Agjencia për mbrojtjen e mjedisit të kosovëS



Yüklə 2,16 Mb.
Pdf görüntüsü
səhifə19/57
tarix06.05.2018
ölçüsü2,16 Mb.
#41810
1   ...   15   16   17   18   19   20   21   22   ...   57

Plani Hapësinor për Parkun Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”  

       


Instituti për Planifikim Hapësinor      

 

 



34 

1.4. ZHVILLIMI EKONOMIK 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Aktivitetet kryesore ekonomike që zhvillohen në Park ndërlidhen kryesisht: 



me shfrytëzimin e drurit, shfrytëzimin e kullosave, me aktivitete turistike-

rekreative, me kultivimin e bimëve mjekësore dhe mbledhjen e frutave të 

imëta.  

Trendi aktual i zhvillimit është përqëndruar në turizëm, në ndërtime të reja 

dhe adoptimin e objekteve ekzistuese. Vlerësohet se pjesa më e madhe e 

këtyre aktiviteteve është realizuar në mënyrë stihike, pa ndonjë plan 

paraprak.  

Zhvillimi  ekonomik është  i përqëndruara në  zonën e ndikimit, në 

vendbanimet përreth parkut ku dominojnë  ndërmarrjet e vogla dhe të 

mesme si: tregtia, ndërtimtaria dhe bujqësia. 

 

vijnë në mënyrë të organizuar sipas ofertave turistike.

 

1.4.1. Veprimtaria bujqësore dhe blegtorale  

Bujqësia është veprimtari e rëndësishme për vendbanimet që ndodhen 

brenda dhe jashtë kufirit të PK “Bjeshkët e Nemuna”. Sektorët primarë të 

ekonomisë lokale: bujqësia dhe blegtoria janë traditë e banorëve  të 

zonave brenda dhe jashtë kufirit të parkut.  

Sipërfaqet e pyjeve, livadheve dhe kullosave malore, frutave të imëta dhe 

bimëve mjekuese në kuadër të parkut, kanë ndikuar në zhvillimin e 

bujqësisë dhe blegtorisë ekstensive.  

Resurset natyrore të volitshme, pasuritë ujore si dhe toka e përshtatshme 

kanë mundësuar që të kultivohen prodhime eko-bujqësore të cilat arrijnë 

rendimente cilësore të kulturave bujqësore: bimët mjekësore aromatike 

dhe pemët me fruta të imëta, prodhimeve blegtorale (qumështi, djathi, 

kosi, gjiza, gjalpi ) si dhe të prodhimet  e mjaltës dhe dyllit. 



1.4.1.1. Bujqësia 

Në bazë të kushteve agroekologjike që ka zona e ndikimit rreth parkut, në 

komunat: Pejë, Istog, Deçan, Junik dhe Gjakovë,

 

arrihen rendimente 



cilësore të llojeve të ndryshme: pemë dhe perime që bëjnë furnizimin e 

tregut me  produkte të freskëta,  drithëra dhe bimë foragjere. Kulturat 

bujqësore në zonën e ndikimit kultivohen në tokat cilësore, në formë të 

serave, ku kushtet janë më të favorshme, sidomos rreth rrjedhave të 

lumenjëve (Lumbardhit të Deçanit dhe Lumbardhit të Lloqanit). Në 

komunën e Junikut perimekultura kultivohet në kopshte shtëpiake. Në 

venbanimet Batushë dhe Mulliq të komunës së Gjakovës, arrihen 

rendimente të larta të kulturave bujqësore(pasuli i Mulliqit) që i plotësojnë 

kërkesat e banorëve dhe më gjërë. 

Pemëtaria  –  Pemëtaria  kultivohet në masë mesatare në fshatrat brenda 

kufirit të parkut, në Jasiq dhe Gjocaj të komunës së Junikut. Karakteristikë 

e pjesës malore të Junikut dhe Deçanit është zona e pasur me gështenja 

që ka rëndësi të madhe si për frytin ashtu edhe për lëndën drunore. 

Pemët e larta si: molla, dardha, vishnja dhe pemët të imta (dredhëza, 

mjedra) kultivohen rreth kufirit të parkut në fshatrat Pobërgjë dhe Voksh 

të komunës së Deçanit si dhe në fshatrat e komunës së Istogut, Pejës, 

Junikut dhe Gjakovës. Këto veprimtari kultivohen për konsum familjar, për 

të plotësuar kërkesat e banorëve lokal në kuadër të vendbanimeve në 

territorin e parkut dhe jashtë tij, si dhe për përfitime ekonomike. 



1.4.1.2. Blegtoria 

Zhvillimi i sektorit të blegtorisë ekstensive si veprimtari sezonale, është 

traditë që kultivohet në zonën kodrinore malore (bjeshkë) brenda parkut 

dhe në zonën e ndikimit duke i shfrytëzuar livadhet dhe kullosat e lira në 

natyrë që janë më afër vendbanimeve. Kushtet agroekologjike, 

përkatësisht sipërfaqja e madhe e kullosave ( 24.6.%), si resurs potencial 

për blegtori dhe resurset ujore në të gjithë territorin e parkut, janë faktorë 

që ndikojnë në zhvillimin e blegtorisë dhe prodhimin e produkteve 

blegtorale.  

 

 

Kullosat ekzistuese në viset kodrinore-malore të: Rugovës, Bjeshkëve të 

Junikut dhe Deçanit, Istogut dhe Gjakovës brenda kufirit të parkut, 

shfrytëzohen për kultivimin e lopëve, kuajve, deleve dhe dhive. Ky aktivitet 

është traditë e kahmotshme e zonës. Stanet janë prezente në tërë 

territorin e parkut, por kryesisht janë të koncentruara në bjeshkët e 

Deçanit dhe të Rugovës. Janë të njohura: stanet e Bellopojës (që gjenden 

në lartësi gati 1800 m), të Belegut, të Isniqit, Shtupeqit të Vogël dhe të 

fshatit Prelep në lartësi prej 1900m.   

Produktet blegtorale, kultivohen vetëm nga ekonomitë familjare me 

metoda të vjetra, ndërsa shitja e tyre bëhet pa ndonjë organizim të 

veçantë, në tregun e brendshëm. Kryesisht këto prodhime mblidhen nga 

tregtarë të cilët i plasojnë në tregun e qendrave më të afërta: Pejë, 

Gjakovë, Istog Junik dhe Deçan. 

Kultivimi i veprimatarive blegtorale është në ulje për shkak të humbjeve të 

mëdha të bagëtisë gjatë luftës, braktisjes së  vendbanimeve  rurale, 

braktisjes së  kultivimit  të tokës si dhe mungesës së mbështetjes 

institucionale të fermerëve për arritje më të mira në blegtori

.

  



 

 

→ Blegtoria në Bjeshkët e Rugovës  



 

 

 

1.4.2. Bletaria 

Zhvillimi i bletarisë në kuadër të parkut,  është  ngushtë i lidhur me 

bujqësinë. Ekziston një numër i konsiderueshëm i ekonomive familjare që 

merren me bletari -  prodhimin

 

e

 



mjaltës, si aktivitet sekondar i cili nuk 

kërkon shumë kohë.  

Regjioni i Deçanit, Junikut dhe Istogut ka kushte të mira për zhvillimin e 

bletarisë. Kosheret e bletëve janë të vendosura pranë shtëpive, resurseve 

të polenit dhe ujit të freskët, ku kushtet klimatike janë më të volitshme, 

duke pasur parasysh edhe faktin se territori është ekologjik dhe rezulton 

me prodhime  cilësore. 



Yüklə 2,16 Mb.

Dostları ilə paylaş:
1   ...   15   16   17   18   19   20   21   22   ...   57




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə