Plani Hapësinor për Parkun Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”
Instituti për Planifikim Hapësinor
34
1.4. ZHVILLIMI EKONOMIK
Aktivitetet kryesore ekonomike që zhvillohen në Park ndërlidhen kryesisht:
me shfrytëzimin e drurit, shfrytëzimin e kullosave, me aktivitete turistike-
rekreative, me kultivimin e bimëve mjekësore dhe mbledhjen e frutave të
imëta.
Trendi aktual i zhvillimit është përqëndruar në turizëm, në ndërtime të reja
dhe adoptimin e objekteve ekzistuese. Vlerësohet se pjesa më e madhe e
këtyre aktiviteteve është realizuar në mënyrë stihike, pa ndonjë plan
paraprak.
Zhvillimi ekonomik është i përqëndruara në zonën e ndikimit, në
vendbanimet përreth parkut ku dominojnë ndërmarrjet e vogla dhe të
mesme si: tregtia, ndërtimtaria dhe bujqësia.
vijnë në mënyrë të organizuar sipas ofertave turistike.
1.4.1. Veprimtaria bujqësore dhe blegtorale
Bujqësia është veprimtari e rëndësishme për vendbanimet që ndodhen
brenda dhe jashtë kufirit të PK “Bjeshkët e Nemuna”. Sektorët primarë të
ekonomisë lokale: bujqësia dhe blegtoria janë traditë e banorëve të
zonave brenda dhe jashtë kufirit të parkut.
Sipërfaqet e pyjeve, livadheve dhe kullosave malore, frutave të imëta dhe
bimëve mjekuese në kuadër të parkut, kanë ndikuar në zhvillimin e
bujqësisë dhe blegtorisë ekstensive.
Resurset natyrore të volitshme, pasuritë ujore si dhe toka e përshtatshme
kanë mundësuar që të kultivohen prodhime eko-bujqësore të cilat arrijnë
rendimente cilësore të kulturave bujqësore: bimët mjekësore aromatike
dhe pemët me fruta të imëta, prodhimeve blegtorale (qumështi, djathi,
kosi, gjiza, gjalpi ) si dhe të prodhimet e mjaltës dhe dyllit.
1.4.1.1. Bujqësia
Në bazë të kushteve agroekologjike që ka zona e ndikimit rreth parkut, në
komunat: Pejë, Istog, Deçan, Junik dhe Gjakovë,
arrihen rendimente
cilësore të llojeve të ndryshme: pemë dhe perime që bëjnë furnizimin e
tregut me produkte të freskëta, drithëra dhe bimë foragjere. Kulturat
bujqësore në zonën e ndikimit kultivohen në tokat cilësore, në formë të
serave, ku kushtet janë më të favorshme, sidomos rreth rrjedhave të
lumenjëve (Lumbardhit të Deçanit dhe Lumbardhit të Lloqanit). Në
komunën e Junikut perimekultura kultivohet në kopshte shtëpiake. Në
venbanimet Batushë dhe Mulliq të komunës së Gjakovës, arrihen
rendimente të larta të kulturave bujqësore(pasuli i Mulliqit) që i plotësojnë
kërkesat e banorëve dhe më gjërë.
Pemëtaria – Pemëtaria kultivohet në masë mesatare në fshatrat brenda
kufirit të parkut, në Jasiq dhe Gjocaj të komunës së Junikut. Karakteristikë
e pjesës malore të Junikut dhe Deçanit është zona e pasur me gështenja
që ka rëndësi të madhe si për frytin ashtu edhe për lëndën drunore.
Pemët e larta si: molla, dardha, vishnja dhe pemët të imta (dredhëza,
mjedra) kultivohen rreth kufirit të parkut në fshatrat Pobërgjë dhe Voksh
të komunës së Deçanit si dhe në fshatrat e komunës së Istogut, Pejës,
Junikut dhe Gjakovës. Këto veprimtari kultivohen për konsum familjar, për
të plotësuar kërkesat e banorëve lokal në kuadër të vendbanimeve në
territorin e parkut dhe jashtë tij, si dhe për përfitime ekonomike.
1.4.1.2. Blegtoria
Zhvillimi i sektorit të blegtorisë ekstensive si veprimtari sezonale, është
traditë që kultivohet në zonën kodrinore malore (bjeshkë) brenda parkut
dhe në zonën e ndikimit duke i shfrytëzuar livadhet dhe kullosat e lira në
natyrë që janë më afër vendbanimeve. Kushtet agroekologjike,
përkatësisht sipërfaqja e madhe e kullosave ( 24.6.%), si resurs potencial
për blegtori dhe resurset ujore në të gjithë territorin e parkut, janë faktorë
që ndikojnë në zhvillimin e blegtorisë dhe prodhimin e produkteve
blegtorale.
Kullosat ekzistuese në viset kodrinore-malore të: Rugovës, Bjeshkëve të
Junikut dhe Deçanit, Istogut dhe Gjakovës brenda kufirit të parkut,
shfrytëzohen për kultivimin e lopëve, kuajve, deleve dhe dhive. Ky aktivitet
është traditë e kahmotshme e zonës. Stanet janë prezente në tërë
territorin e parkut, por kryesisht janë të koncentruara në bjeshkët e
Deçanit dhe të Rugovës. Janë të njohura: stanet e Bellopojës (që gjenden
në lartësi gati 1800 m), të Belegut, të Isniqit, Shtupeqit të Vogël dhe të
fshatit Prelep në lartësi prej 1900m.
Produktet blegtorale, kultivohen vetëm nga ekonomitë familjare me
metoda të vjetra, ndërsa shitja e tyre bëhet pa ndonjë organizim të
veçantë, në tregun e brendshëm. Kryesisht këto prodhime mblidhen nga
tregtarë të cilët i plasojnë në tregun e qendrave më të afërta: Pejë,
Gjakovë, Istog Junik dhe Deçan.
Kultivimi i veprimatarive blegtorale është në ulje për shkak të humbjeve të
mëdha të bagëtisë gjatë luftës, braktisjes së vendbanimeve rurale,
braktisjes së kultivimit të tokës si dhe mungesës së mbështetjes
institucionale të fermerëve për arritje më të mira në blegtori
.
→ Blegtoria në Bjeshkët e Rugovës
1.4.2. Bletaria
Zhvillimi i bletarisë në kuadër të parkut, është ngushtë i lidhur me
bujqësinë. Ekziston një numër i konsiderueshëm i ekonomive familjare që
merren me bletari - prodhimin
e
mjaltës, si aktivitet sekondar i cili nuk
kërkon shumë kohë.
Regjioni i Deçanit, Junikut dhe Istogut ka kushte të mira për zhvillimin e
bletarisë. Kosheret e bletëve janë të vendosura pranë shtëpive, resurseve
të polenit dhe ujit të freskët, ku kushtet klimatike janë më të volitshme,
duke pasur parasysh edhe faktin se territori është ekologjik dhe rezulton
me prodhime cilësore.