lartë te prekjes nga patogjeni në të gjitha variantet qe janë hulumtuar.



Për hulumtimin, me angazhim më të madh në mbrojtjen e hardhive, pritet të kemi më pak hardhi të dëmtuara.
Yüklə 34,05 Kb.

Dostları ilə paylaş:




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə