Rrjete formale dhe joformale të shoqatave dhe fondacioneve Afati përfundimtar për aplikim



Yüklə 43,72 Kb.
tarix05.02.2018
ölçüsü43,72 Kb.

foom logo-small.jpg

Koncepti I Aksioni qytetar për prioritetet urgjente reformuese


Konkurs për dhënien e granteve për aksione të përbashkëta të shoqatave dhe fondacioneve në fushat lufta kundër korrupsionit, gjyqësisë dhe mediumeve

(rrjete formale dhe joformale të shoqatave dhe fondacioneve)


Afati përfundimtar për aplikim: 16 qershor 2017 (e premte), deri ora 16:00

1. Për KonceptinAksioni qytetar për prioritetet urgjente reformuese

Koncepti „Aksioni qytetar për prioritetet urgjente reformuese “ siguron mbështetje financiare për aksione të përbashkëta të shoqatave dhe fondacioneve në fushat lufta kundër korrupsionit, gjyqësisë dhe mediumeve (rrjete formale dhe joformale të shoqatave dhe fondacioneve). Ky koncept është dizajnuar me qëllim që të forcojë rolin e shoqërisë civile përmes monitorimit të bazura në dëshmi dhe përfaqësim për implementimin e Prioriteteve urgjente reformuese (PUR1 është dokument i Komisionit Evropian në Republikën e Maqedonisë, nga qershori i vitit 2015, ku janë theksuar prioritetet urgjente reformuese për shtetin, të cilat duhet të përmbushen në fushat sundimimi i së drejtës dhe të drejta themelore, depolitizimi i administratës publike, liria e shprehjes dhe reformat zgjedhore).

Objektivat specifike të Konceptit „Aksioni qytetar për prioritetet urgjente reformuese “ janë: 1) Mbështetja e aksioneve të përbashkëta të shoqatave dhe fondacioneve të cilët ndikojnë në implementimin e Prioriteteve urgjente reformuese; dhe 2) Lehtësimi i dialogut ndërmjet shoqërisë civile, Parlamentit dhe mediumeve, me çka do të kontribuojë për debatin e informuar publik për përparimin në raport me agjendën për aderim në Unionin Evropian. Mbështetjen financiare të Konceptit „ Aksioni qytetar për prioritetet urgjente reformuese “ e siguron Fondacioni Shoqëria e hapur – Maqedoni, ndërsa e zbaton në partneritet me EVROTINK – Qendra për strategji evropiane.

Vlera totale e Konceptit është 160.000 USD (dollarë amerikan).


2. Karakteristikat e granteve

Mbështetjen që e siguron Fondacioni Shoqëria e hapur – Maqedoni me këto grante, ka për qëllim:



  • Rrjetëzimin e shoqatave dhe fondacioneve me qëllim të intensifikimit të aksioneve të përbashkëta për vëzhgimin dhe përfaqësimin civil për implementimin e Prioriteteve urgjente reformuese. Do të mbështeten rrjetet formale dhe joformale që të punojnë në fushat: lufta kundër korrupsionit, mediumet dhe gjyqësia;

  • Krijimi i mjedisit mundësues për organizatat civile që efektivisht të marrin pjesë në proceset konsultative përmes përforcimit të kapaciteteve të tyre për zbatimin e monitorimit bazuar në dëshmi, të kuptuarit e prioriteteve urgjente reformuese dhe realizimin e aktiviteteve të përfaqësimit; dhe

  • Avancimi i dialogut ndërmjet bartësve të vendimeve, sektorit civil dhe mediumeve që do të kontribuojnë për debat të informuar publik për përparimin në raport me agjendën për aderim në Unionin Evropian.

Do të shpërndahen tre grante, edhe atë:

  1. Një grant për aksion të përbashkët të shoqatave dhe fondacioneve në fushën lufta kundër korrupsionit në shumë prej 25.000 USD (dollarë amerikan);

  2. Një grant për aksion të përbashkët të shoqatave dhe fondacioneve në fushën gjyqësi në shumë prej 25.000 USD (dollarë amerikan); dhe

  3. Një grant për aksion të përbashkët të shoqatave dhe fondacioneve në fushën mediume në shumë prej 28.000 USD (dollarë amerikan).

Shuma totale e mjeteve të shpërndara në këtë konkurs nuk mund të tejkalojë shumën prej 78.000 USD (dollarë amerikan).

Ky lloj i granteve për aksione të përbashkëta të shoqatave dhe fondacioneve do të sigurojë mbështetje për aksione të zhvilluara të përbashkëta të minimum tre shoqatave dhe/ose fondacioneve që janë të lidhura në partneritete formale ose joformale ose koalicione në bazë tematike. Grantet për aksione të përbashkëta do ju shpërndahen shoqatave dhe/ose fondacioneve të cilët në mënyrë natyrore janë të lidhura në partneritete dhe koalicione formale dhe joformale, të cilët kanë ekspertizë në fushën relevante për të cilën konkurojnë, si dhe aftësi hulumtuese dhe analitike të prodhojnë monitorim bazuar në dëshmi dhe realizim të aktiviteteve të përfaqësimit. Me grantet do të mbështeten aksione me qëllim intensifikimin e aksioneve të përbashkëta për vëzhgimin dhe përforcimin e përfaqësimit civil për implementimin e Prioriteteve urgjente reformuese, në mënyrë specifike në luftën kundër korrupsionit, gjyqësisë dhe mediumeve. Aksionet e përbashkëta duhet të ofrojnë metoda kreative për interaksion me mediumet, me çka do të kontribuojë në debat të informuar publik për përparimin në raport me agjendën për aderim në Unionin Evropian.
Me grantet stimulohet formimi i partneriteteve dhe koalicioneve rreth çështjes specifike për përfaqësim në nivel nacional. Fokus i veçantë do të vihet në mbështetjen e proceseve që janë inkluzive, që përfshijnë numër më të madh shoqatash dhe fondacionesh, si dhe palë të tjera kyqe, si dhe që përfshijnë, për shembull, medium dhe/ose gazetarë që punojnë gazetari hulumtuese.
Në propozim – projektet domosdoshmërisht duhen të përfshihen këto lloje të aktiviteteve:

  • Metodologji e përpunuar për realizimin e aktiviteteve hulumtuese të monitorimit;

  • Hartimi i minimum një analize/raporti ku janë pasqyruar konstatimet kyqe nga aktivitetet e zbatuara hulumtuese të monitorimit; dhe

  • Hartimi i strategjisë të komunikimit për promovimin e aktiviteteve të projektit, përfshirë edhe promovimin e analizës/raportit të monitorimit.

Periudha e realizimit të aktiviteteve është korrik 2017 – qershor 2018. (12 muaj).

Aplikantët e suksesshëm obligohen që të përfshihen edhe në aktivitete të tjera, pjesë e Konceptit si tërësi, të organizuara dhe zbatuara nga FSHM dhe EVROTINK, respektivisht: (1) Të marrin pjesë në eveniment të përbashkët për promovimin e grantistëve; dhe (2) Të marrin pjesë në takimet koordinuese të organizuara nga donatori.

Vërejtje: Këto aktivitete nuk ka nevojë të përpunohen në propozim-projektet me të cilat aplikohet për këtë skemë grantesh.

3. Kush mund të merr pjesë në thirrje?

Thirrja është e hapur për të gjithë rrjetet formale dhe joformale të shoqatave dhe fondacioneve partneriteti i të cilëve është thelbësor, kurse rolet dhe resurset ndërmjet partnerëve të jenë të shpërndara në mënyrë të qartë dhe logjike, dhe të cilët:



  • Kanë parashtruar aplikacion të plotë dhe dokumente shoqëruese;

  • Kanë parashtruar aplikacion brenda afatit të caktuar kohor;

  • Kanë kërkuar mjete financiare në shumë deri 25.000 USD për fushën lufta kundër korrupsionit, deri 25.000 USD për fushën gjyqësi, respektivisht deri 28.000 USD për fushën mediume.

Rrjetet formale të shoqatave dhe fondacioneve duhet që të dorëzojnë dokument të regjistrimit në përputhje me Ligjin për shoqata dhe fondacione nga Regjistri qendror i RM-së.

Rrjetet joformale të shoqatave dhe fondacioneve duhet të dorëzojnë dokument mbi themelimin e rrjetit (dokument intern, për shembull memorandum për themelimin e partneritetit ose koalicionit në bazë tematike). Bartës i grantit te rrjetet joformale duhet të jetë një shoqatë ose një fondacion i/e cila domosdoshmërisht dorëzon dokument të regjistrimit në përputhje me Ligjin për shoqata dhe fondacione nga Regjistri qendror i RM-së.

Fletëaplikacioni duhet të jetë në përputhje me të gjitha kriteret, me qëllim që i njejti të kalojë në fazën e vlerësimit. Fletëaplikacionet që nuk do ti përmbushin këto kushte do të refuzohen.



4. Kriteret për zgjedhje
Të gjitha aplikacionet që janë vlerësuar pozitivisht në fazën fillestare të vlerësimit do të prezantohen para Komisionit për zgjedhje i përbërë nga Këshilli drejtues i FSHM-së. Në vendimet e tij, Komisioni përparësi do ju jep aplikacioneve kreative me potencial për qëndrueshmëri afatgjate. Më konkretisht, këto kritere për zgjedhje do të zbatohen gjatë marrjes së vendimeve:



  1. Qasja teknike (maks. 60 pikë)

    • Relevanca e nevojave dhe çështjet e përfshira; (maks. 30 pikë)

    • Kualiteti i aktiviteteve të propozuara; (maks. 15 pikë)

    • Aktivitete të orientuara kah rezultatet. (maks. 15 pikë)

  1. Kapacitetet dhe përvoja e shoqatave dhe fondacioneve të përfshira (maks. 20 pikë)

    • Kapacitetet e rrjetit/koalicionit dhe organizatat e përfshira për adresimin e problemit; (maks. 10 pikë)

    • Përvojat dhe rezultatet relevante në fusha të ngjashme të organizatave të përfshira.

(maks. 10 pikë)

  1. Propozim-buxheti (maks.20 pikë)

    • Racionaliteti i buxhetit dhe shpërndarja adekuate ndërmjet partnerëve;

(maks. 10 pikë)


    • Kapacitetet administrative, financiare dhe menaxheriale të organizatës – bartëse e projektit. (maks. 10 pikë)

Gjatë procesit të vlerësimit, FSHM-ja mund të kërkojë informacione plotësuese nga parashtruesi i aplikacionit për propozim-projektin ose për bartësin e aplikacionit, për të cilat mendon se janë të nevojshme për mbarimin e vlerësimit. Kërkesa për informacione plotësuese nuk nënkupton se FSHM-ja do ta mbështet ose nuk do ta mbështet propozim-projektin.



Deri te organizatat e paraqitura do të dërgohen shkresa për aprovimin, respektivisht refuzimin e propozim-projektit, më së voni deri 14.07.2017 (e premte). Organizatat, propozim-projektet e të cilëve do të aprovohen, do të nënshkruajnë Kontratë për grant ku janë të përfshirë obligimet ligjore të grantistit.
Lista e organizatave të zgjedhura do të publikohet edhe në veb faqen www.fosm.mk.
5. Financimi nga burime të tjera
Financimi nga burime të tjera është i dëshirueshëm, por nuk është i domosdoshëm për këtë konkurs. Rrjetet formale dhe joformale të shoqatave dhe fondacioneve që paraqiten në këtë konkurs, inkurajohen të sigurojnë pjesëmarrje në mbulimin e shpenzimeve nga mjetet e tyre vetanake ose nga burime/donatorë të tjerë, si pjesëmarrje financiare e domosdoshme për realizimin e rezultateve të projektit dhe i cili mund të konfirmohet me dokumente. Inkurajohet financimi nga projekte të tjera të financuara nga Fondacioni Shoqëria e hapur – Maqedoni, por nuk do të konsiderohet financimi nga burime të tjera.

6. Parashtrimi i fletëparaqitjeve/aplikacioneve
Për aplikacion të parashtruar të plotë do të konsiderohet vetëm ai i cili përmban:
1. Formular për paraqitje (Shtojca 1);

2. Formular për propozim-buxhet (Shtojca 2);

3. Kornizë kohore (Shtojca 3);

4. Indikatorë për matjen e avancimit të projektit (Shtojca 4);

5. Shtojca të domosdoshme plotësuese:

5.1. Gjendja momentale nga Regjistri qendror i Republikës së Maqedonis, jo më të vjetër se një vit nga aplikanti, si dhe nga anëtarët e rrjetit joformal të shoqatave dhe fondacioneve;

5.2. Biografi pune të personelit të përfshirë në projekt;

5.3. Raport vjetor për punën dhe raport financiar, për vitin paraprak për parashtruesin e aplikacionit nëse është i regjistruar më tepër se një vit (nëse nuk posedon raporte të tilla, organizata duhet të dorëzojë deklaratë mbi arsyet);

5.4. Dokument regjistrimi në përputhje me Ligjin për shoqatat dhe fondacionet nga Regjistri qendror i RM-së për rrjetet formale të shoqatave dhe fondacioneve. Ndërsa për rrjetet joformale të shoqatave dhe fondacioneve dokument themelimi të rrjetit (dokument intern, për shembull memorandum për themelimin e partneritetit ose koalicionit në bazë tematike) dhe dokument regjistrimi në përputhje me Ligjin për shoqata dhe fondacione nga Regjistri qendror i RM-së për bartësin e grantit (aplikantin);

5.5. Informacione kryesore për organizatat partnere (Shtojca 5);

5.6. Shkresa për marrjen e obligimeve nga partnerët në projekt;

5.7. CD ose USB me verzionin elektronik të të gjitha dokumenteve.
Në shtojcë Ju dorëzojmë edhe Udhëzimin për buxhetim.
Për aplikacion të parashtruar të plotë do të konsiderohet, ai i cili përmban formular të plotësuar për paraqitje të projektit (Shtojca 1), formular për propozim-buxhetin (Shtojca 2), kornizën kohore (Shtojca 3), indikatorët për matjen e vanacimit të projektit (Shtojca 4) dhe të gjitha shtojcat e tjera të shënuara në pikën 5 (nga 5.1 deri 5.7).
Formulari për paraqitje (Shtojca 1) duhet të plotësohet në tërësi në gjuhën maqedone. Për plotësimin e formularit përdoret fonti Calibri, madhësia 11.
Gjatë plotësimit të Formularit për propozim-buxhetin (Shtojca 2) duhet të respektohen rregullat e dhëna në Udhëzimin për buxhetim.
Propozim-projektet, zbatimi i të cilëve bazohet në bashkëpunim me institucione publike duhet të dorëzojnë edhe dokument për pajtueshmëri për bashkëpunim, të nënshkruar nga ana e institucionit përkatës.
Aplikacionet e kompletuara duhet të dorëzohen në origjinal, në maqedonisht me nënshkrim dhe vulë në një ekzemplar. Si shoqërim i dokumenteve, duhet të dorëzohet edhe CD ose USB me verzionin elektronik të dokumenteve. Verzioni i shkruar dhe ai elektronik i dokumenteve duhen të jenë identike.
Aplikacioni i kompletuar duhet të dorëzohet në një ekzemplar, në një zarf të mbyllur, shënuar me titull Konkurs për dhënien e granteve për aksione të përbashkëta të shoqatave dhe fondacioneve në fushat lufta kundër korrupsionit, gjyqësia dhe mediumet (rrjetet formale dhe joformale të shoqatave dhe fondacioneve) në kuadër të KonceptitAksioni qytetar për prioritetet urgjente reformuese, emrin e organizatës, si dhe të shënohetmos e hap“.
Aplikacionet dorëzohen më së voni deri në ora 16.00, 16.06.2017 (e premte) në lokalet e FSHM-së, në këtë adresë:
Fondacioni Shoqëria e hapurMaqedoni

Bul. „Jane Sandanski“ 111

Shkup

tel. (02) 2444488

Aplikacionet mund të dërgohen edhe me postë korriere por të dorëzohen në dorë më së voni deri ora 16.00, më 16.06.2017 (e premte) në lokalet e FSHM-së në adresën e dhënë më lartë. Për aplikacionet e dërguara me postë si kohë e aplikimit do të llogaritet koha e pranimit në adresën e FSHM-së, e JO koha e dorëzimit të dërgesës në postë.


Materialet për aplikim janë në dispozicion në www.fosm.mk.
Pyetjet eventuale në lidhje me thirrjen mund të parashtrohen vetëm në mënyrë të shkruar në e-mailin: dance.danilovska@fosm.mk ose kire.milovski@fosm.mk.



1 Dokumenti është në dispozicion në këtë link https://eeas.europa.eu/sites/eeas/files/urgent_reform_priorities_en.pdf




Dostları ilə paylaş:


Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2019
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə