Vendi m në emër të republikëS



Yüklə 101,93 Kb.
tarix11.04.2018
ölçüsü101,93 Kb.
#37692



REPUBLIKA E SHQIPERISE

GJYKATA E APELIT

TIRANE

Nr. Regj. Themeltar 1383. Nr. 1861 Vendimi.

Date 02.11.2015.

V E N D I M

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Gjykata e Apelit Tiranë e përbëre nga:


KRYESUES : SHKELQIM MUSTAFA

ANETAR : LEFTER JAHAJ

ANETAR : GENTI SHALA
Me sekretare gjyqësore Ilirjana Xhani sot, më datë 02.11.2015, në seancë gjyqësore u mor në shqyrtim çështja penale Nr.1383 akti që i përket palëve ndërgjyqëse:


TE PANDEHURVE 

             



AKUZUAR:


AKUZUAR:

AKUZUAR:


AKUZUAR:


1. Indrit Bylyku,i biri i Engjellush dhe i Adivie, i dtl. 01.10.1991,lindur ne Vranisht Korçe dhe banues ne Tirane, ne adresen Selite e Vogel, shtetsi dhe kombesi shqiptare, arsimi i mesem, aktivitet privat, beqar, me mase sigurimi “arrest ne burg”, i pa denuar, prezent ne gjykimin ne Gjykaten e Apelit, mbrojtur nga avokati Lezer Sokoli.
Për kryerjen e veprave penale “Vjedhja me dhunë”, në bashkëpunim, 4 here, parashikuar nga nenet 139 dhe 25; 139 dhe 25 ; 139 dhe 25 ; 139 dhe 25 të K.Penal.
2 Mino Zotaj, i biri i Novruz dhe i Zenepe, i dtl.01.06.1995, lindur ne Mallakaster dhe banues ne Tirane ne adresen Rruga “Hamdi Pepa”, shtetesi dhe kombesi shqiptare, arsimi 8- klase, beqar, me mase sigurimi “Arrest ne burg”, i pa denuar, ne mungese ne gjykimin ne Gjykaten e Apelit, i perfaqesuar me prokure te posaçme nga avokati Sokol Mengjesi.
Për kryerjen e veprave penale “Vjedhja me dhunë”, në bashkëpunim, 4 here, parashikuar nga nenet 139 dhe 25; 139 dhe 25 ; 139 dhe 25 ; 139 dhe 25 të K.Penal.
3. Eno Barolli, i biri i Dashnor dhe i Lida, i dtl 07.04.1995, lindur dhe banues ne Tirane,ne adrese Ish Qyteti i Nxenesve, Rruga”Sabaudin Gabrani”, pallati tek Kantieret e Elbasanit, shtetsi dhe kombesi shqiptare, arsimi i mesem, beqar,me mase sigurimi “arrest me burg”, i pa denuar, prezent ne gjykimin ne Gjykaten e Apelit, mbrojtur nga avokatet Emin Saraçi dhe Nertila Rama.
Për kryerjen e vepres penale “Vjedhja me dhunë”, në bashkëpunim, 2 here, parashikuar nga nenet 139 dhe 25; 139 dhe 25 të K.Penal.
4. Ginsel Durresi , i biri i Ilir dhe i Elona, i dtl. 08.10.1995, lindur dhe banues ne Tirane, adresa: Rruga e Burgut 313, pallati 147/2, shtetesi dhe kombesi shqiptare, arsimi 8 vjeçar, i pa pune, beqar, pa mase sigurimi, i padenuar, ne mungese ne gjykimin ne Gjykaten e Apelit, mbrojtur nga avokati Lazer Sokoli, i caktuar kryesisht nga gjykata.
Për kryerjen e vepres penale “Vjedhja me dhunë”, në bashkëpunim, 2 here, parashikuar nga nenet 139 dhe 25; 139 dhe 25 të K.Penal.




Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendimin Nr. 2893, date 25.11.2014 ka vendosur si vijon:

1. Deklarimin fajtor të pandehurit Indrit Engjellush Bylyku, për kryerjen e veprës penale “Vjedhja me dhune”, ne bashkëpunim ndaj te demtuarit Oliver Torres, bazuar ne nenet 139 dhe 25 të K.Penal, dënimin e tij me 5 vjet burgim.

1.1 Deklarimin fajtor të pandehurit Indrit Bylyku, për kryerjen e veprës penale “Vjedhja me dhune”, ne bashkëpunim ndaj te demtuarve Reiden Basho, Mateo Ilo, Tomas Mato, bazuar ne nenet 139 dhe 25 të K.Penal, dënimin e tij me 6 vjet burgim.

1.2 Deklarimin fajtor të pandehurit Indrit Bylyku, për kryerjen e veprës penale “Vjedhja me dhune”, ne bashkëpunim ndaj te demtuarve Klaus Xhorxh, Marsel Kasa, Matias Ndini, bazuar ne nenet 139 dhe 25 të K.Penal, dënimin e tij me 6 vjet burgim.

1.3 Deklarimin fajtor të pandehurit Indrit Bylyku, për kryerjen e veprës penale “Vjedhja me dhune”, ne bashkëpunim ndaj te demtuarit Endris Merkuri, bazuar ne nenet 139 dhe 25 të K.Penal, dënimin e tij me 5 vjet burgim.

  • Ne zbarim te nenit 55.1 te K.Penal te pandehurit Indrit Bylyku i caktohet nje denim i vetem me 10 vjet burgim.

  • Ne zbatim te nenit 406/1 te K.Pr.Penale, te pandehurit, Indrit Bylyku i ulet 1/3 e denimit dhe i mbetet per te vuajtur 6 (gjashte) vjet e 8 (tete) muaj burgim.

  • Vuajtja e denimit per te pandehurin Indrit Bylyku te filloj nga dita e arrestimit ne flagrance date 17.02.2014.

2. Deklarimin fajtor të pandehurit Mino Novruz Zotaj, për kryerjen e veprës penale “Vjedhja me dhune”, ne bashkëpunim ndaj te demtuarit Oliver Torres, bazuar ne nenet 139 dhe 25 të K.Penal, dënimin e tij me 5 vjet burgim.

2.1 Deklarimin fajtor të pandehurit Mino Zotaj,, për kryerjen e veprës penale “Vjedhja me dhune”, ne bashkëpunim ndaj te demtuarve Reiden Basho, Mateo Ilo, Tomas Mato, bazuar ne nenet 139 dhe 25 të K.Penal, dënimin e tij me 6 vjet burgim.

2.2 Deklarimin fajtor të pandehurit Mino Zotaj, për kryerjen e veprës penale “Vjedhja me dhune”, ne bashkëpunim ndaj te demtuarve Klaus Xhorxh, Marsel Kasa, Matias Ndini, bazuar ne nenet 139 dhe 25 të K.Penal, dënimin e tij me 6 vjet burgim.

2.3 Deklarimin fajtor të pandehurit Mino Zotaj, për kryerjen e veprës penale “Vjedhja me dhune”, ne bashkëpunim ndaj te demtuarit Endris Merkuri, bazuar ne nenet 139 dhe 25 të K.Penal, dënimin e tij me 5 vjet burgim.

  • Ne zbarim te nenit 55.1 te K.Penal te pandehurit Mino Zotaj, i caktohet nje denim i vetem me 10 vjet burgim.

  • Ne zbatim te nenit 406/1 te K.Pr.Penale, te pandehurit, Mino Zotaj i ulet 1/3 e denimit dhe i mbetet per te vuajtur 6 (gjashte) vjet e 8 (tete) muaj burgim.

  • Vuajtja e denimit per te pandehurin Mino Zotaj te filloj nga dita e ekzekutimit te ketij vendimi.

3. Deklarimin fajtor të pandehurit Ginsel Ilir Durresi, për kryerjen e veprës penale “Vjedhja me dhune”, ne bashkëpunim ndaj te demtuarit Oliver Torres, bazuar ne nenet 139 dhe 25 të K.Penal, dënimin e tij me 5 vjet burgim.

3.1 Deklarimin fajtor të pandehurit Ginsel Durresi, për kryerjen e veprës penale “Vjedhja me dhune”, ne bashkëpunim ndaj te demtuarve Reiden Basho, Mato Ilo, Tomas Mateo, bazuar ne nenet 139 dhe 25 të K.Penal, dënimin e tij me 6 vjet burgim.

  • Ne zbarim te nenit 55.1 te K.Penal te pandehurit Ginsel Durresi, i caktohet nje denim i vetem me 7 vjet e 6 muaj burgim.

  • Ne zbatim te nenit 406/1 te K.Pr.Penale, te pandehurit, Ginsel Durresi i ulet 1/3 e denimit dhe i mbetet per te vuajtur 5 vjet burgim.

  • Vuajtja e denimit per te pandehurin Ginsel Durresi te filloj nga dita e ekzekutimit te ketij vendimi.

4. Deklarimin fajtor të pandehurit Eno Dashnor Barrolli, për kryerjen e veprës penale “Vjedhja me dhune”, ne bashkëpunim ndaj te demtuarve Klaus Xhorxh, Marsel Kasa, Matias Ndini, bazuar ne nenet 139 dhe 25 të K.Penal, dënimin e tij me 6 vjet burgim.

4.1 Deklarimin fajtor të pandehurit Eno Barrolli, për kryerjen e veprës penale “Vjedhja me dhune”, ne bashkëpunim ndaj te demtuarit Endris Merkuri, bazuar ne nenet 139 dhe 25 të K.Penal, dënimin e tij me 5 vjet burgim.

  • Ne zbarim te nenit 55.1 te K.Penal, te pandehurit Eno Barrolli, i caktohet nje denim i vetem me 7 vjet e 6 muaj burgim.

  • Ne zbatim te nenit 406/1 te K.Pr.Penale, te pandehurit, Eno Barrolli, i ulet 1/3 e denimit dhe i mbetet per te vuajtur 5 vjet burgim.

  • Vuajtja e denimit per te pandehurin Eno Barrolli, te filloj nga dita e ndalimit date 17.02.2014.

  • Shpenzimet proceduriale u ngarkohen solidarisht të pandehurve.


Kundër vendimit kane bërë ankim te pandehurit duke parashtruar :

I pandehuri Indrit Bylyku :

  • Gjykata e Rrethit Gjyqesor Tirane nuk ka vleresuar drejte rrethanat lehtesuese si dhe rrethanat e tjera dhe per rrjedhoje ka aplikuar nje mase te larte denimi. Gjykata ne menyre te gabuar dhe pa asnje argument, ka denuar te pandehurin Indrit Bylyku, me shune nga kerkesa e organit te akuzes

  • Gjykata nuk ka vleresuar ne masen e duhur rrethanat e prezantuara ne gjykimi dhe konkretisht :

  • I pandehuri Indrit Bylyku ka shfaqur pendim te thelle dhe ka kërkuar meshire para gjykates. Ai eshte i padenuar me pare;

  • I pandehuri ka nje familje ne gjendje te mjeruar ekonomike, si dhe prinderit e tij jane me probleme te theksuara shendetsore.

  • Babai i tij eshte invalid me vendim KMCAP dhe ka nevoje per përkujdesja te vazhdueshme. Nena e te pandehurit Indrit, eshte e shtruar ne spital me probleme te renda shendetsore;

  • Jane evidentuar te gjitha rrethanat qe i pandehuri Indrit Bylyku te denohet nen minimumin qe parashikon dispozita, si dhe te aplikohet pezullimi i ekzekutimit te denimit per pjesen tjeter te denimit.


Duke kërkuar :

  • Ndryshimin e vendimit penal Nr. 2893, date 25.11.2014 , të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe denimin e te pandehurit Indrit Bylyku nen minimumin qe parashikon dispozita si dhe pezullimin e ekzekutimit te denimit me burgim.


I pandehuri Mino Zoto :

  • Edhe per te pandehurin Mino Zoto, Gjykata e Rrethit Gjyqesor Tirane nuk ka vleresuar drejte rrethanat lehtesuese si dhe rrethanat e tjera dhe per rrjedhoje ka aplikuar nje mase te larte denimi.

  • Dënimi përfundimtar që ka dhënë gjykata e shkallës së parë alogjik dhe i shpërpjesëtuar. Edhe pse neni 375 i K.Pr.Penale nuk ndalon gjykatën ti japë faktit një dënim më të rëndë nga ai i kërkuar nga prokurori, megjithatë në rastin konkret diferenca e dënimit të kërkuar nga akuza me dënimin e dhënë nga gjykata është haptazi mjaft e madhe.

  • I pandehuri Mino Zotaj aktualisht dëshiron të ndjekë shkollën e mesme dhe ka treguar një pendim të thellë, kështu që gjykata duhet të marrë në konsideratë dëshirën e këtij të pandehuri për të ndjekur këtë proçes mësimor dhe edukativ si dhe të mos shkatërrohet nga ambjenti i ashpër i burgimit.

  • Ky i pandehur për herë të parë akuzohet për kryerje të veprave penale, pasi më parë nuk është i dënuar, kjo gjë vërtetohet edhe nga Vërtetimi i Gjëndjes Gjyqësore.

  • Për më tepër ky i pandehur që në momentin e parë është treguar bashkëpunues me organin proçedues e ka treguar një pendim të thellë në lidhje me sa akuzohet. Në këto kushte gjykata duhet të mbajë parasysh faktin e dhënies së një mundësie të dytë për riintegrimin shoqëror dhe social të të pandehurit Mino Zotaj.

  • Duke u bazuar në rrezikshmërinë e ulët shoqërore të vetë të pandehurit Mino Zotaj, të pendimit të tij të thellë menjëherë pas kryerjes së veprës penale, të qëndrimit të tij bashkëpunues me organin proçedues, të moshës së tij të vogël të dhënies së një mundësie të dytë për riintegrimin e tij shoqëror dhe mundësinë e vazhdimit të proçesit edukativ, gjykata duhet të marrë parasysh mundësinë e parashikuar nga neni 59 Kodit Penal për pezullimin e ekzekutimit të vendimit me burgim dhe vënien e tij në provë.


Duke kërkuar :

  • Ndryshimin e vendimit penal Nr. 428, datë 24.02.2015, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe aplikimin e nje denimi me te bute si dhe pezullimin e ekzekutimit te denimit me burgim per te pandehurin Mino Zotaj.


I pandehuri Eno Barolli :

  • Gjykata e Rrethit Gjyqesor Tirane nuk ka vleresuar drejte rrethanat lehtesuese si dhe rrethanat e tjera dhe per rrjedhoje ka aplikuar nje mase te larte denimi per te pandehurin Eno Barolli.

  • Gjykata nuk ka vleresuar ne masen e duhur rrethanat e prezantuara ne gjykimi dhe konkretisht :

  1. I pandehuri Eno Barolli ka shfaqur pendim te thelle dhe ka kërkuar meshire para gjykates. Ai eshte i padenuar me pare dhe eshte ne moshe te re;

  2. I pandehuri Eno Barolli ne momentin e arrestimit ka qene ne vazhdim te procesit mësimor ne shkollen e mesme te ndertimit ‘Karel Gega’;

  3. I pandehuri eshte karakterizuar nga sjellja e mire dhe gezon respektin e komunitetit.

  • Jane evidentuar te gjitha rrethanat qe i pandehuri Eno Barolli te denohet nen minimumin qe parashikon dispozita, si dhe te aplikohet pezullimi i ekzekutimit te denimit per pjesen tjeter te denimit.


Duke kërkuar :

  • Ndryshimin e vendimit penal Nr. 2893, date 25.11.2014 , të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe denimin e te pandehurit Eno Barolli nen minimumin qe parashikon dispozita si dhe pezullimin e ekzekutimit te denimit me burgim.



I pandehuri Ginsel Durresi :

  • Gjykata e Rrethit Gjyqesor Tirane nuk ka vleresuar drejte rrethanat lehtesuese si dhe rrethanat e tjera dhe per rrjedhoje ka aplikuar nje mase te larte denimi per te pandehurin Ginsel Durresi.

  • Gjykata nuk ka vleresuar ne masen e duhur rrethanat e prezantuara ne gjykimi dhe konkretisht :

I pandehuri Ginsel Durresi ka shfaqur pendim te thelle dhe ka kërkuar meshire para gjykates. Ai eshte i padenuar me pare dhe eshte ne moshe te re;

I pandehuri jeton ne kushte te veshtira ekonomike ne nje shtepoi me qera si dhe ka prinderit te divorcuar;



  • Denimi i dhene eshte mjaft i ashper dhe nuk i pergjigjet aspak si rrethanave te kryerjess e vepres ashtu edhe shkalles se rrezokshmerise shoqerore te te pandehurit Ginsel Durresi

  • Jane evidentuar te gjitha rrethanat qe i pandehuri Ginsel Durresi te denohet nen minimumin qe parashikon dispozita, si dhe te aplikohet pezullimi i ekzekutimit te denimit per pjesen tjeter te denimit.


Duke kërkuar :

  • Ndryshimin e vendimit penal Nr. 2893, date 25.11.2014 , të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe denimin e te pandehurit Ginsel Durresi nen minimumin qe parashikon dispozita si dhe pezullimin e ekzekutimit te denimit me burgim.


GJYKATA E APELIT TIRANË

pasi shqyrtoi materialet e çështjes, dëgjoi relatorin Shkelqim Mustafa; dëgjoi te pandehurin Indrit Bylyku dhe avokatin Lazer Sokli qe kërkuan :



  • Ndryshimin e vendimit penal Nr. 2893, date 25.11.2014 , të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe denimin e te pandehurit Indrit Bylyku nen minimumin qe parashikon dispozita si dhe pezullimin e ekzekutimit te denimit me burgim.

dëgjoi te pandehurin Eno Barolli dhe avokatin Emin Saraci qe kërkuan :



  • Ndryshimin e vendimit penal Nr. 2893, date 25.11.2014, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe denimin e te pandehurit Eno Barolli nen minimumin qe parashikon dispozita si dhe pezullimin e ekzekutimit te denimit me burgim.

dëgjoi avokatin Sokol Mengjesi qe kërkoi :

  • Ndryshimin e vendimit penal Nr. 2893, date 25.11.2014, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe denimin e te pandehurit Mino Zotaj nen minimumin qe parashikon dispozita si dhe pezullimin e ekzekutimit te denimit me burgim.

dëgjoi avokatin Lazer Sokoli qe kërkoi :



  • Ndryshimin e vendimit penal Nr. 2893, date 25.11.2014, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe denimin e te pandehurit Ginsel Durresi nen minimumin qe parashikon dispozita si dhe pezullimin e ekzekutimit te denimit me burgim.

pasi dëgjoi prokurorin e seancës Altin Dumani që kërkoi :



  • Lënien në fuqi të vendimit nr.2893 datë 25.11.2014 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë me ndryshimin:

  • Në aplikim të nenit 55 të Kodit Penal dënimin e të pandehurit Indrit Bylyku me një dënim të vetëm prej 8 (tetë) vjet burgim.

  • Në aplikim të nenit 55 të Kodit Penal dënimin e të pandehurit Mino Zotaj me një dënim të vetëm prej 6 (gjashtë) vjet burgim.

  • Në aplikim të nenit 55 të Kodit Penal dënimin e të pandehurit Eno Barolli me një dnëim të vetëm prej 6 (gjashtë) vjet burgim.

  • Në aplikim të nenit 55 të Kodit Penal dënimin e të pandehurit Ginsel Durrësi me një dënim të vetëm prej 6 (gjashtë) vjet burgim.

  • Gjykata e Apelit të mbajë në konsideratë edhe aplikim e gjykimit të shkurtuar parashikuar nga neni 406/1 i K.Pr.Penale.


V Ë R E N
Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë, fillimisht ka paraqitur për gjykim çeshtjen penale ndaj të pandehurve; Indrit Bylyku, Eno Barrolli, Mino Zotaj, Ginseld Durresi dhe Leonard Ndou, te akuzuar per kryerjen e veprave penale “Vjedhja me dhune” ne bashkepunim, ne disa raste, parashikuar nga nenet 139 dhe 25 të K.Penal.

Ne seancen gjyqesore te dates 23.10.2014, ne fazen e kerkesave paraprake,mbi bazen e kerkeses se mbrojtjes, Gjykata bazuar ne nenet 93; 404 te K.Pr.Penale dhe ne Vendimin Unifikues te Gjykates se Larte Nr 2 dates 29.01.2003, Gjykata e rrethit gjy qesor Tirane ka vendosur ndarjen e çeshtjes per te pandehurit Indrit Bylyku, Eno Barrolli, Mino Zotaj, Ginseld Durresi dhe zhvillimin e gjykimit te shkurtuar, per shkakun se keta te pandehur kerkuan kete lloji gjykimi dhe i pranuan akuzat e ngritura nga prokuroria, ndersa per te pandehurin tjeter ne mungese Leonard Ndou, i cili ka rezultuar jashte shtetit, u veçua çeshtja, sepse, sipas prokures se posaçme Nr 431 rep dhe Nr 137/1 kol te dates 11.04.2014, nuk rezultoi qe ky i pandehuri te kete shprehur vullnetin e tij per zhvillimin e gjykimit te shkurtuar, pasi prokura e mesiperme ishte leshuar nga babai i tij.


Nga gjykimi i shkurtuar ka rezultuar e provuar se :


  1. Ne daten 27.11.2013, ka bere kallzim penal ne Komisariatin e policise nr. 2 Tirane, shtetasi Amerikan Oliver Torres, i cili punon ne detyren e mesuesit ne World Academy of Tirana qe prej tre muajshe.Ai ka kallzuar se me daten 27.11.2013, rreth ores 19.00, ka qene ne rrugen “Prokop Mima” dhe ne afersi te EkoMarket i ka shkuar nga mbrapa nje person i ri ne moshe i seksit mashkull, rreth 20 vjeç,i cili i ka vene doren ne sup dhe e ka pyetur ne gjuhen angleze, nese kishte leke me vete.Ai ishte i shoqeruar dhe me dy persona te tjere ,te cilet Oliverin e kane shtyre drejt nje zone pa ndriçim dhe ne ate moment disa letra qe kishte ne dore Oliveri, i kane rene ne toke.Personi qe e pyeti per leke,ka nxjerre nje thike dhe ia ka drejtuar ne stomak.Oliveri ka bertitur duke kerkuar ndihme,por personi me thike ne dore i ka thene” pusho, se do ta vras,me jep portofolin”.Nderkohe qe njeri mbante thiken ne dore, duke ia drejtuar ne stomak, nje person tjeter i ka nxjerre nga xhepi i pantallonave,portofolin dhe telefonin.Ata kane kontrolluar portofolin dhe i kane marre 3000 leke te reja, ndersa kartat qe kishte brenda ia kane kthyer.Po keshtu i kane marre dhe telefonin,te markes Vodafone, tip i thjeshte ,te cilen e kishte blere 2000 leke te reja dhe brenda ky celular kishte numrin 0692064022.Mbasi kane kryer kete vjedhje,tre personat ne fjale jane larguar me vrap ne drejtim Kristal Center.Pas pak, aty eshte afruar nje çift dhe e kane pyetur Oliverin nese ishte mire,te cilet kane vene re personat qe po largoheshin me vrap dhe letrat e Oliverit qe ishin shperndare ne toke.Ky çift ka njoftuar sherbimet e policise.

Personi qe i ka drejtuar thiken , ishte i moshes rreth 22-25 vjeç, me floke te verdhe ,te shkurtera anash dhe me te gjata siper, me mjeker pak te gjate dhe veshur mbante nje xhup me ngjyre te bardhe me vija ne ane te krahut.


  1. Ne daten 25.12.2013, kane bere kallzim penal prane komisariatit te policise nr. 2 Tirane , shtetasit Reiden Basho dhe Mateo Ilo. Ata kane kallzuar se me daten 25.12.2013, rreth ores 17.00, kane dale nga shtepia dhe tek “Sharaton” jane takuar me shokun e tyre Tomas Mato dhe qe tre jane nisur per te shkuar tek qendra “Kristal”.Gjate rruges , ne kohen qe ndodheshin tek kompleksi “ Dinamo” u kane dale perpara tre djem ,ku njeri nga ata kishte thike ne dore.Personi qe kishte thike me vete i ka kercenuar me te dhe u ka kerkuar telefonat.Ne kete moment qe te tre kane nxjerre telefonat qe kishin dhe ua kane dhene ketyre tre personave.

Reideni, kallzon se ka patur nje telefon te markes Iphone 4 S me ngjyre te zeze, me numer telefoni 0696704364,Mateo kallzon se ka patur telefon te markes Iphone 4,ne numer karte 0697406090,ndersa Tomasi deklaron se ka patur telefon Nokia C1, me numer karte 0697251509.

Personi qe i ka kercenuar me thike ,ishte i gjate rreth 1.85 cm,i moshes 18-20 vjeç, me floke kaçurela me ngjyre te zeze, esmer dhe pak mjeker, i veshur sportiv.




  1. Ne daten 11.01.2014, ka bere kallzim penal ne komisariatin e policise nr. 2 Tirane ,shtetas Klaus Xhorxh i vitlindjes 1998. Ai ka kallzuar se me daten 11.01.2014,rreth ores 17.oo, eshte takuar me shoket e tij Marsel Kasa dhe Matias Ndini dhe qe te tre kane shkuar tek pallatet “ Kika” qe ndodhen tek “Komuna e Parisit”. Mbasi kane qendruar pak kohe edhe me shoke te tjere, Klausi, Marseli dhe Matiasi jane larguar nga aty,per te shkuar ne nje lokal qe ndodhej afer Gardes se Republikes dhe quhet Public Hause.Gjate rruges ,ne kohen qe ndodheshin tek kompleksi ”Dinamo” ne rrugen qe te nxjerre tek diga e liqenit artificial ,tek hyerja e kalçetove, u kane dale perpara tre persona, i kane ndaluar , i kane pyetur se ku banonin , nese njifnin kete apo ate person duke dhene emra te ndryshem dhe i kane kapur qe te tre.Matiasi ka kundershtuar ndaj e kane shtrire ne toke, duke drejtuar nje thike tek fyti dhe goditur me grushta ne stomak, ndersa Klausin dhe Marselin i kane mbajtur nga krahet.Matiasit i kane marre nje celular qe kishte ne xhep , si dhe i kane kontrolluar neper xhepa dhe Klausin dhe Marselin. Mbasi kane vjedhur kete celular jane larguar.Telefoni qe ata i kane vjedhur Matiasit, ishte i markes LG NEXUS5 me ngjyre te zeze, telefon i cili ishte prone e Klausit, por ne ato momente e kishte Matiasi.

Personi qe i ka kanosur me thike, ka qene i gjate rreth 1.85 cm, me moshe 19-20 vjeç,me mustaqe,me mjeker te holle, i veshur me bluze ngjyre gri dhe ne koke mbante kapuçin e bluzes se veshur.


  1. Ne daten 17.02.2014, ka bere kallzim penal ne komisariatin e policis nr. 2 Tirane, shtetasi Endris Merkuri, i vitlindjes 1998. Ai ka kallzuar se me daten 17.02.2014, mbasi ka mbaruar mesimin rreth ores 17.40, eshte nisur per ne shtepi me shokun e tij Ylli Andoni dhe ka shkuar tek lagja e ketij te fundit tek Kopshti Zoologjik.Mbasi ka qendruar pak kohe me Yllin, eshte ndare me te dhe ka marre rrugen per ne shtepi,i cili banon ne rrugen “ Grigor Heba”. Gjate rruges ne kohen qe eshte afruar prane nje lokali qe ndodhet tek komplesi “Dinamo”,i kane dale perpara tre djem te ri,ku njeri nga ata me gjatesi rreth 1.80, me floke kaçurela dhe me pak mjeker, i cili e ka pyetur se ku e ke shtepine dhe pastaj e ka pyetur nese kishte leke ne celular dhe kallzuesi i eshte pergjigjur qe jo.Pas kesaj pergjigje, ky person e ka kapur nga xhupi kallzuesin me doren e majte, ndersa me doren e djathte i ka drejtuar nje kacavide dhe e ka kercenuar duke e shoqeruar me fjalet “ do te q... robte e shtepise,por me jep telefonin”.Ne keto rrethana Endrisi ua ka dhene telefonin te cilin ia mori njeri nga ata djemte dhe pikerisht ai qe ishte veshur me rroba me ngjyre te zeze. Kallzuesi ka njoftuar prinderit dhe keta te fundit policine.Ka shkuar menjehere patrulla e policise ,ka marre takim me te demtuarin dhe pasi e kane hypur ne mjetin e tyre , kane kontrolluar zonen .Tek diga e liqenit artificial, kane pare gjashte çuna dhe policia u ka kerkuar te afrohen dhe pasi u ka ndriçuar fytyrat, kallzuesi ka njohur njerin nga ata dhe pikerisht personin qe e kishte kanosur me kaçavide dhe i ka thene patrulles se policise se ky eshte njeri nga ata te tre , qe me ka vjedhur telefonin.Policia i ka bere kontroll fizik ketij shtetasi dhe i kane gjetur celularin qe i kishte vjedhur para pak minutash kallzuesit.

Eshte bere shoqerimi i ketij shtetasi ne komisariatin e policise nr. 2 Tirane ku ka rezultuar se ishte shtetasi Indrit Bylyku.


I pyetur si person nen hetim per kete fakt, duke i atribuar vepren penale te parashikuar nga nenet 139 dhe 25 te Kodit Penal, Indrit Bylyku ka shpjeguar se, me daten 17.02.2014, ne oret e pasdrekes ,eshte takuar me shoket e tij Mino Zotaj dhe Leonard Ndou,me te cilet njihet prej tri vitesh.Mbasi kane pire kafe ne nje lokal, kane biseduar dhe rene dakort me njeri-tjetrin ,per te dale dhe vjedhur ndonje celular , pasi kishin ngelur pa leke dhe Leonardi u ka thene se kishte lene shume leke ne kompjutera.Rreth ores 17.30-18.00,mbasi kane dale nga ky lokal, jane nisur ne drejtim te Kompleksit “Dinamo”.Tek fusha e tenisit afer kalçetove kane pare nje djale te moshes rreth 16 vjec ,me nje celular ne dore dhe kane vendosur qe t’ja marrin ate. Indriti kishte me vete nje kaçavide ,i cili i eshte afruar djalit duke e pyetur se ku banonte. Ai nuk i ka kthyer pergjigje ,por eshte terhequr mbrapa dhe ne kete kohe Indriti ka nxjerre nga xhepi i trikos kaçaviden dhe ne kete moment aty eshte afruar edhe Leonardi, ndersa Minoja bente roje se mos vinte njeri.Ne momentin qe Indriti e ka kanosur me kaçavide,Leonardi i ka marre nga dora celularin.Pasi kane vjedhur kete celular, jane larguar ne drejtim te diges se liqenit artificial dhe jane ulur tek bordurat ,ku kane dredhur dhe pire nga nje cigare.Nga aty kane zbritur shkallet ku ndodhet dhe nje parking, pa u futur tek Aquadromi aty ka shkuar dhe nje shoku i tyre i quajtur Eno Barolli, i cili ishte me biçiklete.Leonardi i ka kerkuar Enos pak hashash dhe pasi kane dredhur nje cigare, ka ardhur policia dhe ka bere shoqerimin e tyre.Gjate dhenies se shpjegimeve,i pyetur nen hetim,me daten 17.02.2014,Indrit Bylyku, ka pohuar se perveç vjedhjes se dates 17.02.2014, ka kryer edhe shume vjedhje te tjera si:

-Ne daten 25.12.2013,ne bashkepunim me Mino Zotaj dhe Griseld Durresi, u kane vjedhur tre djemeve qe ishin se bashku celularet qe kishin me vete dhe konkretisht nje iphone 4 S me ngjyre te zeze ,nje iphone 4 dhe nje Nokia C1.Ne fillim Indriti i ka pyetur nese kishin leke ne telefon per zile dhe pastaj ka nxjerre thiken qe kishte me vete dhe i ka kanosur, duke u thene na jepni telefonat dhe çfare keni me vete.Perveç celulareve te cileve ua kane hequr kartat, u kane vjedhur dhe leket qe kishin me vete.

Indriti ka mbajtur celularin ipohen 4 S me ngjyre te zeze, Ginseldi iphone 4.Te nesermen Indrit Bylyku i ka shitur dy telefonat Iphone, tek nje pike servisi qe ndodhet tek Tirane Bank ne Unazen e Re.

-Me daten 26-27 nentor te vitit 2013, ne rrugen “ Prokop Mima” ne bashkepunim me shtetasit Mino Zotaj dhe Ginseld Durresi, i kane vjedhur nen kercenimin e thikes, nje shtetasi te huaj , 37 mije leke dhe nje celular te thjeshte,ku leket i kane ndare ne tre pjese,ndersa celularin e ka mbajtur Ginseldi.

- Vjedhjen tjeter e ka kryer ne bashkepunim me Eno Barrolli dhe Mino Zotaj, tek kompleksi “ Dinamo” .Qe te tre se bashku ,kane ndaluar tre djem te vegjel ne moshe, ne kohen qe po leviznin ne kete rruge rreth ores 18.40 dhe duke i kercenuar me anen e nje kaçavide, u kane thene “nxirr celularin ose do te there”, i kane vjedhur njerit nga ata celularin e tipit LG Nextus 5, me ngjyre te zeze.Celularin e vjedhur e kane shitur ate nate ne nje servis tek rruga e” Kavajes” ,per shumen leke 330 mije dhe parate i kane ndare ne tre pjese.

-Ka shpjeguar ne lidhje me nje ngjarje tjeter,tek kryqezimi i rruges se komunes se Parisit, ku kane ndaluar dy djem dhe me kercenimin se do te therin, i kane vjedhur njerit nga ata ,dy celular te markes iphone 4 me ngjyre te zeze, njeri nga celularet me ekran pak te krisur.

Celularet e vjedhur , i kane shitur per shumen leke 105 mije dhe leket i kane ndare mes tyre.

Ka spjeguar se ne muajin shtator te vitit 2013, kane ndaluar dy djem ,tek diga e liqenit artificial dhe nen kanosjen se “do t’u therin” i kane vjedhur njerit nga ata , nje celular te markes HTC me ngjyre te bardhe dhe e kane shitur per shumen leke 100 mije dhe ndare leket mes tyre.

I pandehuri Indrit Bylyku ka shpjeguar se ka kryer dhe nje vjedhje tjeter tek kompleksi “ Dinamo” ne bashkepunim me Eno Barollin dheMino Zotaj,ku kane vjedhur dy celular te tipit Samsung GalaxyYong me ngjyre te bardhe dhe 50-60mije leke.Celularet i kane shitur dhe leket i kane ndare mes tyre.
I pyetur si preson nen hetim me daten 17.02.2014, lidhur me keto vjedhje shtetasi Mino Zotaj ka shpjeguar se:

- Me daten 17.02.2014, rreth ores 17.30 eshte takuar me shoket e tij Indrit Bylyku dhe Leonard Ndou, tek nje lokal ne lagjen e tij dhe pastaj kane shkuar tek liqeni artificial ne afersi te kompleksit “ Dinamo”, ne nje vend ku ishte erresire.Rreth ores 18.30-19.00, kane pare nje djale te moshes 15-16 vjeç qe po vinte drejt tyre dhe Indriti e ka ndaluar dhe e ka pyetur a keni telefon dhe djali nuk i eshte pergjigjur dhe ne kete kohe Indriti i ka nxjerre nje kaçavide per ta trembur dhe nderkohe ia ka marre atij telefonin nga dora.Pasi kane vjedhur kete telefon, kane shkuar tek diga e liqenit dhe aty ka shkuar patrulla e policise dhe i ka shoqeruar ne komisariat.

Para nje muaji e gjysem,ka qene se bashku me Indrit Bylykun dhe Ginsel Durresi,tek kompleksi “ Dinamo”, tek rrugica qe te çon tek pishinat. Kane pare tre djem, dhe Indriti u ka dale perpara dhe i ka pyetur nese kishin leke ne telefon dhe ata ngelen si te habitur Indriti dhe Ginseldi, u kane marre ketyre çunave telefonat qe kishin me vete ,ku ishin dy telefona te markes Iphone . Indriti i ka mbajtur telefonat dhe ka shkuar per t’i shitur dhe kur eshte kthyer u ka thene se, i ka shitur 140 mije leke dhe Mino shpjegon se mua me ka dhene 40 mije leke.

-Ne muajin tetor ose nentor te vitit 2013,rreth ores 16.00 ose 17.00, ka qene se bashku me Indrit Bylykun dhe Eno Barollin,duke kaluar ne rruge tek kompleksi “ Dinamo” dhe aty kane pare nje djale rreth 18 vjeç qe po vinte drejt tyre.Indriti e ka ndaluar kete djale ,e ka kapur me duar dhe pyetur “ a ke leke ne telefon per te bere nje zile” dhe djali iu pergjigj se kishte leke dhe ka nxjerre telefonin.Indriti ia ka marre telefonin dhe eshte larguar se bashku me te.Telefoni ishte i markes” Nokia”, nga ata qe nuk kushtojne, te cili ia kane shitur nje djali ne lagje per shumen leke 20 mije, Mino ka marre 5000 leke ne kete rast.

- Ne muajin nentor te vitit 2013,ka qene tek lagja” Komuna e Parisit” se bashku me Indrit Bylykun dhe Ginsel Durresin,ku Indriti dhe Ginseli do te shkonin tek kompleksi “Dinamo”, aty ku grabisnin gjithmone, ndersa ai do te shkonte tek shtepia e xhaxhit te tij.Duke ecur ne rruge tek kryqezimi ,kane pare nje burre qe po ecte para tyre.Indriti tha “hajde ta kapin” por une iu thashe jo se kam frike. Kane shkuar tek ky burri, Indriti dhe Ginseli, dhe jene kthyer pas disa minutash,te cilit i kishin vjedhur nje portofol ku ishin rreth 390 mije leke dhe nje telefon te markes “ Samsung”.Leket i ndame mes nesh,ndersa telefonin e mbajti Ginseli.

I pandehuri Mino Zotaj ka shpjeguar se, Indrit Bylyku dhe Eno Barolli, ne vendin e quajtur perballe stacionit te autobuzit tek kryqezimi i “Komunes se Parisit”,ku jane disa stola, kane pare dy çuna qe po kalonin ne rruge.Eno dhe Indriti i kane pyetur keta çunat “sa eshte ora” dhe kur ata kane nxjerre telefonat per te pare oren , Indriti dhe Eno ua kane marre telefonat atyre, qe ishin te markes iphone.Une nuk kam marre pjese ne kete vjedhje, ka deklaruar ai.

Para dy muaj e gjysem, Indriti dhe Eno, kane ndaluar dy çuna tek lavazhet tek kompleksi “ Dinamo” dhe i kane vjedhur atyre nje telefon te markes LG NEXUS 5 , ate e kane shitur ne nje dyqan celularesh . Keto dy rastet e fundit pretendon se i ka degjuar nga Eno dhe Indriti dhe vete nuk ka marre pjese.
I pyetur si person nen hetim me daten 17.02.2014, per keto vjedhje, Leonard Ndou ka shpjeguar si me poshte;

Me daten 17.02.2014, rreth ores 18.00, eshte takuar ne nje lokal ne lagjen e tij me Indrit Bylykun dhe Mino Zotaj ( Bushi) dhe mbasi kane dale nga ky lokal, kane shkuar qe te tre tek kompleksi “ Dinamo”.Aty kane pare te vinte nje djale i moshes 16 vjeç ,i cili ishte vetem dhe mbante ne dore nje celulare te markes “Samsung”, me shine me ngjyre te zeze dhe kane vendosur per t’ja vjedhur kete telefon. I kane dale perpara ,ku i pare i eshte afruar Indriti dhe e ka pyetur se ku banon,por djali nuk i eshte pergjigjur. Indriti ka nxjerre nga xhepi i trikos kaçaviden dhe ia ka treguar djalit.Ne kete moment eshte afruar Leonardi dhe ia kam marre celularin nga dora djalit Ne kohen qe une dhe Indriti po vidhnin telefonin djalit, Mino Zotaj, po bente roje, se mos vinte njeri.Mbasi kemi vjedhur kete telefon, kemi shkuar tek diga e liqenit artificial dhe aty jemi kapur nga policia.

Nuk kam kryer vjedhje te tjera ,ka shpjeguar Leonardi, por kam pare nje rast tjeter qe Indrit Bylyku dhe Eno Barolli , kane vjedhur telefona tek kompleksi “Dinamo”.
I pyetur si person nen hetim, ne daten 17.02.2014, shtetasi Eno Barolli, ne lidhje me keto vjedhje, ka shpjeguar si me poshte;

Para dy tre muajsh si date nuk i kujtohet ,kam qene se bashku me Indrit Bylykun dhe Mino Zotaj duke ecuar tek kompleksi “Dinamo”, rruges nga lavazhot, tek pishinat ,duke biseduar me njeri tjetrin , sepse kishin ngelur pa leke. Aty kane pare dy djem te moshes 16-17 vjeç,te cilet i kane ndaluar dhe Indriti ka komunikuar me ta, duke i pyetur per emrat , vendbanimin etj, por djemte jane trembur dhe nuk kane folur.Indriti u ka kerkuar telefonat dhe i ka trembuar ata me nen e nje kaçavide, ku Mino Zotaj ,i ka marre njerit nga ata ,nje telefon,te cilen e kane shitur tek “21 dhjetori”. Telefoni i vjedhur ishte i markes “LG NEXUS”.Telefonin e kane shitur per shumen leke 200 mije dhe leket i kane ndare mes tyre.Vjedhje te tjera nuk kam kryer, ka deklaruar Eno.


Ne daten 21.05.2014, te pandehurit Ginsel Durresi, i eshte bere njoftimi i akuzes per vepren penale te “ Vjedhjes me dhune” ne bashkepunim , dy here ,parashikuar nga neni 130-25 dhe 139-25 te Kodit penal dhe pikerisht per vjedhjen e kryer ne rrugen “ Prokop Mima”, ne bashkepunim me Indrit Bylyku dhe Mino Zotaj, ku i kane vjedhur shtetasit amerikan Oliver Torres , nje celular te thjeshte dhe shumen pre 3000 leke te reja , ngjarje e ndodhur me daten 27.11.2013, ku Indriti e ka kercenuar me nje thike ,si per vjedhjen e kryer tek kompleksi “ Dinamo”, ku ne bashkepunim me Indrit Bylykun dhe Mino Zotaj,u kane vjedhur shtetasve Reidon Basha , Mateo Ilo dhe Tomas Mato, tre celular, dy te markes Iphone dhe nje Nokia C1, ngjarje kjo e ndodhur me daten 15.12.2013, ku edhe ne kete rast Indriti i ka kercenuar me nje kaçavide. Ai ka shpjeguar se banon me babain e tij , mbasi prinderit i ka te divorcuar dhe ka banuar prane shkolles “Karl Gega” disa muaj, me qira ne vitin 2013 dhe aty ka njohur shtetasit Iindrit Bylyku, Mino Zotej, Eno Barolli dhe Leonard Ndou.

Lidhur me vjedhjen e shtetasit amerikan me daten 27.11.2013, shpjegon se ka qene me Indrit Bylykun dhe Mino Zotej dhe Indriti i ka vjedhur ketij shtetasi 3000 leke dhe nje celular,ku mua me dha 800 leke, por une nuk kam kryer ndonje veprim. Njekohesisht ka shpjeguar se edhe vjedhjen tek kompleksi “ Dinamo” e ka kryer Indrit Bylyku, ndersa ai nuk ka kryer ndonje veprim,por mbasi Indriti i ka shitur celularet e vjedhur , i ka dhene 40 mije leke atij, dhe 40 mije leke Mino Zotajt.


Ne hetimet paraprake jane sekuestruar me cilesine e proves materiale keto sende;

Nje celular te markes” LG Nexus 5”, me ngjyre te zeze,qe i perket shtetasit Klaus Xhorxhi.Celulari i eshte sekuestruar shtetasit qe e zoteronte Albert Shyti.Ky I fundit ka deklaruar se ,kete celular e kishte blere per shumen leke 50 mije,ne rrugen e “Kavajes” dhe nuk ka patur dijeni se ishte i vjedhur.Ndersa shtetasi Myslim Fejza, i cili ka nje aktivitet privat “ Mobile Shop” ne rrugen e Kavajes, siper poliklinikes nr. 9, ka deklaruar me daten 18.02.2014, se para disa kohesh , nje person dhe konkretisht Indrit Bylyku ( te cilin e ka njohur nga fotografia qe i eshte paraqitur ) i ka shitur nje celular LG Nexus 5 per shumen leke 40 mije te reja.

Nje celular i markes “ Nokia C1” me ngjyre te zeze,qe i eshte vjedhur shtetasit Tomas Mato, me daten 25.12.2013.Ky celular i eshte sekuestruar shtetasit Marjo Markola.I pyetur me cilesin e personit qe ka dijeni per rrethana te hetimit, Marjo Markol ka deklaruar se , kete celular ,ia ka dhene ne fund te muajit dhjetor te vitit 2013,shtetasi Ginseld Durresi,por nuk ka patur dijeni se ishte i vjedhur.Marjo ka deklaruar, se i njef shtetasit Indrit Bylyku, Ginseld Durresi dhe Mino Zotaj,por nuk ka patur dijeni qe keta shtetas kryenin vjedhje.
Me daten 17.02.2014, shtetasit Indrit Bylyku, i eshte sekuestruar nje celular i markes” Samsung”, me ngjyre te zeze, telefon i cili eshte vjedhur ne kete date ,shtetasit Endris Merkuri. Njekohesisht te pandehurit Indrit Bylyku , iu ka sekuestruar dhe nje kaçavide , me anen e te ciles,ai ka kryer disa vjedhje me dhune dhe ne bashkepunim.
I pyetur me cilesine e personit qe ka dijeni per rrethana te hetimit, shtetasi Eltjon Prifti, me daten 18.02.2014, ka deklaruar se eshte i punesuar ne nje servis celularesh prane qendres Globe.Ne kete dyqan shtetasi Indrit Bylyku, eshte afruar per te shitur nje telefon tip Iphone 4 me ngjyre te zeze,per shumen leke 30 mije dhe ne kohen qe i kam kerkuar karte identiteti ,ai nuk ma dha dhe ne keto rrethana, nuk eshte realizuar kjo shit-blerje,ka shpjeguar ai.

Ne gjykim seicili prej te pandehurve i pranoj akuzat e ngritura nga prokuroria dhe shprehen pendim te thelle per veprat e kryera.

Ekzistenca e fakteve penale, veç qendrimit pohues te te pandehurve, vërtetohet me :


  • Procesverbalet e deklarimit te te demtuarve Fatmir Merkuri, Klaus Xhorxh, Reiden Basho, Mateo Ilo.

  • Procesverbalet e deklarimeve te personave qe kane dijeni per veprat penale, konkretisht shtetasit: Marsel Kasa, Matias Ndini, Tomas Mato.

  • Procesverbalet e sekuestrimit te provave materiale .

  • Aktet e ekspertimit vleresues te provave materiale te dates 10.04.2014.

Gjykata e Rrethit Gjyqësorë Tiranë në përfundim të gjykimit i ka deklaruar fajtor te kater te pandehurit për veprën penale të : “Vjedhjes me dhune te kryer ne bashkepunim”, me shume se nje here të parashikuar nga nenet 139 e 25 te K.Penal dhe i ka denuar, perkatesisht te pandehurit Eno Barolli dhe Ginseld Durresi me pese vjet burgim ndersa te pandehurit Indrit Bylyku dhe Mino Zotaj me me Gjashte vjet e tete muaj burgim.


Kundër këtij vendimi kane bërë ankim te pandehurit duke kërkuar : denimin e tyre nene minimumin qe parashikon dispozita si dhe pezullimin e ekzekutimit te denimit. Po keshtu edhe Prokuroi ne seancen gjyqesore ne gjykimin ne Apel, kërkoi qe te ndryshohej vendimi persa i perket mases se denimit duke kërkuar qe te pandehurit te denoheshion sipas kërkimit te Prokuroprit ne gjykimin ne gjykaten e rrethit gjyqësor Tirane.
Gjykata e Apelit Tirane vlerëson se vendimi nr.2893 datë 25.11.2014 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, është rezultat i interpretimit të drejtë të dispozitave proceduriale penale dhe materiale penale sa i takon deklarimit fajtor dhe llojit të dënimit të dhënë për të pandehurit Indrit Bylyku, Mino Zotaj, Ginsel Durrësi dhe Eno Barolli. Nga ana tjetër, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka gabuar në caktimin a masës së dënimit të dhënë për të pandehurit duke ardhur në këtë mënyrë ky vendim në interpretim të gabuar të neneve 47, 48, 49, 50, 139-25 dhe 55 të Kodit Penal.

Masa e dënimit e kërkuar nga Prokurori gjatë gjykimit në shkallë të parë është në raport të drejtë me rrezikshmërinë shoqërore të veprave dhe të autorëve të tyre.

Në mënyrë te vecantë, Gjykata ka gabuar kur ka aplikuar nenin 55 të Kodit Penal dhe ka bërë bashkimin e dënimeve të dhëna në ngarkim të të pandehurve. Në mënyrën se si ka aplikuar Gjykata nenin 55 të Kodit Penal ka dhënë një dënim më të rëndë se ai i kërkuar nga Prokurori. Gjykata kur ka bërë bashkimin e dënimeve nuk ka mbajtur parasysh rrethana të tilla si:

I pandehuri Indrit Bylyku është deklaruar fajtor 4 herë për veprën penale të “vjedhjes me dhunë”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 139 – 25 i Kodit Penal. I pandehuri Indrit Bylyku është i datëlindjes 01.10.1991 pra në një moshë të re, i padënuar më parë, ka pranuar akzuën dhe ka shfaqur pendim të thellë. Që në momentin e arrestimit, ky i pandehur ka bashkëpunuar me organet e hetimit duke treguar me detaje cdo vjedhje të kryer nga ai dhe bashkëpunëtorët e tij në krim. Gjithashtu, pavarësisht se jemi para realizimit të disa episodeve të vjedhjes, vlera e pasurisë së vjedhur nuk është shumë e madhe. Në të tilla kushte masa e dënimit e kërkuar nga Prokurori, pas aplikimit të nenit 55 të Kodit Penal, do të ishte më e përshtatshme.

I pandehuri Mino Zotaj, është i datëlindjes 01.06.1995, pra në kohën e kryerjes së veprave penale 19 vjec, është i padënuar më parë si dhe në momentin e arrestimit në flagrancë ka pranuar të bashkëpunojë duke treguar me detaje rrethanat e kryerjes së veprës penale. Roli i të pandehurit Mino Zotaj në kryerjen evprave penale për të cilat akuzohet është ai i ndihmësit dhe ekzekutorit por jo i organizatorit pasi një rol të tillë e kishte i pandehuri Indrit Bylyku. Gjithashtu, pavarësisht se jemi para realizimit të disa episodeve të vjedhjes, vlera e pasurisë së vjedhur nuk është shumë e madhe. Në të tilla kushte masa e dënimit e kërkuar nga Prokurori, pas aplikimit të nenit 55 të Kodit Penal, do të ishte më e përshtatshme.

I pandehuri Eno Barolli është I datëlindjes 07.04.1995 dhe akuzohet për veprën penale të vjedhjes me dhune (dy herë). Ky i pandehur është i padënuar më parë, ka pranuar kryerjen e veprave penale etj.

I pandehuri Ginsel Durrësi është I datëlindjes 08.10.1995, i rehabilituar dhe akuzohet për veprën penale të “vjedhjes me dhunë”, në bashkëpunim, dy herë. Edhe ky i pandehur ka pranuar akuzën dhe ka shfaqur pendim të thellë për veprën penale të kryer dhe ndaj kur ka aplikuar nenin 55 Gjykata duhej të kishte dhënë masën e dënimit të kërkuar nga prokurori dhe jo një masë dënimi më të rëndë sic dhe ka vepruar në rastin konkret.
Gjykata e Apelit Tirane i gjen te pabazuara pretendimet e mbrojtësve per uljen e denimit nen minimumin qe parashikon dispozita penale si dhe pezullimin e ekzekutimit te denimit me burgim.

Sipas nenit 59 të K.Penal, kur pezullohet ekzekutimi i dënimit me burgim duhet domosdoshmërisht të përmbushen njëkohësisht disa kushte si rrezikshmëria e pakët e vetë të dënuarit me burgim, moshës, kushteve shëndetësore dhe mendore, veçanërisht atyre që lidhen me familjen, shkollimin, punën, rrethanave të kryerjes së veprës penale, si dhe të sjelljes pas kryerjes së veprës penale.

Ne lidhje me kushtin e parë (rrezikshmërisë shoqërore të personit) vlerësojmë se të pandehurit paraqesin rrezikshmëri shoqërore të madhe. Të pandehurit janë deklaruar fajtorë për veprat penale të vjedhjes me dhunë në bashkëpunim dhe më shumë se një herë, parashikuar nga neni 139 – 25 i Kodit Penal që parashikojnë sanksione të larta dënimi nga 5 – 15 vjet burgim. Të pandehurit i kanë kryer veprat penale me dashje direkte si formë më e lartë e fajit dhe sipas një plani të mirëmenduar kriminal.

Të pandehurit i kanë kryer veprat penale në bashkëpunim dhe më shumë se një herë duke shtuar në këtë mënyrë rezikshmërinë shoqërore të tyre dhe të veprave penale të konsumuara, gjë që nuk lejon aplikimin e nenve 53 dhe 59 te Kodit Penal, per shkak se nuk plotësohen kriteret ligjore.



Sa u arsyetua me lart, Gjykata e Apelit Tirane, merr ne konsiderate qëndrimin e Prokurorit ner lidhje me masat e denimit, por nuk gjen shkaqe ligjore per te pranuar pretendimin e te pandehurve per uljen e denimit nen minimumin qe parashikon dispozita penale si dhe pezullimin e ekzekutimit te denimit me burgim.
PËR KËTO ARSYE
Gjykata Apelit Tirane bazuar në nenin 428/a, të Kodit Procedurës Penale:
VENDOSI
Lenien ne fuqi te vendim nr. 2893, date 25.11.2014 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane me kete ndryshim :

  1. Ne baze te nenit 55 te Kodit Penal denimin e te pandehurit Indrit Bylyku me 7(Shtate) vjet e 6(Gjashte) muaj burgim.

  • Ne aplikim te nenit 406/1 te K.Pr.Penale, denimin e te pandehurit Indrit Bylyku, perfundimisht me 5(Pese) vjet burgim.

  1. Ne baze te nenit 55 te Kodit Penal denimin e te pandehurit Mino Zoto me 7(Shtate) vjet e 6(Gjashte) muaj burgim.

  • Ne aplikim te nenit 406/1 te K.Pr.Penale, denimin e te pandehurit Mino Zoto, perfundimisht me 5(Pese) vjet burgim.

  1. Ne baze te nenit 55 te Kodit Penal denimin e te pandehurit Ginsel Durresi me 6(Gjashte) vjet burgim.

  • Ne aplikim te nenit 406/1 te K.Pr.Penale, denimin e te pandehurit Ginsel Durresi, perfundimisht me 4(Kater) vjet burgim.

  1. Ne baze te nenit 55 te Kodit Penal denimin e te pandehurit Eno Barolli me 6(Gjashte) vjet burgim.

  • Ne aplikim te nenit 406/1 te K.Pr.Penale, denimin e te pandehurit Eno Barolli , perfundimisht me 4(Kater) vjet burgim.




  • Tirane, me dt. 02.11.2015.


ANETAR ANETAR KRYESUES
Genti SHALA Lefter JAHAJ Shkelqim MUSTAFA



Yüklə 101,93 Kb.

Dostları ilə paylaş:




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə