Agjencia për mbrojtjen e mjedisit të kosovëS



Yüklə 2,16 Mb.
Pdf görüntüsü
səhifə26/57
tarix06.05.2018
ölçüsü2,16 Mb.
#41810
1   ...   22   23   24   25   26   27   28   29   ...   57

Plani Hapësinor për Parkun Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”  

       


Instituti për Planifikim Hapësinor      

 

 



45 

midis këtyre subjekteve në çështjet e menaxhimit dhe ato nuk vijnë në 

pozitë që ta fajësojnë njëra tjetrën për mosmbarëvajtjen eventuale të 

punëve. Në këtë rast gjasat janë më reale që administrimi dhe menaxhimi i 

parkut kombëtar të jetë më i lehtë dhe më praktik. 

Administrimi dhe menaxhimi është i suksesshëm atëherë kur zhvillimet në 

park janë konform me planin hapësinor dhe menaxhues të parkut dhe me 

planet rregullues.  



Lista e çështjeve të identifikuara 

 



Pajtueshmëria e palëve të interesit për shpalljen e zonës së Bjeshkëve 

të Nemuna për park kombëtar;  

 

Bashkëpunimi dhe koordinimi i veprimeve në mes të subjekteve që 



menaxhojnë me asetet e parkut; 

 



Hartimi i Planit Hapësinor për Parkun Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”; 

 



Krijimi i bazës së të dhënave për tërë atë që e posedon Parku 

Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”; 

 

Hartimi i Planit për Menaxhim të Parkut Kombëtar “Bjeshkët e 



Nemuna” 

 



Hartimi rregullores për administrimin dhe menaxhimin e parkut; 

 



Promovimi i vlerave hulumtuese, shkencore-arsimore, edukative, 

rekreative dhe turistike të parkut; 

 

Inicimi i shpronësimit dhe ndërrimi i titullarit të pronës në rast të 



zbatimit të domosdoshëm të zhvillimeve të nevojshme për Parkun. 

 

 

 

→ Prerja e pa kontrolluar e pyjeve 

1.7.2. Mbrojtja dhe ruajtja e mjedisit, peizazhit, biodiversitetit dhe 

vlerave natyrore e kulturore te parkut  

Çka është sfiduese? 

Çështja e mjedisit është një ndër çështjet kryesore për shoqërinë tonë. 

Është shumë i rëndësishëm angazhimi në zbulimin e mistereve të jetës, 

tokës, ujit dhe ajrit që na rrethon. Poashtu duhet të bëhen gjithënjë e më 

të qarta pasojat e ndikimit të njerëzimit në mjedis, kur dihet se shumë 

aktivitete individuale apo kolektive që po ndodhin në hapësirën tonë 

jetësore, janë të pakontrolluara dhe nuk janë në harmoni me normat dhe 

standardet evropiane të mjedisit. Kjo dukuri, përveç tjerash, në vendin 

tonë paraqitet edhe si pasojë e mungesës së planeve hapësinore dhe të 

menaxhimit për zonat e caktuara, të nivelit qendror dhe të atij lokal. 

Parku i Bjeshkëve të Nemuna ka një pozitë shumë të përshtatshme 

gjeografike, me relief të pasur, male të larta, gryka, lumenj, peisazhe të 

llojllojshme dhe kullosa, florë dhe faunë të pasur që së bashku paraqesin 

një vend atraktiv për tu zhvilluar dhe vizituar në të ardhmen. 

Sfidë e jona është se si mund ta shfrytëzojmë këtë pozitë dhe potencial 

natyror e kulturor në favor të  bashkëpunimit dhe zhvillimit të parkut, 

komunave që janë pjesë e parkut, të Kosovës dhe të shteteve (Shqipëri 

dhe Mali i Zi) që janë pjesë e masivit malor - Bjeshkëve të Nemuna?  

Sfiduese në PK “Bjeshkët e Nemuna” është si duhet të mbrohet parku nga 

degradimet antropogjene dhe natyrore, ndotja e ekosistemeve, me fjalë të 

tjera mundësia e shfrytëzimit të pasurive të parkut për zhvillimin e sotëm, 

duke mbajtur përgjegjësi për ardhmërinë e parkut edhe për gjeneratat e 

ardhshme. 

Peisazhet - Parku është i pasur me peisazhe natyrore si ato hidrografike, 

malore, fshatare, kulturore etj. Mbrojtja e peisazheve të parkut paraqet 

një sfidë. Shkatërrimi i pyjeve dhe zhvillimet e pakontrolluara ia humbin 

vlerën dhe rëndësinë peizazheve, prandaj ato duhet të parandalohen. Në 

këtë aspekt element i rëndësishëm është krijimi i programeve ndërkufitare 

(Kosovë, Shqipëri, Mali i Zi) për identifikimin, vlerësimin, mbrojtjen, 

menaxhimin dhe planifikimin e peisazheve që i kalojnë kufijtë, në 

përputhje me parimin e subsidiaritetit të Kartës Europiane të 

Vetëqeverisjes Vendore. Peisazhi luan një rol të rëndësishëm në rrafshin 

kulturor, ekologjik, mjedisor dhe shoqëror e poashtu është burim për 

veprimtaritë ekonomike, të cilat mundësojnë hapjen e vendeve të reja të 

punës. 


Trashëgimia kulturore  -  Parku dhe vendbanimet rreth tij janë të pasura 

me vlera të trashëgimisë kulturore e sidomos me shtëpi, kulla, lokalitete 

arkeologjike dhe manastire.  Ruajtja, shfrytëzimi, promovimi dhe zhvillimi i 

mëtejmë i këtyre vlerave paraqet një sfidë të veçantë për zhvillimin e 

ardhshëm të parkut. Shumëllojshmëria e pasurisë me trashëgimi 

kulturore, etnografike, gastronomike dhe peisazhore paraqet potencial 

dhe mundëson zhvillimin e turizmit rural, eko-turizmit dhe turizmit 

kulturor, mundëson bashkëpunimin ndërkomunal në mes të komunave që 

janë pjesë e parkut si dhe bashkëpunimin ndërshtetëror, me harmonizimin 

e planeve të zhvillimit të turizmit për Bjeshkët e Nemuna në mes të 

Kosovës, Shqipërisë dhe Malit të Zi. 

Me anë të rekonstruimit dhe revitalizimit të shtëpive dhe kullave në park 

dhe në afërsi të tij do të mund të ruheshin vlerat e arkitekturës 

tradicionale, të shtëpive dhe kullave nga degradimet dhe me ofrimin e 

bujtinave, ushqimit tradicional, shitjes së prodhimeve vendore dhe 

artizanale për turistë dhe vizitorë do të favorizohej zhvillimi ekonomik i 

parkut dhe më gjerë. 

Prerja ilegale e pyjeve  brenda parkut dhe zonës buferike në pronën 

shoqërore dhe atë private është dukuri aktuale në park.  Ruajtja e 

resurseve pyjore ka rendësi te madhe për një zhvillim te qëndrueshëm i cili 

ndikon pozitivisht edhe në ruajtjen e botës shtazore. 



Dëmtimi i biodiverstetit nënkupton reduktimin e numrit të llojeve bimore 

e shtazore. Ruajtja e biodiversitetit, e posaçërisht e llojeve endemike te 

bimëve është e nevojshme për ruajtjen e ekuilibrit ekologjik. Keqpërdorimi 

i botës bimore dhe shtazore, llojeve të bimëve endemike dhe llojeve të 

shtazëve të egra që janë në PK ,,Sharri’’ sjell deri te zvogëlimi i numrit  të 

tyre e madje edhe deri tek humbja e tyre që do të thotë humbja e vlerave 

natyrore. 

Fatkeqësitë natyrore  që paraqiten në forma të ndryshme, si gërryerje 

sipërfaqësore e tokës, sëmundje të pyjeve, zjarre, ortiqe që shkaktohen 

nga faktorë natyror dhe antropogjen, rrezikojnë begatitë e krijuara dhe të 

planifikuara. Si mund të menaxhohen ato, cilat janë mundësitë? Cilat janë 

masat paraprake që do të ndikojnë në zvogëlimin e pasojave nga 

fatkeqësitë natyrore? 



Ndotja e ujit, ajrit dhe tokës – Edhepse nuk ka ndotje të madhe në park, 

kjo megjithatë ka filluar të ndodhë. Këtu nuk kemi zhvillim industrial dhe 

transport të dendur, si shkaktar më me ndikim negativ në mjedis prandaj 

cilësia e ajrit është e mirë, mirëpo, aktivitetet tjera si për shembull hedhja 

e mbeturinave, prerja e drunjve, gërryerja e sipërfaqeve për ndërtimin e 

objekteve ilegale turistike e hoteljere dhe shfrytëzimi pa kriter i pyjeve që 

janë prezentë në zonë, ndikojnë në ndotjen dhe degradimin e mjedisit. 

Menaxhimi eventual jo i mirë me parkun në të ardhmen dhe mungesa e 

kontrollit të zhvillimeve në të do të kishin për pasojë rritjen e ndotjes. Tek 

zhvillimet e tilla do të hapeshin deponi të mbeturinave dhe ujërat e zeza 

do të derdheshin ashtu të patrajtuara dhe në mënyrë të pa kontrolluar. 

Çfarë thonë konventat dhe direktivat në lidhje me mbrojtjen e mjedisit 

dhe të trashëgimisë kulturore? 

Ekziston një varg politikash ndërkombëtare dhe konventash në lidhje me 

mbrojtjen e mjedisit dhe të trashëgimisë kulturore që janë të aplikueshme 

për Parkun Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”. Ato përfshijnë: 

 

Konceptet themelore të UNESCO-s thonë që secili send i trashëgimisë 



kulturore dhe natyrore është unik dhe zhdukja e cilitdo send përbën një 

humbje definitive dhe varfërim të pakthyeshëm të trashëgimisë. 

Trashëgimia natyrore është pronë e përgjithshme që duhet të 

shfrytëzohet nga të gjithë dhe të mbrohet në mënyrë që t’i dorëzohet 

gjeneratave të ardhshme, ta shfrytëzojnë edhe ato. 

 



Unioni botëror për Ruajtjen dhe Konservimin e Natyrës (shkurt në 

anglisht IUCN) ka bërë kategorizimin e zonave të mbrojtura të natyres. 

Pas kategorisë së parë ku hyjnë rezervatet strikte natyrore vjen 

kategoria e dytë në të cilën janë parqet nacionale. Parku Kombëtar 

“Bjeshkët e Nemuna” mbrohet me ligj dhe si i tillë zë një vend meritor 

në këtë familje.  




Yüklə 2,16 Mb.

Dostları ilə paylaş:
1   ...   22   23   24   25   26   27   28   29   ...   57




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə