Vendim nr. 480, datë 2015 PËr miratimin e rregullave teknike për aparatet marrëSE



Yüklə 128,36 Kb.
Pdf görüntüsü
səhifə1/6
tarix14.09.2018
ölçüsü128,36 Kb.
#68646
  1   2   3   4   5   6


VENDIM 

Nr. 480, datë 3.6.2015 

 

PËR MIRATIMIN E RREGULLAVE TEKNIKE PËR APARATET MARRËSE 

TELEVIZIVE, QË DO TË VENDOSEN NË TREG 

 

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 22, të ligjit nr. 97/2013, “Për mediat 



audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, dhe të pikës 3, të nenit 5, të ligjit nr. 10489, datë 

15.12.2011, “Për tregtimin dhe mbikëqyrjen e tregut të produkteve joushqimore”, të ndryshuar, 

me propozimin e ministrit të Shtetit për Inovacionin dhe Administratën Publike, Këshilli i 

Ministrave 

 

VENDOSI: 



 

1.

 



Miratimin e rregullave teknike për aparatet marrëse televizive, DVB-T2/MPEG4, me 

ndërfaqe të përbashkët, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse 

e tij. 

2.

 



Ngarkohen Ministria e Financave, ministri i Shtetit për Inovacionin dhe Administratën Publike, 

Ministria  e  Zhvillimit  Ekonomik,  Turizmit,  Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Autoriteti i Mediave 

Audiovizive dhe Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, për zbatimin e këtij vendimi. 

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare dhe i fillon efektet 3 muaj pas hyrjes në 

fuqi të tij. 

 

KRYEMINISTRI 



Edi Rama 

 

RREGULLA TEKNIKE 

PËR APARATET MARRËSE TELEVIZIVE, 

DVB-T2/MPEG4, ME NDËRFAQE TË 

PËRBASHKËT 

1. Fusha e zbatimit 

1.1  Ky rregull teknik zbatohet për aparatet marrëse televizive të cilat përfshijnë: 

a)

 



aparatet marrëse televizive të integruara; 

b)

 



dekoderat. 

 

1.2



 

Ky rregull teknik përcakton kërkesat/ specifikat e detajuara për veprimtarinë e vendosjes në 

treg, lëvizjes së lirë dhe vënies në shërbim të aparateve marrëse televizive në Republikën e 

Shqipërisë. 

1.3

 

Ky rregull teknik zbatohet për të gjitha aparatet marrëse televizive të importuara, si dhe për 



ato që mund të prodhohen në Shqipëri. 

1.4 Ky rregull teknik zbatohet për prodhuesit, përfaqësuesit e autorizuar të prodhuesit, 

subjektet përgjegjëse për vendosjen e pajisjeve në treg dhe operatorët e rrjeteve numerike, nëse 

ata janë përgjegjës për vendosjen në treg të pajisjeve. 

2. Përkufizime 

Për qëllime të këtij rregulli teknik, termat e mëposhtëm kanë këto kuptime: 

1.  “Akses i kushtëzuar”, ka kuptimin që i jep ligji nr. 97/2013. 

2.  “Aparat marrës televiziv”, bashkësia e  pajisjeve elektronike, që realizon marrjen dhe 

shfaqjen e transmetimeve televizive numerike për përdoruesit dhe çdo aparat tjetër apo program 

i lidhur me të për këtë qëllim. 

3.

 

“Aparat marrës i integruar”, aparati marrës televiziv që ka të integruar pajisjen për marrjen e 



sinjaleve numerike. 


4.

 

“HD (High-definition television (or HDTV))”, sinjali video me rezolucion substancialisht më të 



lartë se sinjalet video të sistemeve televizive tradicionale. 

5. 


“SD (Standard-definition television (ose  SDTV))”, rezolucioni i figurës së sistemeve 

televizive tradicionale. 

6.  “Dekoder”, pajisja që konverton sinjalet  numerike në  sinjale analoge, për t’u kapur 

(marrë) nga aparatet marrëse të zakonshme analoge. 

7.

 

“DVB-T - Digital Video Broadcasting Terrestrial, transmetimi numerik video tokësor (DVB-



T)”, është sistemi në shërbimin tokësor, i përcaktuar në rekomandimin ITU-R BT.1306 të 

Bashkimit

 

Ndërkombëtar



 

të Telekomunikacioneve si “Sistemi numerik B”. 

8.

 

“DVB-T2”, sistemi i transmetimeve numerike tokësore DVB-T i përmirësuar. 



9.

 

“ETSI  -  European Telecommunications Standards Institute”, e njohur zyrtarisht nga 



Bashkimi Evropian, si Organizata e Standardeve Evropiane, prodhon standarde për teknologjitë 

e  informacionit dhe komunikimit (ICT), përfshirë teknologjitë e konvergjuara fikse, të 

lëvizshme, radio, transmetimet audiovizive dhe internet. 

10. 


“ITU (International Telecommunications 

Union)”, Bashkimi Ndërkombëtar i 

Telekomunikacioneve. 

11.  “ITU-T (International Telecommunications  Union-T)”,  sektori  i  standardizimeve  të 

telekomunikacioneve të ITU-së. 

12.  “MPEG 2”, sistemi i kompresimit të figurës. 

13.  “MPEG 4”, sistemi i avancuar i kompresimit të figurës. 

14.

 

“Ndërfaqe e përbashkët”, një teknologji që lejon ndarjen e funksioneve të aksesit të 



kushtëzuar nga një aparat marrës televiziv, nëpërmjet një moduli të aksesit të kushtëzuar 

(CAM) për të mundësuar aksesin në disa sisteme enkriptimi që mund të ofrohen nga operatorë të 

ndryshëm. 

15.


 

“Moduli i aksesit të kushtëzuar (CAM)”, një pajisje elektronike që përmban një fole për 

një kartë (smart card), vendosur në një aparat marrës televiziv për të mundësuar aksesin në një 

shërbim të mbrojtur në një formë të kuptueshme/të qartë. 

3. Kërkesat/specifikat e detajuara 

Për të gjitha pajisjet brenda fushës së këtyre rregullave

 

teknike,


 

aplikohen

 

këto 


kërkesa/specifika të detajuara: 

a)

 



Aparati marrës televiziv të jetë me ndërfaqe të përbashkët. 

b)

 



Aparati marrës televiziv të jetë i standardit DVB-T2/MPEG-4. 

c)  Aparati marrës televiziv të mundësojë  marrjen dhe dekodimin e sinjaleve numerike të 

transmetuara në standardet DVB-T/MPEG-2. 

ç) Aparati marrës televiziv të mundësojë marrjen e sinjaleve numerike tokësore në 

standardet SD dhe/ose HD. 

d)  Aparati marrës televiziv të jetë në përputhje  me standardet e harmonizuara shqiptare, të 

listuara në shtojcën 1 të këtij vendimi. 

dh) Aparati marrës televiziv të jetë në përputhje me specifikimet teknike të miratuara nga 

AMA, si në shtojcën 2 të këtij vendimi. 

4. Vendosja në treg 

4.1

 

Aparati marrës televiziv vendoset në treg nga një person fizik ose juridik vetëm nëse 



plotëson kërkesat/specifikimet e detajuara sipas këtyre rregullave teknike. 

4.2


 

Prodhuesi ose personi që vendos në treg aparatin marrës televiziv është përgjegjës për të 

siguruar që aparati është në përputhje me këto rregulla teknike. 

4.3  Importuesi ose personi i cili importon  aparatin marrës televiziv dhe e vendos atë në 

treg, mban të njëjtën përgjegjësi si prodhuesi dhe duhet të sigurojë që produkti është në pajtim 

me këto rregulla teknike. 




Yüklə 128,36 Kb.

Dostları ilə paylaş:
  1   2   3   4   5   6




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə