Agjencia për mbrojtjen e mjedisit të kosovëS



Yüklə 2,16 Mb.
Pdf görüntüsü
səhifə29/57
tarix06.05.2018
ölçüsü2,16 Mb.
#41810
1   ...   25   26   27   28   29   30   31   32   ...   57

Plani Hapësinor për Parkun Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”  

       


Instituti për Planifikim Hapësinor      

 

 



48 

1.7.4.  Rigjallërimi i aktiviteteve tradicionale në vendbanimet e parkut 

dhe ruajtja e traditës si faktorë ndikues në ndaljen apo zvogëlimin e 

migrimit 

Brenda pakut dhe rreth tij, ekzistojnë një numër i konsiderueshëm i 

vendbanimeve autoktone, të cilat me shtrirjen, funksionimin, organizimin 

e jetës në përgjithësi dhe peizazhin e bukur, japin shumë mundësi të 

favorshme për zhvillimin e turizmit në përgjithësi e në veçanti të turizmit 

rural. Këto vendbanime janë kryesisht të tipit të shpërndarë, në kodra të 

larta dhe të rrethuara me peizazhe natyrore. Në shumicën prej këtyre 

vendbanimeve, sidomos vendbanimet të cilat shtrihen në territorin e Pejës 

dhe atë të Deçanit, kanë një kulturë të veçantë veshje dhe manifestime, të 

cilat janë mjaftë joshëse për turistët vendor dhe të huaj. Ky rajon njihet 

edhe për veshje karakteristike, këngë dhe valle të veçanta për dallim nga 

pjesët tjera të Kosovës, të cilat me endje do të duhej ti ruajmë dhe 

kultivojmë. Këtë kulturë, brez pas brezi e kanë trashëguar gjenerata të tëra 

por, tendencat janë që këto tradita të zëvendësohen me zhvillime 

bashkëkohor duke bërë që, traditat apo kultura e lasht e kësaj anë ti takoj 

së kaluarës. Kjo është një çështje mjaftë sfidues për të cilën do të duhej 

institucionet vendore dhe shoqëria në përgjithësi të mendonin mirë në 

ruajtjen dhe kultivimin e mirëfilltë të vlerave të kësaj ane. 

Ruajtja dhe kultivimi i traditave të sipërpërmendura, kanë efekt pozitiv në 

zhvillimin e parkut dhe anasjelltas. Bashkimi i vlerave kulturore dhe atyre 

natyrore të cilat ka kjo anë, janë atraktive për turistët, andaj, do të duhej 

të bëhej gjithçka që është e mundur nga  akterët e ndryshëm që asnjëra 

vlerë e lartpërmendur të mos e lerë vetëm tjetrën. Kombinimi i këtyre të 

dyjave, pa dyshim do të ketë ndikim reciprok pozitiv për parkun dhe 

përfitimet për komunitetin lokal dhe institucionet vendore do të 

shumëfishoheshin. 

Karakteristikë tjetër e këtyre vendbanimeve është kultura e ndërtimit të 

shtëpive dhe organizimi i jetës familjare, të cilat në të shumtën e rasteve, i 

ngjajnë kulturës tradicionale të ndërtimit dhe hapësirës përcjellëse. Kjo e 

fundit si duket, nga dita në ditë po përjeton një transformim të madh drejt 

zëvendësimit të shtëpive apo kasolleve nga materiali natyror në material 

të fortë, me zëvendësimin e shtëpive të vjetra (tradicionale) me ndërtimin 

e shtëpive moderne, kështu duke bërë që të humb modeli i shtëpive 

tradicionale dhe organizimi i jetës familjare me tërë komponentët e saj.  

Gjithashtu, kjo anë njihet edhe me zhvillimin e degëve ekonomike siç janë 

blegtoria, bletaria, pemëtaria, mbledhja e frutave natyror etj. Të gjitha 

këto degë ekonomike dikur ishin mjaftë profitabile nga të cilat familje të 

shumta fshatare, arrinin të siguronin mirëqenien familjare. Këto veprimtari 

ekonomike në dekadën e fundit kanë shfaqur mos interesim të theksuar 

nga komuniteti lokal për arsye të ndryshme, duke bërë që shumë nga 

familjet fshatare, të hjekin dorë (interesim) për zhvillimin e këtyre 

veprimtarive dhe sigurimin e mirëqenies familjare nga veprimtaritë e 

lartcekura. Dikur (para ’99 – ës), në këto vendbanime rurale dhe bjeshkët e 

lartë, me mundësi të mëdha për zhvillimin e degëve ekonomike 

veçanërisht të blegtorisë, shkëlqenin nga frekuentimi i madh i blegtorëve, 

me kope të shumta etj., e të cilat përveç anës së medaljes së përfitimit të 

ekonomive familjare nga zhvillimi i këtyre degëve, ishin edhe mjaftë 

atraktive për turistët e shumtë. Të kujtojmë ditët apo javët tradicionale, në 

pranverën e hershme kur blegtorët ngjiteshin në bjeshkë për t’iu kthyer 

staneve, sa madhështore ishin dhe sa interesante manifestimi i tyre për  

 

banorët lokal dhe për shumë turist, pastaj kthimi në vjeshtë nga stanet 



drejt vendbanimeve rurale për shkak të përkeqësimit të motit, të cilat po 

ashtu shoqëroheshin me këngë e me valle dhe me aktivitete të tjera 

përcjellëse. Të gjithë i gëzoheshin kësaj ngjarje për faktin se familje të tëra 

veçmas atyre rurale jetoni nga zhvillimi i degëve bujqësore të përmendura 

si më lartë.     

Marrja me bujqësi e veçanërisht me blegtori dhe sigurimi i të ardhurave 

familjare nga këto të fundit, aktualisht është një sfidë e madhe sepse 

interesimi ka rënë në masë të madhe krahasuar me periudhat e 

mëhershme.   

Këtë e dëshmon më së miri migrimi i popullsisë nga viset rurale drejt 

viseve urbane dhe lënia bosh e shumë shtëpive dhe vendbanimeve rurale 

të asaj ane. Sot, migrimet fshat qytet janë shëndrruar në përditshmëri ku 

akëcilit i jepet mundësia e bënë atë, kështu duke boshatisur vendbanimin 

rural ku kanë jetuar gjyshërit dhe stërgjyshërit e tyre. Thuajse të gjitha 

strukturat e popullsisë në dekadën e fundit janë përfshirë në migrim, e më 

së shumti bëjnë pjesë gjeneratat e reja. Motivet e migrimeve të popullsisë 

fshat qytet janë të shumta dhe të ndryshme sa që vështirë të thuash se 

është ky apo ai motivi parësor mirëpo, kryesisht motivet në përgjithësi 

ndërlidhen me kërkimin e një jete më të mirë në njërën anë, dhe mos 

përkushtimi i institucioneve vendore për ti përkrahur në nivelin e 

dëshiruar qoftë përmes krijimit të infrastrukturës adekuate si dhe 

mungesa e subvencionimit në anën tjetër, ka bërë që të heqin dorë nga 

punësimi dhe marrja me degët ekonomike të sipërpërmendura dhe ardhja 

në shprehje e migrimeve fshat qetet, gjë që, është një sfidë shumë e 

madhe për institucionet për të rikthyer interesimin përsëri të komunitetit 

lokal për tu marr me veprimtarit e lartcekura dhe sigurimin e punësimit 

dhe zbutjen e varfërisë përmes kësaj.  

Mungesa e infrastrukturës arsimore dhe shëndetësore në vendbanimet e 

thella kodrinore –  malore të kësaj ane, paraqet një rrezik permanent të 

shpërnguljes masive të popullsisë gjë që, në këtë drejtim do të duhej në të 

ardhmen të bëhen zgjidhje  adekuate për parandalimin e migrimeve 

masive të popullatës dhe depopullimin e vendbanimeve.  

Veprimtaritë ekonomike të lartcekura por edhe të tjera, jo vetëm që i 

jepnin mundësi punësimi dhe përmes kësaj edhe gjeneroni të ardhura dhe 

shumë familje gëzonin një jete të rehatshme, larg skamjes dhe varfërisë të 

ditëve të sotme por, edhe i bënin vendbanimet rurale mjaftë atraktive apo 

joshëse për shumë turist të huaj dhe vendor. Gjithashtu, këto vendbanime 

ja shtonin vlerën parkut kombëtar dhe anasjelltas përmes bujtinave e 

shujtave tradicionale, nga bereqeti vendor dhe i dorës së parë.  

Çështjet që duhet adresuar janë:  

1.

 



Zhvillimi i infrastrukturës fizike; 

2.

 



Subvencionimi për bujqit në mënyrë që përmes kësaj të rritet 

interesimi i komunitetit për t’iu kthyer përsëri fushës tradicionale; 

3.

 

Organizimi i ngjarjeve kulturore nga komuniteti lokal dhe mbështetja 



institucionale, me qëllim të të bërit sa më të lehtë dhe atraktive jetën; 

4.

 



Sigurimi i tregut për plasimin e produkteve bujqësore; 

5.

 



Përkrahja e bujkut në raste të dëmtimit nga fatkeqësitë natyrore apo 

të tjera 



 

1.7.5. Zhvillimi i planifikuar i infrastrukturës   

Funksionimi i parkut në masë të madhe varet nga ekzistenca e 

infrastrukturës së duhur fizike në të. Për këtë arësye, në park duhet të 

sigurohet kjo infrastrukturë sepse sigurimi (zhvillimi) i saj nënkupton 

mundësimin e lëvizjes së njerëzve dhe mallrave, furnizimin me energji 

elektrike, furnizimin me ujë dhe menaxhimin e ujërave të ndotura, 

komunikimin midis njerëzve, menaxhimin e mbeturinave etj. 

Parku Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna” ka potencial të madh për zhvillimin 

e turizmit, por ai nuk mund të zhvillohet pa u zhvilluar paraprakisht 

infrastruktura e duhur fizike, e cila është bazë për çdo lloj zhvillimi 

ekonomik. Aktualisht infrastruktura fizike nuk është në nivelin që do ta 

mundësonte zhvillimin e dëshiruar të turizmit, por edhe plotësimin e 

nevojave të banorëve brenda parkut, prandaj shtrohet nevoja që të 

investohet në zhvillimin e saj. Këtë e mbështetë fakti se qasja në disa 

vendbanime brenda parkut është mjaft e vështirë për shkak të rrugëve të 

këqija ku me vështirësi mund të qarkullojnë vetëm automjetet 4X4. 

Poashtu është i nevojshëm rregullimi i shtigjeve për ecje. Infrastruktura që 

mbështetë zhvillimin e sportit të skijimit në park është në nivel jo të duhur 

të zhvillimit dhe nuk i kënaq kërkesat e adhuruesve të skijimit. Në asnjë 

vendbanim brenda parkut nuk është i instaluar sistemi publik i ujësjellësit 

e as ai i kanalizimit të ujrave të zeza. Brenda parkut nuk ka rrjet të 

telefonisë fikse e në disa vendbanime nuk ka as sinjal të telefonisë mobile 

GSM. Vetëm në dy vendbanime brenda parkut ka Internet, kurse asnjë 

vendbanim brenda parkut nuk mbulohet nga sinjali televiziv ajror e 

poashtu nuk ka as televizion kabllovik.   

Meqenëse parku ka vlera të larta natyrore, ruajtja e këtyre vlerave del si 

nevojë dhe objektiv për të ardhmen. Në mënyrë që këto vlera të ruhen, 

çdo zhvillim këtu, pra edhe ai i infrastrukturës duhet të bëhet sipas planit, 

sepse zhvillimet e pabazuara në plan do t’i devalvonin vlerat natyrore. 

Të gjitha mangësitë e lartpërmendura në infrastrukturë, natyrisht që duhet 

të eliminohen. Çka duhet të bëhet fillimisht? Cilat janë prioritetet 

investuese në infrastrukturën rrugore, infrastrukturën energjetike, 

infrastrukturën ujore, në telekomunikacion dhe si të sigurohen mjetet 

financiare? Si të arrihet zhvillimi i infrastrukturës sipas planit dhe eliminimi 

i mangësive? Të gjitha këto paraqesin një sfidë, aq më parë që në Kosovë, 

në periudhën pas vitit 1999 ka pasur shumë zhvillime hapësinore të 

pabazuara në plane, sepse autoritetet përgjegjës nuk kanë pasur mundësi 

por edhe vullnet që t’i ndalojnë e në anën tjetër dihet se infrastruktura 

zhvillohet me investime, kurse Kosova sipas standardeve evropiane ende 

është shtet i varfër me mundësi të kufizuara për investime. 




Yüklə 2,16 Mb.

Dostları ilə paylaş:
1   ...   25   26   27   28   29   30   31   32   ...   57




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə