Agjencia për mbrojtjen e mjedisit të kosovëS



Yüklə 2,16 Mb.
Pdf görüntüsü
səhifə31/57
tarix06.05.2018
ölçüsü2,16 Mb.
#41810
1   ...   27   28   29   30   31   32   33   34   ...   57

Plani Hapësinor për Parkun Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”  

       


Instituti për Planifikim Hapësinor      

 

 



50 

Resurset natyrore si kullosat, shfrytëzohen për nevojat ekonomike të 

banorëve të parkut dhe për banorët e vendbanimeve rreth parkut. Ruajtja 

dhe fuqizimi i mënyrës tradicionale të kultivimit të bujqësisë, blegtorisë 

dhe organizimi i fermerëve në një shoqatë si dhe plasimi i produkteve në 

treg me llogo të përbashkët,që do të rrisë dukshëm mudësitë për përfitime 

ekonomike. 

PK”BN” si dhe komplekset tjera natyrore të mbrojtura në botë, duhet të 

jenë së pari në shërbim të kënaqësive të vizitorëve, rekreacionit dhe mbi 

të gjitha ngritjes kulturore. Kjo hapësirë posedon  vlera të veçanta 

natyrore, shkencore, arsimore, estetike, trashëgimi kulturore por edhe 

vlera turistike. Kjo është hapësira ku mund të bashkohen interesat 

shkencore, të turizmit dhe rekreacionit por njëkohësisht edhe të ruhet 

natyra si pasuri e qëndrueshme. 

Zhvillimi i qëndrueshëm i turizmit në PK” Bjeshkët e Nemuna” do të arrihet 

duke i parashtruar kushtet për shfrytëzimin e qëndrueshëm duke 

planifikuar të gjitha zhvillimet në park. Zhvillimet e parapara në sektorin të 

turizmit dhe bujqësisë do të jenë gjenerues kryesor i të hyrave në park për 

banorët lokal dhe për vendin në përgjithësi ndërsa ngritja e nivelit të 

vetëdijës së komunitetit për vlerat e parkut e rritë dhe e kompleton 

ofertën turistike. 

Sa i përketë ofertës turistike për PK” Bjeshkët e Nemuna”, parashihen 

llojet e ofertës, në bazë të të cilave do të përcaktohen kushtet për 

qëndrimin e vizitorëve, akomodimin dhe shërbimet. Prandaj, objektet: 

hoteliero-turistike, të shërbimeve, infrastrukturës e të tjerë, do të 

planifikohen si faktor nxitës të lëvizjeve turistike me ndikim minimal në 

mjedisin natyror si dhe të respektohet arkitektura autoktone e zonës. 

E rëndesishme është që PK” Bjeshkët e Nemuna”si destinacion turistik të 

njihet dhe pranohet në rrjetin turistik ndërkombëtar, ku si rezultat i kësaj 

do të jetë rritja ekonomike për zonën për rreth parkut, po ashtu edhe për 

Kosoven. 

Objektivat me arritjen e të cilëve do të mund të arrihej synimi për ngritjen 

ekonomike të parkut janë: 

Objektivat: 

1.

 



Zhvillimi i bujqësisë tradicionale, blegtorisë dhe bletarisë me qëllim të 

përfitimit ekonomik dhe zhvillimit të ekoturizmit;  

2.

 

Shfrytëzimi i qëndrueshëm i resurseve natyrore, BMA (bimët mjekuese 



dhe aromatike) dhe PFE (pemët frutore të egra) për përfitime 

ekonomike;  

3.

 

Planifikimi i zhvillimeve sipas regjimit të mbrojtjes për zonat brenda 



dhe rreth parkut;  

4.

 



Aftësimi i burimeve njerëzore për industrinë turistike dhe për 

mundësitë e përfitimit ekonomik për banorët lokal;  

5.

 

Arsimimi dhe trajnimi për zhvillimin e burimeve njerëzore në 



industrinë turistike;  

6.

 



Krijimi i imazhit të parkut dhe promovimi i turizmit;  

7.

 



Bashkëpunimi ndërkufitar, njohja ndërkombëtare e PK ” Bjeshkët e 

Nemuna” dhe lidhja e produktit turistik me rrjetet turistike 

ndërkombëtare 

 

2.2.4. Synimi – Zhvillimi socio-demografik në vendbanimet brenda 

dhe për rreth parkut  

Numri i popullësisë në vendbanimet brenda parkut kombëtar gjatë dyzet 

vjetëve të fundit ka vazhduar të bie. Derisa sipas regjistrimit të vitit 1971 

në park jetonin 4743 banorë, sipas regjistrimit të vitit 2011, në park jetojnë 

476 banorë që do të thotë rreth 10 herë më pak. Është stagnimi i zhvillimit 

socio-ekonomik që e ka shkaktuar në masën më të madhe këtë rënje 

drastike. Do të ishte fatkeqësi e madhe nëse me vazhdimin e kësaj rënje, 

këto vendbanime do të boshatiseshin plotësisht nga popullata. Kjo 

popullatë i ka traditat e veta dhe identitetin kulturor që i ka përcjellur brez 

pas brezi e të cilat mund t’i ruajë vetëm si e bashkuar duke qëndruar në 

këtë trevë, prandaj nëse kjo trevë do të boshatisej, identiteti i saj, 

identiteti i banorëve të saj do të vëhej në pikëpyetje. Me këtë do të 

humbiste edhe një pjesë shumë e rëndësishme e identitetit të parkut 

kombëtar. Në mënyrë që të mos lejohet të ndodhë kjo, është caktuar 

synimi i zhvillimit socio-demografik në vendbanimet brenda dhe për rreth 

parkut, i cili do të ndikojë në ndalimin e shpopullimit. Ky synim konsiston 

në zhvillimin e qëndrueshëm shoqëror dhe tenton t’i ruajë traditat dhe 

identitetin kulturor të trevës. Kultivimi i vlerave tradicionale dhe zhvillimi i 

veprimtarive tradicionale do të ketë impakt në rigjallërimin e kësaj ane. 

Realizimi i këtij synimi do të bëhet i mundshëm përmes zbatimit të 

objektivave si në vazhdim:  

Objektivat: 

1.

 



Ngritja e cilësisë së edukimit – arsimimit; 

2.

 



Ngritja e cilësisë së shërbimit shëndetësor; 

3.

 



Rigjallërimi i vendbanimeve të shpopulluara 

 

 

 

2.2.5. Synimi – Sigurimi i qasjes dhe i shërbimeve publike në Park 

Njëri nga synimet e identifikuar për parkun kombëtar është sigurimi i 

qasjes dhe i shërbimeve publike në park. Në mënyrë që të arrihet ky synim 

dhe kështu asnjë vendbanim të mos mbetet me mundësi të vështirë të 

qasjes e poashtu banorët t’i kenë të gjitha shërbimet e nevojshme publike

duhet të ndërtohet dhe përmirësohet infrastruktura përkatëse fizike. 

Ndërtimi i kësaj infrastrukture, rrjedhimisht arritja e synimit e mundëson 

funksionimin e duhur të parkut dhe kështu e formon bazën apo e plotëson 

parakushtin për zhvillimin ekonomik, në veçanti zhvillimin e turizmit, i cili 

natyrisht nuk do të mund të ishte një zhvillim i duhur, nëse vendbanimet 

dhe përmbajtjet e ndryshme të parkut nuk do të ishin të lidhura mirë me 

anë të rrugëve, nëse transporti publik nuk do të ishte i rregulluar apo nëse 

nuk do të kishte furnizim të rregullt me energji elektrike, me ujë dhe nëse 

mjetet e komunikimit masiv do të mungonin. Ky synim mund të arrihet 

duke i arritur objektivat si më poshtë: 

Objektivat: 

1.

 



Sigurimi i infrastrukturës rrugore dhe transportit

2.

 



Sigurimi i infrastrukturës së energjisë elektrike; 

3.

 



Sigurimi i infrastrukturës ujore; 

4.

 



Sigurimi i infrastrukturës së telekomunikacionit; 

5.

 



Sigurimi i infrastrukturës për menaxhimin e mbeturinave   

 

 

2.3. PRIORITETET STRATEGJIKE 

1.

 



Mbrojtja e elementeve mjedisore (ajri, uji dhe toka) nga ndojta dhe  

  

degradimi; 



2.

 

Mbrojtja e të gjitha llojeve të vegjetacionit pyjor nga degradimi dhe  



  

prerja ilegale e tyre; 

3.

 

Mbrojtja nga fatkeqësitë natyrore dhe të shkaktuara nga faktori  



  

njeri; 


4.

 

Zhvillimi i bujqësisë tradicionale, blegtorisë dhe bletarisë me qëllim  



  

të përfitimit ekonomik dhe zhvillimit të ekoturizmit; 

5.

 

Krijimi i imazhit të parkut dhe promovimi i turizmit;



 

6.

 



Ngritja e cilësisë së arsimimit;

 

7.

 



Ngritja e cilësisë së shërbimit shëndetësor;

 

8.

 



Sigurimi i infrastrukturës rrugore dhe transportit; 

 

9.



 

Sigurimi i infrastrukturës së energjisë elektrike;

 

10.


 

Sigurimi i infrastrukturës ujore; 

 

 

 



 

 


Yüklə 2,16 Mb.

Dostları ilə paylaş:
1   ...   27   28   29   30   31   32   33   34   ...   57




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə