Republika e Kosovës



Yüklə 66,1 Kb.
Pdf görüntüsü
tarix05.02.2018
ölçüsü66,1 Kb.
#24838


 



 



 

 

                                                                                              

 

 

                

                                   Republika e Kosovës 

                                  Republika Kosova-Republic of Kosovo

 

                                               Qeveria - Vlada - Government 

 

MINISTRIA E  FINANCAVE/MINISTARSTVO ZA FINANSIJE 

MINISTRY OF FINANCE 

                                

 

 



 

 

 

 

SKK 19 

Fitimet për aksion   

 

Qëllimi 



 

Qëllimi i këtij standardi është që t'i përshkruajë parimet për përcaktimin dhe 

paraqitjen e fitimeve për aksion që do t'i përmirësojë krahasimet kualitative 

ndërmjet ndërmarrjeve të ndryshme për të njëjtën periudhë dhe ndërmjet 

periudhave të ndryshme përllogaritëse për të njejtën ndërmarrje.    

 

Fushëveprimi 

 

1.   



Ky standard duhet të aplikohet nga ndërmarrjet, aksionet e zakonshme 

ose aksionet e zakonshme potenciale të të cilave tregtohen publikisht dhe 

nga ndërmarrjet që janë në proces të emetimit të aksioneve të zakonshme 

ose aksioneve të zakonshme potenciale në tregjet publike të letrave me 

vlerë.  

 

2.   



Ndërmarrja që nuk ka as aksione të zakonshme e as aksione të 

zakonshme potenciale që tregëtohen publikisht por që i shpalosë fitimet 

për aksion, duhet t'i llogarisë dhe t’i shpalosë fitimet për aksion

 konform 

me këtë standard. 

   


 


 

3.   



Ndërmarrja që nuk ka as aksione të zakonshme e as aksione të 

zakonshme potenciale që tregtohen publikisht, nuk kërkohet që t'i 

shpalosë fitimet për aksion. Megjithatë, krahasueshmëria në raporte 

financiare ndërmjet ndërmarrjeve ruhet, nëse ndonjë ndërmarrje e tillë 

zgjedh për t'i shpalosur fitimet për aksion konform me parimet e këtij 

standardi.    



 

Përkufizimet 

 

4.   



Shprehjet vijuese përdoren në këtë standard me këto kuptime të caktuara: 

 

aksioni i zakonshëm është një instrument i ekuitetit që është varet për të 

gjitha llojet e tjera të instrumenteve të ekuitetit.  

 

aksioni i zakonshëm potencial është një instrument financiar ose 

kontratë tjetër që mund t'i japë të drejtë mbajtësit të tij për aksione të 

zakonshme.  

 

aksioni i preferuar (me përparësi) është një instrument ekuiteti që i jep 

mbajtësit të tij përparësi në pranimin e dividendit nga ndërmarrja. Sa i 

përket dividendit, aksioni i preferuar mund të jetë jokumulativ ose 

kumulativ. 

 

aksionet e preferuara jokumulative janë ato që nuk kanë të drejtë ta 



marrin dividendin, përderisa dividendët të mos shpallen nga ndërmarrja.  

 

aksionet e preferuara kumulative janë ato që e mbajnë të drejtën për të 



marrë dividend pa marrë parasysh nëse janë shpallur nga ndërmarrja. 

Normalisht caktohet shuma e dividendit. Nëse dividendë nuk shpallen, 

mbajtësit e aksioneve të preferuara kumulative nuk marrin pagesë të 

dividendit, megjithatë e drejta për të marrë dividend bartet në të ardhmen 

derisa të shpallen dividendët nga ndërmarrja.   

 

5.      aksionet e zakonshme marrin pjesë në fitimin neto për periudhën vetëm 



pas llojeve të tjera të aksioneve, siç janë aksionet e preferuara.   

 

6.      Shembuj të aksioneve të zakonshme potenciale janë: 

 

(a)  


Instrumentet e borxhit ose të ekuitetit, përfshirë aksionet e 

preferuara që janë të këmbyeshme në aksione të zakonshme; dhe 

 

(b)  


Planet e punëtorëve që u lejojnë atyre t'i marrin aksionet e 

zakonshme si pjesë e pagesës së tyre dhe planet tjera të blerjes së 

aksionit.   

 



 

7.    



Shprehjet vijuese përdoren me këto kuptime të caktuara në SKK 14 

“Instrumentet Financiare”:

 

 

Instrument financiar është çdo kontratë që u jep rritje edhe pasurisë 



financiare të një ndërmarrje, edhe obligimit financiar ose instrument 

ekuiteti i ndërmarrjes tjetër.   

 

Instrument ekuiteti është çdo kontratë që e evidencon interesin e mbetur 

në pasuritë e një ndërmarrjeje pas zbritjes së të gjitha obligimeve të saj.  

 

Vlera fer është shuma për të cilën pasuria mund të këmbehet ose 

obligimi të paguhet, midis të mirë informuarve, palëve të gatshme në 

transaksionin duarlirë.   

 

Transaksioni duarlirë është transaksioni midis palëve të palidhura, që 

veprojnë secila në interesin e vet personal.  

 

Matja 

 

8.      Fitimet bazë për aksion duhet të llogariten duke e ndarë fitimin ose 

humbjen neto për periudhën e atribueshme për aksionarët e zakonshëm 

nga numri mesatar i ponderuar i aksioneve të zakonshme të mbetura 

gjatë periudhës.  

 

9.      Me qëllim të llogaritjes së fitimeve për aksion, fitimi ose humbja neto për 



periudhën e atribueshme për aksionarët e zakonshëm duhet të jetë fitimi 

ose humbja neto për periudhë pas zbritjes së dividendave të preferuara.   

 

10.     Të gjithë zërat e së ardhurës dhe të shpenzimit që njihen në periudhë 



përfshirë shpenzimin e tatimit dhe zërat e jashtëzakonshëm, përfshihen 

në përcaktimin e fitimit ose humbjes  neto për periudhën (shih SKK 5 

“Fitimi ose humbja neto për periudhën, zërat e jashtëzakonshëm, 

ndryshimet në vlerësimet e kontabilitetit, ndryshimet në politikat 

kontabiliste dhe gabimet fundamentale”).

 Shuma e dividendave të 

preferuar për periudhën zbritet nga fitimi neto për periudhën (ose shtohet 

për humbjen neto për periudhën) në mënyrë që të llogaritet fitimi ose 

humbja neto për periudhën që u atribuohet aksionarëve të zakonshëm.   

 

11.      Shuma e dividendave të preferuar që zbritet nga fitimi neto për periudhën 



është: 

 

(a)   



shuma e çdo dividendi preferues mbi aksionet preferuese 

jokumulative të shpallura në lidhje me periudhën; dhe 

 

(b)   


shuma e plotë e dividendave të preferuar të kërkuar për aksionet 

preferuese kumulative për periudhën, pa marrë parasysh se a 




 

është shpallur dividendi. Shuma e dividendëve të preferuara për 



periudhën nuk përfshin shumën e ndonjë dividendi preferues për 

aksionet preferuese kumulative të paguara ose të shpallura gjatë 

periudhës vijuese në lidhje me periudhat paraprake.     

 

12.      Me qëllim të llogaritjes së fitimeve bazë për aksion, numri i aksioneve të 



zakonshme duhet të jetë numri mesatar i ponderuar i aksioneve të 

zakonshme të mbetura gjatë periudhës.   

 

13.     Numri mesatar i ponderuar i aksioneve të zakonshme të mbetura gjatë 



periudhës pasqyron faktin se shuma e kapitalit të aksionarëve mund të 

ndryshojë gjatë periudhës si rezultat i numrit më të madh ose më të vogël 

të aksioneve që kanë mbetur në çdo kohë. Ky është numri i aksioneve të 

zakonshme të mbetura në fillim të periudhës, i harmonizuar me numrin e 

aksioneve të zakonshme të riblera ose të emetuara gjatë periudhës, 

shumëzuar me faktorin kohë të ponderuar. Faktori kohë i ponderuar është 

numri i ditëve që aksionet specifike kanë mbetur si përpjestim i numrit 

total të ditëve për periudhë.   

 

 

Shembull Numri mesatar i ponderuar i aksioneve 



 

 

 



 

 

 



aksionet e 

emetuara 

 

aksionet e mbetura



 

1 janar 2002

 

Gjendja në 



 

 

fillim 



të vitit 

 

2,000 



 

2,000 


31 maj 2002 

Emetimi i aksioneve të reja 

për para të gatshme 

 

800 



2,800 

31 dhjetor 2002     

Gjendja në 

 

 



fund të vitit 

 

2,800 



2,800 

Logaritja e numrit mesatar të ponderuar të aksioneve: 

(2,000 x 5/12) + (2,800 x 7/12) = 2,467   -or- 

(2,000 x 12/12) + (800 x 7/12) = 2,467

 

 



  

14.     Në shumicën e rasteve, aksionet përfshihen në numrin mesatar të 

ponderuar të aksioneve nga data kur konsiderata bëhet e arkëtueshme 

(që zakonisht është data e emetimit të tyre), për shembull: 

 

(a) 


aksionet e zakonshme të emetuara në këmbim për para të 

gatshme përfshihen, kur të merren ato; 

 

(b) 


aksionet e zakonshme të emetuara në këmbim për kryerjen e 

obligimit të ndërmarrjes përfshihen në datën e kryerjes; 




 

 



(c) 

aksionet e zakonshme të emetuara në fakt për përvetësimin e 

pasurisë së ndryshme nga paraja e gatshme përfshihen në datën, 

kur njihet përvetësimi; dhe  

 

(d) 


aksionet e zakonshme të emetuara për pagimin e shërbimeve të 

ndërmarrjes përfshihen ashtu si paguhen shërbimet.  

 

Në këto dhe në raste të tjera koha e përfshirjes së aksioneve të 



zakonshme përcaktohet nga afatet dhe kushtet që përmbanë çështja e 

tyre. Konsideratë e duhur duhet t'i jepet substancës së çdo kontrate të 

lidhur me çështjen.   

 

15.    Kur aksionet e zakonshme emetohen në formë të paguar pjesërisht, këto 



aksione të paguara pjesërisht trajtohen si pjesë e aksionit të zakonshëm 

deri në nivelin në të cilin ato kanë të drejtë të marrin pjesë në dividende 

në krahasim me aksionin e zakonshëm të paguar tërësisht gjatë 

periudhës financiare.    

 

16.    Numri mesatar i ponderuar i aksioneve të mbetura gjatë periudhës dhe 



për të gjitha periudhat e paraqitura duhet të harmonizohet për ngjarjet, 

ndryshe nga përndrrimi i aksioneve të zakonshme potenciale që e kanë 

ndërruar numrin e aksioneve të zakonshme të mbetura, pa ndryshim 

korrespondues në burime.    

 

17.    Aksionet e zakonshme mund të emetohen ose numri i aksioneve të 



mbetura mund të zvogëlohet, pa ndryshimin korrespondues të burimeve. 

Një shembull i tillë është kapitalizimi ose çështja e shpërblimit (po ashtu e 

njohur si dividend i aksionit).   

 

18.  



Në çështjen e kapitalizimit ose shpërblimit ose ndarjes së aksionit, 

aksionet e zakonshme u emetohen aksionarëve ekzistues për konsideratë 

shtesë. Prandaj, numri i aksioneve të zakonshme të mbetura rritet pa rritje 

të burimeve. Numri i aksioneve para se ngjarja të harmonizohet për 

ndryshimin proporcional në numrin e aksioneve të zakonshme të mbetura 

sikur ngjarja të ndodhte në fillim të periudhës më të hershme të raportuar. 

Për shembull, nga dy-për-një çështje të shpërblimit, numri  i aksioneve të 

mbetura para emetimit shumëzohet me tre për ta fituar numrin total të 

aksioneve  ose me dy për të fituar numrin e aksioneve shtesë.  

 

Shembull 



 

 

 

 

        Çështja e shpërblimit 

 

Fitimi neto 2002  

 

 

180 

 

 

Fitimi neto 2003  

 

 

600 

 

aksionet e zakonshme të 

 

200 


 



mbetura deri më 30 shtator 2003 



 

Çështja e bonusit 1 tetor2003 

2 aksione të zakonshme për çdo aksion të mbetur më 30 shtator  

 

 

 

 

 

 

 

2003 

 

 

 

 

 

 

 

 

200 x 2 = 400 

 

 

 

Fitimet për aksion 2003   

 

600 

 

   =  1,00 

 

 



 

 

 



 

        (200 + 400) 

 

 

 



Rikalkulimi i fitimeve të vitit  

 

180 

 

   =  0,30 

paraprak për aksion 

  

 

(200 + 400) 

 

 

me qëllime krahasimi 



 

Meqë çështja e bonusit është çështje pa konsideratë, çështja trajtohet sikur të kishye 

ndodhur para fillimit të  2002, periudhës më të hershme raportuese. 

 

Ripasqyrimi 

 

19.     Nëse numri i aksioneve të zakonshme ose potenciale të mbetura e rrisin 

rezultatin e kapitalizimit ose çështjen e shpërblimit, kalkulimi i fitimeve për 

aksion për të gjitha periudhat e pasqyruara duhet të harmonizohet me të 

kaluarën. Nëse ndryshimet ndodhin pas datës së bilancit të gjendjes, por 

para botimit të raporteve financiare, kalkulimet për aksion për këto dhe 

çdo periudhë paraprake, raportet financiare të paraqitura duhet të jenë të 

bazuara në numrin e ri të aksioneve. Kur kalkulimet për aksion pasqyrojnë 

ndryshime të tilla në numrin e aksioneve, ky fakt duhet të shpaloset.      

 

20.     Nëse zbulohet një gabim fundamental, fitimet për aksion për të gjitha 



periudhat e paraqitura duhet të harmonizohen për efektet e gabimeve 

fundamentale konform me SKK 

5 “Fitimi ose humbja neto, zërat 

jashtëzakonshëm, ndryshimet në vlerësimet kontabël, ndryshimet në 

politikat kontabël dhe gabimet fundamentale”.

 

 



21.    Ndërmarrja përkrahet për të shpalosur përshkrimin e transaksioneve të 

aksioneve të zakonshme ose transaksioneve të aksioneve të zakonshme 

potenciale, ndryshe nga çështjet e kapitalizimit që ndodh pas datës së 

bilancit të gjendjes, kur ato janë të një rëndësie të tillë mosshpalosja e të 

cilave do të ndikonte në aftësinë e shfrytëzuesve të raporteve financiare 

për t'i bërë vlerësimet dhe vendimet e duhura (shih SKK 18 “Ngjarjet pas 

datës së bilancit të gjendjes”). Shembujt e transaksioneve të tilla 

përfshijnë:   

 

(a) 


Emetimin e aksioneve për para të gatshme; 

 

(b) 



Emetimin e aksioneve, kur rezulatatet janë përdorur për ta kthyer 

borxhin ose për aksionet e preferuara të mbetura në bilancin e 

gjendjes; 

 



 

(c) 



Riblerjen e aksioneve të zakonshme të mbetura. 

 

22.    Fitimet e shumave për aksion nuk harmonizohen për ato transaksione që 



ndodhin pas datës së bilancit të gjendjes, sepse transaksionet e tilla nuk 

ndikojnë në shumën e kapitalit të përdorur për ta prodhuar fitimin ose 

humbjen neto për periudhë.  

 

Pasqyrimi 



 

23.    Ndërmarrja duhet ta pasqyrojë fitimin për aksion në bilancin e suksesit. 

Ndërmarrja duhet ta pasqyrojë fitimin për aksion me rëndësi të njëjtë për 

gjithë periudhën e pasqyruar.   

 

24.    Ky standard kërkon nga ndërmarrja që ta pasqyrojë fitimin për aksion 



qoftëse shumat që shpalosen janë negative.   

 

Shpalosja 



 

25.    Ndërmarrja duhet t'i shpalosë këto: 

 

 

(a) 



Shumat e përdorura si numërues në kalkulimin e fitimit për aksion 

dhe pajtimin e këtyre shumave me fitimin neto ose humbjen për 

periudhën; dhe 

 

 



(b) 

Numrin e masatares së peshuar të aksioneve të zakonshme të 

përdorura si emërues në kalkulimin e fitimit për aksion dhe 

harmonizimin e këtyre emëruesve me njëri-tjetrin.  

 

26.    Ndërmarrja mund të dëshirojë që të shpalosë më tepër informata se sa 



kërkon ky standard. Informata e tillë mund t'i ndihmojë shfrytëzuesit për t'i 

vlersuar performansat e ndërmarrjes dhe mund ta marrë formën e 

shumës për aksion për përbërës të ndryshëm të fitimit neto. Shpalosjet e 

tilla përkrahen. Prandaj, kur shumat e tilla shpalosen, emëruesit 

kalkulohen në pajtim më këtë standard në mënyrë që të sigurohet 

krahasueshmëria e shumave për aksion të cilat shpalosen. Nëse 

komponenti i fitimit neto përdoret po nuk raportohet si çështje në bilancin 

e suksesit, harmonizimi duhet të sigurohet ndërmjet komponentit të 

shfytëzuar dhe çështjes që raportohet në bilancin e suksesit.   

 

Data e hyrjes në fuqi 



 

27.    Ky standard hyn në fuqi për raportet financiare duke mbuluar periudhat 



prej ose pas 1 janar 2002.     

Yüklə 66,1 Kb.

Dostları ilə paylaş:




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə