Republika e Kosovës Republika Kosovo RepublicofKosovo



Yüklə 135,54 Kb.
səhifə1/20
tarix31.10.2018
ölçüsü135,54 Kb.
#77596
  1   2   3   4   5   6   7   8   9   ...   20



Republika e Kosovës



Republika Kosovo - RepublicofKosovo

Kuvendi - Skupština - Assembly


PROJEKTLIGJI PËR TATIMIN MBI VLERËN E SHTUAR

Ligji Nr. 05/L-XXX

Kuvendi i Republikës së Kosovës,
Në mbështetje të nenit 65 (1) tëKushtetutës së Republikës së Kosovës,
Miraton

LIGJ PËR TATIMIN MBI VLERËN E SHTUAR





KREU I

DISPOZITAT E PËRGJITHSHME




Neni 1

Qëllimi

Ky ligj rregullon sistemin e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar në territorin e Republikës së Kosovës.




Neni 2

Përkufizimet

1. Shprehjet e përdorura në këtë ligj kanë këtë kuptim:


1.1. ATK - Administrata Tatimore e Kosovës;
1.2. TVSH - Tatimi mbi Vlerën e Shtuar i cili përfshinë aplikimin e tatimit të përgjithshëm në konsum për mallra dhe shërbime, që është saktësisht proporcional me çmimin e mallrave dhe shërbimeve, dhe e cila llogaritet në këtë çmim sipas normës së aplikueshme, ngarkohet në fazat e ndryshme të prodhimit, shpërndarjes dhe ciklit jetësor të tregtisë së mallrave dheshërbimeve, që në fund bartet nga konsumatori i fundit;
1.3. Drejtor - Drejtori i Përgjithshëm i Administratës Tatimore të Kosovës;
1.4. E drejta in rem - para së gjithash është një e drejtë që e dhuron pronari i saj për të shfrytëzuar dhe fituar beneficionet (të mirat) e pasurisë së paluajtshme. Format e të drejtave in rem janë usufrukti dhe lizingu afatgjatë dhe të drejtat e tjera të ngjashme siç janë definuar në legjislacionin e Kosovës. Hipoteka dhe barra nuk konsiderohen si e drejtë in rem;
1.5. Mallrat kapitale - mallrat si pajisjet apo makineritë e shfrytëzuara për prodhimin e mallrave dhe shërbimeve të tjera me jetë të dobishmerisë për një apo me shumë vite të siguruara për çmimin kushtues të barabartë ose më të lartë se njëmijë (1.000) €. Si mallra kapitale duhet të konsiderohen edhe ato shërbime të cilat i kanë karakteristikat e ngjashme me ato të cilat i atribuohen mallrave kapitale në qoftë se kosto totale e këtyre shërbimeve e tejkalon shumën njëzet mijë (20,000) euro;
1.6. Pasuri e prekshme -çdo pasuri që përfshin me sa vijon:
1.6.1. interesi në pasurinë e patundshme;
1.6.2. të drejtat in rem që i japin poseduesit të atyre të drejtave një të drejtë për përdorimin e pasurisë së patundshme; dhe
1.6.3. aksionet ose interesi i barabartë me aksionet që i japin poseduesit de jure ose de facto të drejtën e pronësisë ose të posedimit të pasurisë së patundshme, apo të ndonjë pjese të pasurisë së patundshme.
1.7. Pasuri e paprekshme - patentat, të drejtat e autorit, licencat, të drejtat ekskluzive dhe pasuritë tjera që përbëhen vetëm nga të drejtat, por që nuk kanë formë fizike;
1.8. Konsiderata - çdo veprim ose akt i heqjes dorë në lidhje me furnizimin e mallrave ose shërbimeve, dhe/apo duhet të përfshijë çdo shumë që është e pagueshme ose mallrat apo shërbimet e pranuara nëpërmes të transaksionit barter;
1.9. Transaksioni barter– një transaksion i cili involvon dy palë, ku njëra palë siguron për palën tjetër mallin, shërbimin, ose asetin me përjashtim të parave të gatshme, në këmbim për mallin, shërbimin ose mjetin me përjashtim të parave të gatshme;
1.10. Aktiviteti ekonomik- çdo aktivitet të prodhuesve, tregtarëve ose personave që furnizojnë mallra dhe shërbime, duke përfshirë aktivitetet e minierave dhe ato bujqësore, si dhe aktivitetet e profesioneve. Eksploatimi në baza të vazhdueshme i pasurive të prekshme ose të pa prekshme me qëllim të sigurimit të të ardhurave në veçanti duhet të konsiderohet si një aktivitet ekonomik;
1.11. Punëdhënës- çdo person i cili paguan paga dhe përfshin:

1.11.1. një autoritet publik;


1.11.2. një organizatë biznesi;
1.11.3. një njësi të përhershme të jo rezidentëve sikur që është definuar sipas Legjislacionit mbi Tatimin në të Ardhurat e Korporatave;
1.11.4. një organizatë jo qeveritare;
1.11.5. një organizatë ndërkombëtare;
1.11.6. një qeveri të huaj; dhe

1.11.7. një person fizik i cili paguan paga gjatë rrjedhës së zhvillimit të biznesit në Kosovë.


1.12. I punësuar - personi fizik i lidhur me punëdhënësin nëpërmjet kontratës së punësimit ose me çdo lidhje tjetër ligjore që krijon marrëdhënien punëdhënës i punësuar që ka të bëjë me kushtet e punës, pagesën dhe detyrimin e punëdhënësit, pavarësisht prej asaj se a është bërë puna me kontratë, me marrëveshje të tjera komerciale, apo me marrëveshje të shkruar apo të pa shkruar. I punësuari përfshinë të gjithë zyrtarët publik dhe anëtarët e organeve ekzekutive, përfaqësuese dhe juridike;
1.13. Me qëndrim në Kosovë - një person që ka një vend të biznesit ose një njësi fikse, ose në mungesë të këtij vendi të biznesit ose njësisë fikse, ka një vend ku ai e ka adresën e tij të përhershme ose ku zakonisht banon në Kosovë;
1.14. Derogimi- për qëllime të zbatimit të këtij ligji, derogim nënkupton moszbatimin apo përjashtimin nga rregulla e përgjithshme apo standarde e dispozitës së këtij ligji;
1.15. Rabati - zbritja e paguar për blerësit pas ndodhjes së transaksionit. Shembujt përfshijnë ripagesën totale apo të pjesërishme të parave nga shitësi për mallrat e kthyera ose për mospërshtatjen me kualitetin e mallrave;
1.16. Zbritjet - zbritja nga lista ose të çmimit të reklamuar të mallit apo shërbimit që është në dispozicion për blerësit në kushte specifike. Shembujt përfshijnë zbritjet e parave të gatshme, zbritjet për pagesa të shpejta, zbritjet në vëllim, lirimet tregtare;
1.17. Pajisja Elektronike Fiskale (PEF) - për qëllim të këtij ligji termi “Pajisja Elektronike Fiskale “ përfshinë pajisjet elektronike si regjistruesit e arkave fiskale dhe pajisjet e pikave elektronike të shitjes të cilat licencohen dhe autorizohen nga organet kompetente të Ministrisë së Financave në mënyrë që të njihen si të fiskalizuara. Këto pajisje shfrytëzojnë memoriet e zhvilluara elektronike të integruara në regjistruesit e arkave ose sistemet e zhvilluara me bazë kompjuterike për regjistrimin e transaksioneve të shitjes, printimet e tyre nëpërmes printerëve fiskal dhe çertifikimin e tyre nëpërmes të pajisjeve fiskale elektronike për nënshkrim dhe pajisjeve të ngjashme. PEF shfrytëzohet për lëshimin e kuponëve fiskal për të hyrat. Lëshimi i kuponëve për të hyrat nuk varet nga mënyra e pagesës (pagesa me para të gatshme, pagesa me kartelën e kreditit ose ndonjë instrument ekuivalent i pagesës p.sh me çek);
1.18. Rimbursimi për mallin e kthyer - rimbursimin e çmimit total apo të pjesërishëm të shitjes së një artikulli (malli), i cli kthehet pasi që çmimi i tij i shitjes të jetë regjistruar në PEF në pajtueshmëri me këtë ligj;
1.19. CashBack - është instrument bankar nëpërmes të së cilit klienti pas blerjes së mallrave e shfrytëzon kartelën e debitit për të paguar mallrat e blera dhe në të njëjtën kohë bënë tërheqje të parave të gatshme nga llogaria e tij nëpërmes të arkëtarit. Këto dy veprime bëhen me një kartelë të pagesës;
1.20. Tatimi i llogaritur- TVSH në furnizimet të cilat i bënë personi i tatueshëm ose mallrat që i eksporton personi i tatueshëm;
1.21. Tatim i zbritshëm- nënkupton:
1.21.1. TVSH e obliguar apo e paguar në Kosovë në lidhje me mallrat apo shërbimet e furnizuara ose që do t’i furnizohen atij nga një person tjetër i tatueshëm;
1.21.2. TVSH e obliguar apo e paguar në lidhje me importimin e mallrave në Kosovë;
1.22. Furnizim i tatueshëm - çdo furnizim me mallra ose shërbime të bëra në mbështetje të çdo veprimtarie ekonomike të zhvilluar në Kosovë, e që nuk është një furnizim i liruar;
1.23. Furnizim i liruar - çdo furnizim të mallrave ose shërbimeve të bëra në mbështetje të çdo aktiviteti ekonomik të zhvilluar në Kosovë, për të cilin personi i tatueshëm – furnizuesi nuk e ka të drejtën të ngarkojë konsumatorin ose blerësin me TVSH;
1.24. Entitet- nënkupton:
1.24.1. një korporatë ose një organizatë tjetër biznesi e cila e ka statusin e personit juridik siç është definuar në legjislacionin mbi organizatat biznesore;
1.24.2. një organizatë biznesi që vepron me mjetet me pronësi publike apo shoqërore,
1.24.3. një organizatë jo qeveritare; dhe



1.24.4. njësinë e përhershme të një jo rezidenti.
Termi entitet nuk përfshinë një ndërmarrje personale të biznesit apo një ortakëri.
1.25. Person - një person fizik, person juridik ose një entitet dhe për qëllime të TVSH-së përfshin një ortakëri dhe një grupim të personave;
1.26. Person juridik - një korporatë ose një organizatë tjetër biznesi që e ka statusin e personit juridik sipas legjislacionit në fuqi mbi organizatat biznesore dhe legjislacionit tjetër të aplikueshëm në Kosovë;
1.27. Ortakëri- ortakëria e përgjithshme dhe ortakërinë e kufizuar që nuk është person juridik sipas legjislacionit në fuqi mbi organizatat biznesore dhe që në kushte normale ndajnë në mënyrë proporcionale pjesët e kapitalit, të ardhurat, fitimin dhe humbjen në mes të ortakëve të saj;
1.28. Organizatë Jo Qeveritare në Kosovë - çdo fondacion, shoqatë ose organizatë e regjistruar si organizatë jo qeveritare sipas legjislacionit në fuqi që rregullon regjistrimin dhe funksionimin e organizatave jo qeveritare në Kosovë;
1.29. Grupimi i personave për qëllime të TVSH-së - një asociacion i personave të krijuar për qëllim të përbashkët për të zhvilluar një aktivitet ekonomik të veçantë, duke përfshirë konsorciumin mirëpo duke përjashtuar ortakëritë;

1.30. Momenti i ngarkimit me TVSH - ngjarja nëpërmes të së cilës plotësohen kushtet ligjore të nevojshme që TVSH të bëhet e ngarkueshme;


1.31. Ngarkimi me TVSH - kur ATK sipas këtij ligji, në momentin e dhënë e fiton të drejtën që të kërkojë TVSH-në nga personi i obliguar që ta paguaj atë, edhe pse koha e pagesës mund të shtyhet.
1.32. Faturë tatimore - një faturë ose ndonjë dokument tjetër i kërkuar në Kreun XV të këtij ligji, që duhet të lëshohet nga një person i tatueshëm apo jo i tatueshëm në lidhje me furnizimin e mallrave dhe shërbimeve;
1.33. Notë krediti – dokument i lëshuar për qëllim të një rregullimi nga personi i tatueshëm për pranuesin e mallrave ose shërbimeve, pasi që të jetë lëshuar fatura tatimore ose një dokument që shërben si faturë, ku shuma e TVSH-së së ngarkuar në faturën tatimore ose në dokumentin që shërben si faturë, e tejkalon obligimin real të TVSH-së për atë furnizim të tatueshëm;
1.34. Notë debiti - dokument i lëshuar për qëllim të një rregullimi, nga personi i tatueshëm për pranuesin e mallrave ose shërbimeve, pasi që të jetë lëshuar fatura tatimore ose një dokument që shërben si faturë, ku shuma e TVSH-së së ngarkuar në faturën tatimore ose në dokumentin që shërben si faturë është më e ulët se obligimi real i TVSH-së për atë furnizim të tatueshëm;

1.35. Kuponi fiskal, - dokument që i ka disa, por jo të gjitha tiparet e faturës të referuar në Kreun XV të këtij ligji dhe nuk mundet të shfrytëzohet si evidencë për të drejtën e zbritjes së tatimit të zbritshëm të TVSH-së të referuar në Kreun XIII të këtij ligji;


1.36. Eksporti dhe eksportimi - mallrat që dalin nga Kosova. Për qëllime të këtij ligji eksport gjithashtu nënkupton vendosjen e mallrave në zonën e lirë ose në procedurat doganore ose aranzhimet që kanë të njëjtin efekt;
1.37. Import, i importuar dhe importimi - mallrat që hyjnë brenda Kosovës. Për qëllime të këtij ligji import gjithashtu nënkupton vendosjen e mallrave në qarkullim të lirë nga zona e lirë në Kosovë ose procedura doganore ose aranzhimet që kanë të njëjtin efekt;
1.38. Dokument Unik Doganor - dokumenti që ka formën e përcaktuar me legjislacion doganor në fuqi i cili shfrytëzohet brenda strukturës së tregtisë së mallrave me shtetet tjera duke përfshirë procedurat e Doganës të lidhura me këtë tregti. Procedura doganore, aranzhimet doganore, depot doganore dhe terminologjia tjetër doganore si p.sh zonat e lira, deponimi i përkohshëm, regjimi i pezullimit, përpunimi i brendshëm dhe i jashtëm, ri importimi, transporti ndërkombëtar dhe të tjera, e kanë kuptimin siç është përcaktuar nga legjislacioni doganor në fuqi;
1.39. Qarkullimi, Furnizimet totale - furnizimet e bëra nga një person dhe përfshin furnizimet e tatueshme dhe të liruara sikur që janë definuar në këtë ligj;
1.40. Kosovë - Republika e Kosovës; Dhe
1.41. Person i tatueshëm - çdo person që zhvillon aktivitetin e tij ekonomik ashtu siç është referuar në nenin 4 të këtij ligji.


Yüklə 135,54 Kb.

Dostları ilə paylaş:
  1   2   3   4   5   6   7   8   9   ...   20




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə