Agjencia për mbrojtjen e mjedisit të kosovëS



Yüklə 2,16 Mb.
Pdf görüntüsü
səhifə25/57
tarix06.05.2018
ölçüsü2,16 Mb.
#41810
1   ...   21   22   23   24   25   26   27   28   ...   57

Plani Hapësinor për Parkun Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”  

       


Instituti për Planifikim Hapësinor      

 

 



44 

 

1.6. ANALIZA SWOT 



 

Përparësitë 

1.

 



Ekzistenca e autoritetit të parkut – drejtorisë së parkut; 

2.

 



Mjedis i pastër; 

3.

 



Biodiversitet i pasur;  

4.

 



Park i pasur me pyje dhe kullosa

5.

 



Pasuri peizazhore; 

6.

 



Burime të fuqishme ujore; 

7.

 



Park i pasur me bimë mjekësore aromatike dhe pemë frutore të egra; 

8.

 



Potenciale të mëdha për zhvillimin e turizmit; 

9.

 



Kushte të përshtatshme për zhvillim të blegtorisë dhe bletarisë; 

10.


 

Pozitë e mirë gjeografike –  shtrirja e Bjeshkëve të Nemuna në tri 

shtete; 

11.


 

Bashkëpunimi ndërkufitar ekzistues me ç’rast organizohet aktiviteti i 

ecjes në bjeshkët e trekëndshit kufitar Kosovë – Mali i Zi – Shqipëri; 

12.


 

Rrjeti ekzistues i rrugëve dhe shtigjeve;  

13.

 

Trashëgimi e pasur kulturore; 



14.

 

Ekzistenca e Qendrës Informative –  Rugovë që ofron shërbime dhe 



informacione për turistët;  

15.


 

Popullësi në moshë të re; 

16.

 

Vendi i parë i projektit ndërkufitar Kosovë – Mali i Zi – Shqipëri që ka 



të bëjë me aktivitetin e ecjes, me emrin “Peaks of the Balkans”, i 

dhënë nga Këshilli Botëror për Udhëtim dhe Turizëm (Ëorld Travel and 

Tourism Council);  

17.


 

Shenjëzimi ekzistues dhe qasja në informata përmes ëeb faqes; 

18.

 

Prania e staneve 



 

 

Dobësitë 

1.

 



Mungesa e planit menaxhues te parkut; 

2.

 



Monitorim dhe ruajtje e pamjaftueshme e parkut; 

3.

 



Zhvillime te paplanifikuara; 

4.

 



Degradimi i pyjeve si pasojë e zjarreve, sëmundjeve  dhe prerjeve të 

pakontrolluara; 

5.

 

Dëmtimi i bimëve endemike dhe endemorelikte



6.

 

Mbledhja e pakontrolluar e bimëve mjekuese dhe pemëve frutore të 



egra; 

7.

 



Erozion i theksuar në park; 

8.

 



Mungesa e rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit; 

9.

 



Marketing i pamjaftueshëm për parkun; 

10.


 

Rënja e numrit të popullësisë; 

11.

 

Kapacitetet akomoduese nuk i mbulojnë kërkesat e vizitorëve; 



12.

 

Mungesë e pikave grumbulluese për produktet blegtorale   



 

 

 

 

 

Mundësitë 

1.

 



Përfshirja e parkut në iniciativa ndërkombëtare; 

2.

 



Nënshkrimi i konventave ndërkombëtare; 

3.

 



Përfshirja e parkut në listat e parqeve ndërkombëtare; 

4.

 



Bashkëpunimi ndërkufitar për realizimin e projekteve të përbashkëta; 

5.

 



Konkurimi me projekte që do të financohen nga investitorët e 

jashtëm;  

6.

 

Shfrytëzim i përvojave të vendeve të zhvilluara për mënyrën e 



menaxhimit të parkut; 

7.

 



Promovimi i vlerave turistike, kulturore dhe natyrore; 

8.

 



Zhvillimi i ekoturizmit, turizmit rural, turizmit sportiv, turizmit 

rekreacional dhe turizmit aventurier; 

9.

 

Rritja e ofertës turistike të Kosovës përmes parkut; 



10.

 

Zhvillimi i aktiviteteve hulumtuese-shkencore, kulturore dhe 



edukativo-arsimore;  

11.


 

Mbështetje institucionale për zhvillimin e mëtejshëm të blegtorisë 

dhe bletarisë; 

12.


 

Ngritja e kualitetit të jetesës të popullësisë brenda dhe rreth parkut 

duke i shfrytëzuar mundësitë për përfitime ekonomike që i ofron 

parku;


 

13.


 

Ngritja e vetëdijes për vlerat dhe rëndësinë e parkut 

 

 

 



 

 

 



 

 

Rreziqet 

1.

 



Mospërfshirja e parkut në konventa, iniciativa dhe organizata 

ndërkombëtare (IUCN, WTO, RIO etj);  

2.

 

Vendet fqinje më atraktive për investime; 



3.

 

Parku kombëtar jo konkurrent me parqet e vendeve tjera; 



4.

 

Mungesa e investimeve; 



5.

 

Menaxhimi i dobët i parkut;  



6.

 

Përhapja e zhvillimeve kaotike në mungesë të planeve hapësinore dhe 



rregulluese; 

7.

 



Mosmenaxhimi i situatave ne rastet e fatkeqesive natyrore; 

8.

 

Prezenca e minave në vendbanimet Gjocaj, Jasiq dhe në kufirin me 

Shqipërinë

 

 

 

 

 

 

 

 

 

1.7. Sfidat kryesore 

Institucionet përgjegjëse për parkun dhe grupet e ndryshme të interesit, 

në rrugën e tyre për ta ruajtur por edhe zhvilluar parkun, padyshim se do 

të ballafaqohen me sfida të ndryshme të cilat lidhen pikërisht me këto dy 

synime kryesore: mbrojtjen dhe ruajtjen e parkut, nga njëra anë dhe 

zhvillimin e tij, nga ana tjetër. Gjatë hartimit të këtij plani hapësinor, duke 

u bazuar në gjendjen ekzistuese në park dhe në zhvillimet e dëshiruara në 

të ardhmen, janë identifikuar këto sfida: 

1.

 

Administrimi dhe menaxhimi i parkut



2.

 

Mbrojtja dhe ruajtja e mjedisit, peizazhit, biodiversitetit dhe vlerave 



natyrore e kulturore te parkut; 

3.

 



Shfrytëzimi racional i resurseve natyrore në dobi të zhvillimit 

ekonomik në park; 

4.

 

Rigjallërimi i aktiviteteve tradicionale në vendbanimet e parkut dhe 



ruajtja e traditës si faktorë ndikues në ndaljen apo zvogëlimin e 

migrimit; 

5.

 

Zhvillimi i planifikuar i infrastrukturës 



 

1.7.1. Administrimi dhe menaxhimi i parkut 

Pse dhe çka është sfiduese? 

Territori i Parkut Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna” ka vlera natyrore të 

rëndësisë së jashtëzakonshme për Republikën e Kosovës dhe më gjerë, 

prandaj, mbrojtja, ruajtja, ngritja dhe shfrytëzimi i këtyre vlerave janë të 

interesit të veçantë  vendor dhe të përbashkët rajonal e ndërkombëtar. 

Nisur nga kjo, pajtimi në mes të gjitha palëve të interesit për shpalljen e 

zonës së përcaktuar për park kombëtar nga Qeveria e Kosovës, është 

shumë i rëndësishëm.  

Sfida  e administrimit dhe menaxhimit të parkut ngërthen në vete 

realizimin e detyrave që i ka organi administrues dhe menaxhues i parkut 

dhe zgjidhjen e të gjitha problemeve që lidhen me planifikimin, 

rregullimin, udhëheqjen dhe kontrollin e zhvillimeve në park.  

Ekzistimi dhe funksionimi i shumë subjekteve që menaxhojnë me asete të 

caktuara të parkut paraqet sfidë më vete sa i përket bashkëpunimit në 

mes tyre dhe koordinimit të punëve. Në rast të moskoordinimit të 

veprimtarisë së tyre, do të krijohet hapësira dhe mundësia për veprime 

degraduese apo arsyetime për mosveprime në dobi të parkut që lidhen me 

ndarjen e përgjegjësive. Momentalisht, për shembull për menaxhimin e 

pasurive pyjore të parkut, përgjegjës janë tri subjekte që kanë “hise”: 

Drejtoria e Parkut Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna” që është pjesë e 

AMMK-së pranë MMPH-së, Agjencia e Pyjeve pranë MBPZHR-së  -  e cila 

praktikisht i menaxhon të gjitha pyjet e Kosovës dhe në fund komunat - të 

cilat sipas Ligjit për Pyjet janë përgjegjëse për menaxhimin e pyjeve në 

territoret e tyre. Këtu me të drejtë shtrohet pyetja: A është më mirë që 

parku të menaxhohet nga një apo më shumë subjekte?  

Administrimi dhe menaxhimi i parkut nga Drejtoria e Parkut Kombëtar 

“Bjeshkët e Nemuna” në cilësinë e koordinatorit të veprimeve të 

subjekteve me “hise”, duke u bazuar në një rregullore të brendshme dhe 

duke qenë nën mbikqyrjen e Qeverisë, i parandalon konfliktet eventuale 



Yüklə 2,16 Mb.

Dostları ilə paylaş:
1   ...   21   22   23   24   25   26   27   28   ...   57




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə