Plani Hapësinor për Parkun Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”
Instituti për Planifikim Hapësinor
39
Destinimet më të kërkuara për vizita janë: pjesa e Rugovës (aktivitetet
malore), Radaci - Ujëvara e Drinit dhe ato kulturore ku vizitohet qyteti i
Pejës. Dimrit interesimi më i madh i turistëve kryesisht është për qendrën
e skijimit në fshatin Bogë, ku ekziston edhe një infrastrukturë modeste,
ski-ashensor me gjatësi rreth 1km.
→ Fshati Bogë dhe shtegu i skijimit
Gjatë sezonës së verës mundësitë për akomodim në park janë më të
mëdha, pasi që janë në dispozicion edhe lokacionet tjera si: Drelaj, Pepaj,
Reka e Allagës, Shtupeq, etj.
Mundësi të akomodimit për turistët ofrohen në: 2 hotele, 11 motele dhe
14 restorane, 2 kampe të organizuara nga dy shoqata dhe 8 ekonomi
familjare aktive dhe fshati turistik, Liqenat me kapacitet akomodues për
200 persona. Kapacitetet akomoduese nuk janë të mjaftueshme në
krahasim me kërkesat e vizitorëve.
Kërkesat për të investuar në në këto lokalitete janë të mëdha, kryesisht
janë të përqëndruara në vila për qiradhënje, hotele dhe motele.
→ Liqeni i Vogël
→ Gryka e Rugovës
Turizmi në Park - Pjesa e Istogut
Malet mbi Istog ku gjenden: Lugu i Butë, Gurrat e bardha, Radusha, Bajsha
etj, llogariten vendet më të mira për pushim dhe rehabilitim. Në këtë pjesë
të parkut nuk ka objekte hoteljere shërbyese, prandaj vizitat kryesisht janë
në formë të vizitave ditore. Në këto lokalitete arrihet përmes rrugëve të
cilat janë vështirë të kalueshme, por mund të arrihet me vetuara “4X4”.
Aktualisht nuk mund te thuhet për numrin e vizitoreve, pasi qe vizitat
kryesisht janë individuale dhe nuk ka te dhëna lidhur me numrin e
vizitorëvë ne këtë zonë.
→ Lugu i butë
Turizmi në Park - Pjesa e Deçanit
Resuret të mëdha natyrore që ka pjesa e Deçanit janë tërheqëse dhe
interesante për adhuruesit e natyrës së paprekur dhe hulumtuesit e
interesuar për zonën. Në bjeshkë ekziston një numër i madh i gurrave,
liqejve të njohuri: “Sytë e maleve” dhe lumi i Deçanit përgjatë rrugës për
në Bjeshkët e Belegut, që ofrojnë kushte të mira për zhvillimin e turizmit,
ndërsa burimi i ujit të thartë dhe pishat e Deçanit si pasuri e rrallë me veti
shëruese, shfrytëzohen për turizëm shëndetësor.
→ Bjeshkët e Belegut
Plani Hapësinor për Parkun Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”
Instituti për Planifikim Hapësinor
40
Aktivitete rekreative në këtë pjesë zhvillohen përgjatë shtigjeve të ecjes,
ndërsa atraktiviteti më i madh arrihet gjatë lundrimit (Rafting-ut) në Drinin
e Bardhë, që udhëhiqet nga ciceronët me përvojë.
Kullat, si pjesë e vendbanimeve tradicionale shqiptare në fshatin Dranoc,
të cilat janë adaptuar në bujtina ofrojnë shërbime për turistë.
Në lokalitetet e zonave: Grykës së Deçanit Belegut, Grykës së Lloqanit dhe
Bjeshkëve të Strellcit vitet e fundit janë ngritur shtëpi malore nga banorët
vendas për pushime, ku disa prej tyre ofrohen për shfrytëzim të vizitorëve.
Gjithashtu ekzistojnë kapacitetet hotelierike të cilat momentalisht nuk
janë në shfrytëzim: pushimorja e fëmijëve “Pishat e Deçanit” me kapacitet
rej 550 - 600 shtretër dhe konpleksi hoteljer me kapacitet deri në 243
shtretër.
Turizmi në Park - Pjesa e Junikut
Lokalitetet më të vizituara nga turistët vendas dhe të huaj në pjesën e
Junikut janë: Maja e Gjeravicës me dy liqejtë natyror, lumi Erenik,
Moronica, kullat dhe teqet,etj. Turistët mund të paisen me informata
përmes Qendrës rajonale të turizmit në Junik. Numri më i madh i të
interesuarve është për të vizituar liqejtë dhe Majen e Gjeravicës, e cila
arrihet përmes dy shtigjeve (njëri shteg ka gjatesi 7. 4 km dhe shtegu tjetër
7.0 km). Shtigjet janë të paisura me tabela informuese që tregojnë:
drejtimin, lokacionin, burimet për ujë të pijshëm, lartësinë mbidetare, etj.
→ Maja e Gjeravicës
Numri i vizitorëve që kërkojnë informata në zyrën e Qendrës rajonale të
turizmit - Junik arrin rreth 6000 vizitorë/vit. Vizitat nga turistët vendor dhe
të huaj janë në rritje e sipër, sidomos është në rritje numri i vizitave në
formë të ekskurzioneve nga shkollat e mesme dhe fillore.
Turistët të cilët e vizitojnë pjesën e Junikut, akomodohen kryesisht në kulla
dhe shtëpi të vjetra, të restauruara dhe të shëndrruara në bujtina, ku ata
kanë mundësinë që të njihen me traditat e kësaj ane. Numri i turistëve të
cilët mund të akomodohen në këto bujtina arrin në 50.
→ Qendra rajonale e turizmit Junikut & Kulla -Bujtina
Turizmi në Park - Pjesa e Gjakovës
Lokalitetet e pjesës së Gjakovës që i përkasin Pakut Kombëtar shquhen si
për nga vlerat e trashëgimisë natyrore poashtu edhe ato kulturore –
historike. Në kuadër të Pakut Kombëtar- Pjesës së Gjakovës është edhe ZIV
“Beteja e Koshares”, zonë me rëndësi të trashëgimisë historike dhe
kulturore (në të cilën hasim gjurmë arkeologjike të qytetërimit të lashtë si
Fortesa e Jerinës, etj).
→ Rrasa e Koshares
Turizmi apo vizitat realizohen në formë të ekskursioneve ditore. Forma më
e shprehur e vizitave është ajo individuale për në varrezat e dëshmorëve si
dhe vizitat e organizuara në përkujtim të të rënëve në zonën e Koshares
gjatë luftës së fundit në Kosovë. Aktivitetet më të shpeshta rekreative janë
ato të shoqatave të bjeshkatarëve.
→ Koshare
1.4.6.2. Zhvillimi i turizmit ndërkufitar Kosovë-Mali i Zi-Shqipëri në
Bjeshkët e Nemuna
Bashkëpunimi ndërkufitar konsiston në
turizmin malor, ecjen nëpër
shtigjet që lidhin këto tri shtete nëpër viset më të larta dhe fshatrat e
largëta malore të Bjeshkëve të Nemuna.
Shtegu turistik “Majat e Ballkanit” është i gjatë 192 km që krijon një rreth
të mbyllur në të trija shtetet, Shqipëri (Theth), Mali i Zi (Plavë) dhe Kosovë
(Pejë). Vizita mund të filloj nga cilido shtet. Këto shtigje mund të kalohen
për 10-13 ditë varësisht nga interesimi, kërkesat dhe kondicioni i
vizitorëve, shetitja është e organizuar dhe shoqërohet me udhëheqës
turistik.