Agjencia për mbrojtjen e mjedisit të kosovëS



Yüklə 2,16 Mb.
Pdf görüntüsü
səhifə24/57
tarix06.05.2018
ölçüsü2,16 Mb.
#41810
1   ...   20   21   22   23   24   25   26   27   ...   57

Plani Hapësinor për Parkun Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”  

       


Instituti për Planifikim Hapësinor      

 

 



43 

Internet, brenda kufirit të parkut ka në Bogë dhe Kuqishtë, e ka edhe në 

vendbanimet përreth parkut si: Jabllanicë e Madhe, Jabllanicë e Vogël, 

Radavc, Novosellë, Sigë, Brestovik, Lëvoshë, Bellopojë, Zagërme, Lybeniq, 

Deçan, Strellc i Epërm, Lëbushë, Isniq, Hulaj, Pobërgjë, Lloqan, Voksh, 

Junik, Batushë, Mulliq, Kaliqan, Studenicë, Vrellë dhe Lubozhdë, kurse 

GPRS (Internet) ka në ato vendbanime ku ka sinjal të telefonisë mobile 

GSM.  


Sa i përket televizionit, asnjë vendbanim brenda parkut nuk mbulohet nga 

sinjali televiziv ajror e poashtu nuk ka as televizion kabllovik. Programet 

televizive, në zonën e parkut kombëtar mund t’i shikojnë vetëm banorët të 

cilët i kanë pajisjet për pranimin e signalit televiziv nga sateliti. Të gjitha 

vendbanimet përreth parkut kombëtar që u përmendën më lart mbulohen 

nga sinjali televiziv ajror i tri televizioneve kombëtare RTK, TV21 dhe KTV. 



 

1.5.3. Infrastruktura e energjisë elektrike 

Vendbanimet brenda parkut kombëtar dhe ato në kufi me të furnizohen 

me energji elektrike nga largpërçuesit 10 kV, nga 4 Dalje: Dalja 10 kV 

Radavci nga TS 110/35/10 kV Peja 1, Dalja 10kV Rugova nga TS 35/10 kV 

Peja 2, Dalja 10kV Manastiri i Deqanit nga TS 35/10 kV Isniq dhe Dalja 10 

kV Bletaria nga TS 35/10 kV Isniq. Në Daljen 10 kV Radavci që është në 

gjendje të mirë, janë gjithësejt 11 trafostacione TS 10/0.4 kV të cilët 

përnga kapaciteti varirojnë prej 50 kVA deri në 630 kVA duke e përbërë një 

total prej 2360 kVA.  

Dalja 10 kV Rugova nuk është në gjendje të mirë. Në të, brenda parkut 

janë të lidhur gjithësejt 27 trafostacione TS 10/0.4 kV. Prej tyre, 2 janë në 

Shtupeq të Vogël, 1 në Llaz-Bellopaq, 2 në Shtupeq të Madh, 1 në Llotovë, 

1 në Rekë të Allagës, 1 në Malaj, 1 në Pepaj, 1 në Koshutan, 1 në Shkrel, 1 

në Dugaivë, 4 në Drelaj, 5 në Kuqishtë, 1 në Haxhaj, 2 në Stankaj dhe 3 në 

Bogë, me kapacitet total prej 3460 kVA.  

Dalja 10 kV Manastiri i Deqanit është në gjendje të mirë. Në të është i 

lidhur trafostacioni TS 10/0.4 kV Manastiri me kapacitet 400 kVA. 

Dalja 10 kV Bletaria është në gjendje të mirë. Në këtë largpërçues janë të 

lidhur 5 trafostacione TS 10/0.4 kV të cilët përnga kapaciteti varirojnë prej 

100 kVA deri në 630 kVA dhe së bashku kanë kapacitet prej 1680 kVA.   

Sa u përket kapaciteteve për prodhimin e energjisë elektrike, brenda 

territorit të parkut kombëtar gjenden hidrocentralet e vegjël, ai i 

Kozhnjerit në lumin Lumbardh të Deçanit dhe ai i Radacit afër grykës së 

burimit të lumit Drini i Bardhë, komuna e Pejës. Këta hidrocentrale sot 

janë në funksion dhe kanë kapacitet prej 8.3 MË ai i Kozhnjerit dhe 1 MË ai 

i Radacit.    



 

1.5.4. Infrastruktura ujore 

Parku Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna” është i pasur me burime dhe 

rrjedha ujore nga të cilat e marrin ujin e pijes banorët e vendbanimeve 

përreth parkut dhe ata që janë brenda në park. Në vazhdim janë të dhënat 

për infrastrukturën ujore për vendbanimet brenda parkut dhe për ato 

përreth parkut të cilat kanë ndikim në park dhe si zona kadastrale hyjnë në 

brendësi të parkut.  

Ujësjellësit  –  Në komunën e Pejës, 

vendbanimet brenda parkut ku janë të instaluar 

sistemet e ujësjellësit janë Lipa dhe Cerovërha, 

kurse mungojnë në Haxhaj, Bogë, Stankaj, 

Dugaivë, Koshutan, Pepiq, Drelaj, Shkrel, Rekë e 

Allagës, Malaj, Shtupeq i Madh, Shtupeq i Vogël 

dhe Llaz-Bellopaq. Sa u përket atyre përreth 

kufirit të parkut, ujësjellës ka në të gjitha pra 

në: Jabllanicë të Madhe, Jabllanicë të Vogël, 

Radavc, Novosellë, Sigë, Brestovik, Lëvoshë, 

Bellopojë, Zagërme dhe Lybeniq. Vendbanimet 

tjera përreth parkut që kanë ujësjellës por që i 

takojnë komunës së Deçanit janë: Deçani, 

Strellci i Epërm, Lëbusha, Isniqi, Hulaj, 

Pobërgja, Lloqani dhe Vokshi. Ujësjellësit 

mungojnë në vendbanimet brenda parkut, 

Belle dhe Irzniq 2 të cilat janë pothuajse 

tërësisht të depopulluar. Në komunën e 

Istogut, vendbanimet përreth parkut që kanë 

ujësjellës janë: Lubozhda, Vrella, Studenica dhe 

Kaliqani, kurse në komunën e Junikut vetëm 

Juniku ka ujësjellës, ndërkaq vendbanimet  që 

janë brenda kufirit të parkut kombëtar si Gjocaj 

dhe Jasiq, nuk kanë. Kosharja e komunës së 

Gjakovës që gjendet brenda parkut, nuk ka 

ujësjellës, ndërsa në dy vendbanimet përreth 

parkut, të komunës së Gjakovës si Batushë dhe 

Mulliq, ujësjellësit janë duke u instaluar. 



Kanalizimet e ujrave të zeza  –  Sistemet e 

kanalizimit të ujrave të zeza janë pjesërisht të 

instaluar në fshatrat  Lubozhdë, Vrellë, 

Studenicë dhe Kaliqan të komunës së Istogut. 

Në asnjërin nga fshatrat brenda parkut dhe 

përreth parkut të cilët i takojnë komunës së 

Pejës e që janë përmendur më lartë, nuk ka 

tubacione për kanalizimin e ujrave të zeza. Sa i 

përket komunës së Deçanit, prej vendbanimeve 

të trajtuar këtu, kanalizim ka vetëm Deçani dhe 

pjesërisht fshati Hulaj, kurse në komunën e 

Junikut, vetëm në Junik ka sistem të 

kanalizimit. Fshatrat e komunës së Gjakovës, 

Batushë dhe Mulliq që janë përreth parkut, 

kanë kanalizime, kurse fshati Koshare, brenda 

parkut nuk ka. 



 

1.5.5. Menaxhimi i mbeturinave    

Shërbimi i largimit të mbeturinave i mbulon të gjitha vendbanimet përreth 

parkut që po i trajtojmë këtu e që i përkasin komunës së Istogut, pra 

Lubozhdën, Vrellën, Studenicën dhe Kaliqanin. Vendbanimet e komunës së 

Deçanit që janë brenda parkut nuk mbulohen nga ky shërbim, kurse sa u  

 

përket atyre përreth parkut, Deçani, Pobërgja dhe Lloçani mbulohen 



plotësisht, ndërkaq Strellci i Epërm, Lëbusha, Isniqi, Hulaj dhe Vokshi 

vetëm pjesërisht. Në komunën e Junikut gjendja është si në vazhdim: 

shërbimi i largimit të mbeturinave përfshin Junikun, por jo edhe 

vendbanimet brenda parkut, Gjocaj dhe Jasiq. Vendbanimet Koshare dhe 

Batushë, i pari brenda dhe i dyti pranë kufirit të parkut kombëtar nuk 

përfshihen nga ky shërbim, kurse Mulliqi përfshihet pjesërisht. 

 

 

→ Infrastruktura teknike 




Yüklə 2,16 Mb.

Dostları ilə paylaş:
1   ...   20   21   22   23   24   25   26   27   ...   57




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə